|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Mar 21, 2008 9:40 am Post subject: |
|
|
ky thote e drejte se do me u be per vete president i fshf _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Fri Mar 21, 2008 12:44 pm Post subject: |
|
|
Nga i pari te i fundit, cdo llaf qe thone e thone vetem per interesat e veta se per futbollin si plas asnjerit. _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Mar 21, 2008 1:31 pm Post subject: |
|
|
pale bejne edhe sikur e dun shum te miren e futbollit shqiptar _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Mar 21, 2008 9:53 pm Post subject: |
|
|
Pango-Duka, 30 minuta per asgje
21 Mars
Armando Duka eshte zgjuar me heret se zakonisht, pasi ministri i tij i kishte fiksuar nje takim ne oret e para te mengjesit. Eshte dukur rreth ores 8:30 te dites se djeshme ne oborrin e MTKRS?se dhe duke evituar te gjithe syte qe e ndiqnin me habi ngjiti shkallet dhe iu drejtua njeriut i cili e ka akuzuar publikisht edhe per ngjarje mafioze.
Me siguri nuk i ka menduar keto kur eshte ulur balle per balle me Pangon. Per 30 minuta kane insistuar te dy qe te dy kane te drejte dhe kur ka dale nga dera ka treguar qarte ne fytyren e tij se asnje kompromis nuk eshte arritur.
Mua me vjen keq por ne kemi shume pak ne dore, si komunitet i futbollit. Detyrat e shtepise i ka vete shteti. Ka marre makinen e tij dhe eshte larguar. Me siguri qe ne ikje e siper ka menduar: perse ministri me therret kur nuk ka asgje te re per te thene.
Pango nuk ka folur, nuk ka dhene asnje prononcim zyrtar. i njohur si nje drejtues energjik, po e kupton dale nga dale se energjite per kete lufte po fillojne te shterojne. Dhe pergjithesisht jane energji te harxhuara pa asnje motiv. Te njejtat energji nese po per futbollin do ishin perdorur ne nje menyre tjeter me siguri Shqiperia do te kishte mimunimi nje infrastrukture juridike dhe sportive me te mire.
Thashethemnaja ne zyrat e dikasterit shteteror ka vijuar gjate gjithe dites se djeshme. Ka pasur nga ata qe e kane perkthyer kete ftese te Pangos per Duken si nje renie te kuotave te ministrit, ka pasur nga ana qe e kane perkthyer si nje gje serioze, qe ministri fundja duhet ta bente. Ka pasur edhe nga ata qe ne mos e kane thene me ze te larte e kane menduar njehere se: ndoshta ky futboll po behet shkak qe ministri te ike. Por, aty per aty, e ka hequr nga mendja kete ide. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Mar 21, 2008 9:54 pm Post subject: |
|
|
Ja cfare humbasin klubet, qe do te bojkotojne ndeshjet
21 Mars
Sipas Kodit te Drejtesise Sportive, klubet te cilat kane kercenuar me bojkot te kampionatit shqiptar te futbollit do te humbasin shume, nese e bejne nje gje te tille diten e shtune. Nje klub, i cili nuk garanton fundin e aktivitetit ku merr pjese eshte i detyruar sipas Statutit te FSHF?se te miratuar nga vete delegatet e klubeve, te zbrese dy kategori me poshte.
Nje ndeshje nese klubet qe kane kercenuar bojkot vendosin qe ta bejne nje gje te tille vetem per kete te shtune, atehere ndeshjet humbiten nga keto skuadra me rezultatin 0?2 ne tavoline. Gjithashtu klubet qe nuk luajne humbasin edhe tri pike te tjera nga kjo humbje. Pertej kesaj, gjoba financiare eshte 5 milione leke te vjetra.
Perseritja Ne rast se klubet e perserisin nje gje te tille, pra edhe ne javen ne vijim nuk paraqiten ne fush-n sipas kodit te drejtesise sportive zbresin nje kategori me poshte dhe gjobiten me 500 mije leke te reja serish.
Bojkoti Ne rast se nje skuader vendos ta bojkotoje e mos ta mbaroje kampionatin, atehere kjo e fundit shkon automatikisht dy kategori me poshte.
Llogarite? Opionioni publik eshte i bindur se veshtire qe ndonje nga klubet te mos beje llogarite e duhura dhe te dergoje skuadren drejt ketij perfundimi. Mbi te gjitha ata qe vriten nga kjo forme kercenimi jane vete klubet dhe te ardhurat e vete presidenteve. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Mar 25, 2008 6:48 pm Post subject: |
|
|
Audit i brendshėm nė FSHF, urdhėr politik
25 Mars
Njė nga tre pikat qė FIFA dhe UEFA i kanė vėnė si kusht shtetit shqiptar qė Shqipėria tė rifillojė tė aktivizohet nė strukturat ndėrkombėtare ėshtė mos bėrja e asnjė auditi tė brendshėm nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit. Shteti shqiptar, mė saktė zyra e auditit pretendon se ėshtė duke e bėrė njė audit tė tillė.
Qėndrimi politik nė gjithė kėtė histori ka qenė i habitshėm. Pajtim Shehu, shefi i auditit, nė daljen e parė publike, ka deklaruar se po e bėn kėtė audit nė sajė tė njė ligji qė detyron shtetin tė kontrollojė shoqėritė. Por fillimisht ai harroi tė theksonte se ky ligj pėrcaktonte gjithė ato shoqėri qė kanė tė paktėn 51% kapital shtetėror. Ministri Pango nė njė dalje tė dytė tė tij, theksoi se MTKRS nuk ka kėrkuar asnjėherė audit dhe se kėtė audit e ka kėrkuar Ministria e Financave. Ndėrkohė nė daljen e fundit nė publik, Shehu theksoi se auditi po bėhet duke u bazuar nė fondet qė pėrfitues kanė kompani shqiptare, pavarėsisht se kėto para mund tė kenė ardhur nga UEFA dhe FIFA.
Kontrolli Federata Shqiptare e futbollit, sipas urdhėrit qė ka marrė nga FIFA dhe UEFA nuk i ka vėnė nė dispozicion auditit asnjė dokument qė tė mund tė fillojė kontrolli. Fakti qė shteti pretendon se po bėhet audit atėherė unė mendoj se po gjehet nė rrugė tė tjera dhe vijon tė jetė njė problem, pasi kjo konsiderohet njė mos bindje. Nuk na intereson se ku i gjen tė dhėnat ky audit thjesht duhet tė kuptohemi qė kjo manovėr po bėhet pikėrisht pa OK e FIFA?s. Shefi i auditit ka deklaruar nė njė debat tv nė ora neės se janė pėrcaktuar deri tani shkelje tė shumta qė ēojnė deri nė evazion fiskal. Pėrgjithėsisht shefi i auditit iu referua shkeljeve qė federata, sipas tij, ka bėrė me kompani shqiptare. Nuk harroi edhe tė theksonte njė detaj: qė kėto para FSHF i ka marrė nga FIFA dhe UEFA. Kėto tė fundit, gjatė gjithė kėsaj kohe e kanė kontrolluar federatėn nėpėrmjet njė raporti auditimi qė FSHF nė Asamblenė e saj ka pėrcaktuar ta bėjė firma e licensuar nė Shqipėri, Deloitte. Ne do vijojmė ta bėjmė auditin sipas ligjit dhe po ju siguroj se ai ka mbaruar dhe shumė shpejt do ti bėhen tė dhėnat publike si FSHF?sė ashtu edhe FIFA?s, tha Shehu duke harruar se pikėrisht kėto dy institucione nuk e kanė kėrkuar fare kontrollin e tij. Po habia kėtu qėndron thotė Duka qė auditi ėshtė prokurori, edhe nė faktin qė del nė pėrfundime jo zyrtare qė ka shkelje ėshtė e pabesueshme. Ėshtė njėsoj sikundėr kryeprokurori tė theksojė nė shtet gjatė njė procesi do tė ketė njė dėnim.
Paratė ? nė njė tjetėr dalje publike nė Alsat, tė shtunėn nė mbrėmje zėvendėsministri Spahia ka theksuar se shteti po kontrollon vetėm 240 milionė lekėt qė qeveria sipas grantit tė futbollit ia jep federatės qė kjo ta shpėrndajė klubeve. Besoj se e kuptoni qė shifra ėshtė qesharake thotė Duka nėse ka ndonjė shkelje kjo ėshtė brenda komunitetit sportiv, qė do tė thotė se mund tė ketė rezerva nga ndonjė klub pse ka marrė mė shumė ose mė pak se njė klub. Por tė jeni tė sigurtė qė shifra e cila ndahet nė thesarin e shtetit e marrė nga klubet nė total nė pėrfundim ėshtė 240 milionė.
Pjesa tjetėr e parave qė qarkullon Federata Shqiptare e Futbollit janė produkt i punės sė saj dhe fondeve qė i jep FIFA dhe UEFA. Madje njė gjė e tillė ekziston prej vitesh. Mė parė shteti jepte edhe 30 mln tė vjetra nė muaj pėr rrogat e punonjėsve, fond qė prej kohėsh federata nuk ėshtė e interesuar ta marrė duke ia dhuruar vetė shtetit.
E drejta TV Shefi i auditit Pajtim Shehu, pretendon qė FSHF ka manipuluar tė drejtėn TV, duke ia shitur njė kompanie tė huaj, qė ofronte njė ēmim mė tė lartė se sa njė kompani tjetėr. E drejta Tv, nė fakt, ėshtė njė e tillė e deleguar nga shteti pėr federatėn shqiptare tė futbollit dhe kjo e fundit mund tė zgjedhė nė tender sipas kritereve jo tė shteti shqiptar, duke qenė se tenderi zhvillohet me kompani tė huaja, federata mund tė pėrdorė ligje ndėrkombėtarė tė tenderimit tė njohura edhe nga federata homologe. Nė thelb shteti nga kjo e drejtė TV ka tė drejtė tė kėrkojė 10% tė shumės pėrfundimtare qė arrin federata me kompanitė e huaja me tė cilat ajo operon. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Mar 26, 2008 2:58 pm Post subject: |
|
|
Njė histori nė letėr trukimesh
26 Mars
Qeveria shqiptare, e udhėhequr nga dy prej anėtarėve tė saj mė tė lartė, kryeministri Sali Berisha dhe ministri i TKRS?sė, Pango, udhėhoqi njė fushatė tė tėrė akuzash kundrejt pėrfaqėsueses shqiptare tė futbollit nė ditėt e fundit tė vitit tė shkuar, nė thelb tė sė cilės paraqitej njė pretendim i shtetit se presidenti Duka, sė bahsku me disa futbollistė tė pėrfaqėsueses shqiptare kanė manipuluar dy ndeshjet e fundit duke fiksuar rezultatin e tyre. Ata turpėruan flamurin, tha Berisha, ndėrkohė qė vetė Pngo i dėrgoi njė letėr UEFA?s qė tė fillonte hetimet, njė letėr qė Duka e konsideroi si aktin mė tė turpshėm qeveritar qė ka lidhje me futbollin nė Shqipėri.
Vijimi Pas akuzave tė bėra sidomos nė TV publike anėtarėt e shtetit pėr asnjė moment nuk siguruan njė provė tė vetme qė tė kompromentojė pėrfaqėsuesen e futbollit. UEFA dhe FIFA pritėn pėr shumė kohė dhe mė pas e vunė kėtė pikė si njė kusht pėr rikthimin e Shqipėrisė nė FIFA, ēka do tė thotė praktikisht qė tanimė qeveria, jo mė nė mėnyrė tė ndrojtur, por direkt duhet tė dalė publikisht dhe tė mohojė kėto akuza.
Bastet Shqipėria, si njė vend ndėr mė tė varfėrit nė Ballkan e Evropė ėshtė padyshim njė nga shtetet ku trukimi i ndeshjeve tė futbollit, jo vetėm qė mund tė bėhet lehtė por gjithashtu mund tė behet edhe pėr shuma shumė tė vogla financiare. Askush nė Shqipėri nuk e ka anashkaluar faktin se ekziston njė fenomen, pjellė e njė tė tillė ndėrkombėtar qė i lidh skuadrat tona tė futbollit me njė rrjet tė tillė mafioz. Por akuzat e qeverisė nė ēdo moment kanė qėnė tė pafaktuara dhe fundi i kėsaj historie nuk lė njė shije tė mirė te tė gjithė ata qė besonin pėkėrisht te akuza e kėsaj qeverie.
Shteti shqiptar priti sa pėrfaqėsuesja rrėshkiti nė dy ndeshjet e fundit dhe akuzoi direkt pėrfaqėsuesen e futbollit pėr trukim, ndėrkohė qė nė tė shkuarėn, sidomos nė vitet e fundit, sidomos klubet shqiptare, janė akuzuar nė mėnyrė tė frenuar dhe diplomatike jo vetėm nga krerėt e vetė UEFA?s por edhe nga media pėrgjithėsisht botėrore. Ndeshjet, e Partizanit, Dinamos, Besės dhe Vllaznisė nė Kupat e Evropės janė pėrshkruar gjithnjė nga njė thashethmnajė pėr trukim rezultatesh, sa madje nė takimin e fundit Vllaznia?NK Zagreb, i deleguari i UEFA?s u ka tėrhequr vėmendjen skuadrave pėr kujdes, pasi kishte sinjalizime se pėr kėtė ndeshje janė luajtur shuma tė frikshme nė kompanitė e basteve aziatike. Asnjė nga kėto mini prova nuk u konsideruan tė mjaftueshme nga shteti shqiptar pėr tė ngritur zėrin. Pėrkundrazi, njė rrėshkitje e pėrfaqėsueses solli tėrmetin.
E vėrteta tė gjesh tė vėrtetėn nė njė ndeshje futbolli ėshtė njė mision i pamundur. Teorikisht pėrderisa ėshtė njė lojė qė luhet nga njerėzit ka njė risk tė jashtėzakonshėm pėr tė qenė njė lojė jo e ndershme. Njerėz qė blihen dhe shiten mund tė gjesh kudo. Por pėrderisa nė duart e krerėve tė shtetit nuk ka absolutisht asnjė fakt nė lidhje me trukimin qė ata pretendojnė qė krerėt e futbollit i kanė bėrė dy ndeshjeve tė fundit, atėherė sipas tė gjitha gjasave njė pėrgjegjėsi morale dikush duhet patjetėr tė ndjejė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Mar 27, 2008 6:31 pm Post subject: |
|
|
Shqipėria nuk luan, tė luajė Pango!
27 Mars Kėshilltari juridik i FIFA?s, Zherom Shampanje, dje, nė njė intervistė ekskluzive tė dhėnė pėr Top?Channel, ka sqaruar edhe njė herė kėrkesat qė ka FIFA dhe UEFA kundrejt shtetit shqiptar. E para qė duhet tė theksoj ėshtė qė Shqipėria sot duhet tė luante dy ndeshje ndėrkombėtare, dhe nuk i ka luajtur. Dhe nėse ministri juaj nuk lėviz, atėherė gjėrat do tė pėrkeqėsohen. Ne respektojmė shtetin shqiptar, por edhe ai duhet tė na respektojė ne.
Pėr statutin: Kemi marrė OK nga ky ministėr nė muajin qershor tė vitit tė kaluar qė do ta firmosė ashtu siē ėshtė; tani nuk mbetet gjė tjetėr veēse tė mbajė fjalėn e dhėnė. Nuk duhet tė ketė probleme dhe diskutime nė kėtė pikė.
Pėr auditimin: Shteti kėrkon tė kontrollojė edhe tė drejtėn TV? Por ai nuk duhet tė marrė as 10%, sepse nė fund tė fundit ėshtė e drejtė e FIFA?s kjo e drejtė TV, pasi aktiviteti luhet nėn drejtimin tonė. Auditi nuk mund tė bėhet pėr fondet qė japim ne. Shteti tė kontrollojė ato fonde qė jep vetė. Dhe dihet se shteti nuk i jep asnjė qindarkė FSHF?sė.
Trukimet: Kemi kėrkuar prova pėr trukim ndeshjesh dhe deri tani asnjė provė nuk na ka ardhur.
Kryeministri i vendit ka akuzuar rėndė Dukėn: Nuk bėj komente nė lidhje me deklaratat e kreut tė qeverisė suaj; unė di qė shteti duhet tė nxitojė nėse dėshiron ta shohė Shqipėrinė tė luajė futboll. Ne po e monitorojmė situatėn; ne do ta ndjekim edhe mbledhjen e klubeve nesėr (sot). U kujtoj klubeve shqiptare qė janė nė mėnyrė indirekte dhe anėtarė tanėt, kėshtu qė nuk duhet tė nxitohen nė vendimet e tyre. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
KS_Besa Fillestar

Joined: 31 Jan 2008 Posts: 64
Status:
|
Posted: Tue Apr 01, 2008 12:07 am Post subject: |
|
|
FIFA di vetem ato qe i thote Duka.
I ka bere shoke ai duke u dhene votat sa here u duhen atyre. |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 01, 2008 6:11 pm Post subject: |
|
|
Topi-Duka nė 60 minuta. Ja biseda nė Presidencė
1 Prill
Hera e fundit qė tė dy bashkė kishin qėndruar nė karrige pranė njėri?tjetrit nė njė stadium ka qenė kur Shqipėria luante njė ndeshje tė jashtėzakonshme kundėr Holandės. Tė dy bashkė janė parė nė minutėn e fundit duke shfryrė. Van Nistėlroi na kishte dėnuar. Megjithatė Topi, presidenti i vendit kishte pėrjetuar njė 90 minutėsh fantastik. Kjo ėshtė ajo qė tė dhuron futbolli, kishte thėnė pas ndeshjes. i njėjti futboll qė tani nė letėr nuk ekziston mė. Presidenti Duka, pasi ka provuar tė gjitha shanset pėr tė bindur njė qeveri tė tėrė pėr ta shpėtuar topkėmbėn shqiptare nga pezullimi ndėrkombėtar, ka pėrfunduar nė fund te presidenti. Jo rastėsisht. Ky duhet tė mė kuptojė ? ka menduar nuk ėshtė vetėm tifoz, ka qenė presidenti i skuadrės kampione deri nė shtator. Dhe i ka telefonuar. Takimi i djeshėm ka qenė i tėri sportiv. Njė fair?play i vėrtetė.
Duka ? Nė 60 minuta Duka ia ka thėnė tė gjitha. Po ju them pse nuk duhet ta bėni atė ndryshim nė Statut. FIFA nuk e do, dhe mos ia kėrkoni FIFA?s sepse unė i pari do tė mė vijė keq nėse mė duhet ti them jo presidentit tė vendit tim. Duhet firmosur ai Statut me atė Nen, ashtu si ėshtė dhe mė pas Pango le tė sjellė edhe 20 ndryshime tė tjera si ministėr qė ėshtė dhe unė do ti parashtroj nė Asamblenė e radhės. Topi i ėshtė pėrgjigjur qė do bėjė tė pamundurėn pėr tė zhbllokuar situatėn. Unė e respektoj tragjedinė qė i ka ndodhur vendit tim dhe gjithė aganzhimin qeveritar pėr ēėshtjen e Gėrdecit, por ama duhet tė merreni pak edhe me futbollin. Topi sėrish i ka dhėnė tė drejtė. Mua nuk mė shqetėson vetėm ky statut, mua mė shqetėson mentaliteti. Duhet tė kuptojmė qė ministri e ka detyrim firmosjen, nuk ėshtė se po i bėn ndonjė nder futbollit.
Topi Presidenti ka mbetur i shtangur nga fakti qė neni pėr tė cilin bėhej fjalė nuk ishte ndonjė serioze. Jam konsultuar me Pangon dhe mė ka thėnė qė ėshtė kundėr ligjeve shqiptare ta firmos. Duhet tė mė besoni qė sidomos pasi tė zgjidhim ēėshtjen e Natos unė do tė kėrkoj patjetėr njė zgjidhje ligjore pėr kėtė problem. Nga ana morale unė dua qė Shqipėria tė mos jetė e pezulluar, por do ndėrhyj edhe ligjėrisht nėse ėshtė nevoja. Ndėrkohė Topi i ka kėrkuar Dukės korrespondencėn treshe ndėrmjet Federatės, FIFA?s dhe MTRS?sė.
E ardhmja Sinjalet janė tė gjitha pozitive. Palėt janė ndarė me njė fanelė dhuratė me numrin 10 pėr presidentin dhe Duka ėshtė parė i gėzuar kur ka dalė nga Presidenca. Futbollin e shpėtojnė njerėzit e futbollit. Pėr fatin e mirė tė futbollit, presidenti i vendit ėshtė njė njeri i tillė.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|