
Partizani_One
|
shefi i ri i albitravePlarent Kotherja, shefi i ri i gjyqtarėve
J.MEMO
29-01-2008
Mail Print
Pas paralajmėrimeve pėr largim, shefi i gjyqtarėve, Sulejman Mema, nuk do tė jetė mė nė kėtė pozicion
Pas qarkullimit tė zėrave pėr lėvizje nė administratėn e FSHF-sė, ēka ishte parashikuar nga "Sporti shqiptar" kohė mė parė, tashmė duket se ato po zyrtarizohen. Nė valėn e kėtyre ndryshimeve ėshtė pėrfshirė edhe sektori i gjykimit. Burime zyrtare nė institucionin e futbollit bėnė me dije pėr gazetėn se Sulejman Mema ėshtė vetėlarguar nga posti i shefit tė "bluzave tė zeza". Vendin e Memės pritet ta marrė Plarent Kotherja, njė ish-gjyqtar i njohur dhe aktualisht vėzhgues i UEFA-s. Kjo lėvizje ėshtė gati e sigurt dhe pritet tė marrė bekimin e komitetit ekzekutiv, qė do tė mblidhet sė shpejti. Njė largim tė mundshėm nga ky post, Sulejman Mema e ka paralajmėruar vetė, duke deklaruar se nuk ėshtė ndier mirė, nisur edhe nga presioni i klubeve.
Akuzat e kėtyre tė fundit ai i ka quajtur tė qėllimta. Largimi i Memės mėsohet se ėshtė bėrė me mirkuptim, pas njė takimi qė ai ka pasur me drejtuesit e FSHF-sė. Kėta tė fundit ia kanė ofruar kėtė post Plarent Kotherjes, i cili, edhe pse fillimisht ka qenė nė dilemė, duke preferuar tė punojė vetėm part-time nė kėtė detyrė, mė pas ka vendosur ta pranojė. Gjatė kėtyre javėve, Kotherja ka qenė shumė i angazhuar me gjyqtarėt, madje duke zhvilluar edhe seminare me ta. Ndėrkohė, e vetmja gjė e papėrcaktuar mbetet detyra nė vazhdimėsi e Sulejman Memės nė institucionin e futbollit. Pėrflitet se ai mund tė marrė detyrėn e shefit tė ekipeve kombėtare, qė prej muajsh ka mbetur vakant. Por nė kėtė post nuk pėrjashtohet mundėsia e rikthimit tė Besnik Ēelės. Gjithsesi, ngelet pėr t'u parė se si do tė vendosė komiteti ekzekutiv, pėr njė nga detyrat mė tė rėndėsishme, qė ka tė bėjė direkt me kombėtaren.
|
Partizani_One
|
Sulejman Mema heq dorė nga gjykimi
29 Janar
Sulejman Mema, ish shefi i Sektorit tė Gjykimit nė Federatėn Shqiptare tė futbollit, prej disa ditėsh i ka thėnė stop punės sė tij, duke preferuar tė dorėhiqet nga kjo detyrė. Presionet e vazhdueshme dhe fakti qė gjithnjė ky sektor akuzohej nga tė gjithė duket se ėshtė njė arsye e rėndėsishme se pėrse Mema mori kėtė vendim, thanė dje pėr gazetėn burime zyrtare nė FSHF.
Drejtuesit e Federatės e kanė pranuar dorėheqjen e Memės dhe fillimisht ia kanė propozuar vendin e lėnė vakant Plarent Kotherjes, ish gjyqtar nga mė tė mirėnjohurit nė Shqipėri dhe specialist moviole nė njė emision TV. I vetmi problem me Kotheren, ėshtė qė ai, ėshtė i punėsuar diku tjetėr dhe preferon ta bėjė kėtė punė nė FSHF me shumė dėshirė, vetėm nė kushtet part-time. Njė gjė e tillė duket e vėshtirė, tha i njėjti burim zyrtar nga FSHF.
Zėrat e fundit nė institucionin e futbollit bėjnė tė ditur se sipas tė gjitha gjasave kandidatura e fundit qė do tė diskutohet nė instancat e larta drejtuese pėr kėtė post do tė jetė e Besnik Ēelės, ish shefit tė skuadrave pėrfaqėsuese dhe tanimė njė nga inspektorėt e sektorit tė licensimit. Ēela pėrpara vitit 2002 ka qenė pėrgjegjės i Sektorit tė Garave dhe ka eksperiencė nė kėtė post drejtues.
Pėrpara Memės, kėtė post e mbulonte Uvil Zajmi. Kontestimet kundrejt gjykimit dhe kundrejt sektorit nė FSHF kanė qenė gjithnjė me intensitet tė madh nga ana e klubeve.
Sektori i skuadrave pėrfaqėsuese
Njė tjetėr sektor nevralgjik i FSHF-sė, i cili ende ėshtė pa njė shef, ėshtė ai i skuadrave pėrfaqėsuese. Zėrat e fundit bėjnė tė ditur, se mund tė ketė njė spostim tė Memės pikėrisht nė kėtė vend. Megjithatė nuk pėrjashtohet mundėsia e rikthimit tė Ēelės, tha njė burim zyrtar, qė drejtoi aktivitetin e fundit pėrfaqėsuesen nė Turqi.
|
|
|
|