admin
|
Superliga - Fiton Vllaznia, arrin kreun
Ne ndeshjen e vetme te dites se premte per Superligen, Vllaznia arriti nje fitore minimale ne "Loro Borici" me shifrat 1-0, fale golashenuesit te saj me te mire, Vioresin Sinani (3 gola, 1 asist).
Goli i Sinanit erdhi ne minuten e 18' te pjeses se pare dhe megjithese shkodranet krijuan raste te tjera me pas, nuk arriten te thellonin rezultatin kunder ballshioteve. Per Bylis kjo ishte humbja e katert ne kampionat dhe ishte gjithashtu debuti i trajnerit te ri Hysen Dedja. Gjithashtu goli i pesuar nga portieri nigerian Egbo, ishte i nenti per te ne kete kampionat, me shume se cdo portier tjeter ne Superlige.
Vllaznia me tre piket e marra arrin kreun me 10 pike se bashku me Tiranen, qe ka nje ndeshje me pak. Sinani gjithashtu arrin kreun e golashenuesve me golin e tij te trete ne kete sezon. Me tre gola eshte edhe mesfushori i Vllaznise Paulin Dhembi.
Bylis vazhdon te renditet ne vendin e dyte nga fundi me tre pike nga pese ndeshje dhe me golavarazhin me te dobet ne Superlige, 4-9.
Superliga - Renditja
Tirana 3 0 1 10 5 - 1
Vllaznia 3 1 1 10 6 - 3
Shkumbini 3 1 0 9 7 - 4
Elbasani 2 0 2 8 2 - 0
Dinamo 1 0 3 6 3 - 1
Flamurtari 2 2 0 6 3 - 3
Apolonia 1 2 1 4 3 - 5
Besa 1 2 1 4 3 - 4
Partizani 1 2 1 4 3 - 4
Lushnja 1 3 0 3 2 - 5
Bylis 1 4 0 3 4 - 9
Teuta 0 2 2 2 0 - 2
Golashenuesit
Paulin Dhembi (Vllaznia) 5 nd 3 gola
Vioresin Sinani (Vllaznia) 5 ndeshje 3 gola
Sabino Plaku (Dinamo) 3 ndeshje 2 gola
Erion Merxha (Elbasani) 4 ndeshje 2 gola
Erjon Rizvanolli (Shkumbini) 3 ndeshje 2 gola
Shkruaj Koment
FutbolliShqiptar.net
|