Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
admin

Superliga - Teuta merr fitoren e pare


Sot u luajt ndeshja e pare e javes se gjashte te Superliges ku Teuta dhe Apolonia luajten ne "Tofik Jashari" te Shijakut ne oren 15:00. Durrsaket qe vazhdojne ti luajne ndeshjete tyre jashte fushe, arriten fitoren e tyre te pare ne kampionat 2-1, fale dy golave ne pjesen e pare.

Teuta e filloi me mire ndeshjen dhe pas 13 minutash kaluan ne avantazh me ane te tiranasit Vilfor Hysa. Ne minuten e 34' te ndeshjes Teuta dyfishon rezultatin me ane te Akil Jakupit, lojtar i ardhur nga Laci kete sezon. Pjesa e pare mbyllet me rezultatin 2-0.

Ne pjesen e dyte eshte Apolonia qe sulmon me shume, ndersa skuadra e Staroves mbron rezultatin dhe kerkon te shenoje golin e trete me ane te kundersulmeve. Fieraket fitojne disa goditje denimi ne pozicione te mira dhe pikerisht nga nje prej tyre eshte serbi Mladen Brkic qe shenon duke e derguar topin ne trekendeshin e majte te portes ne minuten e 74'.

Goli u jep zemer miqve dhe vetem nje minute me pas kane nje tjeter rast te paster shenimi. Megjithate rezultati mbetet i pandryshuar deri ne fund dhe pas tre minutash shtese, gjyqtari i jep fund ndeshjes. Teuta arrin keshtu fitoren e pare dhe ngjitet ne kuoten e 6 pikeve. Apolonia peson humbjen e trete dhe mbetet me 7 pike.

Java 6
3 Tetor - 15:00
Teuta - Apolonia 2-1
4 Tetor - 15:00
Besa - Elbasani
Shkumbini - Lushnja
Dinamo - Vllaznia
Bylis - Tirana
Flamurtari - Partizani

Renditja
Tirana   4   0   1   13   8-2
Shkumbini 3 1 1 10 8-5
Vllaznia 3 1 1 10 6-3
Dinamo 2 0 3 9 5-2
Elbasani 2 0 3 9 3-1
Apolonia 2 3 1 7 5-7
Flamurtari 2 3 0 6 4-6
Teuta 1 2 3 6 3-4
Besa 1 2 2 5 4-5
Partizani 1 3 1 4 3-5
Bylis 1 4 0 3 4-9
Lushnja 1 4 0 3 3-7

Shkruaj Koment



FutbolliShqiptar.net

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Lajmet Kryesore
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum