Futbolli Shqiptar :: UEFA pezullon Shqiperine
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

UEFA pezullon Shqiperine
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kombetarja Shqiptare
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 01, 2008 6:11 pm    Post subject: Reply with quote

Platini bėn “presion”, madje vjen nė Tiranė
1 Prill   “Tė gjitha armėt pėr tė mundur ndėrhyrjet politike nė futbollin shqiptar”. Mishel Platini, presidenti i UEFA?s ka programuar njė vizitė nė kryeqytetin shqiptar nė ditėt e para tė muajit maj. Vizita do tė jetė bashkangjitur njė turi qė numri 1 i futbollit evropian do tė realizojė nė rajon. “Pritet qė Platini tė jetė pėr 24 orė nė kryeqytetin shqiptar. Ėshtė e sigurtė qė do tė jetė nė Maqedoni gjatė ditėve tė para tė muajit maj, dhe sipas tė gjitha gjasave ka premtuar edhe njė “kthesė” nė Shqipėrinė e problemeve. Mesazhi qė do tė japė Platini nė atė periudhė ėshtė sigurisht njė palė kundėr shtetit dhe nė favor tė futbollit”, thanė dje pėr gazetėn burime zyrtare pranė institucionit tė futbollit. Gjithėsesi ndoshta deri atėherė shteti do jetė tėrhequr dhe vizita e Platinisė, nėse do zhvillohet do jetė e tėra me nuanca sportive.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 01, 2008 6:12 pm    Post subject: Reply with quote

Brigel donte Azerbajxhanin, por zgjedhin Berti Vogst
1 Prill   Ish?trajneri i Kombėtares shqiptare, gjermani Hans Peter Brigel humbi betejėn pėr tė drejtuar pėrfaqėsuesen e Azerbajxhanit. Lajmi vjen pikėrisht nga kryeqyteti azer, Baku. Por, gjithsesi njė tjetėr gjerman do tė drejtojė vendin e Europės sė largėt. Berti Vogts ėshtė pėrzgjedhur midis njė liste tė madhe kandidatėsh, ku, pėrveē Brigelit, spikatin dhe emrat e gjermanit Horst Kėpel e francezit Filip Trusier. Dy tė fundit u pėrfolėn kohė mė parė edhe si kandidatė pėr tė pasuar Oto Bariēin nė stolin shqiptar. Brigel, i cili arriti dy fitore tė mėdha me Shqipėrinė, ato kundėr Rusisė (3?1, pėr eliminatoret Euro 2004) dhe kundėr Greqisė (2?1, pėr eliminatoret e Botėrorit 2006), drejtoi nė nivel kombėtaresh Bahrenin pėr njė pėriudhė tė shkurtėr. Puna e tij e fundit ishte ajo e trajnerit tė skuadrės turke Ankaragucu (i shkarkuar dhe prej andej). Ėshtė e natyrshme, qė ndeshjet mė emcionuese pėr Berti Vogts, do tė jenė ato kundėr Kombėtares sė vendit tė tij, Gjermansiė, sė cilėn Vogts e udhėhoqi nė vitin 1996 nė fitimin e Kampionatit Europian tė zhvilluar nė Angli. Sė fundi, Berti Vogts drejtoi Nigerinė, me tė cilėn arriti deri nė ēerekfinalet e Kupės sė Afrikės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 8:50 am    Post subject: Reply with quote

Firma nė statut nuk vjen, auditi eshtė nė “kėrkim”
8 Prill   Nė pamje tė parė duket sikur gjithēka ėshtė qetėsuar. Shkak sigurisht ėshtė bėrė ajo dalje publike e ministrit nė Top Shoė, rreth 8 ditė mė parė. “Unė do e firmos dhe Shqipėria nuk do pėrjashtohet”, ka qenė premtimi i numrit 1 tė qeverisė pėr ēėshtjet futbollistike. Por qė atėherė jemi futur nė Nato, kemi pasur njė sėrė “punėsh” tė rėndėsishme, ndėrsa futbolli vijon tė jetė “off?side”.

Statuti – Burimet e palėve e jepnin tė sigurtė qė ministri Pango, do tė gjente formėn e duhur pėr ta firmosur statutin kėshtu si ėshtė (ndoshta me ndonjė rezervė, gjė qė e parashikon ligji) dhe mė pas do t’i hapej udhė heqjes sė pezullimit tė Shqipėrisė. Por qė nga deklarata e fundit, ministri nuk ka gjetur kohėn e duhur pėr tė diskutuar me veten ēėshtjet futbollistike. Fillimi i majit qė ėshtė edhe dead?line i fundit pėr Shqipėrinė ėshtė shumė afėr, dhe hamendėsirat tė tipit “kemi kohė” veē bėjnė dėm. Nė mėnyrė ironike qetėsinė e komunitetit e ka kthyer edhe Federata e cila mendon pėr grumbullimin e pėrfaqėuseses. Por faktet nuk kanė lidhje me njėra?tjetrėn. Ministri duhet ta firmosė atė Statut.

Auditi ? Shefi i auditit, Shehu kishte deklaruar me tone “fitimtari” se auditi ka mbaruar, se ka evazion fiskal dhe sė shpejti raporti do bėhet publik. Megjithėse FIFA dhe UEFA kanė deklaruar qė nuk e njohin auditin, shteti nguli kėmbė. Kanė kaluar shumė ditė prej premtimit se pėr 46 orė do tė dalė raporti mbi auditin dhe asnjė raport nuk ėshtė bėrė publik. Ndoshta sėrish e ka fajin NATO Nga njė pikėpamje shteti bėn shumė mirė qė nuk e bėn publik auditin. A ishte kjo njė kėrkesė e FIFA?s?!

Trukimet – pėr kėtė pikė ka pak pėr tė folur. Pango e pranoi vetė se nuk ka asnjė fakt nė lidhje me implikimin e zyrtarėve tė federatės dhe futbollistėve nė njė trukim tė mundshėm tė dy ndeshjeve tė fundit dhe duke bėrė kėtė nė njė farė mėnyre u distancua nga akuzat e veta personale. Sigurisht qė askush nuk pret qė ai tė thotė “mė falni”. Mjafton vetėm.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 12:40 pm    Post subject: Reply with quote

Domethene nuk paska pike shprese per tu heq pezullimi.
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 09, 2008 1:24 pm    Post subject: Reply with quote

se keta tanet jane secili koke me vete Evil or Very Mad
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 17, 2008 5:06 pm    Post subject: Reply with quote

Duka: Besoj te Topi!
17 Prill   Sot, takim tresh nė presidencė; pritet zgjidhja e konfliktit dhe hapja rrugė e heqjes sė pezullimit



Pėr tė qenė tė qartė qė nė fillim: askush nuk duhet tė krijojė ndonjė iluzion, nė lidhje me vullnetin e kėsaj Qeverie pėr tė dhėnė suport maksimal pėr kėtė sport. Sepse, edhe nėse do tė ketė njė tėrheqje ? sipas tė gjitha gjasave, po ?, do tė jetė njė e tillė e imponuar. Nga dy faktorė shumė tė rėndėsishėm. Qėndresa e komunitetit tė futbollit pėr tė qenė sė bashku nė kėtė “luftė” principesh dhe ndėrhyrja, pėr t’u duartrokitur, e ish?presidentit tė Tiranės, tanimė presidentit tė Shqipėrisė, Bamir Topi. Kjo pritet tė ndodhė sot nė njė takim tė kreut tė shtetit me presidentin e FSHF?sė, Duka, dhe Ministrin e TKRS?sė, Pango.

Qoftė edhe formalisht, futbolli duket se po i afrohet njė fitoreje. Ministri Pango, pas njė korrespondence me ndėrkombėtarėt e futbollit dhe me vetė FSHF?nė, ka pranuar se ndoshta statuti mund tė firmoset, neni i shumėpėrfolur mund tė mbetet “i ngrirė” deri nė Asamblenė e radhės dhe njė nga pikat detyruese tė FIFA?s tė plotėsohet. Nė mos pastė ndonjė lajthitje apo ndonjė manovėr tjetėr, gjėrat duken drejt pėrmirėsimit. Sepse pika e dytė, auditi, ėshtė harruar e nuk ka asnjė raport, ndėrsa pėrsa pėrket trukimeve, vetė Pango nė mėnyrė tė pėrsėritur ka deklaruar se nuk ka asnjė provė.

Edhe gjatė pasdites sė djeshme, Ministri bėri njė pėrpjekje tjetėr nė gjithė meidat pėr tė mos e konsideruar ende tė mbyllur konfliktin. Duhet mė parė tė bėhet takimi tresh e mė pas tė zyrtarizohet ndonjė lėvizje. Nga ana tjetėr, FIFA dhe UEFA japin garanci se, qoftė edhe me njė vendim qarkullues, Shqipėrisė mund t’i hiqet pezullimi. Tė bėsh “tė ligin” e tė mendosh se kleēka tė tjera do dalin nuk shkon. Megjithatė, dje pasdite, Komiteti Ekzekutiv i FSHF?sė ėshtė mbledhur dhe ka pėrcaktuar se si do tė “sillet” Duka sot nė Presidencė.

Ajo qė do tė ndodhė mė pas ėshtė pėr t’u shqetėsuar. Klubet, mė sė fundi, e kanė kuptuar qė duhet tė bėhen sportivisht mė agresivė nė kėrkesat e tyre, e ndoshta edhe shteti ka kuptuar qė futbolli nuk ndihmohet duke nxjerrė shpatėn. Ndonjė kacidhe mė shumė nuk do ishte keq. Por duke qėnė se te ky vullnet askush nuk beson hė pėr hė, mė mirė “ta lėrė tė qetė futbollin”. Edhe kėshtu e ka pėrmbushur njė pjesė tė misionit.

“Besoj te Topi”, ka thėnė nė vijimėsi Duka. I shkruar me tė madhe tė ēon te Presidenti i Republikės, i shkruar me tė vogėl tė ēon te futbolli. Eshtė rastėsi, por pėr fat Topi e do topin. Ndaj dhe Duka beson te tė dy...
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
K.F. LAĒI
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008
Posts: 127


Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA

PostPosted: Thu Apr 17, 2008 8:07 pm    Post subject: Reply with quote

Ishalla po kthehena shpejt aty ku e meriton futbolli se politika gjithmone na ka shfrytezu! Laughing
_________________
Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!!
Back to top
View user's profile Send private message MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 18, 2008 4:36 pm    Post subject: Reply with quote

Futbolli rifiton “pavarėsinė”
18 Prill   Shqipėria, pėr punė ditėsh do tė jetė sėrish njė anėtare me tė drejta tė plota e FIFA?s dhe UEFA?s, pasi shteti shqiptar ėshtė tėrhequr nga lufta qė prodhoi edhe pezullimin e pėrkohshėm. Nė presidencė dje gjatė paradites, Topi, Duka dhe Pango kanė pasur njė takim, i cili, nė pėrfundim solli shuarjen e konfliktit.

Ministri Pango pranoi tė firmosė tė plotė Statutin e FSHF?sė me gjithė ndryshimet e tij dhe sipas porosisė sė FIFA?s do ta dorėzojė kėtė Statut nė Gjykatė pėr t’u bėrė edhe regjistrimi. Nga ana tjetėr FSHF u zotua qė deri nė Asmablenė e radhės nuk do ta verė nė pėrdorim Nenin 53 tė cilin kontestonte ministri dhe mė pas njė grup pune mes palėve do tė studiojė qėnien apo jo tė kėtij Neni. Mosfirmosja e plotė e Statutit nga ana e ministrit ishte nė thelb njė nga arsyet kryesore tė pezullimit.

Audit dhe akuzat pėr trukim janė mbyllur tanimė dhe nuk ka pengesa pėr dy pikat e tjera qė kėrkonte FIFA dhe UEFA. Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur nė koherencė organizmat ndėrkombėtare pėr zhvillimet e fundit dhe pritet qė sapo Statuti tė regjistrohet nė Gjykatė nga ana e MTKRS?sė, me njė vendim qarkullues organizmat ndėrkombėtare do t’ja heqin masėn e dėnimit shqipėrisė.

Pėr t’u vlerėsuar nė njė konflikt tė tillė ka qenė padyshim ndėrhyrja e presidentit tė vendit Topi. Duke qenė njė njeri i lidhur ngushtė me komunitetin e futbollit, presidenti pasi pa qė palėt, MTKRS dhe FIFA e UEFA nuk po arrinin dot marrėveshjen propozoi takime tė cilat mė pas sollėn rishfaqjen e Shqipėrisė nė arenėn ndėrkombėtare.

Pėr t’u zyrtarizuar heqja e pezullimit duhet qė pėrveē firmės, qė Pango e ka bėrė zyrtarisht, dje, ta regjistrojė kėtė Statut nė Gjykatė.

Duka: Topi ishte deēiziv

Presidenti i FSHF?sė, Duka nė daljen e tij pas takimit nė Presidencė ka rithekusar edhe njėherė faktin qė presidenti i Republikės ka qenė njė faktor shumė i rėndėsishėm nė zgjidhjen e situatės. “Pavarėsisht tensioneve e rėndėsishme nė fund tė kėsaj historie ėshtė qė futbolli shqiptar tė vijojė nė skenėn ndėrkombėtare”.

Pango: Unė e arrita objektivin

Ministri Pango ka deklaruar se ngrirja dhe mos aktivizimi i Nenit 53 ka qenė objektivi i tij primar nė lindjen e konfliktit. “Mė vjen mirė qė ky Nen nuk do tė realizohet dhe qė do tė diskutohet sėrish nga komuniteti i futbollit. Nė 20 shkurt unė kėtė doja, e firmosa Statutin nen pėr nen, por jo me nenin 53. Asnjėherė nuk kam dashur ta dėmtoj futbollin dhe vlerėsoj gjithashtu edhe argmentat e presidentit tė Republikės, Topi”.

Padia e mėparshme bie direkt

Regjistrimi nė Gjyaktė nuk do tė krijojė probleme, megjithėse ekziston njė padi qė nė kohėn e Leskajt lidhur me Statutin. Akordi me FIFA?n ka qenė qė pas firmosjes Pango duhet ta regjistrojė nė Gjykatė Statutin, gjė qė do tė thotė se institucioni qė ai drejton do tė tėrheqė padinė e mėparshme pėr t’i hapur rrugė regjistrimit tė ri.

Asnjė raport zyrtar nga auditi

Shteti shqiptar ka pretenduar se ka bėrė njė audit nė federatėn shqiptare tė futbollit ku sipas auditit tė brendshėm rezultonte qė ka evazion fiskal. Njė nga kėrkesat e FIFA dhe kushtet pėr heqjen e pezullimit ka qenė mos bėrja e kėtij auditi. Fakti qė nuk ka dalė asnjė raport zyrtar nė lidhje me kėtė kontroll tregon se shteti nė njė farė mėnyre e ka zbatuar kėtė pikė tė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt.

Akuzat pėr turkime, nuk ka prova

Minsitri Pango personalisht e ka mbyllur edhe kėrkesėn e tretė tė kėrkuar nga ndėrkombėtarėt pėr tėrheqjen nga akuzat pėr trukim duke deklaruar nė njė dalje publike. Se: “Kisha tė drejtė morale dhe shtetėrore tė dyshoja te pėrfaqėsuesja pas asaj qė thuhej por nuk gjeta asnjė provė. Mua ky mė duket kapitull i mbyllur”. Tani qė tė tre kėrkesat janė drejt realizmit nga ana e shtetit, Shqipėria shpejt do tė kthehet nė FIFA e UEFA.



Autogoli i Ministrit

Nėse ka pasur gjithnjė njė ndryshim tė madh mes politikės dhe sportit ka qenė morali. i pėrkthyer ndryshe nė mbajtjen e fjalės dhe nė realizimin deri nė fund tė njė premtimi tė dhėnė. Politika, mbi tė gjitha ajo shqiptare mund tė jetė mėsuar qė shumė rallė ta realizojė atė qė deklaron e mė pas pa provuar ndonjė ndjenjė faji tė harrojė sikur mos ta ketė pėrmendur kurrė. Ndryshe ėshtė puna me sportin. Mund tė ketė qenė kjo njė arsye e rėndėsishme qė tėrheqja e ministrit Pango nuk ka lėnė njė shije tė mirė nė ambjentin futbollisitk e jo vetėm kaq. Sepse ministri nė harkun e disa muajve ka bėrė deklarata tė ndryshme nga njėra tjetra, akuza deri nė kufijtė e gėnjeshtrės.

Dalja e parė nė publik e ministrit Pango nė lidhje me futbollin ka qenė e menjėhershme pas asaj tė kreut tė qeverisė Berisha nė fundin e vitit tė shkuar. Me tone aspak miqėsore dhe me njė mllef e prepotencė tė deklarueshme ministri akuzoi rėndė klikėn bandit e futbollstike pėr shitjen e dy ndeshjeve tė fundit tė kombėtares. Dhe kėtė e bazonte nė fakte shumė tė forta, nė dėshmi rrėnqethėse, tė cilat po sistemoheshin nga njė grup pune dhe mė pas do servireshin publikut, prokurorisė dhe UEFA?s e FIFA?s. Sot muaj mė vonė, ministri, pa ndjerė asnjė pėrgjegjėsi drejt komunitetit qė u drejtua dhe akuzoi, tha qė nuk ka mė asnjė provė. Ndoshta ka folur si njė ultras qė kishte humbur njė skedinė.

I njėjti ministėr nė atė fund viti ka shfryrė pėr evazion fiskal, pėr financa e rryshfete qė kishin mbizotėruar nė shtėpinė e futbollit. Ka folur pėr miliona euro qė do kontrolloheshin sepse askush nuk dinte ku kanė shkuar. Sot i njėjti ministėr deklaron se auditi nuk i intereson fare. Merren tė tjerė dikasterė me kėtė punė.

E treta, i njėti ministėr, pati nė skrivaninė e tij qė nė qershorin e shkuar njė kopje tė Statutit. Nuk e firmosi deri nė tetor, muaj ky ndryshimi i ligjit pėr sportin i dha obligimin shtetėror pėr ta firmosur. Gjeti njėnen, e konsideroi tė paligjshėm, dhe e la pezull publikimin e kėsaj parregullsie deri nė 20 shkurt, njė ditė pėrpara afatit pėrfundimtar tė ndėrkombėtarėve. Sot ministri me ndihmėn e presidentit tė Republikės dhe FIFA?s e UEFA?s gjeti njė zgjidhje pėr kėtė nen. Nuk do tė ishte mė e moralshme ta gjente kėtė zgjidhje qė nė qershorin e vitit tė shkuar.

Minsitri dėshtoi nė luftėn e tij (mund tė mos jetė vetėm e tij, por ishte ai qė bėri luftėtarin) pėr t’iu hequr autonominė komunitetit tė futbollit. Me kokėfortėsi dhe pa asnjė sens ju fut njė beteje me ndėrkombėtarėt, FIFA dhe UEFA, dhe i zhgėnjeu tė gjithė ata qė shpresonin se nė fund do tė gjente ndonjė aferė qė vėrtetonte shitjen e njė ndeshjeje futbolli. Mė pas gradualisht duke fituar terren ėshtė zbutur. Dhe ka kėrkuar t’u mbushė mendjen tė gjithėve se rikthimi nė FIFA ėshtė sėrish njė vepėr e zemėrgjerėsisė sė tij. Nuk funksionon kėshtu. Askush nuk ėshtė naiv sa ta “besojė”. Ministri i shkuar, Leskaj, nuk pati asnjė tė drejtė nė luftėn qė bėnte me tė njėjtin futboll, por nė fund u largua duke thėnė qė “do tė tė fus nė burg”. E mbrotji tezėn e tij deri nė momentet e fundit tė qeverisjes sė asaj ministrie. Ndoshta kishte pak nga morali i sportit, qė ėshtė burrėria.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Fri Apr 18, 2008 7:16 pm    Post subject: Reply with quote

Shyqyr u pranuam e te luajm ndonje mqisore. Tani ajo me Polonine besoj s eduhet te luhet. Shqyyr se s'do na iki dhe trajneri.
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 18, 2008 7:22 pm    Post subject: Reply with quote

se kuptoj c'arsye kishte te ndodhte ter kjo Shocked



_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Kombetarja Shqiptare All times are GMT + 1 Hour
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
Page 5 of 6

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum