Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Superliga - Shkumbini rrezikon humbjen nė tavolinė


Shkumbini rrezikon humbjen nė tavolinė pėr ngjarjet e sė shtunės, ku nė tunelin e stadiumit lojtarėt dhe trajneri i Besės janė dhunuar. Deputeti Dashnor Sula, trajneri i portierėve peqinas dhe dy persona tė tjerė, kanė rrahur disa futbollistė kundėrshtarė, mes tė cilėve Bekim Kuli pėrfundoi nė spital dhe doli me tre qepje nė buzė dhe teknikun Ilir Daja nė pushim tė ndeshjes. Sipas rregullores sė sezonit tė kaluar (rregullorja e re nuk ėshtė publikuar ende), nė nenin 24, pika 18 tė Kodit tė Drejtėsisė Sportive parashikohen gjoba tė rėnda financiare, tė cilat fillojnė nga 100 mijė deri nė 500 mijė lekė tė reja dhe humbje 2-0 nė tavolinė. "Kur gjatė ndeshjes ushtrohet dhunė fizike nga publiku, lojtarėt apo drejtuesit e ekipit ndaj gjyqtarėve dhe lojtareve kundėrshtarė, ka kėrcėnime, bėhet presion, goditen me sende tė forta, goditen me shkelma, grushte apo sende tė tjera, veprime tė cilat nuk lejojnė zhvillimin normal tė ndeshjes, ekipi humb ndeshjen 2-0 nė tavolinė dhe gjobitet me 100000 lekė deri nė 500000 lekė tė reja", citohet nė rregulloren e lojės. "Kjo masė vlen edhe nė rastet kur gjyqtari nuk e ndėrpret ndeshjen, pėr tė mos krijuar probleme tė mėtejshme. Pėr kėtė vendim, ai duhet tė njoftojė vėzhguesin dhe delegatin e ndeshjes tė pėrcaktuar nga Federata e Futbollit".

Precedentėt - Mė 17 tetor tė vitit 2006, Shkumbini ėshtė dėnuar me zhvillimin e gjashtė ndeshjeve nė fushė asnjanėse dhe 300 mijė lekė tė reja gjobė nga Komisioni i Disiplinės. Shkak u bė dhuna pas humbjes 2-0 me Partizanin. 20 minuta pėrpara pėrfundimit tė asaj ndeshjeje, shoqėruesi i presidentit Xhani ka filluar tė debatojė me tifozėt peqinas nė tribunė dhe nė pak sekonda ngjarja ka degjeneruar. Nė atė periudhė, njėshi i tė kuqve rrezikoi seriozisht dhe deklaroi se me tė nė krye, Partizani nuk do tė luante mė nė fushėn e Shkumbinit. Por, njė tjetėr episod, qė ka pasur sėrish si protagonist deputetin Sula, ėshtė regjistruar nė mars tė vitit 2008, nė derbin Elbasani-Shkumbini, tė fituar 1-0 nga vendasit. Pėrfaqėsuesi i qytetit tė Peqinit nė Parlament goditi me grusht ish-mbrojtėsin maqedonas tė verdhebluve, Nikola Karēev, pas njė debati tė ashpėr nė fund tė ndeshjes.

Pushtetarėt - Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon tė shprehet e pafuqishme pėrballė dhunės sė pushtetarėve nė stadiumet shqiptare. Nė mars tė vitit 2008, gjyqtari Guēe ėshtė rrahur pas ndeshjes Iliria-Albpetrol nga deputeti i zonės, Hajrullah Paturi, qė mė pas e pranoi publikisht dhunėn ndaj "xhaketės sė zezė". Pas rikthimit tė dhunės nė Kategorinė Superiore, pikėrisht nė fushėn e nxehtė tė Peqinit, shefi i Garave, Ilir Shulku, ėshtė shprehur se kur dhuna vjen nga deputetėt, institucioni qė drejton futbollin e ka tė vėshtirė ta zgjidhė problemin e dhunės. "Duhet tė jemi tė ndėrgjegjshėm se kur dhuna vjen nga deputetėt, edhe ne e kemi tė vėshtirė qė t‘i zgjidhim kėto probleme", tha Shulku. "Po presim relacionet e tė dėrguarve tė FSHF-sė dhe gjyqtarėve pėr tė zbardhur ngjarjen dhe mė pas ajo do t‘i kalojė pėr shqyrtim Komisionit tė Disiplinės. Personalisht i kėrkova sot (dje) inspektorit tė Disiplinorit qė tė fillojė hetimet pėr gjithēka ndodhi nė Peqin". Gjithsesi, qėndron fakti se pėr momentin drejtuesit e ekipit kavajas ende nuk kanė paraqitur asnjė ankesė zyrtare nė federatė, nė mėnyrė qė tė fillojė shqyrtimi i episodit qė prej kėsaj jave.

Shkruaj Koment



Gazeta Shqip

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum