Archive for Futbolli Shqiptar 
 



       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kombetarja Shqiptare
admin

UEFA pezullon Shqiperine

Qeveria e futbollit Europian, UEFA pezulloi Shqipėrinė pėr shkak tė ndėrhyrjeve politike tė shtetit shqiptar nė autonominė e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Nė komunikatėn e FIFA-s, thuhej se administrata e FIFA-s do tė ndjekė nga afėr zhvillimet diplomatike nė lidhje me njė aderim tė mundshėm tė Kosovės.

AUDITIMI

Pas kėmbėnguljes sė pėrsėritur tė Ministrisė sė Turizimit, Kulturės, Rinisė e Sporteve pėr tė kryer auditimin nė institucionin mė tė lartė tė futbollit shqiptar, kontroll qė u kundėrshtua mė forcė nga FIFA dhe UEFA.

KUNDĖRSHTIMI

Ministri i Sporteve, Ylli Pango firmosi pak kohė mė parė statutin e FSHF-sė, por duke bėrė disa ndryshime tė cilat u konsideruan tė pa pranueshme nga FIFA dhe UEFA. Marrėveshja e shumėkėrkuar nga kėto dy organizma midis qeverisė shqiptare dhe FSHF nuk u arrit asnjėherė, pasi ministria e Sporteve nuk ka pranuar tė njohė pavarėsinė e FSHF-sė.

HERA E DYTE

Kjo ėshtė hera e dytė brenda 15 viteve qė Federata Shqiptare e Futbollit pezullohet nga aktivitet ndėrkombėtare. Pas kėtij vendimi nėse qeveria shqiptare nuk do tė tėrhiqet nga qėndrimi i saj, atėherė Shqipėria nuk do tė luajė asnjė ndeshje ndėrkombėtare.

NDESHJE NDERKOMBETARE

Shqipėria ndodhet nė grupin 1 eliminator tė Kampionatin Botėror “Afrika 2010”, sė bashku edhe me Suedinė, Portugalinė, Danimarkėn, Hungarinė e Maltėn. Edhe ekipet shqiptare nuk do tė kenė asnjė mundėsi tė luajnė nė kompeticionet ndėrkombėtare si Liga e Kampioneve, Kupa UEFA apo Kupa Intertoto.

SPANJA

Ndėrkohė, pėrsa i pėrket Spanjės, sipas asaj qė shkruhet nė komunikatėn e shtypit, FIFA vendosi tė monitorjė situatėn, duke i lėnė njė afat tetė mujor. Situata nė Turqi do tė vazhdojė tė monitorohet, ndėrkohė qė pezullime mund tė pėsojnė Magadaskari, Kuvajti dhe Dominika, nė rast se ato nuk ndryshojnė qėndrim.


Albania-Sport
Partizani_One

kishim kohe qe po kruheshim ne Shocked
admin

ishalla i ven gishtin kokes qe te na fusin prap para se te fillojne eleminatoret e Botrorit ose ndeshjet e Europes te skuadrave shqiptare.
admin

shteti me duket se nuk do terhiqet. auditimi vazhdon.

dhe provat qe gjasme kishin per shitje ndeshjes, nuk kane dale akoma dhe tani thone qe nuk kane thene qe kemi prova.
Partizani_One

keshtu qe do e hajm me verte fare pezullimin Crying or Very sad
Partizani_One

Bizhdili: Nėse vazhdon kėshtu, unė do largohem
16 Mars   Kuptohet qė nuk ėshtė njė vendim pozitiv pėr futbollin shqiptar, por nga njė anė, i drejtė”, ? tha presidenti i Federatės Shqiptare, Armand Duka, nė lidhje me vendimin pėr pezullimin e Shqipėrisė nga FIFA tė marrė gjatė mbledhjes sė Komitetit Ekzekutiv. “Pa asnjė dyshim qė nuk pritet mirė nga komuniteti i futbollit dhe prej atyre qė e duan futbollin”, ? shtoi Duka, i cili prej vitit 2003 ndodhet nė krye tė FSHF?sė. “Njė situatė aspak pozitive pėr futbollin shqiptar”, ? deklaroi presidenti i Partizanit, Albert Xhani. “Njė situatė, ku penalizimi vjen pikėrisht pėr ne presidentėt, qė financojmė futbollin shqiptar”. Me tė njėjtin shqetėsim shprehet edhe numri njė i Teutės, Edmond Hasanbelliu: “Njė skandal i vėrtetė, qė duhet tė marrė zgjidhje tė menjėhershme. Jam shumė i shqetėsuar me kėtė qė po ndodh. Duhet urgjent tė mblidhemi, qė t’u bėjmė apel palėve, qė tė gjejnė gjuhėn e negocimit dhe ta zgjidhin kėtė problem, pasi ky ėshtė njė turp”, ? theksoi presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj, qė shton se ka ardhur koha pėr tė formuar Ligėn Profesioniste. Bosi i Besės, Nexhat Bizhdili shpall alarmin: “Nėse vazhdon kaosi, do tė largohem. Financimet tona nuk mund tė shkojnė dėm”.
Partizani_One

Gjika: Pango, je nė “borxh” me Vlorėn
16 Mars   Vendimi i marrė nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA?s, pėr pezullimin pa afat tė Shqipėrisė nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare nuk ėshtė pritur mirė nga opinioni sportiv vlonjat. Fakti qė qyteti i Vlorės ishte nė kulmin e pėrgatitjeve tė tij pėr tė pritur mė 26 mars ndeshjen nė grup tė ekipit tonė kombėtar tė U?21 me Greqinė, ka bėrė qė zemėrata tė jetė nė pėrmasa edhe mė tė mėdha. “E kemi siguruar me shumė vėshtirėsi kėtė ndeshje dhe na vjen shumė keq qė ndodhi kėshtu”, shprehet kryebashkiaku Gjika, duke vazhduar mė poshtė se: “Ky vendim i pezullimit kishte muaj qė vėrtitej, por askush nga qeveritarėt dhe ata qė e gatuan kėtė ēorbė nuk dėshironin t’ia dinin pėr asgjė, duke vazhduar me kokėfortėsi nė axhendėn e tyre duke synuar tė ulnin nė gjunjė futbollin shqiptar. Askush nga kėta qė kanė marrė nisma tė tilla tė ngjyrosura politikisht dhe tė ngarkuara me kapriēo edhe sot nuk e kuptojnė se sa dėm i kanė bėrė futbollit nga ky pezullim. Pėr mendimin tim, pas kėtij pezullimi gara nė kampionat do tė ketė vetėm vlera statistikore dhe pėr histori. Pra, ministri Pango dhe paraardhėsi tij, Leskaj, qė e nisėn kėtė “luftė” me futbollin, jo vetėm qė i kanė bėrė dėmin mė tė madh futbollit shqiptar, por nė rastin konkret na kanė mohuar ne, vlonjatėve, njė festė tė bukur sportive. Unė i them zyrtarisht dhe me shumė kopetencė ministrit Pango se ka hyrė nė “borxh” me Vlorėn sportive. Uroj qė ky pezullim tė mos qėndrojė deri nė atė ditė ku nė qytetin tonė do tė zhvillohet ndeshja e ekipit kombėtar me Maltėn”, ka pėrfunduar Gjika.
Partizani_One

Kurajo e paskrupullt, Pango vetėdel “i larė”
16 Mars   Kishte njė shpresė jo tė vogėl se shteti do tė bėnte “prapakthehu” pas pezullimit tė njė dite mė parė nga FIFA. Kėshtu ka ndodhur gjithnjė, edhe nga vende qė kanė qenė tė standarteve diktariole e jo mė nga njė shtet si Shqipėria, qė pretendon demokracinė dhe aderimin nė BE. Por, pak mė shumė se njė orė para fillimit tė konferencės pėr shtyp, lajmėruar nga Ministri i TKRS?sė, zoti Pango, njė deklarim i Kryeministrit ka parathėnė tė kundėrtėn. Tej diplomacisė, esenca e qėndrimit tė shtetit ėshtė se nuk do t’ia dijė pėr vendimin e FIFA?s dhe se do t’i shkojė deri nė fund ēartjes sė tij.

Po tė kish duruar deri nė fund ? “nėse doni njė opinion personal, po ju them se shteti nuk do tė tėrhiqet”, dhe “ju po bėni avokatinė e Dukės”, ishin “dy kulmet pėrmbyllėse” tė Pangos ? qetėsia me tė cilėn Ministri e nisi dhe e vijoi konferencėn pėr shtyp tė krijonin pėrshtypjen se nuk kish ndodhur asgjė. Ose, pėr tė qenė mė tė saktė, diēka kish ndodhur, por qė nuk kish tė bėnte fare me tė dhe institucionin qė drejton. “Statutin e kam firmosur faqe pėr faqe me pėrjashtim tė njė neni, ku kam shtuar “konform legjislacionit shqiptar nė fuqi”. Eshtė nė nderin e shtetit dhe tė vetė Federatės qė tė jetė serioz me vetveten”, tha Pango qė nuk mungoi tė nėnvizonte se, “edhe zoti Duka ėshtė shprehur ikėnaqur”, si dhe tė jepte direktivėn: “FSHF tė mbledhė asamblenė, ta votojė kėtė shtesė dhe gjithēka ėshtė nė rregull”.

Mashtrimi. Shtesa qė pretendon Ministri ėshtė e shkruar qė nė nenin e parė tė statutit dhe s’ėshtė nevoja tė pėrsėritet. Po kėshtu, neni nuk ėshtė formuluar nga anėtarėt e FSHF?sė, por ėshtė taksativ nė ēdo statut tip tė UEFA?s. Sė fundi, presidenti Duka ėshtė shprehur vėrtet i kėnaqur pėr hapin e hedhur, por ka shtuar se, “shpresoj ta firmosė edhe nenin 60”.

“Auditin nuk po e bėjmė ne, po e bėn Ministria e Financave. Ai po kryhet, por nuk ka ndonjė raport zyrtar. Meqė Kryeministri ka folur me atė gjuhė, do tė thotė se ai ėshtė informuar pėr ecurinė e deritanishme tė kėtij kontrolli”, tha Pango, duke u “zhvendosur” nė rolin e spektatorit duke “larė duart”. “Po qe se Duka del i larė, ne kemi kryer vetėm detyrėn; po qe se do tė ketė shkelje, do t’i bėjmė publike dhe do tė informojmė UEFA?n e FIFA?n”, i vuri kapak ai.

Mashtrimi. “Nuk ka asnjė lloj auditi nė Federata aktualisht”, thonė burime zyrtare nga FSHF, “i vetmi kontakt ka qenė ai i disa javėve mė parė kur auditi solli njė akt tė dytė dhe ku thuhej se hiqnin dorė nga kontrolli mbi tė ardhurat e UEFA?s e FIFA?s dhe se do tė kontrollonin vetėm ato qė jep shteti. Donim t’i thonin se as kėtė nuk e kanė tė drejtė, por ata ikėn dhe qė nga ai moment nuk janė parė mė nė dyert e Federatės”. Mjafton kjo, pa harruar qė nė komunikimin e fundit, FIFA dhe UEFA kanė kėrkuar nė mėnyrė taksative: Tėrhiqni auditin!

“Nuk kam akuzuar kėnd pėr shtije tė ndeshjeve tė Kombėtares”, tha Pango, “Unė kam kėrkuar vetėm qė tė hetohet”. Kjo do tė thotė se Ministri nuk ka patur detyrimin qė tė dėrgojė prova nė FIFA dhe UEFA. Pėr rrjedhojė, nuk ka pse tė kėrkojė falje publike ndaj Dukės.

Mashtrimi. Nė letrėn qė Ministri i ka dėrguar FIFA?s dhe UEFA?s, menjėherė pas daljes publike tė Kryeministrit nė TVSH, ku akuzoi pėr shitje tė flamurit e pėr grup mafioz (pas dy humbjeve tė fundit tė Kombėtares), ėshtė hedhur akuza: “Kemi dyshime tė forta se Duka ka qenė organizatori i shitjes sė ndeshjeve”. E zezė mbi tė bardhė!

***

“Kjo ėshtė njė pyetje kot”, i ėshtė pėrgjigjur Pango njė “kėrkese” nga gazetarėt pėr tė dhėnė dorėheqjen. Pėr tė vėnė duart nė kokė! Nuk ėshtė ndonjė kėnaqėsi nėse njė shtetar jep dorėheqjen, por qėndrimi “burrėror”, pse jo dhe mospėrfillės i Ministrit, qė shkarkoi gjithēka nga vetja, ishte shprehja mė autentike se ky shtet “e ka ndarė mendjen” tė bėjė harakiri.
admin

nuk njifet dorheqja ne Shqiperi.

nuk heq njeri dor nga postet e larta
Partizani_One

s'ekziston ne fjalori e tyre kjo fjale
Partizani_One

Han vjen ne Tirane: Te shkaterruar ne Boteror
17 Mars  

Ai kishte planifikuar qe ne dy ndehsjet e ardhshme te ndiqte pak a shume 36 lojtare. 18 nga ata luajne ne kampioantin shqiptar dhe 18 te tjere ne Evrope. Pasi te perfundonin te dyja ndeshjet, ai do te kishte mundesine qe te bente nje perzgjedhje personale. 22 me te miret do te shkonin te luanin ne Poloni, me pas ne nje tjeter miqesore ne ditet e para te qershorit dhe ne nje tjeter te tille ne fund te gushtit. Qellimi i Ari Han dhe i gjithe atyre qe punojne per llogari te perfaqesueses shqiptare ishte pak a shume i njejte: me keta 5 ndeshje ne xhep trajneri dhe stafi nuk do te kishin asnje alibi nese ne fillim te eliminatoreve te ardhshme nuk hidhnin ne fushe skuadren me te mire kuqezi.

Tani, kur Shqiperia eshte i vetmi vend i evropes qe nuk lejohet te luaje futboll nderkomebtar, llogarite behen ndryshe. Ose, per hir te sinqeritetit, nuk behen dot fare. Trajneri Ari Han do te zbrese ne aeroportin e Rinasit sot ne mbremje dhe pas nje darke te lehte do te kete nje takim me kreun e federates. Njeriun qe kryeministri i vendit e akuzon direkt per nje klike mafioze.

Kontrata teknikisht nuk preket, trajneri, (vec nese do te dehsiroje ta prishe vete marreveshjen) do te vijoje te jete trajneri i nje skuadre fantazme.

Pasi te degjoje gjithe historine, nga fillimi ne fund – ajo qe ka degjuar deri tani i ka lene te kuptoje se ne boterorin e ardhshem shkojme te shkaterruar – duhet te filloej te mendoje nje “plan B”. Qe per fatin e keq te futbollit shqiptar nuk varet absolutisht nga ai vete, por nga qendrimi zyrtar i pushtetareve shqiptare.

Ajo qe mund te shpetohet, gjithnje nese shteti ka ndonje predispozite per te shpetuar dicka, eshte ndeshja e gushtit., Miqesorja e dates 26 duhet te jete nje shans i fundit per te pergatitur nje skuader perpara nje edicioni kaq te rendesishem.

Te flasesh per futboll ne kushtet e tragjedise se pardjeshme ndoshta nuk ka shume moral, por nese gjithnje kemi pretenduar qe futbolli eshte pjesa me argetuese e ketij populli dicka duhet bere per ta shpetuar.

Han – krejtesisht jashte ngjarjes – duhet edhe vete te marre nje vendim. Te vijoje te punojne per llogari te nje skuadre te perjashtuar, apo te vendose te terhiqet.

Nese vijon te punoje duhet t’i beje llogarite mire. Sepse me kete shtet je gjithnje neprag te nje pezullimi. Ne karrieren e tij detaje te kesaj natyre nuk e merr parasysh. Ne Bote rezultati eshte gjithcka, dhe te arrish rezultat me nje ekip qe nuk “luan dot” eshte pak e “veshtire”.
Partizani_One

Qetesia e tmerrshme e nje vendi
17 Mars  

Mesiguri i keni degjuar: politikanet e opozites qe menjehere sapo doli vendimi per te pezulluar Shqiperine ne futboll, dolen me nje kenaqesi te jashtezakonshme dhe akuzuan Berishen. Askush nga ata nuk kerkoi te pakten nje seance parlamentare per futbollin. Gerdeci ndoshta i beri te harrojne, por veshtire kujtohen me. Nuk eshte se ne keto 17 vite, opozitaret e tanishem, dikur pozitare bene ndonje mrekulli per futbollin. Te pakten ngushellimi eshte qe nuk e bezdsnin

I vetmi nga pozita qe u duk sikur isht kunder ketij vendimi ishte deputeti Sula. Ok, edhe ai e pranoi qe futbolli eshte i semure, por te kishte kurajon morale, qe te thonte se perjashtimi nuk eshte zgjidhje. Ai, qe dikur kerkoi nje seance parlamentare per botne e krimit te lidhur me futbollin, sot nuk po e kerkon.

Tifozat kuqezi nje grupim shume simpatik, qe kane qene gjithnje prane perfaqesueses ne cdo stadium, ne faqen e tyre zyrtare kishin nje ngushllim prekes ne lidhje me viktimat e Vores. Jashtezakonisht per tu duartrokitur, por ne asnje cep te faqes nuk ndjehej keqardhja per kete futboll qe eshte pezulluar. Gjithnje e kane ngritur zerin kur shume shpesh me te drejte kane konstatuar se ne perfaqesuesen shqiptare ka gjera qe nuk shkojne. Kete rradhe nuk e bene

Disa nga presidentet e Kategorise Superiore, madje edhe nga ata qe gjenden ne vende te para, heshten. Ja lane kohes, megjithese ata rrezikohen te paret: nese nuk shkohet ne Evrope, per cfare luhet Krejtesisht natyrshem ne cdo rast qe penalizohej skuadra e tyre vershonin neper faqet e gazetave me nje lume akuzash. Kete rradhe po flasin pak, a thua se jane te kenaqur

Futbollistet e perfaqesueses, qe sapo u akuzuan per trukim ndeshjesh pa asnej prove nga shteti me te drejte dolen dhe kundershtuan akuzat, kete rradhe heshten. Ok ndoshta nuk jane pyetur shume, dhe nuk eshte shume e moralshme t’i gjykosh, por Shqiperia eshte e pezulluar. Dikush duhet te thote dicka

Komuniteti sportiv e deri tek shqiptari me i thjeshte ndoshta ende se ka kuptuar dramacitetin e asaj qe po ndodh. Nuk ka me perfaqesuese futbolli! Perkohesisht, pa afat nuk ka rendesi.

Indiferenca ne ndonje rast prodhon bindjen se ndoshta pajtimi me fenomenin eshte i vertete. Nuk ka sesi, megjithate nese eshte keshtu atehere kjo eshte nje lufte e kote.

Eshte e pabesueshme te besosh se nje popull i tere e do kete. Shume shume ende s’e kuptojne. Jemi pa nje perfaqesuese futbolli. Nuk mund te shkojme me ne stadium me flamurin kuqezi. Nuk mund te therrasim me “fitore, duam gol sa keq, u shit”. Te gjitha jane pjese e lojes, edhe akuzat. Por brenda rregullave te lojes.
Partizani_One

Biseda e pazbardhur mes Pangos dhe FIFA- Ja premtimet e dhėna”
18 Mars  

Sekretari i pėrgjithshėm i Federatės Shqiptare, Arben Bici, tregon disa nga detajet e pazbuluara nė “luftėn“ qė shteti shqiptar ka sipas pretendimeve tė tij me krerėt e dy institucioneve ndėrkombėtare tė futbollit.

Pėrse nuk u evitua ky pezullim?

Prej vitesh jemi nė njė konflikt tė hapur me krerėt e shtetit. Qė nė 2005 shteti me veprime jurdike e konsideroi federatėn njė organ tė paligjshėm. Gjatė kėtyre tre viteve drejtuesit e FIFA?s dhe UEFA?s ku ne aderojmė kanė ndėrhyrė dhe kanė monitoruar situatėn. Mė pas konflikti u shndėrrua ms shteti dhe FIFA?s. Deri nė qershorin e kaluar palėt vėshtirė se gjenin mirėkuptim, por ka pasur njė moment ku u mendua se paqja u arrit.

Cfarė ndodhi nė muajin qershor?

Pėrpara se tė bėnim Asamblenė ku nė bazė tė orientimeve tė FIFA?s kishim vendosur tė bėnim disa ndryshime nė statut, krerėt e FIFA?s dhe UEFA?s, pasi erdhėn nė Tiranė dhe njė natė pėrpara Asamblesė takuan vetė minstrin Pango, i thanė: “Kėto janė ndryshimet, nėse nuk ke ndėrmend t’i miratosh, atėherė, nuk do e bėjmė Asamblenė. Pango u tregua shumė i gatshėm, kishte vėrejtje pėr njė pikė dhe ne e hoqėm nga rendi i ditės. Pasi morėn premtimin e Pangos drejtuesit e FIFA?s u larguan tė qetė. Por sot e kėsaj dite ai nuk i ka firmosur ndryshimet nė Statut dhe kjo gjė i ka nervozuar ndėrkombėtarėt.

Po firmosja e ultimatumit tė shkuar?

Pango tha: E firmos, por duhet tė bėni njė ndryshim. Pango nuk mund tė bėjė ndryshime, Pango ose e firmos, ose jo, njė ndryshim. Nuk mund tė japė urdhėr pėr mbledhjen e Asamblesė.

Si ėshtė ēėshtja e auditit?

Audit nuk ka pse bėn shteti shqiptar. Auditin e ka bėrė vetė FIFA dhe UEFA, madje njė kopje tė auditit qė ėshtė bėrė nga njė kompani qė e ka zgjedhur UEFA dhe qė e ka paguar UEFA, e ka nė dorė edhe Pango. Ai nuk dėshiron tė marrė parasysh.

Po problemi i akuzave pėr trukim?

Nuk e di teknikisht, por mendoj se ajo ēėshtje zgjidhet duke dėrguar shteti njė letėr n?_FA qė heqim dorė nga akuzat pėr trukim tė ndeshjeve tė skuadrės pėrfaqėusese.

A mendoni se shteti do t’i bėjė kėto tre gjėra?

Unė shpresoj qė po, por nuk jam nė mendjen e pushtetarėve pėr tė dhėnė njė pėrgjigje.

A ka mundėsi FSHF tė bėjė diēka pėr ta ndaluar kėtė pezullim?

Jo, sepse duhet kuptuar qartė qė ne kriteret tona pėr tė qenė nė FIFA i kemi plotėsuar pėr vite me radhė. Tani FIFA kėrkon kritere me vetė shtetin. Duhet edhe shteti t’i plotėsojė kėto kritere.

Sa ėshtė humbja paraprake nga ana financiare?

Humbasim penalltitė e prenotimeve pėr udhėtimet e ndeshjeve tė radhės, gjithashtu edhe humbje nga e drejta TV e dy ndeshjeve miqėsore qė do ta menaxhonim vetė pėr hapėsirėn brenda Shqipėrisė.

A ka shanse tė luhet ndeshja me Moldavinė?

Nuk e di se sa do t’ia dalė shteti teknikisht qė deri ditėn e premte kur ėshtė mbledhja e UEFa?s tė zbatojė porositė e ndėrkombėtarėve. Megjithatė, ne si FSHF do bėjmė tė pamundurėn qė me t’i zbatuar tė kėrkojmė njė mbledhje urgjente nė UEFA pėr kėtė problem dhe besoj se do tė na pėrgjigjen.

Duket si njė farė kėnaqėsie nga ana e federatės nė momentin qė ėshtė marrė ky vendim?

Absolutisht jo, dhe ky ėshtė njė opinion shumė i rrezikshėm. Nga ky pezullim tė parėt qė humbasim jemi ne, njerėzit e Federatės Shqiptare tė Futbollit. Nuk besoj se ju mendoni qė ne nuk i deshėm kėto dy ndeshje ose qė ne nuk duam tė luajmė nė eliminatoret e ardhshme. Po ne thjesht pėrpara faktit tė tillė jemi tė pafuqishėm dhe mendojmė me ndėrgjegje se shteti shqiptar ka marrė njė goditje tė merituar, qė pėr fat ka efekte negative edhe mbi ne. Nėse duam tė aderojmė diku duhet tė zbatojmė kushtet e organizatės, nė tė kundėrt asnjė nuk ndjen keqardhje nėse nuk je.

A rrezikohet kontrata me trajnerin Han, ai mund tė kėrkojė largimin?

Nuk mund tė krijojmė panik dhe nuk duhet, pasi edhe nėse shteti nuk tėrhiqet deri nė muajin maj kur ėshtė Kongresi i radhės i FIFA?s situata do tė jetė e turbullt. Sigurisht qė nė rast tė njė fatkeqėsie si do tė ishte pėrjashtimi dy vjeēar gjėrat do rishikohen.

Megjithėse tė pezulluar a kanė tė drejtėn anėtarėt e FSHF tė bėjnė njė Asamble tė jashtėzakonshme?

Po kanė tė drejtė, me kėrkesėn e 1/3 tė anėtarėve, megjithatė nuk di t’ju them nėse njė Asamble e tillė nė kushtet e njė pezullimi do tė njihet apo jo nga UEFA.
Partizani_One

Krijohet G-6/Tė zgjidhet konflikti ose tė ikė Duka
18 Mars   Partizani, Besa, Vllaznia, Tirana, Elbasani dhe Shkumbini, janė pesė klubet e kategorisė superiore, tė cilat kėrkojnė medoemos zgjidhjen e situatės, pas pėrjashtimit tė Shqipėrisė nga FIFA. Kėshtu, dje, pas njė mbledhjeje ndėrmjet tyre, “bosėt” e 6 klubeve kanė vendosur qė t’I bėjnė njė kėrkesė tė fundit FSHF?sė, kryesisht presidentit tė saj, Duka, tė cilin e shikojnė edhe si pėrgjegjėsin kryesor tė kėsaj situate. “Mendojmė se FSHF duhet tė mbajė pėrgjegjėsitė kryesore, pėr arritjen nė kėtė pikė tė mardhėnieve me FIFA?n. Nėse do tė ishte punuar seriozisht pėr tė mbrojtur interesat e futbollit shqiptar, dhe jo personal, nuk do tė kishim arritur nė kėtė vendim”, shkruhej nė deklaratėn me shkrim dhe tė firmosur nga 6 pėrfaqėsuesit, qė kėto klube i kanė dėrguar FSHF?sė. Kėrkesat e tyre janė katėr nė total, ku kryesisht ata kėrkojnė zgjidhje tė menjėhershme nga ana e FSHF?sė, tė konfliktit me shtetin, nė mėnyrė qė Shqipėria tė ripranohet nė FIFA. “Nėse kjo nuk do tė ndodhė brenda 5 ditėsh, pra nė 21 mars, atėherė ne do kėrkojmė dorėheqjen e presidentit tė FSHF?sė, Duka”, shkruhej nė deklaratė, madje klubet duken tė vendosura edhe pėr tė bojotuar kampionatin.

Kalendari

Luhet tė shtunėn dhe tė mėrkurėn

Sektori i Garave pranė Federatės Shqiptare tė Futbollit ka sqaruar dje zyrtarisht se ka disa ndyshime nė kalendarin e ndeshjeve tė Kategorisė Superiore dhe Kategorisė sė Parė.

Kėshtu, ndeshjet e javės sė 24–tė, tė Kategorisė Superiore dhe pesė takimet e mbetura tė javės sė 23?tė tė Kategorisė sė Parė, do tė luhen mė datė 22 mars, tė shtunėn, sipas kalendarit tė javės sė 24?t. Nė rast se nė datėn 22 mars do tė shpallet “Zi Kombėtare”, kėto ndeshje do tė zhvillohen njė ditė mė pas, pra tė dielėn mė datė 23 mars. Ndeshjet e javės sė 25?tė tė Kategorisė sė parė do tė zhvillohen mė datė 01.04.08, pra ditėn e mėrkurė. Sa i takon ndeshjeve tė Kategorisė sė Dytė dhe Kampionati i moshave U?17 dhe U?19, ato do tė zhvillohen ditėn e diel, por, nėse e diela shpallet ditė “Zie Kombėtare”, ato do tė spostohen tė shtunėn.
Partizani_One

Duka: Mirė presidentėt, po klubet a e duan kėtė?
18 Mars  

I nisur pėr t’u kthyer nė Durrės nga mbledhja e Komitetit Ekzekutiv tė FSHF?sė dhe i mbetur nė rrugė pėr njė kohė tė gjatė si rrjedhojė e bllokimit tė autostradės nga banorė tė zonės sė Vorės, nė protestė pėr ngjarjen e Gėrdecit, presidenti Duka e ka marrė •nė rrugė e sipėr” njoftimin pėr mbledhjen e gjashtė presidentėve tė klubeve tė Superiores. “Nuk kam informacionin e duhur, nėse ajo qė ėshtė firmosur nga pesė presidentė dhe njė donator i Tiranės shpreh vullnetin e klubeve. Dyshoj nė kėtė, pasi nėse do tė ishte vėrtet kėshtu, ata e dinė fort mirė se nuk funksionon nė kėtė mėnyrė. Ndaj them se ata, dhe ata tė tjerė qė e kanė frymėzuar kėtė, duhet tė dinė se ka njė asamble, njė Komitet Ekzekutiv dhe njė administratė tė FSHF?sė qė s’mund tė vihet nė lėvizje nga takime tė kėtij karakteri”, ka thėnė Duka.

Si pėr ta zhvlerėsuar edhe mė tej kėtė takim tė gjashtėshes, njėshi i futbollit shqiptar ka kujtuar se nė mbledhjen e djeshme tė Komitetit Ekzekutiv, ka patur dhe njė rivlerėsim tė situatės dhe njė tjetėr apel ndaj MTKRS?sė, ku shfaqet hapur gatishmėria pėr t’u ulur nė tavolinė e pėr tė zgjidhur problemet. “Kėtu dua tė sqaroj diēka tė rėndėsishme”, ka vijuar Duka, “qė ka tė bėjė me konfliktin nė pėrgjithsi dhe pozicionin tonė. FIFA ka pezulluar Shqipėrinė pėrmes njė konteksti pa asnjė ekuivok: ndėrhyrje politike. Ky pezullim i faturohet krejtėsisht shtetit shqiptar, qė nuk ka zbatuar e kryer asnjė nga detyrimet qė kėrkuan FIFA e UEFA muaj mė parė. Nuk jam unė qė nuk kam firmosur ndryshimet statutore, por ėshtė Ministri Pango; nuk jam unė qė kam bllokuar regjistrimin nė gjykatė tė statutit tonė, por ėshtė MTKRS me gjyqet e saj; nuk jam unė qė kam penguar kontrolle e audite, ėshtė FIFA e UEFA, pse jo dhe legjislacioni shqiptar, qė nuk e lejojnė kėtė. Nuk jam unė qė kam bėrė akuza pėr shitje ndeshjesh. Pėr tė mos vazhduar me tė tillė argumente qė janė shumė mė tepėr se kaq, mė lind e drejta tė bėj njė pyetje tė thjeshtė: Cili ėshtė mėkati i FSHF?sė? Cili ėshtė ai detyrim qė nuk e kam kryer nė detyrėn e presidentit?”.

Duke “zbritur” sėrish ne temėn e ditės, deklaratėn e gjashtėshes, ajo qė e shqetėson mė shumė – tė paktėn kėshtu duket nga fjalėt e tij – ėshtė kėrcėnimi me bojkot. “Nuk ėshtė kjo zgjidhja. Nėse ata i janė bashkuar korit tė politikės pėr tė hequr qafe Dukėn, nuk janė udhėzuar si duhet. Unė s’mund tė largohem mbi bazė presionesh, jo thjesht nėse i pėrballoj apo jo, por sepse kjo do tė vėrtetonte edhe njė herė ndėrhyrjet politike pėr tė cilat jemi pezulluar. Kjo veēse do tė rėndonte situatėn dhe do tė shtynte nė kohė mundėsinė e kthimit tė futbollit shqiptar nė familjen europiane e botėrore”.
Partizani_One

Pango mbledh firma
19 Mars   Pasi “akaparoi” plot gjysmėn e presidentėve tė Superiores, Ministri Pango, dje ? ashtu siē na ka pasė mėsuar nėna Parti ? ka “zbritur nė bazė”. Si tė kishte pėrpara njė hartė tė Shqipėrisė e si tė ishte njė strateg i vėrtetė lufte, njėshi i dikasterit qė drejton edhe sportin shqiptar, ka nisur “tė vendosė flamuj” nė pika tė ndryshme tė vendit. Ashtu sikurse dy vjet mė parė, ka nisur fushatėn e mbledhjes sė firmave. Ndryshimi i vetėm ėshtė se nuk bėhet gabimi i paraardhėsit tė tij, qė ndėrmori personalisht nismėn pėr njė asamble tė jashtėzakonshme. Nėn presione, apo joshje, disa anėtarė tė asamblesė sė FSHF?sė kanė pranuar tė firmosin. Kjo ka bėrė qė MTKRS?ja, si tė raportonte rendimentin e grurit qėmoti, tė vrapojė nėpėr media duke dhėnė sihariqin se “firmat po mblidhen” (Mjaft tė shikoje ngazėllimin nė fytyrėn e zėvendėsministrit Spahia, parmbrėmė nė Sport Show tė Alban Dudushit, kur deklaronte se “gjashtė presidentė kėrkojnė heqjen e Dukės”).

Por, ėshtė film i parė njėherė. Ndonėse “heroi kryesor” ėshtė ndėrruar e mund tė jetė mė i ftilluar, duhet tė kuptojė se ka zgjedhur rrugė tė gabuar. Nėse realisht ka vullnetin pėr tė hequr pezullimin e FIFA?s, nė vend qė tė lodhet e konsumohet duke mbledhur firma, duhet tė bėjė njė gjė shumė mė tė thjeshtė e shumė mė komode: t’i pėrgjigjet thirrjes qė i bėri dy ditė mė parė Komiteti Ekzekutiv i FSHF?sė. T_apė rrugė ligjore regjistrimit tė statutit nė gjykatė, tė largojė auditin dhe tė deklarohet pėr akuzat pėr shitblerje ndeshjesh tė Kombėtares nga ana e Dukės. Tė treja kėto janė kompetencė e tij. Madje, detyrime. FIFA ka ndėshkuar shtetin shqiptar dhe jo FSHF?nė. Kėtė, edhe ata qė kanė pranuar tė firmosin do ta kuptojnė mė shpejt se sa Pango tė arrijė tė mbledhė firmat. Sepse, fatkeqėsisht pėr Ministrin, ėshtė ajo puna e “filmit tė parė njėherė”. Bojkoti, ultimatumet, mbledhja e firmave, apo kushedi ē’tjetėr mund tė pjellė mendja e tij, veēse na largojnė nga kontinenti e bota. Ministri duhet tė bėjė shtetarin dhe jo firmėmbledhėsin!
Partizani_One

 


Zgjohen kryetarėt e Bashkive: Por presidentė jemi ne
19 Mars  

Katėr kryetarė bashkish kanė qenė nė unison dje, pėrsa i pėrket vendimit tė fundit tė gjashtė presidentėve duke mos e njohur propozimin pėr bojkot e madje duke treguar “dhėmbėt”: “Presidentėt realė tė klubeve janė krerėt e pushtetit vendor, ndėrsa tė tjerėt janė thjesht sponsorė”.

Vlora – Me njė komunikatė pėr shtyp, kryetari i bashksiė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, ka deklaruar: “Ne i vlerėsojmė paratė e hedhur nga kėta njerėz tė nderuar pėr futbollin, por juridikisht klubet (shumica) janė nė pronėsi tė pushtetit vendor. Mendoj se nuk ėshtė kjo zgjidhja e duhur. Duhet tė ulemi tė gjithė nė njė tryezė dialogu. Por kurrėsesi tė bojkotojmė. Unė si kryetar Bashkie kam marrė vendim qė tė mos bojkotojmė. Pėr skuadrėn e futbollit pėrgjigjet kryetari i Bashkisė dhe jo njė donator. Ne jemi pėr interesat e futbollit dhe jo personale”.

Elbasan – Kryetari i bashkisė, Qazim Sejdini, gjithashtu ka qenė kundėr idesė sė bojkotit. ”Laze ka 67% tė aksioneve tė klubit por ai nuk mund tė vendosė, sepse aksionin e artė, qė do tė thotė pėrfaqėsimin e ka Bashkia. Dhe Laze nė kėtė nisėm nuk ka sesi tė pėrfaqėsojė klubin tonė. Nuk bojkotojmė”.

Berati – Fadil Nasufi, presidenti i skuadrės sė Tomorit, ka shprehur dje indinjatėn pėr vendimin e e gjashtė presidentėve. “Unė jam donatori kryesor i skuadrės, unė dhe Bashkia. Ne do tė vijojmė tė luajmė, jemi tė kėnaqur nga puna e FSHF?sė. Pezullimi nuk na prek se nuk do luajmė nė Evropė, por duam qė shteti tė tėrhiqet dhe Shqipėria si Kombėtare tė marrė pjesė. Nuk kam nevojė pėr presidentė nėskuadrėn time”.

Skrapar – Hysen Cana, presidenti i klubit tė Skraparit shprehet: “Unė vėrtet jam sponsor, por s’mund tė dal kundėr politikės sė Bashkisė. Kjo ėshtė njė gjė e nxituar, ne jemi pėr tė luajtur futboll, dhe futbolli s’ka asnjė ngjyrė. Mė vjen keq pėr disa qė pėrdoren. Unė vėrtet jam sponsor, por Bashkia ėshtė padyshim kryetarja e klubit”.

Poliēan – “Ne jemi pjesė e futbollit dhe duke qenė tė tillė afėrmendsh nuk kemi si tė dalim kundėr federatės ku aderojmė. Lufta me federatėn ėshtė njė gjė e pakuptimtė nga shteti. Ne mendojmė se shteti duhet tė bėjė infrasturkurė e jo tė na sulmojė. Hallet e futbollit i zgjidhim vetė. Ne nuk do tė bojkotojmė”, tha sekretari i klubit tė Poliēanit, Vladimir Dashi.
Partizani_One

.


Ja pse njė Asamble do tė dėshtonte
19 Mars   Njė nisėm e MTKRS?sė pėr tė mbledhur firmat e nevojshme pėr ta dėrguar komunitetin e futbollit nė njė Asamble tė Jashtėzakonshme duket e pastudiuar, dhe mund tė kthehet nė njė manovėr tė dėmshme pėr futbollin shqiptar. Sipas statutit tė FSHF?sė edhe nė kėtė moment mundtė ketė njė mbledhje tė Asamblesė sė Jashtėzakonshme ku tė rivotohet presidenti i federatės. Pasi nismėtarėt e kėsaj nisme marrin nė zotėrim njė tė tretat e firmave tė tė gjithė delegatėve, i paraqesin Federatės Shqiptare tė Futbollit njė kėrkesė pėr fillimin e procedurave pėr Asamble. Nė kėtė moment federata ėshtė e detyruar ta pranojė kėrkesėn po ka kohė deri tre muaj mė pas qė tė organizojė kėtė iniciativė. Nė muajin maj, qė pėrkon mė shpejt se tre muajt e afatit qė ka kjo federatė pėr tė bėrė Asamblenė, kongresi i FIFA?s mund tė vendosė pėrjashtimin 2?vjeēar tė Shqipėrisė, nėse deri atėherė shteti nuk ka kthyer qėndrimin e tij. Asamblea qė do tė bėhej pas kėsaj date edhe sikur tė arrinte tė largonte Dukėn sipas Statutit, me tre tė katėrtat e votave nuk do tė vlente pėr asgjė. Pasi Shqipėria tanimė do ishte e pėrjashtuar pėr njė dy vite. Veē nėse tė gjithė krerėt e nismės e dinė dhe kanė parashikuar qė tė bėjnė futbollin shqiptar kurban pėr dy vite rresht dhe tė fillojnė tė ndėrtojnė gjithēka nga e para. Nisma nuk ėshtė serioze, absolutisht jo, madje, nėse krerėt e shtetit janė pak tė zgjuar, e kuptojnė qė kjo mund tė sillte rrezik, edhe sikur tė mos jesh i pezulluar. Askush nuk i ka penguar anėtarėt e FSHF?sė qė ēdo tre muaj me anė tė Asamblesė sė Jashtėzakonshme tė kėrkojnė votėbesimin e presidentit tė Federatės. Mė pak serioze bėhet kjo nisėm kur vjen nga njė grup presidentėsh (pa i pėrgjithėsuar) qė janė akuzuar nė mėnyrė tė ethshme, nga shtypi shqiptar e i huaj, nga politikanė e nga opinioni publik si nismėtarė tė trukimit tė ndeshjeve nė Kupat e Evropės. Njė kryesi e tillė, e dalė nga tė tillė presidentė, nuk do tė kishte kredibilitet e duhura pėr tė shpėtuar futbollin shqiptar. Pėrpos kėsaj nisma do tė paktėn tre muaj kohė pėr t’u realizuar qė nga momenti qė janė mbledhur firmat e nevojshme pėr kėtė Asmable. FIFA e ka kongresin nė maj. Llogaritė dalin vetė.
admin

Duka: Nisma e gjashtė presidentėve, nga Pango

Me njė ton ironik, presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit Armand Duka ka akuzuar ministrin Ylli Pango pėr deklaratėn e 6 presidentėve ditėn e hėnė. Duke folur nė “Top Show Sport”, Duka u shpreh: “Unė respektoj qėndrimin e presidentėve, tė cilėt kontribuojnė pėr futbollin shqiptar, por ajo deklaratė ėshtė firmosur nė zyrėn e Pangos”, tha ai. Mė pas, ironia ka prekur zėvendės ministrin Ekrem Spahia, sidomos me emrin e dikurshėm tė kėtij tė fundit. “Ti Myqerem, qė s’mė intereson nėse ke qenė sigurims apo spiun, nuk besoj se kėnaqesh me largimin tim, sepse pas njė viti s’tė pėlqen fytyra e atij qė do vijė dhe do kėrkosh ta heqėsh”.



Balkanweb
admin

Gjika: Dėnimi, humbje e madhe pėr futbollin

Klubi Flamurtari nuk i bashkohet nismės sė 6 presidentėve pėr tė kėrkuar largimin e Armand Dukės, nė rast se nuk zgjidhet konflikti me Federatėn Shqiptare tė Futbollit. “Njė gjė e tillė nuk do tė ndodhė kurrė. Ju siguroj qė unė do tė jem njeriu i fundit qė do tė kontaktojnė njerėzit e Ministrisė pėr kėtė ēėshtje”, tha pėr “Gazetėn Shqiptare” kryetari i bashkisė sė Vlorės Shpėtim Gjika. Por, sipas tij, pezullimi i ardhur nga FIFA ditėn e premte, ėshtė njė dėnim i madh pėr vetė futbollin. “Kjo ishte gjėja mė e rėndė qė mund t’i ndodhte kėtij sporti. FIFA ka folur qartė nė atė letėr dhe unė shpresoj qė tė arrihet njė marrėveshje, njė mirėkuptim pėr kėtė ēėshtje. Nuk ėshtė fare politike kjo qė po them. Por, kėshtu nuk mund tė ecet”, u shpreh mė tej Gjika. Si njė njeri qė e njeh mjaft mirė sportin, kryetari i bashkisė sė Vlorės nuk e sheh zgjidhje largimin e Dukės. “Po sikur 6 klube tė tjerė tė thonė pa Dukėn nuk luajmė, ē’do tė bėhet”, tha Gjika.



Balkanweb
admin

Partizani_One wrote:



Zgjohen kryetarėt e Bashkive: Por presidentė jemi ne
19 Mars  

Katėr kryetarė bashkish kanė qenė nė unison dje, pėrsa i pėrket vendimit tė fundit tė gjashtė presidentėve duke mos e njohur propozimin pėr bojkot e madje duke treguar “dhėmbėt”: “Presidentėt realė tė klubeve janė krerėt e pushtetit vendor, ndėrsa tė tjerėt janė thjesht sponsorė”.

Vlora – Me njė komunikatė pėr shtyp, kryetari i bashksiė sė Vlorės, Shpėtim Gjika, ka deklaruar: “Ne i vlerėsojmė paratė e hedhur nga kėta njerėz tė nderuar pėr futbollin, por juridikisht klubet (shumica) janė nė pronėsi tė pushtetit vendor. Mendoj se nuk ėshtė kjo zgjidhja e duhur. Duhet tė ulemi tė gjithė nė njė tryezė dialogu. Por kurrėsesi tė bojkotojmė. Unė si kryetar Bashkie kam marrė vendim qė tė mos bojkotojmė. Pėr skuadrėn e futbollit pėrgjigjet kryetari i Bashkisė dhe jo njė donator. Ne jemi pėr interesat e futbollit dhe jo personale”.

Elbasan – Kryetari i bashkisė, Qazim Sejdini, gjithashtu ka qenė kundėr idesė sė bojkotit. ”Laze ka 67% tė aksioneve tė klubit por ai nuk mund tė vendosė, sepse aksionin e artė, qė do tė thotė pėrfaqėsimin e ka Bashkia. Dhe Laze nė kėtė nisėm nuk ka sesi tė pėrfaqėsojė klubin tonė. Nuk bojkotojmė”.

Berati – Fadil Nasufi, presidenti i skuadrės sė Tomorit, ka shprehur dje indinjatėn pėr vendimin e e gjashtė presidentėve. “Unė jam donatori kryesor i skuadrės, unė dhe Bashkia. Ne do tė vijojmė tė luajmė, jemi tė kėnaqur nga puna e FSHF?sė. Pezullimi nuk na prek se nuk do luajmė nė Evropė, por duam qė shteti tė tėrhiqet dhe Shqipėria si Kombėtare tė marrė pjesė. Nuk kam nevojė pėr presidentė nėskuadrėn time”.

Skrapar – Hysen Cana, presidenti i klubit tė Skraparit shprehet: “Unė vėrtet jam sponsor, por s’mund tė dal kundėr politikės sė Bashkisė. Kjo ėshtė njė gjė e nxituar, ne jemi pėr tė luajtur futboll, dhe futbolli s’ka asnjė ngjyrė. Mė vjen keq pėr disa qė pėrdoren. Unė vėrtet jam sponsor, por Bashkia ėshtė padyshim kryetarja e klubit”.

Poliēan – “Ne jemi pjesė e futbollit dhe duke qenė tė tillė afėrmendsh nuk kemi si tė dalim kundėr federatės ku aderojmė. Lufta me federatėn ėshtė njė gjė e pakuptimtė nga shteti. Ne mendojmė se shteti duhet tė bėjė infrasturkurė e jo tė na sulmojė. Hallet e futbollit i zgjidhim vetė. Ne nuk do tė bojkotojmė”, tha sekretari i klubit tė Poliēanit, Vladimir Dashi.


eshte nje lemsh i madh pronesia e klubeve qe se merr vesh i pari te dytin.
Partizani_One

secili pretendon qe ka te drejte Shocked
KS_Besa

Duka po shkatarron futbollin shqiptar. Ja kerkoi qeveria te iki. Ja kerkojne presidentet e Superliges. UEFA na pezulloi me Duken ne krye.

Cfare tjeter do ky qe te iki?
admin

KS_Besa wrote:
Duka po shkatarron futbollin shqiptar. Ja kerkoi qeveria te iki. Ja kerkojne presidentet e Superliges. UEFA na pezulloi me Duken ne krye.

Cfare tjeter do ky qe te iki?


UEFA na pezulloi me Pangon se Duka ka kohe qe eshte aty dhe nuk jemi perjashtuar ndonjehere me Duken.

Qeveria nuk ka pune me FSHF, nuk i kerkon dot Dukes te iki. Dhe presidentet i ka mbledhur Pango qe te firmosin.
Partizani_One

aty eshte ber lemsh qe se merr vesh i pari te dytin
Partizani_One

Flet dhe Blater, a ka veshė shteti?
20 Mars   “Pėrfundimisht, ēdo veprim i cili do tė dėmtojė legjitimitetin e FSHF?sė, zėvendėsimin ose ndėshkimin e tij, nuk do tė njihet nga FIFA”

Edhe UEFA i bashkohet pezullimit: shtyhet pa afat ndeshja e Shpresės; rrezikohet seriozisht pjesėmarrja nė Kupat e Europės pėr klubet shqiptare







Edhe pse ėshtė e rrallė nė praktikėn e FIFA?s qė tė shprehet personalisht presidenti i saj ? dhe nė kėtė kontekst duhet stėrmirėpritur fjala e tij ? kur merrje nė dorė faksin e dėrguar prej zotit Blater ndieje keqardhje. Ndieje keqardhje qė shteti yt, qeveria jote, ministri yt kanė rėnė nė batakun e ndyrė politik e ashtu qorrthi bėjnė derrin qė nuk merr vesh. Ndieje keqardhje, nė rastin mė tė mirė, pėr nivelin e atyre qė drejtojnė, dhe pėshtirėsi nėse e pėrkthen kėtė si njė kokėderrllėk tė mirėfilltė pėr t’i shkuar deri nė fund “aksionit” qė kanė marrė pėrsipėr.

Ministri duhet tė skuqet ? ndonėse ėshtė pėr tė dyshuar nėse ka aftėsi e kurajo pėr ta bėrė kėtė ? sepse gjatė gjithė kėsaj kohe ka bėrė gjithēka, nga “i forti” (“do t’i shkojmė deri nė fund”) e deri te “i pėrunjuri” (“jam treguar tolerant, kėtė duhet tė bėjė dhe FSHF”), vetėm nė funksion tė largimit tė njė njeriu. Dhe pėr tė realizuar kėtė superdetyrė qė ka marrė pėrsipėr, zotit Pango nuk i ka munguar vullneti tė bėjė edhe firmėmbledhėsin.

Ka folur Blater! A ka veshė Ministri? A do ta kuptojė mė nė fund ky drejtues dikasteri se ku po e ēon futbollin shqiptar? A do ta kuptojė ky Ministėr se, nė vend qė tė merret me kulisa, duhet tė kryejė “detyrat e shtėpisė”? A do ta kuptojė ky zotėri se futbolli ka lindur shumė pėrpara tij dhe se, megjithė pushtetin qė ka, nuk mund tė jetė pronar i tij? A do ta kuptojė ky intelektual se, nė fund tė fundit, ky ėshtė “Gėrdeci i futbollit”?

Zoti ministėr! Nė emėr tė futbollit, bėni dy punė: firmosni qė ta shpėtoni atė dhe ikni qė tė shpėtoni edhe vetė!
Partizani_One

Na dėnon dhe UEFA, tani 2 muaj kohė
20 Mars  

Komiteti Ekzekutiv i UEFA?s ka vendosur dje nė mėnyrė tė prerė tė pezullojė Shqipėrinė nga tė gjitha aktivitetet ndėrkombėtare futbollistike pėr shkak tė ndėrhyrjeve tė rėnda politike nė punėt e brendėshme tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. “Pas vendimit qė ka marrė FIFA ne mendojmė se i kemi tė gjtiha tė drejtat tė marrim tė njėjtin vendim pėr Shqipėrinė. Shqipėria nuk ka asnjė tė drejtė pėrfaqėsimi gjatė kėsaj periudhe nė fushėn e lojės dhe jashtė saj. Asnjė zyrtar nga futbolli shqiptar nuk mund tė marrė pjesė nė seminaret e UEFA?s dhe nė komisionet e saj”.

Kongresi – Nė muajin maj, nė njė datė ende tė papėrcaktuar do tė mbahet kongresi i pėrgjithshėm vjetor i FIFA?s. Nė njė nga pikat e rendit tė ditės nė kėtė kongres, nėse shteti shqiptar nuk tėrhiqet nga lufta me futbollin, do tė jetė edhe pėrjashtimi i Shqipėrisė. ”Tani rrezikojmė vėrtet, pasi dy instancat e para e morėn vendimin. Ka shumė gjasa qė tė jetė njė vendim i formės sė prerė nė maj, nėse krerėt e qeverisė nuk reagojnė”, tha njė zė nė FSHF. Nga ana tjetėr FIFA dhe UEFA kanė kėrkuar nga MTKRS qė gjatė kėsaj periudhe tė japin pėrgjigje pėr pikat e kėrkuara, nė tė kundėrt nuk do tė bėjnė asgjė pėr tė evituar pėrjashtimin.

Kėrkesat – FIFA dhe UEFA i kanė kėrkuar shtetit shqiptar tre kėrkesa imediate nėse ky i fundit do qė Shqipėria tė aderojė nė kėto dy organizma. E para ėshtė Ministria duhet ta firmosė ndryshimin nė Statut tė federatės, ashtu si ėshtė pa bėrė asnjė shtesė. E dyta ėshtė tė ndalojė tė gjithė organizmat shtetėrore qė kėrkojnė tė bėjnė njė audit tė brendshėm nė federatėn shqiptare tė futbollit dhe e treta tė dalin publikisht dhe tė deklarojnė se nuk kanė asnjė fakt pėr akuzat pėr shitje ndeshjesh tė skuadrave pėrfaqėsuese.

Parashikimi – Shteti shqiptar duhet patjetėr tė ndėrhyjė edhe ta rikthejė futbollin nė familjen e madhe evropiane dhe botėrore. Jo rastėsisht jemi e vetmja qeveri e cila nuk pranon tė zbatojė kushtet e FIFA?s dhe me kokėfortėsi del kundėr saj. Pėrjashtimi mund tė ketė kosto tė pallogaritshme, pasi vetė FSHF do tė pushojė sė ekzistuari pasi do tė ndėrpriten tė gjitha financimet.
Partizani_One

Ari Han nis Vėzhgimin e kundėrshtarėve
20 Mars  





Numri 1 i pankinės shqiptare, Ari Han, dje ka shprehur sėrish shqetėsimin e tij nė lidhje me situatėn e krijuar, megjithatė duke shpresuar qė kėto janė ēėshtje teknike qė nuk i pėrkasin anės sportive ka ndėrtuar njė program emergjence pėr tė paktėn dy tri muajt e ardhshėm. Ditėn e mėrkurė, nė 26 mars, trajneri dhe ndihmėsit e tij do tė jenė nėpėr stadiumet evropiane pėr tė parė nga afėr Hungarinė, Danimarkėn dhe Portugalinė, ndėrkohė qė menjėherė pas kėsaj date tekniku do tė niset pėr njė tur nė Evropė.

“Fillimisht do tė shkojė nė Austri ku do tė takojė dhe do tė ndjekė nga afėr futbollin e pėrfaqėsueses, Hamdi Salihi. Trajneri ėshtė nė dijeni tė golave tė tij, por kėrkon njė kontakt direkt me tė. Pas kėsaj, trajneri do tė udhėtojė drejt Ukrainės ku gjenden njė numėr i madh lojtarėsh shqiptarė. Kėtu do tė ndalet mė shumė, pasi do tė ndjekė tė paktėn dy skuadra. Nė fund tė turit do tė shkojė nė Itali, pėr tė ndjekur nga afėr futbollistin e pėrfaqėsueses Erion Bogdani”.

Trajneri Han, gjithashtu, nga data 20?30 maj, do tė zhvillojė njė zbor dhjetėditor me gjithė futbollistėt e pėrfaqėsueses qė ai dėshiron. Ende nuk ėshtė pėrcaktuar se ku do tė zhvillohet ky tur, megjithatė, ka shumė gjasa qė tė organizohet jashtė Shqipėrisė. Trajneri ka besim se deri atėherė ēėshtja do tė jetė e mbyllur dhe do tė ketė mundėsi tė luhet ndonjė ndeshje miqėsore, si pėrshembull ajo kundėr skuadrės polake.



Axhenda



Kundėrshtarėt -Programi i stafit tė pėrfaqėsueses ėshtė ndjekja nga afėr ditėn e mėrkurė nė 26 mars tė disa nga kundėrshtarėve tanė nė eliminatoret e ardhshme tė kampionatit botėror. Portugalia, Danimarka dhe Hungaria do tė jenė nė fokusin e Han dhe ndihmėsve tė tij.



Takimet - Pas kėtyre ndeshjeve trajneri do tė shkojė nė Austri, Ukrainė dhe Itali. Do tė takojė nga afėr Salihin, Bogdanin dhe disa futbollistė shqiptarė qė luajnė nė kampionatin ukrainas. Numri i shqiptarėve aty ėshtė rritur dhe ky kampionat po krijon shumė interes.



Grumbullimi - Nga data 20, deri nė datė 30 maj pėrfaqėsuesja shqiptare do tė ketė njė grumbullim nėn urdhėrat e trajnerit tė saj. Shpresohet qė deri atėherė konflikti tė jetė zgjidhur dhe trajneri tė ketė nė dispozicion ndeshjen miqėsore tė planifikuar qė mė parė, atė kundėr skuadrės polake.
admin

Tare, apel MTKRS tė tėrhiqet, shigjeta edhe Armand Dukės

Igli Tare e ka cilėsuar si shumė tė vėshtirė situatėn nė Shqipėri dhe iu ka kėrkuar drejtuesve tė MTKRS dhe atyre tė FSHF-sė qė tė reflektojnė mbi situatėn e krijuar sepse kėshtu po shkatėrrojnė futbollin shqiptar. “Gjėrat duhet tė zgjidhen sa mė shpejt, por nė mėnyrėn e duhur – ka thėnė ish kapiteni i Shqipėrisė pėr “Panorama Sport” – Sė pari MTKRS duhet qė tė vėrtetojė akuzat qė ngriti kundėr lojtarėve tė Kombėtares pėr shitje ndeshjesh, sepse ato ishin shumė tė rėnda dhe na e nxinė faqen nė arenėn ndėrkombėtare. Nėse ata nuk e bėjnė dot njė gjė tė tillė, atėherė bėjnė mirė qė tė tėrhiqen dhe tė marrė fund kjo situatė e nderė”. Tare ka thėnė se edhe FSHF duhet tė jetė  elastike nė qėndrimet e saj, sepse me qėndrimin e mbajtur deri tani nuk ka ndihmuar nė zgjidhjen e krizės. “FSHF duhet tė jetė mė e kujdesshme dhe mė e matur nė qėndrimet e saj, sepse ajo e di se luan me fatin e gjithė futbollit shqiptar, pėr ēdo veprim qė bėn. Kam mėsuar gjithashtu se kohėt e fundit disa presidentė klubesh kėrkojnė largimin e presidentit tė FSHF-sė. Nė kėtė situatė qė ndodhet futbolli shqiptar, nuk ėshtė mirė qė tė ketė pėrēarje dhe probleme tė brendshme. Megjithatė nėse kjo situatė rėndohet edhe mė tepėr dhe FSHF humbet kontrollin e anėtarėve tė saj, atėherė mendoj se presidenti i FSHF-sė duhet tė reflektojė dhe tė japė dorėheqjen”, tha Tare.



Panorama Sport
admin

Vata , “Kėrkesa e klubeve, e drejtė”

Rudi Vata, ish-kapiteni i Kombėtares shqiptare dhe njė ndėr kritikėt mė tė rreptė tė presidentit tė FSHF-sė, Duka, shprehet i bindur se klubet e Kategorisė Superiore kanė tė drejtė nė kėrkesat e tyre. “Presidentėt e tyre, apo donatorėt, quajini si tė doni, kanė tė drejtė tė shqetėsohen pėr tė ardhmen e klubeve qė ata financojnė, - tha Vata. - Ata derdhin shuma jashtėzakonisht tė mėdha dhe marrin pėrsipėr t’i japin jetė njė futbolli, qė nė epokėn e Dukės ėshtė menaxhuar jo nė mėnyrė profesionale. Kudo qė shkoj pėr motive pune nė Gjermani, Itali, Suedi, Danimarkėn, Anglinė, Skocinė ku jetoj, por edhe nė Bullgari, Poloni, apo e nė Malin e Zi dalloj lehtėsisht njė organizim shumė korrekt dhe profesional, por nė Shqipėri ai qė bėn ligjin ėshtė amatorizmi i drejtuesve tė federatės”.



Panorama Sport
Partizani_One

ky thote e drejte se do me u be per vete president i fshf
admin

Nga i pari te i fundit, cdo llaf qe thone e thone vetem per interesat e veta se per futbollin si plas asnjerit.
Partizani_One

pale bejne edhe sikur e dun shum te miren e futbollit shqiptar
Partizani_One

Pango-Duka, “30 minuta” per asgje
21 Mars  

Armando Duka eshte zgjuar me heret se zakonisht, pasi ministri i tij i kishte fiksuar nje takim ne oret e para te mengjesit. Eshte dukur rreth ores 8:30 te dites se djeshme ne oborrin e MTKRS?se dhe duke evituar te gjithe syte qe e ndiqnin me habi ngjiti shkallet dhe iu drejtua njeriut i cili e ka akuzuar publikisht edhe per ngjarje mafioze.

Me siguri nuk i ka menduar keto kur eshte ulur balle per balle me Pangon. Per 30 minuta kane insistuar te dy qe “te dy kane te drejte” dhe kur ka dale nga dera ka treguar qarte ne fytyren e tij se asnje kompromis nuk eshte arritur.

“Mua me vjen keq por ne kemi shume pak ne dore, si komunitet i futbollit. Detyrat e shtepise i ka vete shteti”. Ka marre makinen e tij dhe eshte larguar. Me siguri qe ne ikje e siper ka menduar: perse ministri me therret kur nuk ka asgje te re per te thene.

Pango nuk ka folur, nuk ka dhene asnje prononcim zyrtar. i njohur si nje drejtues energjik, po e kupton dale nga dale se energjite per kete lufte po fillojne te shterojne. Dhe pergjithesisht jane energji te harxhuara pa asnje motiv. Te njejtat energji nese po per futbollin do ishin perdorur ne nje menyre tjeter me siguri Shqiperia do te kishte mimunimi nje infrastrukture juridike dhe sportive me te mire.

Thashethemnaja ne zyrat e dikasterit shteteror ka vijuar gjate gjithe dites se djeshme. Ka pasur nga ata qe e kane perkthyer kete ftese te Pangos per Duken si nje “renie” te kuotave te ministrit, ka pasur nga ana qe e kane perkthyer si nje gje serioze, qe ministri fundja duhet ta bente. Ka pasur edhe nga ata qe ne mos e kane thene me ze te larte e kane menduar njehere se: ndoshta ky futboll po behet shkak qe ministri te ike. Por, aty per aty, e ka hequr nga mendja kete ide.
Partizani_One

Ja cfare humbasin klubet, qe do te bojkotojne ndeshjet
21 Mars  

Sipas Kodit te Drejtesise Sportive, klubet te cilat kane kercenuar me bojkot te kampionatit shqiptar te futbollit do te humbasin shume, nese e bejne nje gje te tille diten e shtune. Nje klub, i cili nuk garanton fundin e aktivitetit ku merr pjese eshte i detyruar sipas Statutit te FSHF?se te miratuar nga vete delegatet e klubeve, te zbrese dy kategori me poshte.

Nje ndeshje – nese klubet qe kane kercenuar bojkot vendosin qe ta bejne nje gje te tille vetem per kete te shtune, atehere ndeshjet humbiten nga keto skuadra me rezultatin 0?2 ne tavoline. Gjithashtu klubet qe nuk luajne humbasin edhe tri pike te tjera nga kjo humbje. Pertej kesaj, gjoba financiare eshte 5 milione leke te vjetra.

Perseritja – Ne rast se klubet e perserisin nje gje te tille, pra edhe ne javen ne vijim nuk paraqiten ne fush-n sipas kodit te drejtesise sportive zbresin nje kategori me poshte dhe gjobiten me 500 mije leke te reja serish.

Bojkoti – Ne rast se nje skuader vendos ta bojkotoje e mos ta mbaroje kampionatin, atehere kjo e fundit shkon automatikisht dy kategori me poshte.

Llogarite? Opionioni publik eshte i bindur se veshtire qe ndonje nga klubet te mos beje llogarite e duhura dhe te dergoje skuadren drejt ketij perfundimi. Mbi te gjitha ata qe vriten nga kjo forme kercenimi jane vete klubet dhe te ardhurat e vete presidenteve.
Partizani_One

Audit i brendshėm nė FSHF, urdhėr politik
25 Mars  

Njė nga tre pikat qė FIFA dhe UEFA i kanė vėnė si kusht shtetit shqiptar qė Shqipėria tė rifillojė tė aktivizohet nė strukturat ndėrkombėtare ėshtė mos bėrja e asnjė auditi tė brendshėm nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Shteti shqiptar, mė saktė zyra e auditit pretendon se ėshtė duke e bėrė njė audit tė tillė.

Qėndrimi – politik nė gjithė kėtė histori ka qenė i habitshėm. Pajtim Shehu, shefi i auditit, nė daljen e parė publike, ka deklaruar se po e bėn kėtė audit nė sajė tė njė ligji qė detyron shtetin tė kontrollojė shoqėritė. Por fillimisht ai harroi tė theksonte se ky ligj pėrcaktonte gjithė ato shoqėri qė kanė tė paktėn 51% kapital shtetėror. Ministri Pango nė njė dalje tė dytė tė tij, theksoi se MTKRS nuk ka kėrkuar asnjėherė audit dhe se kėtė audit e ka kėrkuar Ministria e Financave. Ndėrkohė nė daljen e fundit nė publik, Shehu theksoi se auditi po bėhet duke u bazuar nė fondet qė pėrfitues kanė kompani shqiptare, pavarėsisht se kėto para mund tė kenė ardhur nga UEFA dhe FIFA.

Kontrolli – Federata Shqiptare e futbollit, sipas urdhėrit qė ka marrė nga FIFA dhe UEFA nuk i ka vėnė nė dispozicion auditit asnjė dokument qė tė mund tė fillojė kontrolli. “Fakti qė shteti pretendon se po bėhet audit atėherė unė mendoj se po gjehet nė rrugė tė tjera dhe vijon tė jetė njė problem, pasi kjo konsiderohet njė mos bindje. Nuk na intereson se ku i gjen tė dhėnat ky audit thjesht duhet tė kuptohemi qė kjo manovėr po bėhet pikėrisht pa OK e FIFA?s”. Shefi i auditit ka deklaruar nė njė debat tv nė “ora neės” se janė pėrcaktuar deri tani shkelje tė shumta qė ēojnė deri nė evazion fiskal. Pėrgjithėsisht shefi i auditit iu referua shkeljeve qė federata, sipas tij, ka bėrė me kompani shqiptare. Nuk harroi edhe tė theksonte njė detaj: qė kėto para FSHF i ka marrė nga FIFA dhe UEFA. Kėto tė fundit, gjatė gjithė kėsaj kohe e kanė kontrolluar federatėn nėpėrmjet njė raporti auditimi qė FSHF nė Asamblenė e saj ka pėrcaktuar ta bėjė firma e licensuar nė Shqipėri, “Deloitte”. “Ne do vijojmė ta bėjmė auditin sipas ligjit dhe po ju siguroj se ai ka mbaruar dhe shumė shpejt do t’i bėhen tė dhėnat publike si FSHF?sė ashtu edhe FIFA?s”, tha Shehu duke harruar se pikėrisht kėto dy institucione nuk e kanė kėrkuar fare kontrollin e tij. “Po habia kėtu qėndron – thotė Duka – qė auditi ėshtė “prokurori”, edhe nė faktin qė del nė pėrfundime jo zyrtare qė ka shkelje ėshtė e pabesueshme. Ėshtė njėsoj sikundėr kryeprokurori tė theksojė nė shtet gjatė njė procesi do tė ketė njė dėnim”.

Paratė ? nė njė tjetėr dalje publike nė “Alsat”, tė shtunėn nė mbrėmje zėvendėsministri Spahia ka theksuar se shteti po kontrollon vetėm 240 milionė lekėt qė qeveria sipas grantit tė futbollit ia jep federatės qė kjo ta shpėrndajė klubeve. “Besoj se e kuptoni qė shifra ėshtė qesharake – thotė Duka – nėse ka ndonjė shkelje kjo ėshtė brenda komunitetit sportiv, qė do tė thotė se mund tė ketė rezerva nga ndonjė klub pse ka marrė mė shumė ose mė pak se njė klub. Por tė jeni tė sigurtė qė shifra e cila ndahet nė thesarin e shtetit e marrė nga klubet nė total nė pėrfundim ėshtė 240 milionė”.

Pjesa – tjetėr e parave qė qarkullon Federata Shqiptare e Futbollit janė produkt i punės sė saj dhe fondeve qė i jep FIFA dhe UEFA. Madje njė gjė e tillė ekziston prej vitesh. Mė parė shteti jepte edhe 30 mln tė vjetra nė muaj pėr rrogat e punonjėsve, fond qė prej kohėsh federata nuk ėshtė e interesuar ta marrė duke ia dhuruar vetė shtetit.

E drejta TV – Shefi i auditit Pajtim Shehu, pretendon qė FSHF ka manipuluar tė drejtėn TV, duke ia shitur njė kompanie tė huaj, qė ofronte njė ēmim mė tė lartė se sa njė kompani tjetėr. E drejta Tv, nė fakt, ėshtė njė e tillė e deleguar nga shteti pėr federatėn shqiptare tė futbollit dhe kjo e fundit mund tė zgjedhė nė tender sipas kritereve jo tė shteti shqiptar, duke qenė se tenderi zhvillohet me kompani tė huaja, federata mund tė pėrdorė ligje ndėrkombėtarė tė tenderimit tė njohura edhe nga federata homologe. Nė thelb shteti nga kjo e drejtė TV ka tė drejtė tė kėrkojė 10% tė shumės pėrfundimtare qė arrin federata me kompanitė e huaja me tė cilat ajo operon.
Partizani_One

Njė histori nė letėr trukimesh
26 Mars  

Qeveria shqiptare, e udhėhequr nga dy prej anėtarėve tė saj mė tė lartė, kryeministri Sali Berisha dhe ministri i TKRS?sė, Pango, udhėhoqi njė fushatė tė tėrė akuzash kundrejt pėrfaqėsueses shqiptare tė futbollit nė ditėt e fundit tė vitit tė shkuar, nė thelb tė sė cilės paraqitej njė pretendim i shtetit se presidenti Duka, sė bahsku me disa futbollistė tė pėrfaqėsueses shqiptare kanė manipuluar dy ndeshjet e fundit duke fiksuar rezultatin e tyre. “Ata turpėruan flamurin”, tha Berisha, ndėrkohė qė vetė Pngo i dėrgoi njė letėr UEFA?s qė tė fillonte hetimet, njė letėr qė Duka e konsideroi si aktin mė tė turpshėm qeveritar qė ka lidhje me futbollin nė Shqipėri.

Vijimi – Pas akuzave tė bėra sidomos nė TV publike anėtarėt e shtetit pėr asnjė moment nuk siguruan njė provė tė vetme qė tė kompromentojė pėrfaqėsuesen e futbollit. UEFA dhe FIFA pritėn pėr shumė kohė dhe mė pas e vunė kėtė pikė si njė kusht pėr rikthimin e Shqipėrisė nė FIFA, ē’ka do tė thotė praktikisht qė tanimė qeveria, jo mė nė mėnyrė tė ndrojtur, por direkt duhet tė dalė publikisht dhe tė mohojė kėto akuza.

Bastet – Shqipėria, si njė vend ndėr mė tė varfėrit nė Ballkan e Evropė ėshtė padyshim njė nga shtetet ku trukimi i ndeshjeve tė futbollit, jo vetėm qė mund tė bėhet lehtė por gjithashtu mund tė behet edhe pėr shuma shumė tė vogla financiare. Askush nė Shqipėri nuk e ka anashkaluar faktin se ekziston njė fenomen, pjellė e njė tė tillė ndėrkombėtar qė i lidh skuadrat tona tė futbollit me njė rrjet tė tillė “mafioz”. Por akuzat e qeverisė nė ēdo moment kanė qėnė tė pafaktuara dhe fundi i kėsaj historie nuk lė njė shije tė mirė te tė gjithė ata qė besonin pėkėrisht te akuza e kėsaj qeverie.

Shteti – shqiptar priti sa pėrfaqėsuesja rrėshkiti nė dy ndeshjet e fundit dhe akuzoi direkt pėrfaqėsuesen e futbollit pėr trukim, ndėrkohė qė nė tė shkuarėn, sidomos nė vitet e fundit, sidomos klubet shqiptare, janė akuzuar nė mėnyrė tė frenuar dhe diplomatike jo vetėm nga krerėt e vetė UEFA?s por edhe nga media pėrgjithėsisht botėrore. Ndeshjet, e Partizanit, Dinamos, Besės dhe Vllaznisė nė Kupat e Evropės janė pėrshkruar gjithnjė nga njė thashethmnajė pėr trukim rezultatesh, sa madje nė takimin e fundit Vllaznia?NK Zagreb, i deleguari i UEFA?s u ka tėrhequr vėmendjen skuadrave pėr kujdes, pasi kishte sinjalizime se pėr kėtė ndeshje janė luajtur shuma tė frikshme nė kompanitė e basteve aziatike. Asnjė nga kėto mini prova nuk u konsideruan tė mjaftueshme nga shteti shqiptar pėr tė ngritur zėrin. Pėrkundrazi, njė rrėshkitje e pėrfaqėsueses solli “tėrmetin”.

E vėrteta – tė gjesh tė vėrtetėn nė njė ndeshje futbolli ėshtė njė mision i pamundur. Teorikisht pėrderisa ėshtė njė lojė qė luhet nga njerėzit ka njė risk tė jashtėzakonshėm pėr tė qenė njė lojė jo e ndershme. Njerėz qė blihen dhe shiten mund tė gjesh kudo. Por pėrderisa nė duart e krerėve tė shtetit nuk ka absolutisht asnjė fakt nė lidhje me trukimin qė ata pretendojnė qė krerėt e futbollit i kanė bėrė dy ndeshjeve tė fundit, atėherė sipas tė gjitha gjasave njė pėrgjegjėsi morale dikush duhet patjetėr tė ndjejė.
Partizani_One

Shqipėria nuk luan, “tė luajė” Pango!
27 Mars   Kėshilltari juridik i FIFA?s, Zherom Shampanje, dje, nė njė intervistė ekskluzive tė dhėnė pėr Top?Channel, ka sqaruar edhe njė herė kėrkesat qė ka FIFA dhe UEFA kundrejt shtetit shqiptar. “E para qė duhet tė theksoj ėshtė qė Shqipėria sot duhet tė luante dy ndeshje ndėrkombėtare, dhe nuk i ka luajtur. Dhe nėse ministri juaj nuk lėviz, atėherė gjėrat do tė pėrkeqėsohen. Ne respektojmė shtetin shqiptar, por edhe ai duhet tė na respektojė ne”.

Pėr statutin: “Kemi marrė OK nga ky ministėr nė muajin qershor tė vitit tė kaluar qė do ta firmosė ashtu siē ėshtė; tani nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė mbajė fjalėn e dhėnė. Nuk duhet tė ketė probleme dhe diskutime nė kėtė pikė”.

Pėr auditimin: “Shteti kėrkon tė kontrollojė edhe tė drejtėn TV? Por ai nuk duhet tė marrė as 10%, sepse nė fund tė fundit ėshtė e drejtė e FIFA?s kjo e drejtė TV, pasi aktiviteti luhet nėn drejtimin tonė. Auditi nuk mund tė bėhet pėr fondet qė japim ne. Shteti tė kontrollojė ato fonde qė jep vetė”. Dhe dihet se shteti nuk i jep asnjė qindarkė FSHF?sė.

Trukimet: “Kemi kėrkuar prova pėr trukim ndeshjesh dhe deri tani asnjė provė nuk na ka ardhur”.

Kryeministri i vendit ka akuzuar rėndė Dukėn: “Nuk bėj komente nė lidhje me deklaratat e kreut tė qeverisė suaj; unė di qė shteti duhet tė nxitojė nėse dėshiron ta shohė Shqipėrinė tė luajė futboll. Ne po e monitorojmė situatėn; ne do ta ndjekim edhe mbledhjen e klubeve nesėr (sot). U kujtoj klubeve shqiptare qė janė nė mėnyrė indirekte dhe anėtarė tanėt, kėshtu qė nuk duhet tė nxitohen nė vendimet e tyre”.
KS_Besa

FIFA di vetem ato qe i thote Duka.

I ka bere shoke ai duke u dhene votat sa here u duhen atyre.
Partizani_One

Topi-Duka nė 60 minuta. Ja biseda nė Presidencė
1 Prill  

Hera e fundit qė tė dy bashkė kishin qėndruar nė karrige pranė njėri?tjetrit nė njė stadium ka qenė kur Shqipėria luante njė ndeshje tė jashtėzakonshme kundėr Holandės. Tė dy bashkė janė parė nė minutėn e fundit duke shfryrė. Van Nistėlroi na kishte dėnuar. Megjithatė Topi, presidenti i vendit kishte pėrjetuar njė 90 minutėsh fantastik. “Kjo ėshtė ajo qė tė dhuron futbolli”, kishte thėnė pas ndeshjes. i njėjti futboll qė tani nė letėr nuk ekziston mė. Presidenti Duka, pasi ka provuar tė gjitha shanset pėr tė bindur njė qeveri tė tėrė pėr ta shpėtuar topkėmbėn shqiptare nga pezullimi ndėrkombėtar, ka pėrfunduar nė fund te presidenti. Jo rastėsisht. “Ky duhet tė mė kuptojė ? ka menduar – nuk ėshtė vetėm tifoz, ka qenė presidenti i skuadrės kampione deri nė shtator”. Dhe i ka telefonuar. Takimi i djeshėm ka qenė i tėri “sportiv”. Njė fair?play i vėrtetė.

Duka ? Nė 60 minuta Duka ia ka thėnė tė gjitha. “Po ju them pse nuk duhet ta bėni atė ndryshim nė Statut. FIFA nuk e do, dhe mos ia kėrkoni FIFA?s sepse unė i pari do tė mė vijė keq nėse mė duhet t’i them jo presidentit tė vendit tim. Duhet firmosur ai Statut me atė Nen, ashtu si ėshtė dhe mė pas Pango le tė sjellė edhe 20 ndryshime tė tjera si ministėr qė ėshtė dhe unė do t’i parashtroj nė Asamblenė e radhės”. Topi i ėshtė pėrgjigjur qė do bėjė tė pamundurėn pėr tė zhbllokuar situatėn. “Unė e respektoj tragjedinė qė i ka ndodhur vendit tim dhe gjithė aganzhimin qeveritar pėr ēėshtjen e Gėrdecit, por ama duhet tė merreni pak edhe me futbollin”. Topi sėrish i ka dhėnė tė drejtė. “Mua nuk mė shqetėson vetėm ky statut, mua mė shqetėson mentaliteti. Duhet tė kuptojmė qė ministri e ka detyrim firmosjen, nuk ėshtė se po i bėn ndonjė nder futbollit”.

Topi – Presidenti ka mbetur i shtangur nga fakti qė neni pėr tė cilin bėhej fjalė nuk ishte “ndonjė serioze”. “Jam konsultuar me Pangon dhe mė ka thėnė qė ėshtė kundėr ligjeve shqiptare ta firmos. Duhet tė mė besoni qė sidomos pasi tė zgjidhim ēėshtjen e Natos unė do tė kėrkoj patjetėr njė zgjidhje ligjore pėr kėtė problem. Nga ana morale unė dua qė Shqipėria tė mos jetė e pezulluar, por do ndėrhyj edhe ligjėrisht nėse ėshtė nevoja”. Ndėrkohė Topi i ka kėrkuar Dukės korrespondencėn treshe ndėrmjet Federatės, FIFA?s dhe MTRS?sė.

E ardhmja – Sinjalet janė tė gjitha pozitive. Palėt janė ndarė me njė fanelė dhuratė me numrin 10 pėr presidentin dhe Duka ėshtė parė i gėzuar kur ka dalė nga Presidenca. Futbollin e shpėtojnė njerėzit e futbollit. Pėr fatin e mirė tė futbollit, presidenti i vendit ėshtė njė njeri i tillė.
Partizani_One

Platini bėn “presion”, madje vjen nė Tiranė
1 Prill   “Tė gjitha armėt pėr tė mundur ndėrhyrjet politike nė futbollin shqiptar”. Mishel Platini, presidenti i UEFA?s ka programuar njė vizitė nė kryeqytetin shqiptar nė ditėt e para tė muajit maj. Vizita do tė jetė bashkangjitur njė turi qė numri 1 i futbollit evropian do tė realizojė nė rajon. “Pritet qė Platini tė jetė pėr 24 orė nė kryeqytetin shqiptar. Ėshtė e sigurtė qė do tė jetė nė Maqedoni gjatė ditėve tė para tė muajit maj, dhe sipas tė gjitha gjasave ka premtuar edhe njė “kthesė” nė Shqipėrinė e problemeve. Mesazhi qė do tė japė Platini nė atė periudhė ėshtė sigurisht njė palė kundėr shtetit dhe nė favor tė futbollit”, thanė dje pėr gazetėn burime zyrtare pranė institucionit tė futbollit. Gjithėsesi ndoshta deri atėherė shteti do jetė tėrhequr dhe vizita e Platinisė, nėse do zhvillohet do jetė e tėra me nuanca sportive.
Partizani_One

Brigel donte Azerbajxhanin, por zgjedhin Berti Vogst
1 Prill   Ish?trajneri i Kombėtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel humbi betejėn pėr tė drejtuar pėrfaqėsuesen e Azerbajxhanit. Lajmi vjen pikėrisht nga kryeqyteti azer, Baku. Por, gjithsesi njė tjetėr gjerman do tė drejtojė vendin e Europės sė largėt. Berti Vogts ėshtė pėrzgjedhur midis njė liste tė madhe kandidatėsh, ku, pėrveē Brigelit, spikatin dhe emrat e gjermanit Horst Kėpel e francezit Filip Trusier. Dy tė fundit u pėrfolėn kohė mė parė edhe si kandidatė pėr tė pasuar Oto Bariēin nė stolin shqiptar. Brigel, i cili arriti dy fitore tė mėdha me Shqipėrinė, ato kundėr Rusisė (3?1, pėr eliminatoret Euro 2004) dhe kundėr Greqisė (2?1, pėr eliminatoret e Botėrorit 2006), drejtoi nė nivel kombėtaresh Bahrenin pėr njė pėriudhė tė shkurtėr. Puna e tij e fundit ishte ajo e trajnerit tė skuadrės turke Ankaragucu (i shkarkuar dhe prej andej). Ėshtė e natyrshme, qė ndeshjet mė emcionuese pėr Berti Vogts, do tė jenė ato kundėr Kombėtares sė vendit tė tij, Gjermansiė, sė cilėn Vogts e udhėhoqi nė vitin 1996 nė fitimin e Kampionatit Europian tė zhvilluar nė Angli. Sė fundi, Berti Vogts drejtoi Nigerinė, me tė cilėn arriti deri nė ēerekfinalet e Kupės sė Afrikės.
Partizani_One

Firma nė statut nuk vjen, auditi eshtė nė “kėrkim”
8 Prill   Nė pamje tė parė duket sikur gjithēka ėshtė qetėsuar. Shkak sigurisht ėshtė bėrė ajo dalje publike e ministrit nė Top Shoė, rreth 8 ditė mė parė. “Unė do e firmos dhe Shqipėria nuk do pėrjashtohet”, ka qenė premtimi i numrit 1 tė qeverisė pėr ēėshtjet futbollistike. Por qė atėherė jemi futur nė Nato, kemi pasur njė sėrė “punėsh” tė rėndėsishme, ndėrsa futbolli vijon tė jetė “off?side”.

Statuti – Burimet e palėve e jepnin tė sigurtė qė ministri Pango, do tė gjente formėn e duhur pėr ta firmosur statutin kėshtu si ėshtė (ndoshta me ndonjė rezervė, gjė qė e parashikon ligji) dhe mė pas do t’i hapej udhė heqjes sė pezullimit tė Shqipėrisė. Por qė nga deklarata e fundit, ministri nuk ka gjetur kohėn e duhur pėr tė diskutuar me veten ēėshtjet futbollistike. Fillimi i majit qė ėshtė edhe dead?line i fundit pėr Shqipėrinė ėshtė shumė afėr, dhe hamendėsirat tė tipit “kemi kohė” veē bėjnė dėm. Nė mėnyrė ironike qetėsinė e komunitetit e ka kthyer edhe Federata e cila mendon pėr grumbullimin e pėrfaqėuseses. Por faktet nuk kanė lidhje me njėra?tjetrėn. Ministri duhet ta firmosė atė Statut.

Auditi ? Shefi i auditit, Shehu kishte deklaruar me tone “fitimtari” se auditi ka mbaruar, se ka evazion fiskal dhe sė shpejti raporti do bėhet publik. Megjithėse FIFA dhe UEFA kanė deklaruar qė nuk e njohin auditin, shteti nguli kėmbė. Kanė kaluar shumė ditė prej premtimit se pėr 46 orė do tė dalė raporti mbi auditin dhe asnjė raport nuk ėshtė bėrė publik. Ndoshta sėrish e ka fajin NATO Nga njė pikėpamje shteti bėn shumė mirė qė nuk e bėn publik auditin. A ishte kjo njė kėrkesė e FIFA?s?!

Trukimet – pėr kėtė pikė ka pak pėr tė folur. Pango e pranoi vetė se nuk ka asnjė fakt nė lidhje me implikimin e zyrtarėve tė federatės dhe futbollistėve nė njė trukim tė mundshėm tė dy ndeshjeve tė fundit dhe duke bėrė kėtė nė njė farė mėnyre u distancua nga akuzat e veta personale. Sigurisht qė askush nuk pret qė ai tė thotė “mė falni”. Mjafton vetėm.
admin

Domethene nuk paska pike shprese per tu heq pezullimi.
Partizani_One

se keta tanet jane secili koke me vete Evil or Very Mad
Partizani_One

Duka: Besoj te Topi!
17 Prill   Sot, takim tresh nė presidencė; pritet zgjidhja e konfliktit dhe hapja rrugė e heqjes sė pezullimit



Pėr tė qenė tė qartė qė nė fillim: askush nuk duhet tė krijojė ndonjė iluzion, nė lidhje me vullnetin e kėsaj Qeverie pėr tė dhėnė suport maksimal pėr kėtė sport. Sepse, edhe nėse do tė ketė njė tėrheqje ? sipas tė gjitha gjasave, po ?, do tė jetė njė e tillė e imponuar. Nga dy faktorė shumė tė rėndėsishėm. Qėndresa e komunitetit tė futbollit pėr tė qenė sė bashku nė kėtė “luftė” principesh dhe ndėrhyrja, pėr t’u duartrokitur, e ish?presidentit tė Tiranės, tanimė presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi. Kjo pritet tė ndodhė sot nė njė takim tė kreut tė shtetit me presidentin e FSHF?sė, Duka, dhe Ministrin e TKRS?sė, Pango.

Qoftė edhe formalisht, futbolli duket se po i afrohet njė fitoreje. Ministri Pango, pas njė korrespondence me ndėrkombėtarėt e futbollit dhe me vetė FSHF?nė, ka pranuar se ndoshta statuti mund tė firmoset, neni i shumėpėrfolur mund tė mbetet “i ngrirė” deri nė Asamblenė e radhės dhe njė nga pikat detyruese tė FIFA?s tė plotėsohet. Nė mos pastė ndonjė lajthitje apo ndonjė manovėr tjetėr, gjėrat duken drejt pėrmirėsimit. Sepse pika e dytė, auditi, ėshtė harruar e nuk ka asnjė raport, ndėrsa pėrsa pėrket trukimeve, vetė Pango nė mėnyrė tė pėrsėritur ka deklaruar se nuk ka asnjė provė.

Edhe gjatė pasdites sė djeshme, Ministri bėri njė pėrpjekje tjetėr nė gjithė meidat pėr tė mos e konsideruar ende tė mbyllur konfliktin. Duhet mė parė tė bėhet takimi tresh e mė pas tė zyrtarizohet ndonjė lėvizje. Nga ana tjetėr, FIFA dhe UEFA japin garanci se, qoftė edhe me njė vendim qarkullues, Shqipėrisė mund t’i hiqet pezullimi. Tė bėsh “tė ligin” e tė mendosh se kleēka tė tjera do dalin nuk shkon. Megjithatė, dje pasdite, Komiteti Ekzekutiv i FSHF?sė ėshtė mbledhur dhe ka pėrcaktuar se si do tė “sillet” Duka sot nė Presidencė.

Ajo qė do tė ndodhė mė pas ėshtė pėr t’u shqetėsuar. Klubet, mė sė fundi, e kanė kuptuar qė duhet tė bėhen sportivisht mė agresivė nė kėrkesat e tyre, e ndoshta edhe shteti ka kuptuar qė futbolli nuk ndihmohet duke nxjerrė shpatėn. Ndonjė kacidhe mė shumė nuk do ishte keq. Por duke qėnė se te ky vullnet askush nuk beson hė pėr hė, mė mirė “ta lėrė tė qetė futbollin”. Edhe kėshtu e ka pėrmbushur njė pjesė tė misionit.

“Besoj te Topi”, ka thėnė nė vijimėsi Duka. I shkruar me tė madhe tė ēon te Presidenti i Republikės, i shkruar me tė vogėl tė ēon te futbolli. Eshtė rastėsi, por pėr fat Topi e do topin. Ndaj dhe Duka beson te tė dy...
K.F. LAĒI

Ishalla po kthehena shpejt aty ku e meriton futbolli se politika gjithmone na ka shfrytezu! Laughing
Partizani_One

Futbolli rifiton “pavarėsinė”
18 Prill   Shqipėria, pėr punė ditėsh do tė jetė sėrish njė anėtare me tė drejta tė plota e FIFA?s dhe UEFA?s, pasi shteti shqiptar ėshtė tėrhequr nga lufta qė prodhoi edhe pezullimin e pėrkohshėm. Nė presidencė dje gjatė paradites, Topi, Duka dhe Pango kanė pasur njė takim, i cili, nė pėrfundim solli shuarjen e konfliktit.

Ministri Pango pranoi tė firmosė tė plotė Statutin e FSHF?sė me gjithė ndryshimet e tij dhe sipas porosisė sė FIFA?s do ta dorėzojė kėtė Statut nė Gjykatė pėr t’u bėrė edhe regjistrimi. Nga ana tjetėr FSHF u zotua qė deri nė Asmablenė e radhės nuk do ta verė nė pėrdorim Nenin 53 tė cilin kontestonte ministri dhe mė pas njė grup pune mes palėve do tė studiojė qėnien apo jo tė kėtij Neni. Mosfirmosja e plotė e Statutit nga ana e ministrit ishte nė thelb njė nga arsyet kryesore tė pezullimit.

Audit dhe akuzat pėr trukim janė mbyllur tanimė dhe nuk ka pengesa pėr dy pikat e tjera qė kėrkonte FIFA dhe UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur nė koherencė organizmat ndėrkombėtare pėr zhvillimet e fundit dhe pritet qė sapo Statuti tė regjistrohet nė Gjykatė nga ana e MTKRS?sė, me njė vendim qarkullues organizmat ndėrkombėtare do t’ja heqin masėn e dėnimit shqipėrisė.

Pėr t’u vlerėsuar nė njė konflikt tė tillė ka qenė padyshim ndėrhyrja e presidentit tė vendit Topi. Duke qenė njė njeri i lidhur ngushtė me komunitetin e futbollit, presidenti pasi pa qė palėt, MTKRS dhe FIFA e UEFA nuk po arrinin dot marrėveshjen propozoi takime tė cilat mė pas sollėn rishfaqjen e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare.

Pėr t’u zyrtarizuar heqja e pezullimit duhet qė pėrveē firmės, qė Pango e ka bėrė zyrtarisht, dje, ta regjistrojė kėtė Statut nė Gjykatė.

Duka: Topi ishte deēiziv

Presidenti i FSHF?sė, Duka nė daljen e tij pas takimit nė Presidencė ka rithekusar edhe njėherė faktin qė presidenti i Republikės ka qenė njė faktor shumė i rėndėsishėm nė zgjidhjen e situatės. “Pavarėsisht tensioneve e rėndėsishme nė fund tė kėsaj historie ėshtė qė futbolli shqiptar tė vijojė nė skenėn ndėrkombėtare”.

Pango: Unė e arrita objektivin

Ministri Pango ka deklaruar se ngrirja dhe mos aktivizimi i Nenit 53 ka qenė objektivi i tij primar nė lindjen e konfliktit. “Mė vjen mirė qė ky Nen nuk do tė realizohet dhe qė do tė diskutohet sėrish nga komuniteti i futbollit. Nė 20 shkurt unė kėtė doja, e firmosa Statutin nen pėr nen, por jo me nenin 53. Asnjėherė nuk kam dashur ta dėmtoj futbollin dhe vlerėsoj gjithashtu edhe argmentat e presidentit tė Republikės, Topi”.

Padia e mėparshme bie direkt

Regjistrimi nė Gjyaktė nuk do tė krijojė probleme, megjithėse ekziston njė padi qė nė kohėn e Leskajt lidhur me Statutin. Akordi me FIFA?n ka qenė qė pas firmosjes Pango duhet ta regjistrojė nė Gjykatė Statutin, gjė qė do tė thotė se institucioni qė ai drejton do tė tėrheqė padinė e mėparshme pėr t’i hapur rrugė regjistrimit tė ri.

Asnjė raport zyrtar nga auditi

Shteti shqiptar ka pretenduar se ka bėrė njė audit nė federatėn shqiptare tė futbollit ku sipas auditit tė brendshėm rezultonte qė ka evazion fiskal. Njė nga kėrkesat e FIFA dhe kushtet pėr heqjen e pezullimit ka qenė mos bėrja e kėtij auditi. Fakti qė nuk ka dalė asnjė raport zyrtar nė lidhje me kėtė kontroll tregon se shteti nė njė farė mėnyre e ka zbatuar kėtė pikė tė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt.

Akuzat pėr turkime, nuk ka prova

Minsitri Pango personalisht e ka mbyllur edhe kėrkesėn e tretė tė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt pėr tėrheqjen nga akuzat pėr trukim duke deklaruar nė njė dalje publike. Se: “Kisha tė drejtė morale dhe shtetėrore tė dyshoja te pėrfaqėsuesja pas asaj qė thuhej por nuk gjeta asnjė provė. Mua ky mė duket kapitull i mbyllur”. Tani qė tė tre kėrkesat janė drejt realizmit nga ana e shtetit, Shqipėria shpejt do tė kthehet nė FIFA e UEFA.



Autogoli i Ministrit

Nėse ka pasur gjithnjė njė ndryshim tė madh mes politikės dhe sportit ka qenė morali. i pėrkthyer ndryshe nė mbajtjen e fjalės dhe nė realizimin deri nė fund tė njė premtimi tė dhėnė. Politika, mbi tė gjitha ajo shqiptare mund tė jetė mėsuar qė shumė rallė ta realizojė atė qė deklaron e mė pas pa provuar ndonjė ndjenjė faji tė harrojė sikur mos ta ketė pėrmendur kurrė. Ndryshe ėshtė puna me sportin. Mund tė ketė qenė kjo njė arsye e rėndėsishme qė tėrheqja e ministrit Pango nuk ka lėnė njė shije tė mirė nė ambjentin futbollisitk e jo vetėm kaq. Sepse ministri nė harkun e disa muajve ka bėrė deklarata tė ndryshme nga njėra tjetra, akuza deri nė kufijtė e gėnjeshtrės.

Dalja e parė nė publik e ministrit Pango nė lidhje me futbollin ka qenė e menjėhershme pas asaj tė kreut tė qeverisė Berisha nė fundin e vitit tė shkuar. Me tone aspak miqėsore dhe me njė mllef e prepotencė tė deklarueshme ministri akuzoi rėndė klikėn bandit e futbollstike pėr shitjen e dy ndeshjeve tė fundit tė kombėtares. Dhe kėtė e bazonte nė fakte shumė tė forta, nė dėshmi rrėnqethėse, tė cilat po sistemoheshin nga njė grup pune dhe mė pas do servireshin publikut, prokurorisė dhe UEFA?s e FIFA?s. Sot muaj mė vonė, ministri, pa ndjerė asnjė pėrgjegjėsi drejt komunitetit qė u drejtua dhe akuzoi, tha qė nuk ka mė asnjė provė. Ndoshta ka folur si njė ultras qė kishte humbur njė skedinė.

I njėjti ministėr nė atė fund viti ka shfryrė pėr evazion fiskal, pėr financa e rryshfete qė kishin mbizotėruar nė shtėpinė e futbollit. Ka folur pėr miliona euro qė do kontrolloheshin sepse askush nuk dinte ku kanė shkuar. Sot i njėjti ministėr deklaron se auditi nuk i intereson fare. Merren tė tjerė dikasterė me kėtė punė.

E treta, i njėti ministėr, pati nė skrivaninė e tij qė nė qershorin e shkuar njė kopje tė Statutit. Nuk e firmosi deri nė tetor, muaj ky ndryshimi i ligjit pėr sportin i dha obligimin shtetėror pėr ta firmosur. Gjeti njėnen, e konsideroi tė paligjshėm, dhe e la pezull publikimin e kėsaj parregullsie deri nė 20 shkurt, njė ditė pėrpara afatit pėrfundimtar tė ndėrkombėtarėve. Sot ministri me ndihmėn e presidentit tė Republikės dhe FIFA?s e UEFA?s gjeti njė zgjidhje pėr kėtė nen. Nuk do tė ishte mė e moralshme ta gjente kėtė zgjidhje qė nė qershorin e vitit tė shkuar.

Minsitri dėshtoi nė luftėn e tij (mund tė mos jetė vetėm e tij, por ishte ai qė bėri luftėtarin) pėr t’iu hequr autonominė komunitetit tė futbollit. Me kokėfortėsi dhe pa asnjė sens ju fut njė beteje me ndėrkombėtarėt, FIFA dhe UEFA, dhe i zhgėnjeu tė gjithė ata qė shpresonin se nė fund do tė gjente ndonjė aferė qė vėrtetonte shitjen e njė ndeshjeje futbolli. Mė pas gradualisht duke fituar terren ėshtė zbutur. Dhe ka kėrkuar t’u mbushė mendjen tė gjithėve se rikthimi nė FIFA ėshtė sėrish njė vepėr e zemėrgjerėsisė sė tij. Nuk funksionon kėshtu. Askush nuk ėshtė naiv sa ta “besojė”. Ministri i shkuar, Leskaj, nuk pati asnjė tė drejtė nė luftėn qė bėnte me tė njėjtin futboll, por nė fund u largua duke thėnė qė “do tė tė fus nė burg”. E mbrotji tezėn e tij deri nė momentet e fundit tė qeverisjes sė asaj ministrie. Ndoshta kishte pak nga morali i sportit, qė ėshtė burrėria.
admin

Shyqyr u pranuam e te luajm ndonje mqisore. Tani ajo me Polonine besoj s eduhet te luhet. Shqyyr se s'do na iki dhe trajneri.
Partizani_One

se kuptoj c'arsye kishte te ndodhte ter kjo Shocked
Partizani_One

Kombėtarja luan “kartėn” Turqi
Skuadra pėrfaqėsuese shqiptare nuk i ka humbur ende shanset pėr tė luajtur tė paktėn njė miqėsore me njė skuadėr “tė vėrtetė” nė grumbullimin e majit qė do tė zhvillohet nė afėrsi tė Shtutgartit nė Gjermani. Trajneri Ari Han ka kėrkuar domosdoshmėrisht njė ndeshje tė tillė dhe drejtuesit e federatės shqiptare i janė rikthyer pistės polake. “Po presim qė tė konfirmohet njė mundėsi tjetėr pėr ndeshjen me Poloninė. Fakti qė kemi marrė garanci nga FIFA qė me regjistrimin e Statutit nė Gjykatė t’i rikthehemi futbollit ndėrkombėtar lė sinjale pozitive pėr kėtė ndeshje. Kemi pasur njė komunikim tė fuandit me drejtuesit e federatės polake dhe ndoshta, ndoshta ata do tė na presin edhe disa ditė”. Ndeshja ishte planifikuar pėr t’u luajtur mė 27 maj nė Reutlinger dhe polakėt kėrkonin garanci brenda 20 prillit pėr zhvillimin e miqėsores. Shqipėria ėshtė ende e pezulluar nga FIFA dhe UEFA, megjithatė pėr punė ditėsh ky vendim do tė anulohet.

Turqia – Federata shqiptare njėkohėsisht ka hyrė nė tratativa me homolgoen e saj turke pėr zhvillimin e njė ndeshjeje miqėsore, mundėsisht nė ditėn e fundit tė majit. “Turqit janė duke u pėrgatitur pėr nė kampionatin evropian gjatė asaj periudhe dhe ka mundėsi qė tė zhvillojmė njė ndeshje miqėsore. Kishimarritur njė akord me federatėn e kėtij vendi pėr zhvillimin e njė takimi tė tillė nė gusht megjithatė fakti qė nuk kemi luajtur asnjė ndeshje deri tani na detyron tė zhvillojmė sa mė shumė pėrgatitje tė kėsaj natyre. Nėse Turqia bie dakord qė ndeshja tė luhet nė maj do tė mundohemi tė gjejmė njė tjetėr kundėrshtar pėr gushtin. Por kjo ka vetėm anė pozitive”, tha zyra pėr shtyp e FSHF?sė.

Han – Trajneri i pėrfaqėsueses ka mbetur shumė i zhgėnjyer nga situata nė Shqipėri megjithatė hė pėr hė nuk bėhet fjalė pėr ndonjė largim. “Normalisht ekziston njė kontratė mes palėve dhe nėse trajneri dėshiron ta prishė duhet tė paguajė dėmshpėrblimin pėr prishje tė njėanshme tė kontratės. Megjithatė pėr momentin nuk ėshtė shfaqur njė vullnet i tillė”, thanė burime zyrtare nė FSHF. Gjithsesi Han mund tė konsiderohet si njė ndėr trajnerėt mė tė pafat tė Evropės nė kėto momente. Pasi ka nėnshkruar kontratėn mė datė 1 janar, trajneri kuqezi ende nuk ka shijuar provėn e njė sfide tė vėrtetė ndėrkombėtare. Njė grumbullim disaditor nė Turqi, i zhvilluar nė muajin janar me lojtarėt mė tė mirė tė kampionatit dhe disa ndeshje tė ndjekura nga ana e legjionarėve nuk paraqesin njė tablo reale tė gjendjes sė pėrfaqėsueses shqiptare.
Partizani_One

Zgjohemi nė FIFA
25 Prill  

Statuti i Federatės Shqiptare tė Futbollit ėshtė regjistruar dje nė Gjykatėn e Tiranės dhe njė veprim i tillė i lė tė gjitha shanet komunitetit tė futbollit pėr tė shpresuar qė sot nė njė mbledhje tė grupit tė emergjencės nė selinė e FIFA?s, ndėrkombėtarėt tė zyrtarizojnė heqjen e pezullimit pėr kuqezinjtė.

“Pas njė sėrė ditėsh pėrpjekje dhe negociata mė sė fundi palėt kanė arritur kompromisin dhe me ndėrhyrjen e tė gjitha instancave ėshtė bėrė edhe regjistrimi i Statutit tė ri nė Gjykatė. Tani presim njė mbledhje tė shpejtė tė grupit tė emergjencės tė FIFA?s e cila do tė mbahet sot dhe pritet qė t’i rikthehemi futbollit ndėrkombėtar. Shefi i zyrės juridike, Shampanj, ka pėrgatitur njė relacion nė lidhje me rastin Shqipėri dhe besojmė tė gjithė se do tė jetė e mjaftueshme pėr tė na rikthyer”, tha zyra pėr shtyp e FSHF?sė.

Shqipėria kishte mė shumė se njė muaj qė ishte pezulluar nga instancat ndėrkomb`tare pėr ndėrhyrje tė forta tė politikės nė punėt e brendėshme tė futbollit. FIFA dhe UEFA, pasi monitoruan me muaj tė tėrė rastin vendosėn nė unison qė tė pezullojnė Shqipėrinė deri sa shteti tė ndėrgjegjėsohej dhe tė hiqte dorė nga pretendimet absurde.

Shqipėria humbi nga ana futbollistike gjatė kėsaj periudhe, pasi dy ndeshjet miqėsore kundėr Arabisė dhe Moldavisė u anuluan duke mos i dhėnė ende shans trajnerit tė ri tė pėrfaqėsueses, Ari Han qė tė zhvillojė njė takim tė vėrtetė. Shteti hoqi dorė nga auditi i pėrgjithshėm dhe nga mania pėr tė zbuluar trukime nė ndeshjet e pėrfaqėsueses, por njė betejė e vėrtetė edhe me karakter juridik u zhvillua pėr firmosjen e statutit. Minsitri Pango nuk ishte dakord me njė nen nė ndryshimet e statutit nė FSHF dhe e la ēėshtjen pezull deri nė minutat e fundit. Ndėrhyrja e presidentit tė vendit, Bamir Topi, i cili njihet dhe pėr kontributin nė komunitetin futbollistik, arriti tė zgjidhte ēdo gjė mes palėve.

Komuniteti i topkėmbės nė Shqipėri pretendon qė tani e tutje pala e shtetit ta ketė kuptuar qė ēdo ndėrhyrje me nuanca politike nė punėt e futbollit mund tė shkaktojė shumė probleme, jo vetėm pėr futbollin shqiptar por edhe pėr imazhin kuqezi. Shqipėria ndėrkohė do fillojė pėrgatitjet pėr eliminatoret e Botėrorit tė ardhshėm, eliminatore qė nisin nė 4 shtator me ndeshjen Shqipėri?Suedi.

       Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kombetarja Shqiptare
Page 1 of 1
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum