Futbolli Shqiptar :: KF Teuta Durres
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

KF Teuta Durres
Page Previous  1, 2, 3  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 02, 2008 8:26 pm    Post subject: Reply with quote

Hysa: Goli ka emėr, pikėt jo!
2 Prill   Humbja dramatike qė Teuta pėsoi nė sekondat e fundit pėrballė Dinamos, nuk ėshtė kaluar lehtė nė kampin durrsak. Megjithėse nuk kanė arritur tė marrin asnjė pikė nė sfidėn pėrballė bluve, bregdetarėt ngushėllohen me faktin se kanė luajtur mė mirė, por fati i ka mohuar marrjen e njė pike. Njė prej lojtarėt mė tė mirė pėr Teutėn ka qenė sulmuesi mė i ri i saj, Vilfor Hysa. Falė njė aksioni personal, ai arriti tė shėnojė golin e barazimit momental pėr skuadrėn e tij. Jo vetėm goli, por paraqitjet e tij kanė bėrė qė tė jetė njė pjesė e rėndėsishme e formacionit durrsak. Sulmuesi ka besim se, nėse skuadra do tė luajė si pėrballė bluve, do tė kthehet shumė shpejt tek pikėt.

? Hysa, megjithėse keni realizuar njė lojė tė mirė, nuk keni arritur tė merrni pikė pėrballė Dinamos.

? Nga mėnyra se si u paraqitėm nė fushė nuk meritonim tė dilnim pa pikė. Por futbolli ėshtė i tillė, dėnohesh dhe atėherė kur luan mirė. Pastaj, nuk duhet tė harrojmė se dhe gjyqtari pati njė lloj pėrgjegjėsie nė humbjen tonė, duke na ndėshkuar mė shumė se ē’e meritonim. Para se Ahmeti tė ndėshkohej me karton tė kuq, po luanim mjaft mirė dhe po e vinim nė vėshtirėsi kundėrshtarin, madje dhe me njė lojtar mė pak nuk e ulėm ritmin e lojės. Gjithsesi nuk kemi kohė tė merremi me atė qė kaloi, por tė shohim pėrpara pėr tė korrigjuar gjithēka nė takimin e kėsaj jave ndaj Besėlidhjes.

? Njė pjesė e skuadrės pėrbėhet nga lojtarė me moshė mjaft tė re; sa ka ndikuar mungesa e eksperiencės nė humbjet e fundit?

? Sigurisht qė pėrvoja jo shumė e madhe e skuadrės tonė mund tė ndikojė, por nuk ėshtė vetėm ajo. Para disa javėsh, Teuta ka arritur tė pėrmbysė rezultatin nė transfertė ndaj Flamurtarit dhe Vllaznisė. Mendoj se nė dy takimet e fundit, me Partizanin dhe Dinamon, mė shumė na ka ndėshkuar fati. Ekipi i ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr tė arritur rezultatin pozitiv.

? Kėtė tė shtunė do tė prisni nė fushėn tuaj njė kundėrshtar direkt pėr mbijetesė, Besėlidhjen...

? ...tashmė pėr ne, ndeshjet janė finale, pavarėsisht kundėrshtarit qė kemi pėrballė. Dinamo, apo Besėlidhja, janė pikėt qė duhen. Pavarėsisht se nuk kemi marrė pikė nė dy ndeshjet e fundit, nuk duhet demoralizohemi, por tė luftojmė mė shumė pėr tė arritur tek suksesi.

? Njė tjetėr gol ndaj lezhjanėve?

? Pikėt, mė parė!

? Po qė tė merren pikėt duhen golat, apo jo?

? Pikėt s’kanė emėr, le tė mos ketė as goli! Veē tė jenė tė Teutės!
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 04, 2008 8:26 pm    Post subject: Reply with quote

Gjondeda: Tė qetė dhe pa presion
4 Prill   Ndonėse ndeshja e nesėrme ndaj Besėlidhjes ėshtė mjaft e rėndėsishme pėr “djemtė e detit”, pėrsa i pėrket luftės pėr tė qėndruar nė kategori, stafi teknik po bėn tė gjitha pėrpjekjet qė lojtarėt tė mos jenė nėn presionin e rezultatit. Mesfushori me pėrvojė, Genti Gjondeda, shpreson qė pas dy humbjeve Teuta do tė reagojė dhe do t’ia dalė me sukses nė kėtė sfidė direkte pėr mbijetesė. Me gjithė mungesat qė Teuta do tė ketė nė kėtė ndeshje, Gjondeda ka besim se skuadra e tij i ka mundėsitė pėr tė dalė e fituar.

? Gjondeda, tė shtunėn do tė luani njė ndeshje tė rėndėsishme pėrballė Besėlidhjes...

? Pėr ne tė gjitha ndeshjet deri nė fund tė kampionatit janė mjaft tė rėndėsishme. Nė secilėn prej tyre ėshtė e nevojshme tė japim qind pėr qind tė forcave tona, pėr t’u shkėputur nga zona qė tė zbret nga kategoria. Vėrtet dy humbjet e fundit kanė ndikuar jo mirė nė moralin e skuadrės, por kėto dėshtime na kanė futur mė nė pozita pune, pėr t’u korrigjuar dhe pėr tė bėrė njė lojė dhe mė bindėse ndaj Besėlidhjes, ku ne shpresojmė se do tė kthehemi te fitorja.

? Edhe nė kėtė ndeshje Teuta do tė ketė mungesa tė lojtarėve titullarė...

? E mira do tė ishte qė nė njė pėrballje tė tillė skuadra tė kishte nė dispozicion tė gjitha forcat e saj. Gjithsesi, nuk duhet tė qahemi pėr mungesat, por tė pėrgatitemi pėr ta pėrballuar me sukses kundėrshtarin.

? Nėse nuk arrihet fitorja pėrballė Besėlidhjes, sa mund tė ndėrlikohet situata e ekipit tuaj nė fund tė renditjes?

? Ne nuk duam tė mendojmė asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores. Gjithsesi, kjo nuk do tė thotė se do ta kėrkojmė atė nė mėnyrė tė dėshpėruar, pasi ndonjėherė presioni dhe tė pengon nė arritjen e objektivit. Ndeshje ka ende shumė, ndaj do tė pėrpiqemi tė jemi tė qetė pėr ta administruar mirė lojėn, ndėrsa duhet tė tregohemi tė vėmendshėm nė mbrojtje dhe tė mos gabojmė nė finalizim. Shpresojmė qė kėsaj here fati tė jetė me Teutėn dhe tė bėjmė realitet synimet tona.

? Nė dy ndeshjet e para me skuadrėn lezhjane keni qenė tė suksesshėm, teksa keni marrė njė fitore dhe njė barazim...

? Ne nuk merremi me ndeshjet e kaluara, por vlerėsojmė atė qė kemi pėrpara. Tė gjithė jemi zotuar se do tė bėjmė maksimumin pėr ta nxjerrė skuadrėn tė fituar nga fusha e lojės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 8:55 am    Post subject: Reply with quote

Pashaj: S’lejohen mė hapa fals
8 Prill   Pikėt e fituara ndaj Besėlidhjes, tė shtunėn e kaluar, i kanė rritur mjaft shpresat e durrsakėve pėr tė mbijetuar nė kategorinė superiore. Njė prej lojtarėve mė tė mirė tė Teutės nė atė ndeshje, Enton Pashaj, i cili ishte dhe autori i golit tė parė, nė prononcimin e tij thotė se, pas kėtij trepikėshi tė ēmuar, vėmendja duhet pėrqendruar nė transfertėn e Korēės, edhe pse Skėnderbeu renditet nė fund tė tabelės.

? Pashaj, Teuta mori pikėt maksimale ndaj Besėlidhjes, rivales nė luftėn pėr mbijetesė...

? Fatmirėsisht, gjėrat na shkuan mbarė dhe arritėm tė fitojmė me meritė ndaj njė kundėrshtari direkt. Ndonėse kishim shumė mungesa, tė gjithė bėnė tė pamundurėn pėr tė fituar, pasi njė rezultat tjetėr do tė na e vėshtirėsonte shumė ecurinė tonė nė tė ardhmen. Kjo fitore na dha siguri dhe po pėrgatitemi mė tė qetė pėr ndeshjen e radhės.

? Gjithsesi, lufta pėr mbijetesė ėshtė bėrė mjaft e fortė...

? Sigurisht, lufta pėr mbijetesė mes nesh, Besėlidhjes e Kastriotit do tė vazhdojė tė jetė e ashpėr, pasi jemi shumė pranė me pikė. Duhet qė tė gjitha ndeshjet e mbetura tė vlerėsohen si finale, pasi ēdo hap fals nė kėto momente mund ta bėnte mė tė vėshtirė qėndrimin nė superiore.

? Falė golit tuaj, Teuta kaloi shumė shpejt nė avantazh...

? Goli i shpejtė na ndihmoi, pasi na hoqi emocionet, qė secili prej nesh kishte para kėsaj ndeshjeje delikate. Pas golit tė pėsuar, Besėlidhja u hodh nė sulm pėr tė kėrkuar barazimin dhe ne mund ta kishim goditur me golin e dytė mė pėrpara se nė minutėn e fundit.

? Tė shtunėn do tė udhėtoni nė Korēė, ku do tė ndesheni me Skėnderbeun; ndoshta mund tė pėrfitoni nga pėrplasja direkte qė kanė lezhjanėt me krutanėt po nė atė ditė?

? Nė fillim duhet tė mendojmė pėr ndeshjen tonė dhe tė marrim fitoren, e cila nuk duhet tė mendohet se do tė arrihet lehtė. Duhet vlerėsim maksimal, sepse lėnia e ndonjė pike nė kėtė ndeshje do tė zhvlerėsonte trepikėshin e fituar ndaj Besėlidhjes.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 10, 2008 3:14 pm    Post subject: Reply with quote

Dushku, mbrojtėsi, qė pėrjashtohet
10 Prill   Ashtu sikurse ishte paralajmėruar njė ditė mė parė, dje drejtuesit e Teutės kanė marrė vendimin pėr tė larguar njė nga titullarėt e skuadrės, qendėrmbrojtėsin lezhjan Erion Dushku. Para stėrvitjes sė djeshme, lojtarit i ėshtė komunikuar tė mos paraqitet mė nė stėrvitje, sepse nuk do tė jetė mė pjesė e kėsaj skuadre. Shkaku i largimit tė mbrojtėsit ka qenė mungesa e disiplinės dhe sjellja jo e mirė qė ai ka patur nė skuadėr. “Mė vjen keq ? shprehet presidenti Hasanbelliu, ? pasi Dushku ka cilėsi si futbollist, por sjellja jo e mirė dhe mungesa e disiplinės nga ana e tij ishin mjaft negative pėr skuadrėn. Nė kėto kushte u detyruam ta largojmė nga Teuta, pasi nuk mund tė tolerohet nga asnjė lojtar tė prishė harmoninė nė skuadėr”.

Alcani dhe Gega, paralajmėrim ? Veē Dushkut tė pėrjashtuar, dy futbollistė tė tjerė tė skuadrės durrsake, Alert Alcani dhe Ermal Gega, janė paralajmėruar nga drejtuesit, ndėrsa do tė vazhdojnė tė jenė pjesė e Teutės deri nė fund tė sezonit.

Skėnderbeu nuk nėnvlerėsohet ? Ndeshja e radhės, transferta me Skėnderbeun, po vlerėsohet maksimalisht nga durrsakėt, pasi Teutės i duhen medoemos tri, pėr tė pėrmirėsuar pozitat nė renditjen e kampionatit. “Ndeshja me korēarėt duhet tė vlerėsohet maksimalisht ? thekson ndihmėstrajneri Xhai. ? Nė tė kundėrt, do ta kishim tė vėshtirė tė merrnim trepikėshin nė transfertė, qė na nevojitet shumė nė kėto momente”. Nė ndeshjen e kėsaj fundjave pritet qė Teuta tė jetė mė e plotė, ndėrsa do tė kthehen nga skualifikimi Hodo dhe Ahmeti, madje edhe mesfushori Vila, qė ishte i dėmtuar dhe nuk luajti ndaj Besėlidhjes, mendohet tė jetė i gatshėm kėtė tė shtunė. Nė seancėn e djeshme, durrsakėt kanė luajtur njė ndeshje kontrolli, qė e ka ndihmuar trajnerin Mile pėr tė ideuar formacionin, qė do tė hedhė nė fushė pėrballė Skėnderbeut.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Mon Apr 14, 2008 8:42 pm    Post subject: Reply with quote

Djemtė e detit” bėnė detyrėn
14 Prill  

Teuta ka fituar tė shtunėn tri pikė tė ēmuara, nė transfertėn e Korēės, duke mundur 2?0 Skėnderbeun, qė nuk ka mė motive. Ndonėse luanin me skuadrėn mė tė dobėt tė kategorisė superiore, djemtė e Miles nuk e kishin nėnvlerėsuar aspak ndeshjen. Menjėherė sapo ka nisur loja, durrsakėt janė hedhur nė sulm, me synimin pėr tė shėnuar dhe pėr ta siguruar sa mė shpejt trepikėshin. “Pėr ne tė gjitha ndeshjet janė finale ? ėshtė shprehur trajneri Mile. ? Kemi arritur tė kthehemi te fitorja nė dy pėrballjet e fundit, por duhet tė vazhdojmė me kėtė ritėm dhe nė ndeshjet e mbetura, nė mėnyrė qė tė arrijmė objektivin tonė pėr tė mbetur pjesė e kategorisė superiore”. Ky trepikėsh u ka dhėnė mundėsinė bregdetarėve qė tė ngjiten nė pozicionin e nėntė nė renditje, duke pėrfituar dhe nga barazimi qė kanė arritur nė pėrballjen direkte dy rivalėt e tyre pėr mbijetesė, Kastrioti dhe Besėlidhja. “Gjithēka ėshtė e hapur nė luftėn pėr mbijetesė ? vazhdon trajneri Mile, ? pasi diferenca e pikėve midis tri skuadrave ėshtė shumė e vogėl. Duhet qė nė kėto gjashtė ndeshje tė mbetura tė jemi mjaft tė kujdesshėm e tė bėjmė sa mė pak gabime, me qėllim qė tė marrim sa mė shumė pikė pėr t’iu larguar fundit tė rrezikshėm”.

Sulmuesit shėnojnė, por duhet dhe mė shumė

Dy golat e Teutės, nė ndeshjen ndaj Skėnderbeut, janė shėnuar nga dy lojtarėt e sulmit, Vangjel Mile dhe Vilfor Hysa. Kjo dyshe duket se po funksionon mirė, kur falė shpejtėsisė qė kanė ata arrijnė tė vėnė nė vėshtirėsi jo pak herė mbrojtjet kundėrshtare. Ndonėse lojtarėt sulmues kanė gjetur golin nė ndeshjen e fundit, sėrish trajneri Mile kėrkon mė shumė nga ky repart. Sipas tij, lojtarėt sulmues duhet tė jenė mė tė saktė para portės, pasi nė transfertėn e Korēės kanė patur disa raste tė tjera mjaft tė pastra, tė cilat nuk janė finalizuar me sukses nga “djemtė e detit”.

Sot, nisin pėrgatitjet

Pas pushimit tė sė dielės, sot djemtė e Miles do t’i kthehen fushės sė stėrvitjes, pėr tė nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen e radhės, ndaj njė rivali direkt nė renditje, sikurse ėshtė Kastrioti, qė ka vetėm njė pikė mė pak dhe renditet nė vendin e dhjetė. Kjo ndeshje parashikohet tė jetė mjaft delikate pėr Teutėn, pasi durrsakėve u kėrkohet medoemos trepikėshi, pėr tė qenė mė tė sigurt nė luftėn pėr mbijetesė.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 16, 2008 3:52 pm    Post subject: Reply with quote

Ēaushaj: Kastrioti vlen gjashtė
16 Prill   Mesfushori i majtė i skuadrės durrsake, Ilirjan Ēaushaj beson shumė se skuadra e tij do tė arrijė synimin e saj pėr tė mbijetuar nė kategorinė superiore. Por, ai e ka tė qartė se pėr t’u realizuar kjo, Teuta duhet tė dalė me sukses nė ndeshjet e mbetura tė kampionatit, duke filluar qė nga sfida e radhės ndaj njė rivali direkt, siē ėshtė Kastrioti. Sipas Ēaushajt, nė takimin pėrballė krutanėve, ekipi duhet tė japė maksimumin e tij: njė rezultat pozitiv nė kėtė sfidė do t’i rriste shumė shpresat e durrsakėve pėr qėndrimin te elitarėt.

? Ēaushaj, keni fituar dy ndeshje rresht: mendoni se tashmė luhatjet e javėve tė mėparshme janė lėnė pas?

? Ne e dinim qė rezultatet nuk do tė mungonin, pasi dhe nė takimet e disa javėve mė parė ku ne nuk kemi marrė pikė, Teuta ka luajtur mirė. Ai qė na ka munguar ka qenė vetėm fati. Ajo qė vlerėsoj pėr kėto dy ndeshje ėshtė se nuk kemi bėrė “tė dėshpėruarin” nė fushėn e lojės, por kemi qenė tė kujdesshėm pėr tė arritur atė qė na nevojitet mė shumė nė kėto momente, tre pikėt.

? Tė shtunėn, njė rival direkt si Kastrioti; sa shanse ka Teuta pėr tė qenė fituese dhe nė kėtė takim?

? Shanset janė aty, nė fushėn e lojės. Pėrballja e kėsaj jave ka njė rėndėsi tė veēantė, pikėrisht se jemi pėrballė njė kundėrshtari direkt pėr mbijetesė. Kjo do tė thotė se, fitorja merr dyfish vlerė. Matematika e kėtyre rasteve thotė se janė 6 pikė pėr t’u fituar. Motivimi ynė s’ka nevojė pėr koment, gjitnjė duke patuur parasysh se Kastrioti po kalon njė formė tė mirė gjatė kėtyre javėve.

? Teuta ėshtė nė pozicionin e nėntė. Shpresoni shkėputjen edhe mė nga Kastriotit dhe Besėlidhjen, apo afrimin te Flamurtari?

? Tė dyja bashkė. Nėse arrijmė tė paraqitemi mirė nė javėt e mbetura ekziston mundėsia pėr t’u ngjitur mė tepėr. Fillimisht duhet tė mendojmė t’i shkėputemi zonės sė ftohtė ku skuadra krutane dhe Besėlidhja janė shumė afėr me pikė me nė. Ndėrsa pėrsa i pėrket arritjes sė Flamurtarit ėshtė diēka mė e vėshtirė, pasi diferenca ėshtė pak mė e madhe. Asgjė nuk ėshtė e pamundur...
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 18, 2008 4:39 pm    Post subject: Reply with quote

Hodo: Tė mos hedhim mė asnjė hap fals
18 Prill  

Ndėrsa afron sfida e radhės ndaj skuadrės krutane, durrsakėt kanė hyrė nė fazėn e fundit tė stėrvitjes. Trajneri Mile dhe stafi i tij po punojnė mė shumė nė planin taktik, pėr tė pėrcaktuar mėnyrėn se si skuadra e tyre do tė luajė pėrballė Kastriotit. Meqenėse nė kėtė ndeshje Teuta nuk do tė kenė mungesa, alternativat do tė jenė mė tė shumta pėr trajnerin Mile, pėr tė zgjedhur lojtarėt mė nė formė. I vetmi futbollist, qė ėshtė nė dyshim pėr tė qenė i gatshėm nė kėtė ndeshje ėshtė mesfushori Emiliano Vila, i cili nuk ka qenė nė kondicionin fizik optimal nė javėt e fundit. Nė prag tė ndeshjes, pėr gazetėn tonė ėshtė prononcuar mesfushori Bledar Hodo, i cili ka shumė gjasa qė tė shtunėn tė kthehet nė pozicionin e mėparshėm, nė tė djathtė tė mesfushės. “Eshtė njė ndeshje mjaft delikate ? thekson Hodo ? pasi luajnė dy skuadra me synimin pėr tė mbijetuar nė kategorinė superiore. Duhet tė jemi tė kujdesshėm pėr tė shmangur ēdo hap fals, pasi nė kėto ndeshje tė mbetura gabimet mund tė rėndojnė shumė”.

Vlerėsohet sulmi i kundėrshtarit ? Skuadra krutane vlerėsohet si shumė e fortė, pasi ka bėrė njė paraqitje mjaft tė mirė nė ndeshjet e fundit. Por reparti, qė vlerėsohet mė shumė te Kastriotit, ėshtė sulmi, ndėrsa njihet rrezikshmėria e Abazajt dhe e Rizvanollit. “Megjithėse ndodhemi nė pozicionet e fundit, si ne ashtu dhe Kastrioti ? vijon Hodo,? gjatė kėtyre dy javėve kemi arritur rezultate tė mira. Skuadra krutane duhet vlerėsuar, ndėrsa do tė veēoja sulmin, ku luajnė dy lojtarė mjaft tė rrezikshėm. Prapavija jonė duhet tė bėjė tė pamundurėn qė ata mos t’i afrohen zonės para portės sonė, nė mėnyrė qė mos tė pėsojmė gol”.

Shpresohet fitorja e dytė ndaj krutanėve ? Nė dy ndeshjet e mėparshme, qė Teuta e Kastrioti kanė luajtur mes tyre nė kėtė kampionat, secila ka nga njė fitore. Nė fazėn e parė, skuadra krutane ka fituar me rezultatin 1?0 nė ndeshjen e luajtur nė stadiumin e Kavajės, ndėrsa nė tė dytėn, durrsakėt kanė marrė hak nė “Niko Dovana”, duke fituar 2?0. “Djemtė e detit” do tė kėrkojnė njė tjetėr sukses, me shpresėn qė t’i shkėputen fundit tė renditjes. “Synimi ynė, nė tė gjitha ndeshjet e mbetura ? pėrfundon Hodo, ? ėshtė vetėm tė fitojmė. Ndeshjet do t’i marrim njė e nga njė dhe shpresojmė shumė tė dalim me sukses nė kėtė pėrballje ndaj njė rivali tė drejtpėrdrejt nė klasifikim”.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Mon Apr 21, 2008 1:58 pm    Post subject: Reply with quote

Mile, ankesa pėr konkludim tė dobėt
21 Prill  



Durrsakėt nuk kanė shkuar mė shumė se barazimi nė ndeshjen e sė shtunės tė kaluar, ndaj Kastriotit, qė u luajt nė “Loro Boriēi” tė Shkodrės. Ky rezultat nuk u ka dhėnė mundėsinė djemve tė Miles tė shkėputen nga fundi i renditjes, duke i lėnė nė tė njėjtat pozita, ku Teuta vazhdon tė jetė vetėm njė pikė para Kastriotit dhe dy pikė mė tepėr nga skuadra lezhjane. “Synimi ynė ? shprehet trajneri Mile ? ishte vetėm fitorja, por nuk e arritėm atė, pasi nuk u treguam tė saktė para portės. Rastet pėr shėnim nuk na munguan gjatė ndeshjes, por nuk ditėm t’i shfrytėzojmė ato pėr tė fituar tri pikėt”.

Kėrkohet mė shumė saktėsi nė finalizim ? Nė javėt e fundit, skuadra durrsake po tregon njė gjendje tė mirė, duke i vėnė jo pak herė nė vėshtirėsi kundėrshtarėt. Problemi i saj kryesor mbetet finalizimi i aksioneve, ndėrsa skuadra prodhon shumė lojė, por pa mundur tė konkludojė me saktėsi nė portė. Trajneri Mile kėrkon nga lojtarėt e tij tė jenė mė tė qetė para portės, sepse shpesh gabojnė e humbasin raste mjaft tė mira shėnimi. “Nė pjesėn e parė duhet tė kishim shėnuar ? tregon Mile, ? por lojtarėt tanė nuk e bėnė kėtė edhe pėr shkak tė mungesės sė qetėsisė para portės. Duhet tė punojmė pėr tė qenė mė tė saktė nė mbylljen e aksioneve, pėrndryshe, kur nuk finalizon rastet e paraqitura, humbet dhe siguria. Ndaj, duhet tė korrigjohemi, nė mėnyrė qė nė ndeshjet e ardhshme tė jemi mė tė saktė dhe tė kthehemi te fitorja”. Nė minutat e fundit tė ndeshjes me krutanėt, Teuta ka lėshuar duke rrezikuar shumė, aq sa mund tė dilte pa asnjė pikė. “Nė fund tė ndeshjes ? vazhdon Mile, ? skuadra lėshoi pak nė lojė, ndoshta duke u kėnaqur para kohe me pikėn e marrė. Ishte lėshim i pakuptimtė, sepse kundėrshtarėt nė minutat e fundit patėn njė rast tė mirė, me tė cilin dhe mund tė na kishin goditur”.

Pėrgatitjet pėr “derbin bregdetar”

Ndėrsa duhen dhe pesė ndeshje pėr t’u mbyllur kampionati, durrsakėt vazhdojnė tė jenė tė rrezikuar nė zonėn e ftohtė tė renditjes. Ndeshjet e mbetura do tė jenė pėrcaktuese pėr fatin e skuadrave, qė gjėnden nė fund tė renditjes, sikurse ėshtė dhe Teuta. Trajneri Mile kėrkon nga lojtarėt e tij seriozitet dhe impenjim nė stėrvitje, pėr tė pėrballuar me sukses kėto ndeshje tė mbetura. Dje bregdetarėt janė lėnė pushim, ndėrsa pritet qė sot pasdite tė nisin pėrgatitjet pėr ndeshjen delikate tė kėsaj jave, kur nė “Niko Dovana” do tė presin Flamurtarin. B.K
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 22, 2008 3:08 pm    Post subject: Reply with quote

Hasanbelliu: Ta mbėshtesim skuadrėn
22 Prill  

Pėrpara se tė nisin pėrgatitjet pėr pėrballjen e radhės ndaj Flamurtarit, dje durrsakėt kanė analizuar ndeshjen e luajtur tė shtunėn e kaluar nė Shkodėr, me Kastriotin. Ndonėse skuadra durrsake nuk arriti tė shėnojė, presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, ka pėlqyer lojėn e futbollistėve tė tij, duke veēuar sidomos pjesėn e parė tė ndeshjes. “Jam pėrgjithėsisht i kėnaqur me skuadrėn, qė nė pėrballjen me krutanėt ka bėrė njė lojė kryesisht pozitive. E kemi filluar ndeshjen mirė, madje mund tė them se nė pjesėn e parė kemi paraqitur njė prej lojėrave mė tė bukura. Ishte pėr tė ardhur keq qė nuk u ruajt ky ritėm deri nė fund tė ndeshjes, sepse me siguri do tė arrinim tė fitonim”, ėshtė shprehur Hasanbelliu.

Pret mė shumė nga sulmi ? Fakti, qė Teuta nuk fitoi pėrballė krutanėve, tregon se jo gjithēka ka shkuar si duhet. Skuadra ka prodhuar lojė, por i ka munguar saktėsia nė finalizim. “Mė pėlqeu paraqitja e skuadrės nė fushė, ? vazhdon tė analizojė presidenti, ? por sėrish pati disa tė meta qė duhen korrigjuar. Reparti qė funksionoi mjaft mirė ishte mesfusha, ndėrsa lojtarėt e saj punuan shumė, si pėr tė mbrojtur ashtu dhe nė mbėshtetje tė sulmit. Problemet tona ishin nė vijėn e parė, ndėrsa nuk arritėm t’i shfrytėzojmė rastet qė na u paraqitėn. Gjithsesi, nė kėto momente delikate ėshtė e nevojshme qė skuadra tė mbėshtetet, mė shumė se tė kritikohet. Ata janė lojtarė tė rinj, kėshtu qė me mė shumė mbėshtetje u jepet mė tepėr besim pėr tė arritur te suksesi”.

Kampionati, mė i fortė ? Rivaliteti sportiv, si nė katet e sipėrme tė renditjes ashtu dhe nė fund tė saj, e ka bėrė mė tėrheqės kampionatin. I kėtij mendimi duket se ėshtė dhe presidenti i Teutės, Edmond Hasanbelliu, qė e quan kėtė kampionat si njė nga mė tė fortėt, teksa shprehet: “Megjithėse duhen dhe pak javė tė mbyllet kampionati, gjithka mbetet e hapur, si pėrsa i pėrket titullit ashtu dhe pėr skuadrat qė luftojnė pėr mbijetesė. Pesė ndeshjet e mbetura janė si finale pėr ne, ndaj u kėrkoj lojtarėve pėrqendrim maksimal pėr tė arritur objektivin. Kėtė tė shtunė na pret njė ndeshje e vėshtirė, por, nėse do tė luajmė si nė pjesėn e parė ndaj Kastriotit, unė kam besim se do t’ia dalim mbanė”.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 26, 2008 1:51 pm    Post subject: Reply with quote

Mile Junior: Gol? Mė parė fitorja!
26 Prill   Nė stadiumin “Niko Dovana” sot do tė luhet “derbi bregdetar”, mes Teutės dhe Flamurtarit, dy skuadra tė cilat i ndan vetėm njė shkallė nė renditje, edhe pse vlonjatėt kanė gjashtė pikė mė shumė. Eshtė dhe kjo njė arsye mė tepėr, qė e bėn kėtė ndeshje tepėr intriguese. “Djemtė e detit” ndihen mė tė favorizuar nė kėtė sfidė, pėr shkak se janė pritės nė fushėn e tyre. Por, pavarėsisht se luajnė nė “shtėpi”, ata janė tė vetėdijshėm se ndeshja e sotme do tė jetė mjaft e vėshtirė, pasi pėrballė do tė jetė njė skuadėr e fortė dhe mjaft e motivuar. Nė seancėn e djeshme durrsakėt kanė bėrė pėrgatitjet e fundit pėr kėtė ndeshje, teksa trajneri Mile dhe stafi i tij kanė punuar kryesisht me skemėn dhe variantet taktike, qė do tė pėrdorė Teuta sot, pėrballė kuqezinjve vlonjatė. Nė kampin e durrsakėve shpresohet qė skuadra tė kthehet te goli, por trajneri Mile ua ka bėrė tė qartė djemve tė tij, se kjo gjė arrihet vetėm pėrmes qetėsisė dhe saktėsisė nė finalizimin e aksioneve drejt portės. Me shumė mundėsi, edhe nė ndeshjen e sotme Teuta do tė luajė nė vijėn e parė me dyshen Hysa dhe Vangjel Mile, tė cilėt janė dhe shėnuesit mė tė mirė tė skuadrės nė kėtė pjesė tė dytė tė sezonit. Kjo sfidė e radhės, pėrballė Flamurtarit, vlerėsohet sė tepėrmi nga ana e sulmuesit kryesor tė durrsakėve, Vangjel Mile, i ardhur nė janar nga Dinamo, i cili pėr gazetėn tonė, ndėr tė tjera, ėshtė shprehur: “Pozicioni ku ndodhemi nė renditje na detyron qė nė kėto ndeshje tė mbetura tė impenjohemi maksimalisht. Do tė presim nė fushėn tonė njė kundėrshtar tė fortė, ndaj ėshtė e nevojshme tė bėjmė mė tė mirėn, me qėllim qė ta kalojmė me sukses kėtė sfidė”.

Nuk ka rėndėsi kush shėnon ? Marrja e tri pikėve nė pėrballjen e sotme konsiderohet mjaft e rėndėsishme pėr sulmuesin Mile, pasi ėshtė njė mundėsi pėr tė ruajtur diferencėn me kundėrshtarėt nė luftėn pėr mbijetesė, por, nga ana tjetėr, i afrojnė dhe mė shumė me skuadrėn vlonjate, duke krijuar premisat pėr t’u larguar nga zona e “plejautit”. “Shpresojmė qė nė kėtė ndeshje skuadra tė funksionojė sa mė mė mirė ? shprehet Mile, ? pasi ėshtė domosdoshmėri tė fitohen pikėt e plota, tė paktėn pėr tė ruajtur pozicionin qė kemi nė renditje”. Pėrsa i pėrket kthimit te goli, Mile nuk e fsheh dėshirėn e tij pėr tė shėnuar, pėr tė kontribuar kėshtu nė arritjen e objektivit nga skuadra e tij. Por pėr tė parėsore ėshtė fitorja e Teutės dhe nuk ka rėndėsi, nėse ėshtė ai qė shėnon apo ndonjė shok tjetėr i skuadrės. “Dėshira e tė gjithėve ? shton Mile Junior, ? ėshtė qė skuadra tė dalė e fituar nga fusha. Ndaj tė gjithė do tė pėrpiqemi tė bėjmė mė tė mirėn pėr ta bėrė realitet kėtė. Mua do tė mė pėlqente shumė tė shėnoja, por nė njė ndeshje tė tillė nuk ka rėndėsi autori i golit, vetėm skuadra tė marrė trepikėshin”.



_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga All times are GMT + 1 Hour
Page Previous  1, 2, 3  Next
Page 2 of 3

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum