| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Mon Apr 21, 2008 1:58 pm Post subject: |
|
|
Mema: Fitorja, na ka rritur moralin
21 Prill Pas fitores sė thellė ndaj Vllaznisė, trajneri i bardhebluve, Sulejman Mema, edhe pse nuk e shpreh hapur entuziazmin pėr lojėn e skuadrės, me atė ēka tha nė prononcimin e tij pėr Sport Ekspres kuptohej qė ishte tejet i kėnaqur, sidomos kur thotė: Loja e skuadrės sonė, nė momente tė caktuara, ishte edhe argėtuese. Tirana tani, jo vetėm fiton, por dhuron edhe spektakėl, sepse i ka lojtarėt pėr ta bėrė kėtė. Gjithsesi, me mė tepėr shpirt gare them se do tė qe njė skuadėr edhe mė dinjitoze. Unė dua qė Tirana tė luaj shpejt e fort gjatė gjithė kohės. Do tė mė pėlqente tė mos reshtėte sė godituri portėn, sidomos nga distanca tė largėta. Pėr mendimin tim, them se ėshtė njė Tiranė e mirė, ēka dėshmon edhe pėr mundėsitė qė ka futbolli ynė ka nėnvizuar trajneri i bardhebluve.Do tė insistojmė fort dhe do tė bėjmė gjithēka, pėr tu ngjitur nė renditje sa mė lart tė jetė e mundur, ka pohuar Mema, duke pas parasysh mė sė pari vendin e tretė. Duke u kthyer te ndeshja e sė shtunės tė kaluar, tekniku ka thėnė se tė gjithė luajtėn mirė dhe e ka tė vėshtirė tė bėjė dallime, megjithatė: Do tė veēoja Duron, pa harruar qė kualitetet te Tirana nė pėrgjithėsi luajnė mirė.
Finalja e Kupės ? Pėrtej vlerave morale e materiale tė fitores sė thellė, Mema nėnvizon faktin se ajo ndeshje do tė ndikojė shumė pak pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė me Vllazninė, mė 7 maj. Them kėshtu, ? thotė Mema, ? ngaqė Vllaznia tashmė mendon vetėm pėr atė ndeshje finale. Gjithsesi, pėr ne kjo fitore ishte pozitive dhe na dha mė shumė moral.
Kēira, mungesa nė derbin me Partizanin
Kanė qenė minutat pėrmbyllėse tė ndeshjes tė sė shtunės, kur pėr shkak tė njė ndėrhyrjerje nga prapa, ndaj njė futbollisti shkodran, gjyqtari Velēani e ka ndėshkuar me karton tė verdhė qendėrmbrojtėsin e Tiranės, Lekė Kēira. Kėshtu, numri i kartonave tė verdhė pėr shqiptarin me pasaportė kroate ka shkuar nė tre, ēka do tė thotė qė nė derbin e sė shtunės, me tė kuqtė e Partizanit, nuk do ti shėrbejė skuadrės. Tė verdhin e parė Kēira e pati marrė nė Niko Dovana, nė javėn XXI ndaj Teutės, kurse tė dytin nė transfertėn me Besėn, kur me ndėrhyrjen ndaj Fortunat shkaktoi edhe penalltinė, qė u dha fitoren kavajasve. Kēira do ti bėjė shoqėri nė tribunė Vrapit, qė po pėr shkak tė kartonave tė verdhė do tė jetė edhe kėtė javė i pezulluar.
Tė paaktivizuarit, nė stėrvitje
Fakti qė tė mėrkurėn, mė 23 prill, Tirana ka pėr tė zhvilluar ndeshjen e dytė gjysmėfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė, me verdheblutė e Elbasanit, ka detyruar stafin tknik qė dje paradite tė kryejė njė seancė stėrvitore nė Skėnder Halili, me grupin e futbollistėve, qė nuk u aktivizuan nė pėrballjen me Vllazninė. Ndėrsa sot, nė orėn 16:00, po nė Skėnder Halili, grupi i bardhebluve do tė jetė i plotė nė stėrvitje.
Neri, nė Leēe
Pėr shkak tė njė problemi familjar, Stefano Neri, pėrgatitėsi atletik i Tiranės, tė shtunėn paradite ka udhėtuar pėr nė Leēe. Gjithsesi, edhe pse larg, gjatė gjithė kohės sė ndeshjes e pas saj, italiani ai ka komunikuar nėpėrmjet celularit me pjestarė tė stafit, tė cilėt i ka uruar pėr fitoren. Neri do tė jetė nė Tiranė tė mėrkurėn paradite, nė prag tė ndeshjes pėr kupė me Elbasanin. B.A _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 23, 2008 1:14 pm Post subject: |
|
|
Mema nuk do faleminderit
23 Prill Qėllimi kryesor ėshtė qė ti fitojmė tė dyja ndeshjet si me Partizanin ashtu dhe me Dinamon
Mema rrėfen pėrgatitjet intensive, qė ėshtė duke bėrė me futbollistėt e tij kėto ditė. Njė javė pa dyshim tejet e ngarkuar pėr bardheblutė, ku nė harkun e pak ditėve u duhet tė pėrballen me dy nga skuadrat mė tė mira tė kampionatit, sot me Elbasanin e vendit tė pestė nė gjysmėfinalen e Kupės dhe Partizanin e vendit tė dytė nė derbin nr.3 tė kampionatit. Kemi mundur Vllazninė thellė, ? thotė Mema, ? por forcėn e saj tė vėrtetė, skuadra jonė duhet ta tregojė nė derbet me Partizanin dhe Dinamon. Atėhere po, nėse do tė arrijmė tė fitojmė nė kėto pėrballje do tė themi se jemi nė formėn e duhur. Gjithsesi, duke mbetur tek takimi me Partizanin do tė thoja qė tė shtunėn ndaj kėtij ekipi shpresojmė qė gjithēka tė jetė nė anėn tonė. Natyrisht e dimė qė nuk do ta kemi tė lehtė, por e gjithė vėmendja jonė ėshtė pėrqendruar tek kjo ndeshje. Eshtė derbi i madh i kampionatit, i fundit pėr kėtė sezon, por njėherėsh ėshtė edhe mundėsia jonė mė e mirė pėr ti kėnaqur dashamirėsit e skuadrės, tė cilėt sigurisht si objektiv kryesor kemi qė ti kėnaqim edhe me fitimin e Kupės sė Shqipėrisė. Sidoqoftė, por fitorja e Tiranės nė derbin me Partizanin, pse jo dhe me Dinamon, do tė ishin dhurata tė bukura pėr ta. Do ti gėzonin e qetėsonin shumė, dhe natyrisht do bėnte tia falnin skuadrės ato hapa tė shumtė fals, qė ka bėrė sivjet.
Sflas pėr merkato pėrpara derbit
Nė valėn e punės pėr nisjen e stėrvitjes me grupin e futbollistėve, kreu i pankinės bardheblu, tekniku Sulejman Mema nuk ka patur dėshirė tė zgjatet e tė komentojė nė lidhje me ato ēka janė thėnė pėr njė komunikim tė tij me sulmuesin e Partizanit, Arbėr Abilaliaj, ku bėhej fjalė pėr njė kalim tė mundshėm tė vlonjatit tė tė kuqve sezonin e ardhshėm tek Tirana. Ndodhemi nė prag tė njė ndeshjeje tė rėndėsishme, ? ka thėnė pėr Sport Ekspres, tekniku bardheblu ? siē ėshtė derbi i sė shtunės me Partizanin, pa harruar kurrsesi qė kemi edhe sot ndeshjen e kthimit gjysmėfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė me Elbasanin. Ndaj them se, e mira e punės tani pėr tani e do tė mos merremi me kėto gjėra. Kurse lidhur me saldimin e Jahmir Hykės tek Tirana edhe pėr sezonin tjetėr ka shtuar: Nuk ka trajner nė botė qė tė mos i dojė lojtarėt e mirė nė skuadėr. Hyka nė mėnyrė tė padiskutueshme ėshtė futbollist i talentuar, pa thėnė qė ėshtė edhe djalė i sjellshėm e punėtor. Mirė do ti bėnte tė rrinte edhe pak nė kampionatin shqiptar e mė pas tė kalonte jashtė shtetit. Ndėrkohė mendoj ėshtė normale qė njė trajner tu sugjerojė drejtuesve tė klubit pėr njė futbollist, tė cilin ai dėshiron ta mbajė nė ekip. Kėtė gjė nė lidhje me Hykėn e kam bėrė, po kurrsesi unė nuk jam marrė me caktimin e shumės sė pagės. Me kėtė aspekt merren donatorėt, unė vetėm stėrvis skuadrėn, ka pėrfunduar Mema.
Nė Kupė, njė lloj testi kundėr tė kuqve
Fakti qė skuadra bardheblu ėshtė grumbulluar mbrėmė nė hotel Linza Chateau, dėshmon qė drejtuesit e FK Tirana, por edhe stafi teknik i skuadrės i kanė kushtuar vėmendjen e duhur, ndeshjes sė dytė gjysmėfinale me Elbasanin. Do t- ishte e tejkaluar tė mendoje se te Tirana ka ndonjė dyshim pėr kalimin nė finale tė kėtij kompeticioni, ndaj duhet marrė disi me rezervė deklarimi i trajnerit Mema: Sigurisht qė jemi pėrgatitur, ? thotė tekniku bardheblu, ? madje, me shumė kujdes dhe mirė. Ne vėrtet kemi arritur rezultat tė thellė e tė pastėr nė transfertėn e para dy javėve, por specifika e veēantė qė kanė ndeshjet e Kupės tė detyron tė mos e lėsh jashtė vėmendjes takimin e sotėm. Pra, ėshtė njė ndeshje tjetėr, e cila me tė drejtė mund tė quhet pjesa e dytė e gjysmėfinales me Elbasanin. Parė nė kėtė prizėm ne kurrsesi nuk mund ta neglizhojmė takimin e sotėm me Elbasanin. Nė fakt, eksperienca ka treguar mė se njė herė se neglizhenca e tepruar mund tė tė ēojė nė harakiri. Por, ajo qė nė tė vėrtetė zien te Tirana ėshtė derbi. Dhe Mema natyrshėm kėrkon ta mbajė tė motivuar skuadrėn, duke i bėrė dhe paralajmėrime tė kėsaj natyre. Kjo ėshtė dhe arsyeja qė, edhe pse nuk e ka shpallur formacionin, tekniku tė pėrpiqet tė modelojė sot, atė qė skuadėr qė do tė hedhė nė fushė tė shtunėn pėrballė Partizanit. Dhe duhet tė fitojė nė kohė, aq mė tepėr qė nuk ka ēpret: mbrojtja duhet ribėrė... _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 24, 2008 1:36 pm Post subject: |
|
|
Fagu: Partizani, fatin e shkodranėve
24 Prill Edhe pse nėn peshėn e humbjes, qė kishin pėsuar nga verdheblutė e Elbasanit nė ndeshjen e djeshme, 21?vjeēari i Tiranės, Erbim Fagu, gjithsesi ėshtė treguar i gatshėm tė shprehet pėr derbin e sė shtunės me Partizanin. Madje, qė nė fjalėt e para, polivalenti i vogėl i kampionėve ėshtė treguar i prerė nė deklarimin e tij: Nuk ėshtė fjala pėr tu mburrur, por unė jam i bindur qė tė shtunėn, nė pėrballjen me ne, Partizani do tė ketė fatin e Vllaznisė. Do tė ballancojmė bilancin e sezonit me tė kuqtė. Kėtė gjė na e kėrkojnė tifozėt, por edhe ne duam ta bėjmė realitet. Vėrtet nė ndeshjen e kthimit gjysmėfinale u mundėm nga Elbasani, por Kupa e Shqipėrisė ka tjetėr specifikė. Nisur nga kjo, kualifikimi pėr nė finalen e saj, nė njė farė mėnyre, ishte garantuar qė nė ndeshjen e luajtur para dy javėve. Madje, ishte pikėrisht kjo, pėr mendimin tim, qė ndikoi nė paraqitjen e dobėt qė bėmė nė kėtė ndeshje. Pa thėnė qė shumė nga ne edhe u ruajtėn disi, jo vetėm pėr mos u dėmtuar, por edhe pėr tė mos u konsumuar nė aspektin fizik. Megjithatė, duhet pranuar qė, edhe nėse mund tė ketė ndodhur, nuk kemi bėrė mirė, sepse, si rrodhėn ngjarjet, mund tė na kushtonte shumė shtrenjtė. Por kurrsesi nuk do tė ndodhė kėshtu tė shtunėn, nė Qemal Stafa. Nuk ka dyshim qė nė atė ndeshje, nė Tempullin e futbollit shqiptar, do tė jetė Tirana e ndeshjeve shumė tė mira, qė ka zhvilluar javėt e fundit me Elbasanin, nė kampionat e Kupė, me Besėn e Kavajės (pavarėsisht se nuk fituam, loja jonė ka qenė shumė e mirė), me Skėnderbeun e me Vllazninė. E them me bindje tė plotė kėtė, sepse ne jemi tė vendosur pėr tė qenė dinjitozė deri nė fund tė kampionatit, ka pėrfunduar 21?vjeēari Erbim Fagu. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 24, 2008 1:36 pm Post subject: |
|
|
Alarmi i Memės : Gabova rėndė!
24 Prill
Nuk kishte ndodhur asnjėherė nėpėr stadiumet tona dhe nuk gabojmė nėse themi se dje, nė Selman Stėrmasi, ajo ndodhi pėr herė tė parė(!). Themi kėshtu, sepse rėndom jemi mėsuar qė sidomos nė rastet kur skuadrat vendase humbasin, trajnerėt zhduken e arratisen nga stadiumet pa u shprehur pėrpara gazetarėve, thua sikur fajin pėr disfatėn ia kanė patur ata. Por pas ndeshjes sė djeshme ka qenė tekniku Sulejman Mema, qė ka nxituar me ngut tė shprehet pėrpara medias. Shpėrfytyrimi, qė kanė pėsuar bardheblutė pėrpara syve tė tij, domosdo ka ndikuar shumė dhe e ka shtyrė teknikun tė rrėfehet.
Kam gabuar rėndė, ? ka pranuar Mema, ? por gjithsesi unė di tė nxjerr mėsime nga ky shpėrfytyrim i skuadrės nė ndeshjen me Elbasanin. Kam gabuar te formacioni qė kam ndėrtuar dhe e nxorra nė fushė. Veprova kėshtu, nisur nga fakti qė duheshi ruajtur forcat e disa futbollistėve, ngaqė ngarkesa e tyre kėto ditė ka qenė disi e madhe, sepse kanė luajtur dy ndeshje nė javė, por sigurisht edhe pėr tė akumuluar energji e pėr tė qenė tė freskėt pėr ndeshjet nė vazhdim. I dukshėm shqetėsimi i Memės, sidomos kur nga derbi me tė kuqtė e ndajnė vetėm pak mė shumė se 48 orė. Ndaj, edhe pse nuk e thotė, kuptohej qė ai e kishte konceptuar si test pėr derbin e sė shtunės ndeshjen e djeshme me Elbasanin. Aq mė tepėr kur dihet qė nuk do tė ketė shėrbimin e Vrapit e tė Kēirės nė qendėr tė mbrojtjes. Madje, ka shpresuar shumė tek alternativat e tij. Por duket zhgėnjimi i madh i trajnerėve tė bardhebluve, kur thotė para gazetarėve: E patė se ēkontribut dhanė nė fushėn e lojės disa nga futbollistėt, qė unė i aktivizova ndaj Elbasanit qė nga minuta e parė?. Ndėrsa mė pas, nisur nga ato ēka thotė, duket qė nė disa gjėra pas kėsaj do tė jetė kategorik. Pas kėsaj ndeshjeje, ? vijon trajneri i Tiranės, ? do tė merrem vetėm me futbollistėt qė i kam primarė pėr nė formacion. Duke nisur qė nga sot, pėr mua futbollistėt e tjerė mund tė jenė thjesht plotėsues tė formacionit nė momente tė caktuara, por kurrsesi lojtarė qė garantojnė tė ardhmen e Tiranės. Futbollistė tė tillė, aq pak tė impenjuar nė fushė, unė nuk kam parė. I pyetur nga gazetarėt se sa do tė ndikojė nė derbin e sė shtunės kjo paraqitje e dobėt e Tiranės, Mema dha kėtė pėrgjigje emocionale: Tani pėr tani jam duke menduar vetėm largimin e kėtij sikleti, qė hoqėm nė gjysmėfinalen me Elbasanin, ndėrkohė qė nė krye pati theksuar se ....unė di tė nxjerr mėsime.... Madje, jo njė herė ka ditur ta bėj mirė kėtė. Gjithsesi, deri tė shtunėn tė gjithė presin se ēfarė do tė pėrgatisė Mema me skuadrėn e tij. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 25, 2008 6:31 pm Post subject: |
|
|
Devi Muka: Tirana, favorite
25 Prill Kapiteni i bardhebluve, Devi Muka, thotė se duhej tė kishte udhėtuar drejt Austrisė, pėr tė kontrolluar gjurin e dėmtuar, por shkak pėr vonesėn ėshtė bėrė derbi me tė kuqtė. Qėndrova edhe ca ditė, ? thotė Muka, ? enkas pėr tė qenė i pranishėm nė fitoren e Tiranės, e cila pėr mua ėshtė mė e favorizuar. Vlonjati fluturues sikur do tė plotėsojė atė boshllėk, qė i ėshtė krijuar atij, por edhe shokėve tė skuadrės dhe dashamirėsve tė shumtė tė Tiranės, pėr shkak tė mungesės aq tė gjatė tė tij nė fushė. Nuk i kishte ndodhur kurrė gjatė karrierės njė mungesė e tillė kaq e gjatė, ndėrsa dhe ndeshja e tij e fundit nė derbin me Partizanin, rezulton tė jetė e largėt, nė mbrėmjen e 17 dhjetorit 2006, kur Tirana fitonte 3?2 dhe kapiteni kishte shkėlqyer mbi tė gjithė. Nuk e ekzagjeroj aspak kur them se gjithēka flet pėr gjendjen e mirė qė gėzon grupi bardheblu nė tė tėrė elementėt shprehet Muka. Ndėrkohė, i kemi kujtuar disfatėn nė shtėpi me Elbasanin, tė mėrkurėn. Gjėra qė ndodhin, ? shton kapiteni, ? sidomos nė ndeshjet e Kupės. Megjithėse, pėr mendimin tim, skuadra ra pre e kurthit tė elbasanasve, qė patėn trumbetuar se do tė vinin nė Tiranė me futbollistė tė rinj. Tashmė, edhe pse me siklet tė madh, ajo u kapėrcye. Askush nuk duhet ta kujtojė mė atė ndeshje, ka pėrfunduar kapiteni, qė edhe kėtė derbi do ta ndjekė nga tribuna.
Laurent Mohelebi: Eshtė radha jonė!
I ka lėnė njė shije jo pak tė hidhur disfata e sė mėrkurės me Elbasanin, madje, ajo fare qartė pasqyrohej nė mimikėn e fytyrės sė francezit tė bardhebluve, Laurent Mohelebi. Gjithsesi, ? thotė mesfushori francez, ? i rėndėsishėm ėshtė fakti qė Tirana tashmė ėshtė finaliste e Kupės sė Shqipėrisė. Madje, pikėrisht pėr kėtė fakt mua mė vjen shumė mirė. Them kėshtu, sepse pėr ēdo futbollist ėshtė arritje tė luajė nė finalen e njė Kupe. Megjithatė, tani pėr tani nuk ėshtė koha tė flasim pėr tė. Nė kėto ēaste, tė gjithė jemi tė pėrqendruar te derbi me Partizanin. Dhe Loreni, siē i thonė tashmė tė gjithė nė kampin bardheblu, e ka ende tė gjallė nė kujtesėn e tij disfatėn e rėndė, qė ka pėsuar skuadra nė atė mbrėmje jo fort tė largėt tė 1 marsit. Demain, notre tourne (nesėr ėshtė radha jonė) ? thotė ai nė frėngjisht ? pėr tė fituar. Dhe kam bindje tė plotė qė kėshtu ka pėr tė ndodhur. Jemi nė grand formė, ka pėrfunduar Mohelebi. Bedri Alimehmeti _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 26, 2008 1:48 pm Post subject: |
|
|
Mema: Pak tė thuhet ndeshje e jetės
26 Prill Nė prag tė derbit tė sotėm me tė kuqtė e Partizanit, dy kanė qenė problemet, qė e kanė shqetėsuar kreun e pankinės bardheblu, Sulejman Mema: goditja qė mori skuadra nė mesjavė, nė ndeshjen e kthimit gjysmėfinale pėr Kupėn e Shqipėrisė me verdheblutė e Elbasanit, ku rrezikoi daljen nė finale, dhe mungesat nė qendėr tė mbrojtjes tė dy titullarėve, Kēira e Vrapi. Gjithsesi, i ndėrgjegjshėm pėrpara njė situate tė tillė, Mema, i spikatur pėr kėrkesėn nė punė, edhe pse ka patur shumė pak kohė nė dispozicion me bisturinė e tij ka ndėrhyrė nė skuadėr. Do ta shihni nė fushėn e lojės, ? thotė trajneri i bardhebluve, ? ku fare lehtė mund tė konstatoni se ēka jemi pėrpjekur tė bėjmė. Kurse, pėrsa i pėrket goditjes qė morėm nga Elbasani nė mesjavė, kam punuar shumė me grupin nė planin psikillogjik, ndaj shpresoj qė atė ndeshje tashmė futbollistėt e mi ta kenė harruar.
Mungesat, fotokopje
Mė pas, duke u ndalur te mungesat nė formacionin e skuadrės sė tij, pėr Sport Ekspres Mema ka treguar: Kurrė nuk do tė mė kishte shkuar ndėrmend, qė edhe nė kėtė takim derbi nė mesin e repartit tė mbrojtjes do tė mė mungonin po tė njėjtėt futbollistė: Kēira e Vrapi. E ēuditėshme! Fotokopje e ndeshjes sė kaluar. Dhe nė kėtė drejtim mua mė vjen vėrtet keq, sepse, pėr hir tė sė vėrtetės, duhet thėnė se Kēira e Vrapi kishin arritur mė nė fund tė gjenin gjuhėn e pėrbashkėt nė funksionimin midis tyre. Kishte disa ndeshje qė ky binom, nė qendėr tė mbrojtjes sonė, po tregohej shumė i saktė nė veprime. Pa thėnė qė edhe pėsimi i golave, pėr gabime tė tyre, qe minimizuar.
Porosia
Pėrpara se tė niste stėrvitjen e djeshme, Mema, bashkė me stafin e tij, u ka folur pėr disa minuta grupit tė futbollistėve, ndėrsa ishin pėrballė tij nė fushėn e Skėnder Halilit. Nesėr (sot) kemi pėr tė luajtur njė ndeshje mjaft tė rėndėsishme, ? u ka thėnė ai, ? tė cilėn unė them se ėshtė pak ta quaj tė jetės, siē jemi mėsuar tė themi rėndom nė raste pėrballjesh tė tilla. Gjithēka varet nga ju. Kohėt e fundit, nė kampionat keni zhvilluar ndeshje mjaft tė mira dhe kjo ėshtė mundėsuar falė pėrkushtimit e impenjimit tuaj nė stėrvitjet e pėrditėshme. Pra, asgjė nuk ju ėshtė dhuruar, por e keni fryt tė djersės e tė mundit tuaj. Ndaj, qė asnjė pikė e tyre tė mos u shkojė dėm, nė derbi i derdhni pa kursim tė gjitha energjitė nė fushėn e lojės. Sepse vetėm kėshtu do tė dilni fitues dhe do jeni dinjitozė.
Mjeku Ostreni: Hyka ok?ej
Nė kampin bardheblu ka ngrohur shumė fakti qė, mė nė fund, Jahmir Hyka e ka kapėrcyer dėmtimin. Nė kėtė aspekt bind edhe ajo qė thotė mjeku i ekipit, Mel Ostreni. Situata ėshtė e normalizuar, ? u shpreh ai ? hematoma, qė ka pėsuar futbollisti, tashmė ėshtė drejt zhdukjes p`rfundimtare. Pra, Hyka ėshtė nė kondicionin e duhur pėr derbin me Partizanin. Ndėrkohė, edhe vetė fantazisti i talentuar i bardhebluve u shpreh me optimizėm pėr gjendjen e tij. Nuk kam asnjė problem, ? tha ai, ? kontrolli i fundit, qė kreva nė klinikėn e doktor Melit, rezultoi ok?ej.
Kēira, i dėnuar pėr tė mos qenė sot
Ashtu si edhe nė derbin e 1 marsit, shqiptari me pasaportė kroate, Lekė Kēira, nuk do tė jetė nė fushė. Herėn e kaluar i mungoi skuadrės ngaqė nė ndeshjen me Teutėn, nė Niko Dovana, qe ndėshkuar me karton tė kuq, kurse sot sėrish nuk do tė jetė, sepse ka plotėsuar numurin tre tė kartonave tė verdhė. Dėshirėn, ? thotė Kēira ? e kam pasė tė madhe pėr tė qenė nė derbin numėr 1 tė kampionatit shqiptar, por nuk paska qenė e thėnė. E ēuditėshme vėrtet! Madje, edhe pėr tė ardhur keq, sepse tė gjithė futbollistėt dėshirojnė tė jenė protagonistė nė derbi. Por duket se unė paskam qenė i dėnuar!
Tifozi, derbi 120 LIVE
I moshuar, tashmė mbi 70 vjeē, Eros Vokopola ėshtė pa dyshim tifozi mė i qetė e mė korrekt i Tiranės, qė prej vitesh e ndjek skuadrėn bardheblu, jo vetėm nė ndeshjet brenda e nė transfertė, por edhe nė stėrvitjet e pėrēdoditėshme. Tregojnė pėr tė se, edhe ditėn kur ėshtė martuar, sa ka futur bashkėshorten nė shtėpi, me kostumin e dhėndrit ka nxituar tė ndjekė Tiranėn nė stadium. Nga ato ēka na thotė vetė, derbi i 130?tė, Partizani?Tirana, qė do tė luhet sot pasdite nė Qemal Stafa, pėr tė do tė jetė i 120?ti, qė ai ka ndjekur LIVE nė stadium. Nėntė ndeshje derbi, ? thotė si gjithnjė i qetė Eros Vokopola, ? nuk kam arritur ti ndjek pėr shkak tė ndonjė shėrbimi apo angazhimi tjetėr qė kam patur.
Nė derbi, me tjetėr sekretar
Pa u mbushur 48 orė nga mbrėmja e sė shtunės sė 1 marsit, kur bardheblutė patėn humbur derbin me tė kuqtė, 1?4, paraditen e sė hėnės, Shkėlqim Muēa pati dhėnė dorėheqjen e parevokueshme nga posti i sekretarit tė klubit Tirana. Tashmė, qė prej tri javėsh, nė karriken e kryezyrtarit tė FK Tirana ėshtė ulur Eduard Gjini. Pra, derbi i sotėm me tė kuqtė e gjen Tiranėn me tjetėr sekretar.
Donatorėt, mbrėmė pranė futbollistėve
Mbrėmė, rreth orės 22:00, mėsohet se katėr donatorėt e Tiranės, Shefikat Ngjela, Agron Papuli, Avni Nuri e Refik Halili, kanė lėnė kryeqytetin dhe i janė gjendur pranė skuadrės sė tyre, nė Linza Chateau, ku bardheblutė kanė kaluar natėn. Ata i kanė garantuar futbollistėt pėr mbėshtetjen e tyre tė vazhdueshme dhe ua kanė pėrsėritur edhe njė herė kėrkesėn, pėr ti bėrė mbyllje dinjitoze kampionatit. Gjatė takimit futbollistėt bardheblu kanė uruar donatorin Refik Halili, pėr fitimin e titullit kampion nga ekipi i volejbollit femra tė SK Tirana, president i tė cilit ai ėshtė qė nė fillim tė kėtij sezoni.
Timonierėt, nga dy familje tiranase me tradita
Nė derbin e sotėm midis Partizanit e Tiranės tėrheq vėmendjen fakti qė, nė krye tė tė dy pankinave respektive, do tė jenė Hasan Lika e Sulejman Mema. Dy pinjollė tė familjeve tė nderuara autoktone tiranase autoktone, qė ndėr vite i kanė dhėnė shumė sportit shqiptar, nė veēanti futbollit. Nga familja Lika pėrmenden emrat e Petritit (i ati i Hasanit) dhe Agimit (xhaxhait), tė dy ish?arbitra tė njohur e mė pas vėzhgues. Po kėshtu, nga familja Mema pėrmeden Haxhiu (i ati i Sulejmanit) dhe Aliu e Osmani (xhaxhallarėt), tė tre futbollistė nga mė tė spikatur nė tė kaluarėn. S.Mema e H.Lika kanė drejtuar edhe pankinat e kuqezinjve U?21, pa thėnė qė edhe si futbollistė kanė veshur fanellėn kuqezi tė kombėtares. Kėto janė tė pėrbashkėtat, kurse ndryshimi konsiston nė faktin qė nga Likėt, deri tani, asnjė nuk ka luajtur me fanellėn bardheblu, kurse nga Memėt, Haxhiu e Osmani kanė fituar edhe tituj me fanellėn e kuqe, pa harruar qė Sulejmani e ka drejtuar Partizanin nga pankina _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 01, 2008 6:19 pm Post subject: |
|
|
Gjini: Flijeni mendjen, toleranca do jetė zero
1 Maj I shqetėsuar jo pak, pėr ēka ėshtė thėnė e shkruar kėto ditė nė media, lidhur me faktin, nėse do lėshojė apo jo Tirana nė derbin e sė shtunės me Dinamon, Eduard Gjini, drejtuesi i ri i klubit bardheblu, pėr Sport Ekspres ėshtė shprehur: Ditė mė parė e kam bėrė tė qartė nė shtyp, se porosia e donatorėve pėr futbollistėt tanė ėshtė, qė pavarėsisht nga fakti qė i vetmi objektiv pėr klubin tonė ka mbetur Kupa e Shqipėrisė, skuadra duhet tė jetė e impenjuar nė tė gjitha ndeshjet. Ajo duhet tė luajė me statusin e kampiones nė fuqi, pėr ti bėrė mbyllje sa mė dinjitoze kampionatit. Pėr fat tė mirė, pėr shkak tė njė mbledhjeje qė kemi patur nė FSHF, jam takuar me drejtuesit e dy klubeve, Partizanit e Dinamos, tė cilėve u kam thėnė se Tirana tė gjitha ndeshjet ka pėr ti luajtur ndershėrisht dhe drejt, si tė ishte nė luftė pėr titull, ndaj flijeni mendjen, sepse toleranca jonė do tė jetė zerro.
Ndeshje kontrolli me tė rinjtė
Ndryshe nga herėt e tjera, nė ndeshjen e kontrollit, qė Tirana ka zhvilluar dje nė Skėnder Halili me ekipin e tė rinjve tė trajnerit Ilir Muēa, tekniku Mema, me rreshtimin qė i ka bėrė nė fushė skuadrės, nė tė dyja pjesėt prej 30 minutash, ka synuar realizimin e dy objektivave. Skuadra do tė luajė dy ndeshje tė rėndėsisė sė veēantė: tė shtunėn, nė Selman Stėrmasi, derbin kryeqytetas nr.2 me Dinamon pėr kampionat, kurse tė mėrkurėn e ardhshme, nė Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit, finalen e Kupės sė Shqipėrisė me Vllazninė e Shkodrės. I impenjuar qė gjithēka tė shkonte sipas asaj qė kishte menduar ai, Mema gjatė gjithė kohės u ka qėndruar futbollistėve tė tij mbi kokė duke kėrkuar tė jenė tė saktė nė zbatimin e detyrave. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue May 06, 2008 2:12 pm Post subject: |
|
|
Hyka: Nuk e bėj dot Maradonėn
6 Maj Ku e gjeni njė lojtar si ky? Ėshtė 20 vjeē, ėshtė po aq i famshėm nė Shqipėri sa ndonjė prej lojtarėve mė tė mėdhenj nė Botė, por kur e sheh jashtė fushės sė blertė nk ėshtė ai qė tė gjithė presin. Sepse njerėzit nga njerėz tė tilla presin, ndonjė adoleshent tė vonuar me makinė luksoze, celular me 20 dhe ndonjė femėr tė kėndshme nė krah. Hyka nuk ėshtė tipi i futbollistit modern. Nė rrugė pėrshembull ėshtė vėshtirė ta njohėsh. Nuk ka asnjė makinė, dhe nuk mban telefon me kontratė. Merr vetėm 2 milionė lekė tė vjetra nė muaj (tė jemi realistė njė rrogė e tillė pėr futbollin nuk ėshtė kushedi se ēfarė) dhe sillet si njė fėmijė dhe njė i rritur njėkohėsisht. Tani pasi ka kaluar 9 muajt e parė profesionistė nė futbollin shqiptar ka diēka pėr tė thėnė. Sepse ka qenė njė Hykė gjithnjė e nė rritje. Nė fillim pritej tė bėnte Maradonėn, mė pas nuk bėnte dot as Hykėn. Tani i bėn tė gjitha mirė. Ka pasur sigurisht sekretet e tij nė kėto 9 muaj. Qė dėshiron ti finalizojė me njė tjetėr trofe.
Nesėr finalja e Kupės. Finalja e parė e Hykės?
Jo, sepse nė ndeshjen e parė zyrtare me Tiranėn verėn e shkuar, fitova superkupėn. Dhe mbaj mend qė luajta mirė, ishte impakti i parė me publikun bardheblu dhe tė gjithė mė brohoritėn.
Megjithatė njė Hykė si ai i Besės pėr muaj nuk e pamė?
Ndoshta deri nė janar kisha gjithnjė mendjen te merkato. Pastaj nuk ėshtė se luaja gjithnjė titullar. Ndonjė problem nė grup edhe ishte. Nuk po menaxhoja dot situatėn. Shumė thonin qė nuk e meritoja famėn, ndėrkohė qė askujt nuk i kėrkova asnjė famė. Gjithēka erdhi vetė.
Ēfarė ndodhi pas janarit?
Presioni ra, marėdhėnia me skuadrėn u bė shumė e mirė. Nuk e mohoj qė mė ka ndihmuar shumė edhe Duro. Tani jemi miq tė mirė dhe gjithnjė i dėgjoj kėshillat e tij. Unė gjithashtu nuk mendoja mė pėr tu larguar dhe thashė me vete: luaj futboll, bėj atė qė di. Nė ndonjė rast e teproja me pasimet, ndėrkohė qė tė gjithė mė thonin qė arma mė e fortė ėshtė driblimi.
Por jo goli?
Kuash tha? Kam shėnuar kundėr Elbasanit dhe nuk ka qenė gol i shėmtuar
Nesėr nuk do tė jetė njė ndeshje si gjithė tė tjerat?
Vllazninė e kemi mundur 5?1 nė takimin e fundit nė kampionat, por nuk besoj se do tė jetė ajo Vllazni. Megjithatė ata pa Sinanin, nė letėr janė mė tė dobėt.
Nė ndeshjen e fundit me ta Kotrri nuk ka arritur tė tė mbajė dot?
Po ndoshta edhe Kotrri do tė ndryshojė, ose trajneri i Vllaznisė do tė gjejė njė tjetėr lojtar pėr tė mė mbuluar.
E ke nisur me Kupė dhe mund ta mbyllėsh me Kupė?
Po unė doja kampionatin, dhe kur erdha kėtu isha i bindur qė do kisha marrė kampionatin. Tani kur shoh trajnerin Mema sa rėndėsi i kushton ndeshjes sė nesėrme e kuptoj qė edhe Kupa ėshtė njė gjė e mirė. Ėshtė praktikisht njė biletė pėr tė shkuar nė Evropė.
Starova, Hafizi, Mema, nuk ke ndėrruar pak trajnerė?
Me Memėn ndjehem shumė mirė, mendoj se ėshtė mė mirė pėr tė folur pėr tė tashmit. Mema mė ka dhėnė shumė kurajo. Vlerėsoj shumė edhe dy paraardhėsit.
Nė verė me siguri do tė ketė njė Hykė i tėri nė merkato?
Tė mos nxitohemi. Mė parė duhet tė fitojmė kėtė Kupė, pastaj pse jo tė luaj nė Kupat e Evropės me Tiranėn. Ka kohė deri mė 31 gusht. Megjithatė asnjė veprim nuk do bėhet pa u konsultuar me drejtuesit e Tiranės. U jam shumė borxhlinj atyre dhe tifozėve bardheblu, sepse mė anė mbėshtetur shumė.
Nuk ka asnjė skuadėr tė huaj qė tė kėrkon?
Unė dėgjoj pėrditė skuadra deri nga vendet mė tė ēuditshme. Disa madje mė thonė qė ka skuadra nė afėrsi tė Alaskės qė tė kėrkojnėqesh po kjo ėshtė merkato. Nuk ėshtė kaq lehtė dhe jo ēdo interesim ėshtė zyrtar.
Ndėrkohė qė vijon tė kalosh muajin e mjaltit nė pėrfaqėsuese?
Kam pasur vetėm njė dėshirė qė pas ikjes sė Bariēit, qė trajneri i ri tė mė grumbullojė njė ndeshje. E dini pse, pėr tu treguar tė gjithėve se ndoshta edhe nė kohėn e kroatit e kam merituar pozicionin nė pėrfaqėsuese. Dėgjoja aq shumė zhurmė rreth grumbullimit tim, ndėrkohė qė unė luaja te Rozenborg. Pyesja veten, gjithė kėta specialistė futbolli qė janė kundėr meje nė Kombėtare a thonė gjithnjė se duhet bėrė rinovimi. Bariē gjithnjė me qetėsonte. Mė thonte qė nė fund tė fundit askush nga ata nuk kanė veto pėr tė zgjedhur lojtarėt e pėrfaqėsueses, dhe nėse gabon dikush ky ėshtė trajneri.
Po Han ēfarė tė tha?
Mė duket i rreptė nė fillim, pastaj kur filloi tė bėnte batuta u qetėsova. Mendoj se ėshtė njeri i kėndshėm dhe normalisht duhet tė jetė trajner i zoti me atė karrierė qė ka.
Ndonjė detyrė shtėpie?
Mė tha tė bėja shumė stėrvitje dhe tė prentedoja qė nė kohė tė shkurtėr tė shkoja nė njė kampionat tė huaj. Sigurisht qė nuk mė garantoi njė vend titullari. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:15 pm Post subject: |
|
|
Tirana kthehet nė skandal bardheblu
8 Maj
Ndonjė dyshim edhe ishte. Sepse trajneri Mema vetėm tė kishte rrjedhur. Nė fillimin e pjesės sė dytė tė gjithė ngritėn supet, si ka mundėsi qė nuk ishin tre titullarė. Tre zėvendėsime nė pushim?
Ngjarja Nuk ka filluar gjithēka nė pushim. Donatorėt pretendojnė se kanė pasur sinjalizime. Qė tė premten se disa futbollistė tė Tiranės janė blerė nga Vllaznia pėr kėtė finale kupe. Njė histori tipike shqiptare. Tė gjithė vėnė bast qė edhe nėse Vllaznia do tė humbiste tė njėjtėn gjė do tė kishte bėrė edhe Fushaj. Pak rėndėsi ka kjo. Nė pushim tė ndeshjes, skuadra shkon nė dhomat e zhveshjes me humbjen 0?2 mbi shpatulla dhe Mema gjen fajtorėt. Duro dhe Sina tė vishen nuk do luajnė mė. Duro i ka kėrkuar sqarime, madje i ka thėnė qė duhet tė qėndrojė mė shumė nė fushė. Mema nuk ka pranuar. Ndėrkohė donatorėt kanė zbritur nė dhomat e zhveshjes. Menjėherė kanė thėnė qė pėrveē Duros dhe Sina e Vrapi nuk do luajė pjesėn e dytė. Mema nuk e ka kundėrshtuar veprimin e tyre. Vrapi ka kėrkuar sqarime dhe donatorėt kanė thėnė qė kėta tre futobllistė kanė shitur ndeshjen pėr 100 mijė euro. Madje Vrapin goditjen me shtyllė nuk ka dashur vetė ta dėrgojė nė rrjetė. E pabesueshme qė dikush tė mendojė pėr gjėra tė tilla. Jetojmė nė Tironė.
Pas ndeshjes Skuadra ėshtė totalisht e ēorientuar. Donatorėt kanė vendosur qė tė tre futbollistėt tė pėrjashtohen dhe tė mos jenė mė pjesė e Tiranės, ndėrkohė qė tė tre kėta lojtarė kanė udhėtuar nė mėnyra tė ndryshme dhe jo me skuadrėn drejt Tiranės. Me pyetjen mbi shpinė. Ēfarė mėkati kemi bėrė. Dhe sigurisht qė janė ndjerė tė tradhėtuar, mbi tė gjitha nga trajneri i tyre
Zėrat nė fund tė gjithė shtojnė nga njė element. Ka edhe nga ata qė njė nga donatorėt mund tė ketė ngritur edhe duart ndaj ndonjė lojtari, por kjo tė paktėn mbetet njė gjė e paverifikuar. Kjo fundja nuk ka ndonjė rėndėsi ekstreme. E rėndėsishme pėr kampin bardheblu ėshtė skandali i krijuar. Nė sytė e presidentit tė federatės, presidentit tė Republikės dhe zėvendėstrajnerit tė pėrfaqėuseses, belgut De Jong. Ēfafrė imazhi.
E vėrteta Lojtarėt janė tė bindur nė pafajėsinė e tyre. Dikush zyrtarisht e dikush jo shprehen qartė qė tė gjitha kėto akuza janė shpifje tė rėnda mbi moralin e tyre dhe dikush duhet tė mbajė patjetėr pėrgjegjės pėr kėto deklarata tė lėshuara. Nė fund e mbyllin me refrenin e zakonshėm. Kjo ėshtė Shqipėria. Tė besosh qė tė tre futbollistėt kanė pėrfituar 100 mijė euro pėr tė mos u impenjuar sa duhet nė njė finale kupe ėshtė e vėshtirė. Mė e lehtė ėshtė qė si rėndomė drejtuesit e njė skuadre shqiptare kanė prodhuar fantazinė e radhės kundrjt lojtarėve tė tyre.
E ardhmja Tirana pėrfundimisht ėshtė njė skuadėr e shpėrbėrė, njė skuadėr nė krizė. Tre ndeshjet e mbetura tė luhen si tė luhen, pastaj fillon revolucioni, deklarojnė burime pranė klubit. Nė tė vėrtetė e gjitha ajo qė ndodhi ka njė shpjegim mė shumė se sa teknik. Humbja mund tė ketė ardhur edhe si pasojė e njė vetkėnaqėsie tė theksuar qė klubi bardheblu shijoi dhe pas fitores 5?1 kundėr shkodranėve nė kampionat. Madje atje nė fushėn stėrvitore, Skėnder Halili, tė gjithė ishin tė bindur se kjo skuadėr do merrte kupėn dhe do shkonte nė Evropė. Mė pas, kur e kanė parė veten nė njė 0?2 (mund ti ndodhė kujtdo) kanė gjetur fajin dhe fajtorėt. A e kanė menduar ndonjėherė tė gjithė atje, nė shtėpinė e ēuditshme bardheblu, se ndonjėherė kundėrshtari mund edhe tė luajė mė mirė se ata?! _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:17 pm Post subject: |
|
|
Duro: Mė vjen keq qė jam pjesė e kėti futbolli shqiptar
8 Maj Klodian Duro, pas ndeshjes sė djeshme ka deklaruar: Mė vjen keq qė jam pjesė e kėtij futbolli. Drejtuesit e skuadrave shqiptare duhet patjetėr tė kuptojnė qė nuk ėshtė ky futbolli i duhur. Dikush duhet tė ndėrhyjė pėr tė saktėsuar gjėrat. Duhet patjetėr qė tė ndėrhyrjė edhe shteti, sepse nė Shqipėri askush nuk kupton kush ėshtė presidenti, kush ėshtė trajneri e kush janė lojtarėt. Tė akuzosh lojtarė qė kanė dhėnė shpirtin pėr kėtė skuadėr, qė e kanė marrė pėr dore dhe e kanė dėrguar deri nė finale ėshtė e turpshme. Kemi luajtur tė sėmurė, tė dėmtuar dhe madje edhe nė ndonjė rast nė gjendje jo tė mirė humori vetėm pėr tė shpėtuar edicionin dhe sezonin bardheblu. Nė fund ofendohemi.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|