e thashe dhe me para, HAMDI SALIHI eshte lojtar i rralle. Paska bere nje gol fantastik. 11 gola ne sezon. Dhe lexova se Hani e ka akoma me dy mendje nese do ta therrase apo jo. paskemi marre nje tarjner kot per mendimin tim. Po nuk e kupton qe Salihi eshte e tashmja dhe e ardhmja e kombtares shqiptare, me mire te hape vendin per nje tjeter
I uroj Salihit sa me shpejt nje skuader te madhe. Besoj se nuk do vonoje shume se e meriton plotesisht
Tre gola nė dy ndeshje. Nuk ka ku tė shkojė mė mirė pėr sulmuesin e kombėtares, Hamdi Salihi. Golashėnuesi i talentuar shkodran po kalon njė formė tė shkėlqyer te Riedi, teksa nė pėrballjen e sė shtunės me Altahun shėnoi golin e 11-tė pėr kėtė sezon nė kampionatin austriak. Por e veēanta e kėtij goli ishte se edhe vetė Salihi ka mbetur i habitur, kjo pėr nga mėnyra se si u realizua.
"Sapo nisi pjesa e dytė, Altahu shkurtoi diferencėn nė 2-1. Pak minuta mė pas, njė kros i ardhur nė zonė nga krahu i majtė mė gjen me shpinė nga topi, por nuk e prisja se do ta zotėroja, sepse pėrpara kisha tre mbrojtėsa. Duke qenė se edhe terreni ishte i rrėshqitshėm, topi u shpėtoi mbrojtėsve dhe siē isha me shpinė futa kėmbėn me finde, dhe pėr habi e shikoj nė rrjetė. Ishte njė gol vėrtet spektakolar, i cili mė habiti edhe mua. Si nė kampionatin shqiptar, po ashtu edhe kėtu nė Austri kam shėnuar disa gola me roveshiatė, por si ky ndaj Altahut asnjėherė. Ishte shumė i veēantė dhe mjaft i bukur," tregon Hamdi Salihi nė njė bisedė telefonike pėr "Sportin shqiptar". 24-vjeēari ndihet si nė qiellin e shtatė dhe synimi i tij ėshtė qė me golat e shėnuar ta ēojė Riedin nė Kupėn UEFA. Pėr sa i pėrket kreut tė listės sė goalshėnuesve, ai ėshėt katėr gola larg dhe e shikon tė vėshtirė arrijten.
"Jam shumė i kėnaqur, sepse e rėndėsishme ėshtė qė pėrveē shėnimit tė golave, ekipi ka fituar. Nuk kam ndonjė ambicie pėr tė qenė golashėnuesi mė i mirė i kampionatit austriak. Normalisht do tė ishte diēka e bukur, por pėr hir tė sė vėrtetės e shoh tė vėshtirė, sepse rival kam lojtarė tė tillė si ish-sulmuesi i Bajernit tė Mynihut, Aleksandėr Zikler, i cili aktualisht aktivizohet me Salcburgun. Gjermani shėnon pothuajse ēdo ndeshje, sepse ėshtė pjesė e njė ekipi mė tė mirė dhe qė dallohet pėr shumė gola. Mund tė them se jemi nė njė moment tė artė si ekip, por duhet tė mbajmė medoemos kėtė ritėm, sepse ndeshjet e ardhshme i kemi me rival direkt, qė ashtu si ne, luftojnė pėr tė kapur njė vend qė tė ēon nė Kupėn UEFA," thotė Salihi, i cili ndihet i privilegjuar nga mbėshtetja e drejtuesve tė klubit.
"Te Riedi kam gjetur njė ambient mjaft tė pėrshtatshėm dhe tani ndihem disi i privilegjuar nga mbėshtetja e klubit. Si presidenti, ashtu edhe trajneri mė kanė pėrkrahur edhe nė ditė tė vėshtira. Nuk mund ta harroj lehtė periudhėn kur isha i dėmtuar dhe pėrkrahja e tyre ka qenė e madhe. Unė do tė jap maksiumin pėr ta shpėrblyer nė mėnyrėn mė tė mirė aktivizimin te Riedi," thekson shkodrani. Nė fund, i pyetur nėse mendon se kėto gola janė njė sinjal i qartė pėr trajnerin Ari Han, sulmuesi kuqezi, qė nuk ka gjetur shumė hapėsirė nė kombėtare, tha: "Nuk dua qė ta vė nė pozitė trajnerin e kombėtares, por pėr mua rėndėsi ka qė kur tė grumbullohem, tė justifikoj gjithēka, pėr tė kėnaqur edhe tifozėt, tė cilėt gjithnjė mė kanė pėrkrahur." _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Austri - Mediat austriake bėjnė tė ditur qė Salihi ka luajtur njė ndeshje shumė tė mirė, pavarėsisht se nuk ka arritur tė shėnojė gol nė ndeshjen kundėr Altakut. Riedi ka humbur me rezultatin 3-2. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Salihi merr thirje nga Salcburg
25 Mars Hamdi Salihi duhet tė pėrballet me njė moment kulmor tė karrierės sė tij gjatė muajve tė verės sė ardhshme. Kontrata e tij me skuadrėn e Riedit skadon nė vitin 2009 dhe me siguri drejtuesit e klubit austriak do tė fillojnė tė operojnė: me tė me dėshirėn pėr tė mos ehumbur nė parametra zero njė vit mė vonė. Dy janė opsionet qė Ried ka ndėrmend tė bėjė, ta rinovojė kontratėn me futbollistin, gjė qė varet edhe nga vetė vullneti i sulmuesit shqiptar, apo ta shesė atė me njė ēmim sigurisht tė kėnaqshėm. Ried, i cili e ka blerė shqiptarin me parametra zero, do tė bėjė njė operacion prej tė paktėn 400 mijė eurosh nėse do tė arrijė ta shesė futbollistin. Pėrtej golave do tė marrė nga ai edhe njė shėrbim financiar.Ofertat vetė Salihi ka qenė i ndrojtur nė tregimin e ofertave kundrejt tij, megjithatė burime pranė futbollistit bėjnė tė ditur se shumė klube janė tė interesuar pėr tė. Mbi tė gjitha disa skuadra nga Francė 2 dhe nga kampionati holandez, njė mundėsi qė vetė lojtarin nuk e josh. Nė ditėt e fundit skuadra e Salcburgut ka shfaqur interesim pėr shqiptarin. Madje burime pranė futbollistit bėjnė tė ditur se skuadra mė e madhe austriake ėshtė e gatshme tė paguajė deri nė 500 mijė euro pėr kartonin e lojtarit. Lojtari do ishte i kėnaqur me kėtė lėvizje, Salcburgu ėshtė padyshim skuadra mė e mirė austriake dhe aty do tė rritej si futbollist. Lojtari jep OK, por tani pritet qė skuadrat tė gjejnė gjuhėn e pėrbashkėt pėr kėtė lėvizje, thanė burime pranė futbollistit.Italia tė njėjtat burime bėjnė tė ditura pėr gazetėn se disa klube tė nivelit tė dytė nė Serinė A e kėrkojnė Salihin. megjithatė nė kėtė rast gjithēka ka mbetur nė shenjėn e kontakteve personale dhe nė shėnime te skautistėve tė cilėt e kanė ndjekur nga afėr. Nuk ka asnjė lėvizje zyrtare. Tė gjithė nė kėrkim tė golit tė tij. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Ja ku eshte e tashmja dhe e ardhmja e sulmit te kombtares
vashdon shenon pa pushim dhe FSHF nuk i hedh syte fare
ky eshte kulmi. nuk e di se cfare duhet te bej Salihi qe ta konsiderojne si numrin 1 te sulmit te kombtares? nuk mjaftojne 12 gola? sa duhet te bej 50?
Salihi, dashuri bullgare
4 Prill Hamdi Salihi e di qė vera e kėtij viti mund tė jetė njė e tillė shumė e rėndėsishme nė planin profesional. Me njė thes golash mbi shpinė tani ėshtė kthyer nė epiqendrėn e mkerkatos sė shumė skuadrave evropiane. E di ēmė ndodh, pothuaj pėrditė mė marrin njerėz nė telefon dhe mė thonė: a dėshiron tė luash kėtu apo aty? Sigurisht qė ndjehem mirė, megjithatė kam dėshirė tė diskutoj gjėra mė konrekte. Si pėrshembull historia e CSKA?sė sė Sofias qė qarkullon nė mediat bullgare. Kam mėsuar edhe unė qė klubi bullgar mė ka vėnė nė shėnjestėr, megjithatė ky mund tė jetė njė sugjerim qė Rudi Vata u ka bėrė atyre. Unė besoj se ėshtė njė klub i fortė, megjithatė nuk mund tė them dua apo nuk dua tė shkoj, sepse gjėrat janė mė tė komplikuara. Po ku mund tė shkojė Salihi? Unė mund tė qėndroj edhe Nė Ried, kėtu flitet prej kohėsh qė do tė mbėrrijnė disa sponsorė tė rinj dhe klubi do tė jetė nė gjendje qė edicionin e ardhshėm tė rivalizojė pėr titull. Nėse mė krijohet kjo garanci, pse jo edhe mund tė rinovoj. Nė tė kundėrt, nėse gjėrat mbesin kėshtu, jam i detyruar tė parashikoj largimin. Menaxheri i skuadrės nuk mė ka vėnė njė shumė fiske, thuhet 500 mijė euro, por ai pretendon tė fitojė edhe mė shumė. Pastaj tratativat janė komplekse, futen edhe lojtarė nė mes. E rėndėsishme ėshtė qė nėse largohem tė jetė dėshira imja dhe tė plotėsohen edhe interesat e skuadrės.
Kombėtarja Ari Han e ka ndjekur nga afėr nė ndeshjen kundėr Salcburgut. Pata fat sepse atė ndeshje luajtua shkėlqyeshėm dhe shėnova edhe gol. Pas ndeshjes trajneri mė ka pritur dhe patėm njė bisedė interesante. Ai mė lavdėroi dhe mė tha qė tani ka njė ide tė qartė nė lidhje me aftėsitė e mia. Unė besoj se do tė jem i grumbulluar nė ndeshjen e radhės. Tė paktėn ky ėshtė sinjali qė mė la mua trajneri. Besoj se kushdo e ka kėnaqėsi tė veshė fanelėn e skuadrės pėrfaqėsuese. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Salihi duhet patjetėr tė bėjė njė hap cilėsor. Lojtari vetė ka deklaruar se: e ardhmja varet mbi tė gjitha nga ajo qė do tė bėjė klubi. Ėshtė folur shumė qė do tė ketė sponsorė tė rinj megjithatė ende nuk dihet. Pėr momentin jam nėn kontratė me Ried dhe klubi mund tė kėrkojė reth 500 mijė euro pėr kartonin tim. Tė shohim se si do tė shkojnė gjėrat deri nė verė. Salihi ka pasur interesim e klubeve evropiane gjatė kėsaj periudhe, megjithatė ai vetė pranon se ofertat zyrtare qė ka marrė nuk kanė qenė shumė tė rėndėsishme
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum