|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 8:55 am Post subject: |
|
|
Ramadan Ndreu: Tė ruajmė ritmin
8 Prill Fitorja ndaj Dinamos ka rritur moralin e skuadrės sė Ndreut, por ka pėrmirėsuar edhe pozicionin e Kastriotit, qė tashmė ka kaluar nė renditje pėrpara Teutės e Besėlidhjes, me tė cilat do tė diskutojė pėr tė siguruar njė nga vendet, qė nuk e rrėzon automatikisht njė kategori mė poshtė. Megjithatė, trajneri Ndreu mendon se nuk ka vend pėr vetėkėnaqėsi, pasi deri nė fund tė kampionatit duhet tė luhen edhe shtatė ndeshje, gjatė tė cilave mund tė ndodhin edhe pėrmbysje. Pėr mė tepėr qė Kastrioti do tė ketė dy pėrballje direkte, duke filluar qė kėtė fundjavė, me Besėlidhjen e Teutėn. Duke u prononcuar pėr gazetėn tonė, trajneri Ndreu, ndėr tė tjera, ėshtė shprehur: Nė dy ndeshjet e fundit skuadra ka marrė katėr pikė, madje i ka fituar ndaj dy kryesuesve tė kampionatit, Partizanit dhe Dinamos. Por kjo nuk do tė thotė se skuadra duhet tė kaojė nė eufori. Pėr fitoren ndaj Dinamos, dua tė pėrgėzoj tė gjithė futbollistėt pa pėrjashtim, pėr atė qė dhanė nė fushėn e lojės. Duke pėrfituar nga mundėsia qė mu dha, dua tė falėnderoj pa masė tifozerinė krutane, e cila e ka mbėshtetur skuadrėn gjatė 90 minutave, duke u kthyer nė lojtarin e 12?tė tė saj. Dhe Kastrioti ia shpėrbleu me lojė e me rezultat. Por atė fitore e kemi lėnė pas, ndėrsa tani duhet tė mendojmė pėr dy ndeshje tė vėshtira, me Besėlidhjen dhe Teutėn, tė cilat janė rivalet tona tė drejtpėrdrejta nė pėrpjekjet pėr mbijetesė. Ndreu ka nėnvizuar qė skuadra e tij duhet tė ecė me ritmin e dy ndeshjeve tė fundit, ku ka luajtur me shpirt tė lartė gare. Nė fundjavė do tė kemi njė sfidė pėrcaktuese nė Lezhė. E rėndėsishme ėshtė qė skuadra u rikthye te fitorja, ēka ka rritur shumė moralin e saj dhe lojtarėt do tė jenė tepėr tė motivuar pėr njė rezultat pozitiv pėrfundon trajneri Ndreu. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 16, 2008 3:56 pm Post subject: |
|
|
Kastrioti: vetėm fitore
16 Prill 23 vjeēari, Renaldo Kalari i cili luan sezonin e tretė radhazi pėr ngjyrat e Kastriotit vazhdon tė jetė njė ndėr pikat kyēe nė repartin e mesfushės nė skuadrėn krutane. Duhet pranuar fakti se loja e tij ka patur rritje tė theksuar nga java nė javė por sipas tij mundėsitė ekzistojnė pėr tė dhėnė dhe mė shumė nė fushėn e blertė. Dhe kėto mundėsi kėrkon ti shfaqė nė javėt e mbetura tė kampionatit. Nė ndeshjen e fundit me Besėlidhjen ai ėshtė aktivizuar pothuajse nė tė tria repartet. Ndonėse roli i tij i preferuar ėshtė ai i mesfushorit atė shpesh e kemi parė tė dalė dhe nė radhėt e sulmit dhe gjithashtu dallohet dhe nė goditjet standarte ku dhe ka shėnuar dy gola mjaft tė rėndėsishėm nė fitoren ndaj Besėlidhjes 2?1 nė 29 Dhjetor 2007. Gjithsesi nė njė prononcim pėr gazetėn tonė ai do tė shprehej kėshtu Kampionati nga java nė javė po bėhet dhe mė interesant si pėr kreun ashtu dhe pėr fundin e klasifikimit. Por duke pėrjashtuar Skėnderbeun qė me keqardhja mund tė them se ka zbritur njė kategori mė poshtė. Nė valle janė tri skuadra qė kėrkojnė mbijetesėn Kastrioti, Besėlidhja dhe Teuta ku njėra prej tyre do tė shoqėrojė Skėnderbeun pėr njė kategori mė poshtė. Barazimi i arritur me rivalin tonė Besėlidhja ka treguar dhe njėherė forcėn e Kastriotit e cila e meriton plotėsisht pėr tė mbijetuar nė Superligė, por kjo nuk do tė thotė qė tė vetkėnaqemi pasi nga pėrfundimi i kampionatit janė dhe gjashtė ndeshje duke qėnė dhe 18 pikė nė lojė dhe gjithēka mund tė pėrmbyset. Gjithsesi pėr ne ēdo ndeshje duhet vlerėsuar si njė finale pavarėsisht nga emri i kundėrshtarit si dhe pozicioni qė mban nė klasifikimi sepse nė fund tė fundit Kastrioti ka arritur tė marrė rezultate pozitive ndaj skuadrave si Besa, Vllaznia, Elbasani, Dinamo, Partizani dhe Tirana . Por pasi kemi lėnė prapa atė barazim me Besėlidhjen tani po mendojmė pėr sfidėn e fundjavės me Teutėn dhe ky njė rival i drejpėrdrejtė pėr mbijetesė. Skuadra do tė ketė tė gjitha shanset pėr tu ngjitur mė lart nė klasifikim por qė tė arrihet ajo qė ne kėrkojmė duhet patjetėr tė fitojmė me Teutėn. Nga kjo pėrballje na ndajnė dhe disa ditė, duke shpresuar qė skuadra tė jetė mėse e kompletuar nė tė tria repartet me pėrjashtim tė mbrojtėsit Elton Grami qė ėshtė i skualifikuar me karton tė verdhė por i dyshimtė mund tė jetė dhe aktivizimi i sulmuesit tiranas Abazaj i dėmtuar nė ndeshjen e fundit me Besėlidhjen ka pėrfunduar mesfushori i Kastriotit 23 vjeēari Renaldo Kalari. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 22, 2008 3:08 pm Post subject: |
|
|
DERGO KOMENTO PRINT
Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut
Emaili juaj
Koment
Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri
Emaili
Futboll
Ndreu: Tė ruhemi nga tė papriturat
22 Prill Nė kampin krutan u ka djegur barazimi i fundit me Teutėn, kur tė gjithė ishin pompuar se do tė fitonin ndaj skuadrės durrsake dhe do ta kalonin atė nė renditje. Por nė stadiumin Loro Boriēi tė Shkodrės nuk ėshtė parė Kastrioti qė pritej, sidomos nisur dhe nga rezultatet e fundit. Pas ndeshjeve tė javės sė kaluar, pozitat e tri skuadrave, qė luftojnė ti shmangen rėnies direkt nga kategoria, Besėlidhjes, Kastriotit e Teutės, nuk kanė ndryshuar, duke ruajtur diferencėn e njė pike nga njėra?tjetra. Deri nė fund tė kampionatit, skuadra krutane do tė ndeshet me Skėnderbeun, Flamurtarin, Shkumbinin, Elbasanin e Tiranėn, nga tė cilat do tė vendoset pėr tė ardhmen e saj nė superiore. Pas barazimit me Teutėn, trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu, thekson se nuk ėshtė koha pėr tu alarmuar, por skuadra duhet tė pėrgatitet pėr tė pėrballuar ndeshjet e radhės. Sipas tij, ndryshe nga ēpritej, Kastrioti nė ndeshjen e fundit, sidomos nė pjesėn e parė ka luajtur si i pėrgjumur, ndėrsa ėshtė pėrmirėsuar loja e tij pas pushimit, por pa mundur tė shėnojė. Gjithsesi, barazimi me Teutėn duhet harruar, pasi sfida mė tė vėshtira na presin, kur deri nė fund tė kampionatit duhet tė pėrballojmė edhe pesė ndeshje ka nėnvizuar Ndreu, qė ka vijuar: Kastrioti e meriton plotėsisht tė qėndrojė nė Superiore, kur mendojmė se i ka luajtur tė gjitha ndeshjet nė transfertė. Duke parė kalendarin e ndeshjeve, qė kemi pėrpara, them se ai na favorizon, por duhet tė jemi tė kujdesshėm e tė mos biem viktimė e tė papriturave. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 23, 2008 1:17 pm Post subject: |
|
|
Kastrioti: Nė Korēė djeg, humbėm 0-2
23 Prill
Fatmir Caca, mbrojtėsi shtatlartė i krutanėve, shprehet optimist pėr javėt e mbetura tė kampionatit. Sipas tij, skuadra nuk do tė vėrė nė dyshim objektivin, qė ėshtė mbijetesa nė superiore. I aktivizuar pothuajse nė tė gjitha ndeshjet e kampionatit, 22?vjeēari ka qenė ndėr mė tė mirėt nė ndeshjen e sė shtunės me Teutėn. Ndonėse roli i tij i preferuar ėshtė ai i mbrojtėsit, Caca nuk ka munguar tė jetė edhe nė mesfushė e sulm ndaj durrsakėve. Por i duhet tė pranojė: Nė kundėrshtim me ndeshjet e fundit, ku kemi patur ngritje nga java nė javė, si nė lojė, ashtu dhe nė rezultate, me rivalen tonė, Teuta, ka qenė njė Kastriot krejt ndryshe nė fushėn e lojės. Kjo ndoshta ka ardhur dhe ngaqė e morėm disi tė lehtė kėtė ndeshje; skuadra nuk doli nė lojėn e saj, ēka na ka kushtuar nė lėnien e dy pikėve, qė ishin tė domosdoshme pėr skuadrėn tonė.
Mbrojtėsi gjen rastin tė kėrkojė dhe ndjesė: Normalisht qė ky barazim me Teutėn nuk ėshtė pritur mirė nga tifozeria krutane, qė ka qenė e shumtė nė Loro Boriēi. Nė emėr tė gjithė shokėve tė skuadrės i falėnderojmė pėr mbėshtetjen qė na dhanė, si dhe u kėrkojmė falje qė nuk arritėm tua shpėrblejmė me fitore. Dhe menjėherė e ndeshja e radhės: Mbeten edhe pesė dhe ēdo takim vlerėsohet si finale. Vetėm kėshtu arrihet objektivi qė i kemi vėnė vetes. Kastrioti e ka treguar forcėn e tij ndaj ēdo kundėrshtari dhe do tė jetė i aftė tė pėrballojė dhe Skėndebeun po kėshtu. Vėrtet ata kanė rėnė matematikisht, por po luajnė ndershėm e fort kampionatin. Nga ana tjetėr, nuk harrojmė se nė fazėn e dytė ata na kanė mundur nė shtėpinė e tyre. Me kėtė dua tė them se kjo sfidė do tė jetė p-rcaktuese dhe ne do ta vlerėsojmė si tė tillė. Largqoftė, njė rezultat negativ nė pėrballjen me Skėnderbeun do tė na nxirrte pėrfundimisht nga objektivi ynė minimal, ka mbyllur mbrojtėsi krutan. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 24, 2008 1:38 pm Post subject: |
|
|
Kryebashkiaku Guni: Duhet tė mbijetojmė
24 Prill Nė kampin krutan, sfida e fudjavės me Skėnderbeun vlerėsohet si mjaft e rėndėsishme, jo vetėm nga skuadra dhe stafi i saj, por edhe nga tifozeria. Nė seancat stėrvitore tė kėtyre ditėve ėshtė dėmtuar sulmuesi Orjand Abazaj, i cili do tė mungojė nė ndeshjen me Skėnderbeun. Kėtė mungesė e ka konfirmuar edhe mjeku i skuadrės, por nė Korēė nuk do tė jetė dhe mbrojtėsi Elton Grami, i skualifikuar prej plotėsimit tė numrit tė kartonave. Nė dispozicion tė trajnerit Ndreu do tė jetė mbrojtėsi gjirokastrit Shenaj, i cili ka munguar nė disa ndeshje pėr arsye shėndetėsore. Nisur nga rėndėsia e ndeshjes sė tė shtunės, kryebashkiaku Lulzim Guni ka zhvilluar njė takim me stafin nė mjediset e fushės sportive ku Kastrioti kryen seancat stėrvitore. Guni ka porositur qė tė mos nėnvlerėsohet Skėnderbeu, pasi ajo do tė luajė lirshėm, sepse, nė fund tė fundit, nuk ka se ēfarė tė humbasė mė tepėr. Kryebashkiaku nuk ka lėnė pa pėrmendur dhe barazimin e fundit me Teutėn, ku sipas tij skuadra nuk ishte ajo e ndeshjeve tė fundit. Ai ka kėrkuar qė ajo paraqitje tė mos tė mos pėrsėritet nė javėt e mbetura tė kampionatit, duke filluar qė me Skėnderbeun. Guna, duke pėrfituar nga rasti, ka falėnderuar tifozerinė e mrekullueshme krutane, e cila e ka mbėrshtetur Kastriotin nė ēdo ndeshje, tė cilat i ka luajtur tė gjitha nė transfertė. U jemi borxhlinj, por shpresojmė tua shpėrblejmė me qėndrimin e Kastriotit nė kategorinė superiore. Eshtė njė rrugė qė nis nga Korēa dhe do tė pėrfundojė nė Tiranė, kuluajmė ndeshjen e fundit tė kampionatit, pėr tė zhvilluar mė pas ndeshjen e plejautit me njė skuadėr tė kategorisė sė parė. Bashkia e Krujės, nė bashkėpunim me biznesin vendas, do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet qė skuadrės tė mos i mungojė ana financiare, me synimin e vetėm mbijetesėn nė kategorinė Superiore. E rėndėsishme ėshtė qė skuadra tė fitojė nė Korēė, ka pėrfunduar kryebashkiaku Guni. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 26, 2008 1:52 pm Post subject: |
|
|
Hyka: Tė mos gabojmė
26 Prill Kastrioti sot do tė luajė nė Pogradec, ku pėrballė nuk do tė ketė skuadrėn e atij qyteti, por Skėnderbeun. Skuadra krutane dhe ajo korēare kanė arritur ndaj njėra?tjetrės nga njė fitore nė dy ndeshjet e deritanishme tė kėtij kampionati. Gjatė javės, skuadra e Ndreut ėshtė stėrvitur me mjaft impenjim, me synimin e vetėm pėr tu paraqitur sa mė denjėsisht e pėr tė marrė njė rezultat pozitiv, pasi nė tė kundėrt do tė rrezikonte mjaft pėr ecurinė e mėtejshme. Nė ndeshjen e kontrollit nė mesjavė, ku futbollistėt kanė luajtur mjaft tė mobilizuar, Ndreu ka bėrė dhe disa ndryshime pėrsa i pėrket formacionit bazė, duke filluar nga porta, pasi Mustafa vazhdon tė jetė i dėmtuar dhe nė vend tė tij do tė jetė Tafaj, qė do tė fillojė lojėn nga minuta e parė. Mbrojtja do tu besohet atyre qė u aktivizuan dhe nė ndeshjen e fundit me Teutėn, si Gallo, Brahja, Hoxha, Caca, ndėrsa nė mesfushė Turdiu dhe Rustami do ta fillojnė ndeshjen nga stoli. Pas njė mungese shumė tė gjatė pėr arsye shėndetėsore, Sokol Bulku ėshtė rikthyer dhe pritet ta fillojė lojėn nga minuta e parė, sė bashku me Kalarin, Merxhėn dhe Osusin, qė nuk ka luajtur prej javėsh. Ndėrsa sulmi do tu besohet Rizvanollit dhe tė riut Hyka, pasi Abazaj vazhdon tė jetė i dėmtuar. Sulmuesi 22?vjeēar i Kastriotit, Alban Hyka, i cili ėshtė aktivizuar rregullisht nė ndeshjet e fundit, nė pragtė ndeshjes sė sotme ėshtė shprehur pėr gazetėn tonė: Jemi nė njė pozitė tė rrezikshme, nė grup me dy skuadrat qė kėrkojnė mbijetesėn nė superiore, Besėlidhjen e Teutėn. Deri nė fund tė kampionatit do tė jetė njė luftė e fortė sportive, pėr tiu shmnagur vendit tė parafundit, qė tė zbret automatikisht nė kategori mė poshtė. Ndeshja me Skėnderbeun vlen pėr ne sa i gjithė sezoni, ndaj do tė bėjmė gjithēka pėr ta fituar atė, pasi vetėm kėshtu mund tė shpresojmė qė tė radhitemi nė zonėn e plejautit. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 01, 2008 6:22 pm Post subject: |
|
|
DERGO KOMENTO PRINT
Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut
Emaili juaj
Koment
Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri
Emaili
Futboll
Braho: Tė kėnaqur edhe me barazimin
1 Maj Pasi ka lėnė prapa fitoren me Skėnderbeun, skuadra krutane, e drejtuar nga trajneri Ndreu, ėshtė pėrqendruar te ndeshja e radhės e kampionatit, kur nė fundjavė do tė pėrballet nė Vlorė me Flamurtarin. Edhe pse ndeshja ėshtė e rėndėsisė sė veēantė dhe do tė kėrkojė vlerėsimin e duhur, ajo nuk mund tė zgjidhė gjithēka, pasi prova tė tjera tė vėshtira e presin Kastriotin, qė nė vazhdim, deri nė fund tė kampionatit, do tė pėrballet me Shkumbinin, Elbasanin dhe Tiranėn. Kur kanė mbetur edhe katėr ndeshje deri nė ditėn e fundit tė kampionatit, gjithēka mbetet e hapur pėrsa i pėrket objektivit qė ka Kastrioti. I kėtij mendimi ėshtė dhe futbollisti gjirokastrit i Kastriotit, 23?vjeēari Florian Braho, i cili ėshtė prononcuar pėr gazetėn tonė. Kemi arritur tė marrim njė trepikėsh tepėr tė rėndėsishėm, edhe pse tė pritshėm, nė ndeshjen me Skėnderbeun, ndėrsa jemi ngjitur njė shkallė mė lart duke pėrfituar nga hapi fals i rivalėve, ? tregon gjirokatriti. ? Megjithatė, asgjė nuk ka pėrfunduar, pasi na presin dhe katėr finale tė tjera, nė tė cilat do tė kėrkojmė tė marrim pikėt maksimale, duke filluar nga kjo fundjavė. Duke vazhduar serinė pozitive, ne jemi optimistė se do tė jemi tė suksesshėm edhe nė ndeshjen plejaut me njė nga skuadrat e kategorisė sė parė, pėr tė siguruar mbijetesėn nė Superiore. Pėr pėrballjen e fundjavės, ndaj Flamurtarit, Braho thotė se nė skuadrėn krutane mbisundon optimizmi pėr njė nga rezultatet pozitive, ēka mbėshtetet edhe nga fakti se, nė pesė ndeshjet e fundit, Kastrioti nuk ka pėsuar humbje. Nga ana tjetėr, Braho lė tė kuptohet se e vlerėsojnė Flamurtarin dhe janė pėrgatitur qė skuadra vlonjate do tė kėrkojė medoemos fitoren, ndryshe rrezikon tė pėrfshihet edhe vetė nė zonėn e plejautit. Gjithsesi, ? ka nėnvizuar Braho, ? pėr ne e rėndėsishme ėshtė tė mos humbim. Kjo do tė thotė se edhe me barazimin do tė ishim tė kėnaqur, duke llogaritur se luajmė nė transfertė. Pėrtej rezultatit, qė pėr ne ka shumė rėndėsi, duhet thėnė se nė Vlorė do tė luhet njė futboll i bukur dhe korrekt ka pėrfunduar Braho. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue May 06, 2008 2:14 pm Post subject: |
|
|
Krutanėt, llogaritė e plejautit
6 Maj Skuadra krutane, qė ndodhet nė zonėn e plejautit, ka humbur nė ndeshjen e sė shtunės tė kaluar, nė Vlorė, duke mos pėrfituar nga hapi i gabuar qė hodhėn edhe dy rivalet e saj, qė ndodhen mė poshtė nė renditje, Besėlidhja e Teuta. Nga ana tjetėr, krutanėt edhe janė qetėsuar paksa, kur, edhe pse kanė humbur, nuk kanė zbritur nė renditje dhe kanė ruajtur diferencėn e pikėve me ndjekėset, sidomos me Besėlidhjen, qė ėshtė e parafundit. Eshtė e vėrtetė qė loja e skuadrės ka pasur ngritje nė javėt e fundit, kur nė pesė ndeshje radhazi kemi grumbulluar 9 pikė dhe i kemi pėrforcuar pozitat nė klasifikim. Por serialin e rezultateve pozitive na e ka prishur humbja e fundit me Flamurtarin, ēka nuk e prisnim pas atij seriali pozitiv. Gjithsesi, skuadra mori atė qė dha nė fushėn e lojės, edhe pse nė disa raste kemi qenė shumė pranė barazimit ėshtė shprehur trajneri Ndreu. Sipas teknikut tė Kastriotit, humbja me Flamurtarin duhe harruar dhe skuadra duhet tė pėrqendrohet nė tri ndeshjet e fundit, nga tė cilat varet arritja e objektivit pėr tė mbijetuar, duke mbetur tė paktėn nė zonėn e plejautit, pėr tė luajtur pastaj njė ndeshje me skuadrėn e kategorisė sė parė, pasi pėr mė lart praktikisht ėshtė e pamundur, kur nga skuadra vlonjate diferenca ėshtė 7 pikė. Ka shumė faktorė, qė na bėjnė optimistė se do ta arrijmė kėtė objektiv, ? ka thėnė Ndreu. ? Humbjen me Flamurtarin e kemi lėnė prapa dhe qė nga e hėna kemi filluar pėrgatitjet anti? Shkumbini. Me peqinasit ambiciozė kemi njė ndeshje qė duhet vlerėsuar nė maksimum, pasi dihet forca e kundėrshtarit, kur nė tri javėt e fundit ka arritur tė grumbullojė shtatė pikė dhe synon tė ngjisė shkallėt. Megjithatė, kemi akoma ditė pėrpara deri nė atė ndeshje, pėr tė cilėn do tė pėrgatitemi seriozisht. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:19 pm Post subject: |
|
|
Aksidentohen 4 lojtarė tė Kastriotit
8 Maj Edhe njė herė shpejtėsia e madhe, si edhe mosrespektimi i rregullave tė qarkullimit rrugor ka qenė pranė kthimit nė njė tragjedi, qė kėtė herė ka goditur edhe futbollin krutan. Kėshtu, dje, rreth orės 11:00 tė paradites, gjatė kohės qė katėr lojtarėt e Kastriotit, Elton Grami, Erion Rizvanolli, Erald Turdiu dhe Xhejms Osusi, po shkonin pėr nė stėrvitje nė Krujė, nė afėrsi tė fshatit Tapizė, kur automjeti, i drejtuar nga Grami, me nė bord katėr lojtarėt, ka dalė nga kontrolli dhe ka pėrfunduar jashtė rruge, duke aksidentuar rėndė futbollistėt. Shkak pėr kėtė aksident, tė paktėn nga burimet e para tė policisė, mėsohet se ka qenė shpejtėsia e madhe e makinės dhe njė parakalim i gabuar, ēka, pėr tė evituar impaktin me njė kamion qė po vinte pėrballė, kanė dalė nga rruga duke bėrė tre saltro nė ajėr dhe duke pėrfunduar nė njė kanal nė afėrsi tė rrugės, madje duke marrė pėrpara edhe njė grua, kalimtare tė rastit, rreth tė 60?tave. Pas pėrplasjes, tė aksidentuarve u ėshtė dhėnė ndihma e parė, teksa mėsohet se Rizvanolli ka qenė mė i dėmtuari, teksa ka marrė njė goditje nė kokė, edhe pse nuk ka qenė njė dėmtim serioz, pasi, pas mjekimit nė Spitalin Ushtarak, ai ka dalė dhe ndodhet nė shtėpi. Nuk e di se si ndodhi. Rėndėsi ka qė shpėtuam gjallė. Eshtė njė moment ku e gjithė jeta tė kalon pėrpara syve. Ishte rrėnqethėse, kanė qenė fjalėt e Rizvanollit, i cili ndodhet nė shtėpi, nė regjim shtrati, pas qepjeve nė kokė. Nga ajo qė mėsohet lojtarėt dhe e aksidentuara janė jashtė rrezikut pėr jetėn.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|