|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Mon Mar 10, 2008 9:30 pm Post subject: |
|
|
Dėshton zotimi i ri: Dy elbasanas, tė lirė
10 Mars Shkumbini humbi pėrsėri nė Ruzhdi Bizhuta, kėtė herė pėr kampionat, nė njė ndeshje tė interpretuar keq pėrballė verdhebluve elbasanas nga skuadra peqinase. Situata po ndėrlikohet dhe tani duket se bardhekaltėrit duhet tė kėnaqen me arritjen e objektivit minimal, qė ėshtė evitimi i ndeshjeve tė plejautit. Pas humbjes me Dinamon dhe eliminimit nga kupa, drejtuesit e skuadrės peqinase u betuan se do tė bėnin kthesėn nė ndeshjen e radhės me Elbasanin. Madje, me hesapet tyre e nxirrnin Shkumbinin mes gjashtė skuadrave tė para. E gjithė kjo duket se po kthehet nė njė utopi, kur humbja me Elbasanin bėri qė tė dėshtojė dhe ky zotim i ri. Gjatė gjithė ditėve, qė i paraprinė ndeshjes me Elbasanin, nė kampin peqinas vėrehej njė gjendje e tensionuar psikollogjike. Me tė drejtė, opinioni sportiv peqinas shqetėsohet pėr nivelin jo nė shkallėn e duhur tė mobilizimit tė skuadrės sė tyre, ndėrsa disa futbollistė nuk luajnė as si amatorė. Ashtu si nė ndeshjen e kupės, edhe tė shtunėn peqinasit kanė mbetur tė pakėnaqur nga atmosfera jonormale nė tribunat e stadiumit, kur sharjet nė kor nė adresė tė futbollistėve e tė tifozerisė sė Shkumbinit nuk kanė pushur. Edhe kėtė herė ndaj tifozėve peqinas ėshtė mbajtur qėndrim i diferencuar, kur u ėshtė kėrkuar tė presin bileta, ndėrsa ishte thėnė nga drejtuesit e klubit elbasanas se hyjra qe falas. Jo vetėm kaq, por ata i vendosėn nė tribunėn pas portės, nė pjesėn jugore tė stadiumit. Duke lėnė pas ato qė kanė ndodhur, peqinasit e kanė drejtuar vėmendjen te ndeshja me Tiranėn, qė do tė luhet nė fushėn e tyre. Kjo ndeshje, ? thotė sulmuesi Nora, ? do tė vendosė shumė pėrsa i pėrket ecurisė gjatė fazės sė tretė. Do tė jetė njė pėrballje e fortė, ku synimi ynė ėshtė qė tė arrihet njė rezultat pozitiv, pėr tė ruajtur pozitat qė kemi nė klasifikim. Shpresojmė tė bėjmė njė paraqitje dinjitoze e tė arrijmė suksesin ndaj kampionėve nė fuqi, pėrfundon Nora. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
LuAnIBarDhEKalTer I/E Porsaardhur


Joined: 30 Jan 2008 Posts: 34
Status:
Location: NE SHKUMBIN
|
Posted: Fri Mar 14, 2008 12:20 pm Post subject: |
|
|
ATIT STOJKUT JA BON MIRE ,POR EDHE KTE ROPSHIN TJETER DALIPIN DUHET TA KISHIN HEQ....
ISHALLAH PO IKEN KY PRESIDENTI KARIT EDHE TE NA VIJ NAJ PEQINES NE KRYE TE EKIPIT... _________________
 |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Mar 26, 2008 2:59 pm Post subject: |
|
|
Dervishin nuk e mbush njė gol
26 Mars Nė fitoren e sė dielės sė kaluar qė peqinasit arritėn nė fushėn e tyre ndaj Tiranės pa dyshim ka meritė tė veēantė dhe sulmuesi Dervishi. Falė lojės sė tij dhe Dalipit, veprimet sulmuese tė Shkumbinit patėn befasinė dhe agresivitetin e duhur. Sulmuesi bardhekaltėrt shprehet i kėnaqur qė ka bėrė detyrėn e tij: Rezultati i arritur nuk ėshtė i papritur. Kishim kohė qė po pėrgatiteshim pėr kėtė fitore. Vėrtet ndeshja ishte me pėrgjegjėsi tė madhe, por ne ditėm tė kurorėzonim me sukses.
Dervishi ka bėrė qė mbrojtėsit e Tiranės tė viheshin shpesh herė nė vėshtirėsi, madje nė disa raste ndėrhynin nė mėnyrė tė parregullt ndaj tij. Gjithsesi, pėr tė, e gjithė skuadra peqinase ka luajtur mirė dhe i ėshtė kundėrvėnė denjėsisht kundėshtarit. Paraqitjes sonė nė atė nivel qė kėrkonte ndeshja, iu shtua dhe ambicia e dėshira e madhe pėr tė siguruar tre pikėt, pėr vetė momentin qė po kalonim. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ishte fakti se tė gjithė futbollistėt e skuadrės sonė hynė nė fushė me besimin se do ta fitonim kėtė ndeshje.
Nė pjesėn e dytė, Tirana ka ushtruar shumė presion dhe ka besuar shumė se mund tė arrinte te barazimi. Eshtė e vėrtetė ? pranon Dervishi ? qė nė pjesėn e dytė Tirana u rrit. Merita jonė ėshtė qė nuk u ēorientuam dhe nuk u pėrfshimė nga paniku, por administruam ndeshjen me shumė qetėsi duke e ēuar atė drejt fitores. Sulmuesi ka mbetur i pakėnaqur nga fakti se Shkumbini shėnoi vetėm njė gol: Shpėrdoruam shumė raste. Kjo sėmundje po na shoqėron, duke mos na lejuar tė marim atė qė meritojmė. Kėmbėngul nė atė qė, nėse do tė kishim shėnuar mė shumė gola nė rastet qė na u paraqitėn nė pjesėn e parė, loja jonė nė tė dytėn do tė kishte marrė njė tjetėr rrjedhė, ka shtuar Dervishi.
Edhe pse njė fitore me vlerė, sulmuesi vėren: Nuk jemi nė formėn tonė mė tė mirė, ndaj duhet tė punojmė mė shumė. Ne do tė vazhdojmė tė kryejmė mirė detyrat tona nė stėrvitje dhe nė ndeshje pėr tė marrė sa mė shumė pikė nė takimet qė kanė mbetur. Dhe kėtė do ta bėjmė nė funksion tė realizimit tė objetivit qė kemi pėr tė konsoliduar pozitat nė tabelėn e renditjes. Me njė synim tė tillė skuadra peqinase ka filluar pėrgatitjet pėr ndeshjen e fundjavės me Besėn: Mendoj se ndeshja do tė jetė interesante. Besa ka individualitete nė gjirin e saj. Pėr tė fituar, duhet ti kundėrvemė lojėn tonė nė bllok dhe tė harmonizuar, mbyll Dervishi. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Mar 27, 2008 6:30 pm Post subject: |
|
|
Isaj, besimi pėr tė dalė me pikė
27 Mars Fitorja e Shkumbinit ndaj Tiranės ka krijuar njė klimė optimiste nė kampin peqinas. Sekretari i klubit, Astrit Isaj, ėshtė shprehur se nė skuadėr ėshtė rritur besimi pėr tė pretenduar ngjitjen mė lart nė renditje. Fitorja e arritur ndaj Tiranės ka ndikuar shumė nė pėrmirėsimin e gjendjes sė skuadrės, e cila mė nė fund u zhbllokua nga ngėrēi psikollogjik, qė e kishte pushtuar. Tani kemi tė drejtė tė pretendojmė pėr tu ngjitur mbi mesin e tabelės ka thėnė Isaj. Nė fundjavė, skuadra peqinase do tė ndeshet nė Kavajė me Besėn, nė kushtet kur, pas humbjes nė Vlorė, ajo ėshtė e tur pėr pikė. Megjithatė, Isaj kujdeset tė mos e fryjė kundėrshtarin. Do tė jetė njė ndeshje e vėshtirė, por jo e papėrballueshme. Skuadra do tė luajė pėr njė rezultat pozitiv dhe unė mendoj se ajo i ka realisht mundėsitė pėr tė mos dalė pa pikė nga stadiumi i Kavajės ka theksuar Isaj, duke treguar se peqinasit dėshirojnė tė bėjnė njė tjetėr paraqitje dinjitoze, edhe pse kėtė herė nė transfertė. Nuk duhet tė gabojmė, nėse duam tu afrohemi skuadrave nė katet e larta tė renditjes. Besoj se do tė jetė njė ndeshje e fortė, pasi tė dyja skuadrat do tė jenė tė motivuara pėr tė realizuar objektivat e tyre nėnvizon Isaj. Sipas tij, Shkumbini i ka tė gjitha mundėsitė tė ballafaqohet si i barabartė me Besėn, ndėrsa nuk do ti mungojė as mbėshtetja e tifozerisė peqinase, qė do tė jetė e shumtė nė stadiumin e Kavajės. Nė njė ndeshje mund tė ndodhė gjithēka dhe Shkumbini disa raste ėshtė larguar nga Kavaja duke marrė pikė. Pėrse tė mos ndodhė kėshtu dhe kėtė herė thekson Isaj, i cili nuk shikon qė Besa tė ketė shumė avantazhe, edhe pse do tė luajė nė fushėn e saj. Askush nuk e kishte menduar se Shkumbini do tė fitonte ndaj Tiranės. Nėse edhe ndaj skuadrės kavajase do tė luhet po me atė mobilizim dhe shpirt kolektiviteti, atėherė nuk do tė dalim pa pikė edhe ndaj Besės ka pėrfunduar Isaj. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 04, 2008 8:25 pm Post subject: |
|
|
Xhyra, thirrje tifozėve pėr mbėshtetje
4 Prill Peqinasit do tė presin tė shtunėn nė fushėn e tyre Vllazninė, qė i ka bėrė njė nisje mjaft tė mirė fazės sė tretė, me tri fitore radhazi. Ndėrsa skuadra shkodrane synon vazhdimėsinė, Shkumbini ka si objektiv tė marrė pikėt e plota dhe tė rehabilitohet pas humbjes ndaj Besės, nė Kavajė. Mbrojtėsi i Shkumbinit, Klement Xhyra, shpreson mjaft qė gjėrat nė kėtė ndeshje tė shkojnė mė mbarė pėr skuadrėn e tij. Kapitulli i Besės ėshtė mbyllur ndėrsa tani po mendojmė ndeshjen me Vllazninė. Do ta pėrballojmė skuadrėn kuqeblu, pasi na duhen ende pikė pėr tė vazhduar me qetėsi deri nė fund tė kampionatit tha Xhyra. Sipas mbrojtėsit peqinas, skuadra e ka kapėrcyer goditjen psikollogjike tė pėsuar nė transfertėn me kavajasit. Gjithsesi, nė kampin peqinas pėrballja me Vllazninė vlerėsohet si e vėshtirė, edhe pse janė nė shtėpinė e tyre. Pas humbjes me Besėn, njė rezultat pozitiv ndaj Vllaznisė do tė na fuste nė rrugėn e kthesės. Nė asnjė mėnyrė nuk na lejohen hapa fals, aq mė tepėr pėrballė publikut tonė, i cili ka mbetur i zhgėnjyer nga loja e dobėt dhe humbja nė Kavajė, ku nuk shfaqėm vlerat tona ka pranuar mbrojtėsi peqinas. Xhyra gjen rastin tu bėjė thirrje tifozėve peqinas qė tė mbėshtesin skuadrėn e tyre, e cila nė kėto momente ka shumė nevojė pėr ta, teksa thekson: Ne vijmė pas njė humbjeje shokuese dhe tė shtunėn kemi njė kundėrshtar mjaft tė fortė. Ndoshta kjo ėshtė njė arsye mė shumė, qė tifozeria tė jetė nė stadium e tė na mbėshtesė pėr tė arritur fitoren ndaj Vllaznisė. Edhe pse Shkumbini ka 34 pikė dhe ėshtė disi larg skuadrave qė do tė kėrkojnė mbijetesėn, llogaritė tashmė bėhen ndryshe. Skuadra peqinase do tė kėrkojė tė ruajė kėtė distancė deri nė fund tė kampionatit dhe, duke pėrfituar nga ndonjė hap i gabuar i kundėrshtarėve qė janė mė lart nė renditje, do tė kėrkojė tė ngjisė qoftė dhe njė shkallė. Shkodranėt do tė kėrkojnė tri pikė pėr tė arritur synimet e tyre, por ne bėjmė llogaritė tona. Jemi tė motivuar qė tė marrim pikėt e plota nė kėtė ndeshje, pėr mė tepėr kur kujtojmė qė nė fazėn e dytė ndaj kuqebluve kemi arritur njė fitore tė thellė me katėr gola ėshtė shprehur Xhyra, i cili nė mbyllje ka pėrsėritur se nuk do tė hedhin hap tė gabuar para sportdashėsve peqinas. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 05, 2008 2:03 pm Post subject: |
|
|
Magani: Tė besojmė tė gjithė te suksesi
5 Prill Bardhekaltėrit e Shkumbinit kanė sot njė provė tė vėshtirė e shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e pozicionimit nė tabelėn e klasifikimit. Pėrballė tyre do tė jetė Vllaznia, ndaj sė cilės do tė kėrkohet njė rezultat pozitiv pėr tė mos e rėnduar mė shumė situatėn nė vazhdimėsi, pa folur pėr pretendimet qė tė ngjiten njė shkallė mė lart. Njė gjė tė tillė e ka theksuar dhe tekniku Magani, i cili ėshtė shprehur se ndeshja me Vllazninė duhet tė fitohet patjetėr. Ky ėshtė dhe opinioni i tifozėve peqinas, tė cilėt mezi presin suksesin e skuadrės sė zemrės, pėr mė tepėr qė ajo do tė luajė para tyre pas humbjes zhgėnjyese nė transfertėn me Besėn. Kjo ndeshje, ? ka vijuar Magani, ? pėr ne ka rėndėsi tė veēantė sepse, nėse fitojmė, do tė jemi mė tė qetė deri nė fund tė kampionatit, tė siguruar nga ēdo e papritur qė mund tė na ulte nė katin e poshtėm, ku katėr skuadra luftojnė pėr mbijetesė. Prandaj do tė kėrkoj nga lojtarėt qė tė jenė tejet tė mobilizuar. Gjithsesi, ecuria e Vllaznisė nė tre ndeshjet e fundit, kur i ka fituar radhazi ato, i karikon futbollistėt. Unė dua prej tyre tė bėjnė mė tė mirėn pėr skuadrėn, duke luajtur me grintė e dėshirė. Nėse kėtyre do tu shtojnėedhe disiplinėn nė zbatimin e detyrave qė do u ngarkoj, atėherė do tė arrijmė tė fitojmė. Mė tej, Magani nėnvizon se gjatė javės ka kėmbėngulur nė veprimet kolektive tė skuadrės, ndėrsa secili nga lojtarėt tė japė maksimumin e tij. Sipas trajnerit peqinas, njė rezultat pozitiv, ndaj njė kundėrshtari si Vllaznia, rrit besimin nė forcat reale tė skuadrės dhe pėrmirėson imazhin nė vazhdim tė kampionatit. Jam me atė, qė tė gjitha momentet e ndeshjes duhen vlerėsuar nė maksimum, nėse kėrkojmė rezultate pozitive. Nė kėto kushte, pėrballja me Vllazninė duhet tė jetė njė start i ri pėr ne, ndėrsa humbja me Besėn, pėrveē statistikės, tashmė ėshtė lėnė prapa si njė kujtim i hidhur, qė nuk duhet tė pėrsėritet ka nėnvizuar Magani. Duke vazhduar mė tej, tekniku ka thėnė se do tu kėrkonte futbollistėve qė tė pėrqėndroheshin maksimalisht nė ndeshjen e sotme, ku nuk duhet tė kėnaqen me pak, por tė kėrkojnė tė marrin pikėt e plota, ēka do ti stakonte pėrfundimisht nga ankthi i rėnies njė kategori mė poshtė. Pėrmes njė loje tė mirė, trepikėshi do tė krijonte klimėn e pėrshtatshme pėr dy ndeshjet e ardhshme, kur pėrballė do tė kemi skuadrat kryesuese, Partizanin e Dinamon thotė Magani. Duke pėrfunduar, trajneri i Shkumbinit ka thėnė se mė parė duhet tė kalojmė me sukses pėrballjen me Vllazninė, pastaj do tė kemi kohė tė flasim pėr ndeshjet e tjera, qoftė dhe pėr ato me skuadrat e kreut. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 8:56 am Post subject: |
|
|
Magani: Tė vazhdojmė serinė pozitive
8 Prill Me trepikėshin e fituar ndaj Vllaznisė, Shkumbini tregoi se nuk ka hequr dorė nga ambiciet, pėr tu ngjitur mė lart nė tabelėn e renditjes. Trajneri i skuadrės peqinase, Gugash Magani, tregon se ka qenė njė ndeshje e vėshtirė, nisur edhe nga fakti se Vllaznia vinte pas tri fitoreve radhazi nė fazėn e tretė. E kishim vlerėsuar nė maksimum kėtė pėrballje, ? pohon Magani, ? sepse pikėt e plota na duheshin, jo vetėm pėr tu konsoliduar nė mesin e artė, por edhe pėr tė ngritur moralin pėr ndeshjet e ardhshme, me synimin qė tė ngjisim edhe ndonjė shkallė mė lart nė renditje. Pasi analizon momentet kryesore tė ndeshjes, trajneri peqinas nėnvizon faktin se Shkumbini e meritoi fitoren, sepse luajti mė mirė se kundėrshtari. Sipas Maganit, nė kėtė ndeshje skuadra e tij tregoi se kishte mundėsi reale, jo vetėm pėr tė zhvilluar lojėra me nivel, por edhe pėr tė arritur rezultate pozitive. Pėr teknikun, ajo ēka skuadra e tij tregoi tė shtunėn e kaluar nė fushė, i shton besimin pėr njė paraqitje tė mirė dhe nė ndeshjen e radhės, qė Shkumbini do ta luajė nė fundjavė nė Tiranė, me Partizanin. Gjithmonė pėrballjet midis kėtyre dy skuadrave kanė qenė interesante, pavarėsisht nga fusha ku janė luajtur. Por kjo kėsaj radhe do tė jetė pak mė ndryshe, sepse tė dy ekipet kanė objektiva ambiciozė: Partizani pėr titullin kampion ndėrsa Shkumbini pėr tu futur nė grupin e gjashtė skuadrave tė para. Ndaj, shpresoj qė tė shtunėn tifozeritė e tė dy skuadrave do tė ketė rastin tė shohin njė ndeshje tė bukur, por dhe njė garė tė nxehtė, nga e cila do tė dalė fituese ajo, qė do tė gabojė mė pak. Shpresojmė qė serinė e rezultateve pozitive ta vazhdojmė edhe ndaj Partizanit ka pėrfunduar Magani. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 10, 2008 3:11 pm Post subject: |
|
|
Shenaj: Tė mos i fryjmė tė kuqtė
10 Prill Skuadra peqinase, pasi arriti njė fitore tepėr tė ēmuar ndaj Vllaznisė nė fushėn e saj, qė nga e hėna po pėrgatitet me mjaft kujdes dhe impenjim maksimal pėr transfertėn e sė shtunės me Partizanin, qė do tė kuhet nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa. Pėrveē mbajtjes nė tonus tė skuadrės, teksa pas fitores me kuqeblutė futbollistėt moral i futbollistėve ėshtė rritur dukshėm, preokupimi i stafit teknik ėshtė motivimi i lojtarėve pėr ta vlerėsuar maksimal kėtė ndeshje. Gjithsesi, peqinasit besojnė nė forcat e tyre, aq sa nuk e fshehin se do tė luajnė pėr njė rezultat pozitiv, ndonėse pranojnė se do tė jetė njė transfertė e vėshtirė. Sipas mesfushorit gjirokastrit tė Shkumbinit, Fejzo Shenaj, fitorja ndaj kuqebluve tė Vllaznisė ka krijuar njė klimė tė ngrohtė psikollogjike nė skuadėr. Me fitoren ndaj Vllaznisė kemi bėrė njė hap tė rėndėsishėm drejt arritjes sė objektivit final qė kemi nė kėtė kampionat. Kemi besim se kėshtu do tė vazhdojmė deri nė fund, ndėrsa tė shtunėn, ndaj Partizanit, do tė tregojmė vlerat tona mė tė mira ėshtė shprehur gjirokastriti. Ndėrkaq, Shenaj, edhe pse e pranon forcėn e skuadrės sė kuqe, tėrheq vėmendjen e shokėve qė tė mos e mbivlerėsojnė kundėrshtarin. Ēdo fryrje, qė mund tu bėhet tė kuqve, do tė ishte me pasoja tė rėnda pėr skuadrėn tonė. Mosbesimi nė forcat tona, apo dhe frika nga kundėrshtari do tė na pengonin tė dilnim nė vlerat reale nė kėtė ndeshje tha Shenaj. Nė dy ndeshjet e zhvilluara nė kėtė kampionat, Partizani ka njė ilanc pozitiv, pasi i ka marrė Shkumbinit katėr pikė, pėrmes njė fitoreje dhe njė barazimi, por kjo pėr Shenajn nuk do tė thotė asgjė. Nė ndeshjen e sė shtunės, qė ka vlera pėr tė dy skuadrat, ne nuk duhet ta mendojmė se ēfarė ka ndodhur mes nesh nė dy fazat e para. E thėnė ndryshe, do tė jetė njė ndeshje e hapur. Megjithatė, ne duhet tė kemi parasysh se Partizani vjen nė kėtė ndeshje pas dy hapave tė gabuar, me Kastriotin dhe Flamurtarin, kėshtu qė do tė kėrkojė tė mos bėjė gabimin e tretė radhazi tėrheq vėmendjen mesfushori. Besimi pėr tė dalė me pikė ? Sipas Shenajt, peqinasit do tia bėjnė hyzmetin deri nė fund kėsaj ndeshjeje, pėr tė treguar se Shkumbini e meriton tė jetė mė lart nė renditje. Ne duhet tė luajmė me besimin se mund tė marrim pikė nė kėtė ndeshje. Besimin nė forcat tona, krahas pėrgatitjes serioze, merr njė rėndėsi tė veēantė nė pėrpjekjet pėr tė marrė rezultat pozitiv. Nė tė kundėrt, ne jemi tė humbur qė para se tė dalim nė fushėn e lojės. Prej kohėsh Shkumbini ėshtė pozicionuar nė vendin e shtatė dhe, vetėm nėse arrihet tė merren pikė nė transfertė, atėherė mund tė ngushtohet diferenca me skuadrat qė janė mė lart nė renditje, pėr ta mbyllur kampionatin nė pėrbėrje tė gjashtė skuadrave tė para. E rėndėsishme ėshtė tė bėjmė gjithēka na takon, pėr ti dhėnė kuptim ndeshjes, qė do tė thotė se ne do tė luajmė pėr rezultatin pozitiv thotė Shenaj. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 11, 2008 3:15 pm Post subject: |
|
|
Shkumbini/Njė skuadėr tėrhiqet nga aleanca
11 Prill
Gjėrat janė komplikuar menjėherė pas ndeshjes me Vllazninė. Drejtuesit shkodranė i janė drejtuar atyre peqinas. Ne ju lamė ndeshjen, tani tripikėshin e morėt, lėrjani edhe ju Dinamos. Ok, peqinasit e kishin kuptuar qė shkodranėt nuk kishin ndonjė dėshirė tė madhe pėr tė fituar ashtu sikundėr e dinin gjithashtu qė Dinamo do tė toleronte nė Kupė me Vllazninė, por pse tė njollosen?! Ka pasur nga ata, brenda grupit tė drejtuesve qė edhe kanė pranuar. Nė heshtje. Fundja edhe mund tja lėmė Dinamos, fundja Dinamo na mund edhe vetė. Por njė njeri jo, tė paktėn deri tani. Ky ėshtė presidenti Ismaili. Ka mbledhur disa nga lojtarėt kryesorė tė skuadrės dhe u ka thėnė. Nėse ndeshja ėshtė e toleruar, atėherė do tė iki dhe nuk ka mė mbėshtetje financiare, nėse doni paratė do tė luani. Mirė por Dinamo mund tė fitojė edhe vetė? Asnjė skuadėr nuk fiton nė Peqin, dhe ju e dini mirė, kėshtu qė besoj se e kuptoni ēfarė po them. Nėnteksti ėshtė i qartė, mos guxojė njeri qė tė dalė mbi fjalėn e tij. Drejtuesit e tjerė nuk kanė ndikim financiar, Ismaili po. Me siguri qė edhe vetė presidenti ka qenė i dyzuar. Sepse ndonjėherė dreqi e mori jetojmė nė Shqipėri, dhe tė gjithė njihemi kush mė pak e kush mė shumė. Nė fund ka vendosur tė marrė njė letėr e njė laps e tė bėjė ca llogari. A nuk po bėjnė tė gjithė llogari. Dhe pasi shkruan, iluminohet. Shkumbini nuk fiton asgjė, pėrkundrazi njollos emrin nėse bėhet pjesė e ndonjė skenari. Nuk mė intereson fare se kush del kampion, imazhi ka mė shumė rėndėsi se gjithēka, ka menduar dhe mė pas ka thirrur lojtarėt.
Ndeshja do edhe disa ditė tė luhet. Pėrpara Dinamos, Shkumbini ka Partizanin. Edhe kjo na duhet ? mendojnė peqinasit nėse humbasim do na thonė e latė. Po ne jashtė fushės vetėm njė herė kemi fituar?. Gjėrat edhe mund tė ndryshojnė. Teorikisht presioni i Dinamos, jashtė fushe mund tė jetė i lartė. Sepse blutė e dinė mirė qė ndeshja nė Peqin ėshtė gati titulli. Dinamo luan dy transferta tė vėshtira nė javėt e mbetura nė Shkodėr dhe nė Peqin. Nė Shkodėr pritet tu kthehet dhurata, ndėrsa nė Peqin njė dreq e di se ēfarė do tė ndodhė.
Pjesa mė e vėshtirė nė kėtė histori ėshtė e lojtarėve. Sepse nė futboll nuk thuhen tė gjitha qė ndodhin. Madje as gjysmat. Pyeteni njė lojtar se ēfarė heq pėrpara ndeshjeve tė tilla. Ka thashetheme, provokime, skenarė qė prishen e ndėrtohen, fjalėn, zhurmė, tifozėri. Dhe ata e vuajnė gjithnjė. Nė rast ekzekutimi urdhri ose loje. Njė Zot e di se si po ndjehen edhe ata, sepse edhe nėse luajnė drejt, ashtu si ka mė shumė mundėsi tė ndohdhė: kush i garaton qė janė mė tė mirė se blutė? Nė fund e mbyllin duke parė lart. Zoti i sheh tė gjitha. Por nuk tregon gjithēka _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 16, 2008 3:55 pm Post subject: |
|
|
Nė Peqin, e shtuna sdo tė jetė ditė pazari
16 Prill Kapiteni Pashja: ...bėjnė mirė tė na lėnė tė qetė tė shohim punėn tonė
Nuk jemi pjesė pazaresh e kompromisesh: kėtė do ta dėshmojmė edhe tė shtunėn ndaj Dinamos. Kėshtu e nis prononcimin e tij, Lorenc Pashja, kapiten i Shkumbinit. Por si ta ketė nisur nė mes tė rrugės, i duhet tė kthehet disa ditė mė parė, ndonėse e ka vuajtur peshėn e humbjes nė transfertėn e sė shtunės me Partizanin. Gjithė kėto ditė ? tha Pashja ? aty mė ka mbetur mendja. Dhe jo vetėm te rezultati negativ, qė na i dobėsoi disi shpresat pėr tu futur nė grupin e gjashtė skuadrave tė para, por dhe te fakti qė humbjen e pėsuam pėr rrjedhojė tė gabimeve tona nė mbrojtje.
Mė tej, mesfushori bardhekaltėrt flet pėr sėmundjen e pėrhershme tė Shkumbinit nė transfertė: Nė disa ndeshje radhazi tė zhvilluara jashtė fushės sonė, kemi bėrė paraqitje mjaft tė mira, por rezultatet na kanė munguar. Kjo u duk dhe nė ndeshjen e sė shtunės ndaj Partizanit.
Sidoqoftė, falė lojės sė bukur dhe grintės qė tregoi Shkumbini, ėshtė bėrė e mundur hedhja poshtė e thashethemeve tė pėrhapura pėr njė tolerim tė mundshėm tė ndaj tė kuqve. Me qėndrimin e pastėr, duke mos u pajtuar me kompromise qė jo pak e kanė rėnduar arenėn e fundit tė futbollit tonė sidomos nė javėt pėrmbyllėse tė kampionatit, dhe nėpėrmjet njė futbolli tė bukur e burrėror qė zhvilloi ndaj Partizanit tė shtunėn, Shkumbini u tregoi njerėzve qė ai nuk ėshtė pjesė e pazareve por e luan futbollin me pasion pėr tė kėnaqur tifozėt e tij qė nuk i ndahen kurrė, ka thėnė kapiteni Pashja. Duke vazhduar rreth kėsaj, Pashja shton: Kėtė do ta dėshmojmė dhe nė ndeshjen e sė shtunės ndaj Dinamos nė fushėn tonė. Skuadra dinamovite kėtė kampionat ėshtė pretendentja kryesore pėr fitimin e titullit kampionė. Ne jemi tė bindur qė Dinamo do tė bėjė tė pamundurėn qė tė marrė tri pikėt. Pikėrisht pėr kėtė i duhet kushtuar dhe mė tepėr vėmėndje kėsaj pėrballjeje nė fushėn tonė. Pėr kėtė arsye skuadra peqinase ka filluar pėrgatitjet me seriozitetin e duhur me intensitet tė plotė nėn drejtimin e stafit teknik . Ne po stėrvitemi pėr tė arritur rezultat pozitiv, sepse vetėm kėshtu mund tė pretendojmė pėr tu ngjitur mė lart nė renditje. Ju garantoj se Shkumbini do tė bėjė gjithēka dhe do tė luajė nė mėnyrė tė pastėr. Fusha jonė tė shtunėn do tė jetė arenė e njė beteje tė ndershme.
Duke ju rikthyer dhe njėherė prononcimit tė tij nė lidhje me akuzat ndaj skuadrės sė tij, Pashja pėrfundon: E kemi mbyllur kėtė thashethemnajė aspak tė kėndshme dhe askush nuk mund tė nxijė punėn tonė. Ne nuk jemi pjesė e kompromiseve dhe atė qė kemi arritur, askush nuk mund tė na e prishė. Askush nuk mund tė pėrcaktojė moralin tonė, apo tė na shfrytėzojė pėr interesat e veta. Skuadra jonė ka objektivat e veta dhe bėjnė mirė tė na lėnė tė qetė tė shohim punėn tonė.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|