Futbolli Shqiptar :: LAJME NGA KF.PRISHINA
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

LAJME NGA KF.PRISHINA
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Sat Apr 19, 2008 11:18 pm    Post subject: JUNIORĖT NUK KANĖ TĖ NDALUR Prishtina – Gjilani 4:1 (1:1) Reply with quote

E shtunė, 19/04/08

Golashėnues: B. Krasniqi 12’, V. Krasniqi 61’, Sh. Syla 75’, M. Mazrekaj 86 – K. Rexhepi 34’

Shikues: 50

Gjyqtarė: A. Fazlija, F. Brahushi, S. Kukalla - Gjakovė

Kartonė tė verdhė: Syla, Ramadani, Osmani, Alshiqi, V. Krasniqi – Vokshi, Rexhepi, Hasani

Prishtina: L. Ferati – Sh. Syla, A. Islami (E. Rama), L. Beqiri, V. Sadiku, V. Kuka, B. Krasniqi (c), V. Krasniqi (A. Sahiti), D. Ramadani (E. Mehmeti), P. Osmani (E. Rama), M. Mazrekaj.
Trajner: Ali Osmani

Gjilani: F. Maloku - B. Vokshi, F. Zymberi, A. Bajraliu, A. Ajeti (V. Rushiti), F. Hasani (c), A. Dubova, R. Uka (B. Fetahu), M. Alimi (A. Selmani), K. Rexhepi, F. Ramadani.
Trajner: Skender Hajrullahu

Sot paradite u zhvillua dueli i javės sė XXIII-tė i Superligės sė Kosovės pėr junior. Prishtina arriti edhe njė fitore dhe kėshtu mban pėrparėsinė e theksuar ndaj skuadrave ndjekėsi dhe ėshtė nė hap tė duhur drejt fitimit tė titullit tė kampionit nė kėtė kategori garash pėr tė rinj.
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Mon Apr 21, 2008 12:07 am    Post subject: HYSI - PRISHTINA 2:1 Reply with quote

E diel, 20/04/08

Golashėnues: Elhami Berisha 29’, Ardian Shehu 71’ – Enis Fetahu 90’

Shikues: afėr 500

Gjyqtarė: Hajriz Hajdari (Drenas), Ergyn Janjevaliu (Prishtinė), Faton Brahushi (Gjakovė)

Kartonė tė verdhė: Bajgora, Ademi, Sogojeva, A. Zabėrgja, Haliti – Llumnica, Humolli

Hysi: A. Latifi – B. Ahmeti, F. Ademi, R. Sogojeva (68’ V. Raqi), A. Bajgora, M. Mehmeti, A. Zabėrgja, A. Haliti, E. Berisha (c), E. Zabėrgja (89’ B. Murseli), M. Visoka (63’ A. Shehu).
Trajner: Hysni Maxhuni

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – M. Idrizi, M. Hoxha, D. Vokshi, F. Humolli /c/ (83’ T. Ademi), A. Skeraj (61’ S. Saliagiq), A. Ahmeti (77’ A. Kozhani), B. Kaēiu, Y. Hoxha – I. Llumnica, E. Fetahu
Trajner: Afrim Tovėrlani
Minutė pėr minutė:

1’ Berisha vendas harkon nga korneri i djathtė, nė shtyllėn e dytė A. Bajgora nga 5 metra gjuan me kokė, portieri Mushica ia del ta prek topin i cili pėrfundon nė pjesėn ku bashkohen dy shtyllat nė kėndin e djathtė tė portės.

13’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, A. Skeraj nga 7-8 metra gjuan lehtė me kokė me gjithė se portieri vendas vetėm pas dy-tre tentimeve kap topin.

13’ A. Zabėrgja gjuan nga 30 metra, Mushica i sigurt.

29’ Top i gjatė i ardhur nga mesi i fushės, E. Berisha pėrfiton dhe del fitues nė duel me dy-tre lojtarė mysafirė del pėrball Mushicės dhe me kėmbėn e djathtė nga 10 metra shtyn topin nė kėndin e majtė tė Mushicės – 1:0.

33’ Mehmeti nga goditja e dėnimit, pozita ballore, gjuan nga 35 metra, jashtė pingules sė majtė.

36’ Kapiteni Humolli nga mesi i fushės ia del t’ia pasoj topin pėrpara Fetahutm i cili njėjtė ia vazhdon topin pėrpara Llumnicės i cili ishte pak anash nė krahun e majtė dhe posa futet brenda zonės shtyn topin pėrpara ndėrsa portieri Latifi me vrull pėrplaset me Llumnicėn. Kjo pėr gjyqtarin Hajdari s’ishte penallti edhe pse mysafirėt protestuan duke kėrkuar nė njėmbėdhjetėmetėrsh.

38’ E. Zabėrgja nė krahun e djathtė brenda zonės kalon kapitenin Humolli, ia vazhdon topin Visokės i cili nga 2-3 metra tenton me thembėr ta drejtoj topin nė portė, por ky tentim i shkon huq pas intervenimit tė Mushicės dhe njė mbrojtėsi tjetėr prishtinas.

39’ Sogojeva gjuan nga goditja e dėnimit, pozita ballore prej 25 metrave, jashtė pingules sė majtė.

40’ A. Ahmeti gjuan nga 30 metra, lart mbi portė.

41’ Fetahu nga krahu i majtė – anash, gjuan prej 15-16 metrave mbi portė.

43’ Llumnica prej bri-16-m. majtas gjuan lartė mbi portė.
48’ Y. Hoxha harkon nga krahu i djathtė, Kaēiu prek pak me kokė, ndėrsa Ahmeti largon topin nga vija e portės. Topi vije sėrish te Ylli i cili kėsaj here gjuan rrėmbyeshėm nga po kjo pozitė dhe qėllon shtyllėn pingules tė djathtė.

50’ Y. Hoxha harkon nga korneri djathtė, Fetahu i vetmuar dhe i pa penguar gjuan me kokė nga 2-3 metra mbi portė.

51’ Ahmeti vendas gjuan nga 15 metra furishėm pėrtokė, pret Mushica.

53’ Ahmeti kroson nga krahu i djathtė, A. Skeraj nga 14-15 metra me kokė gjuan pėrskaj pingules sė djathtė.

54’ Kaēiu harkon nga goditja e dėnimit nga 16 metra bri-zonės nė krahun e majtė, nė shtyllėn e dytė nė top vrapojnė Fetahu dhe M. Hoxha. Ky i fundit gjuan me kokė jashtė pingules tjetėr – asaj tė djathtė.

55’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, M. Hoxha nga 16 metra gjuan me kokė, dhe kur tė gjithė menduan se topi do tė pėrfundojė nė portė, ai doli jashtė fare pranė pingules sė djathtė.

58’ Tentimi i E. Berishės nga 20 metra preket nga njė lojtar mysafirė dhe afėr pingules pėrfundon nė korner.

60’ Topin e kthyer mbrapa Mushica e shqelmon fuqishėm dhe shkon te Llumnica i harruar nga mbrojtja i cili depėrton nga krahu i majtė, ia shtyn topin pėrpara nė shtyllėn e parė Fetahut i cili vonohet dhe intervenon portieri Latifi.

63’ Gjykohet nė tė ashtuquajturin indirekt brenda zonės vendase. Nga 14 metra gjuan Llumnica, topi ndalet nė murin e gjallė.

71’ Mehmeti nga gjysmėkrahu i majtė e drejton topin nė pozitėn ballore para zonės, Shehu i posahyrė nė lojė me kokė nga 15-16 metra drejton topin nė kėndin e ulėt tė djathtė tė Mushicės sė shkurtėr me kėtė rast – 2:0.

78’ Llumnica gjuan nga pozita ballore prej 16 metrave, pret portieri.

81’ Bajgora vendas fuqishėm gjuan me afe nga 25 metra, dhe nė moment tė fundit Mushica grushton topin.

83’ Llumnica pas depėrtimit ia kthen Kozhanit i cili gjuan rrėmbyeshėm nga 25 metra, portieri Latifi me majėn e gishtėrinjve dėbon mbi portė.

90’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, Fetahu nga 5 metra vendos topin me kokė nė mes tė portės – 2:1.

90+1’ Fetahu nga goditja e dėnimit prej krahut tė djathtė harkon nė zonė, Vokshi nga afėrsia tenton me kokė, portieri vendas me intervenimin e tij e dėbon topin mbi portė.

90+2’ Vokshi harkon nga krahu i djathtė, Y. Hoxha me kokė gjuan, fare pranė pingules sė djathtė.

KOMENTI:

Prishtina pėsoi humbjen e dytė tė saj pranverore pėrkatėsisht tė tretėn gjatė kėtij kampionati.
Derbi i skuadrave tė pjesės sė epėrme tė tabelės i takoi skuadrės llapjane e cila gaboi mė pak dhe ishte mė konkrete. Deri sa nė pjesėn e parė Prishtina nuk krijoi aq shumė raste, nė atė tė dytėn qė me fishkėllimėn e gjyqtarit u sulėn pareshtur drejt portės vendase. Futbollistėt nga kryeqendra krijuan njė mori rastesh, por assesi ta gjenin mėnyrėn pėr ta vendosur topin nė portė. Dhe pėrderisa kėtė gjė nuk e arritėn prishtinasit, atėherė shėnuan vendasit me tė sapo inkuadruarin nė lojė, Shehun dhe kėshtu dėnuan skuadrėn mike pėr krejt ato raste tė huqura.
Prishtina krejt ēka ia doli ishte tė shėnonte gol nė minutėn e 90-tė me golin e 10-tė tė Enis Fetahut dhe kėshtu ta zbuste rezultatin.
Duhet theksuar edhe gjykimin mjaft labil dhe aspak tė sigurt tė gjyqtarit Hajdari. Ishte ky takimi i tretė qė ky gjyqtarė ndėshkon Llumnicėn me kartuē tė verdhė (dhe tė kuq) dhe sikur ėshtė bėrė hije e futbollistit mė tė mirė tė Superligės dhe ndoshta mė korrektit dhe mė urtit nė ligė. Llumnica assesi nuk ia dilte tė koncentrohej dhe mė i merituari pėr kėtė gjė ishte gjyqtari kryesor i cili mė shumė nuk ndalte ndėrhyrjet e palejuara qė bėheshin ndaj kėtij futbollisti. Nė fund ky gjyqtar pėrfundoi takimin mė herėt se sa pesė minutat e dhėnė shtesė nga vetė ai.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Gabimet nė mbrojtje dhe moskoordinimi sidomos nga Mirsad Idrizi dhe Florim Humolli ndikuan shumė nė lojėn tonė negative. Mos shfrytėzimi i rasteve, sidomos i fillimit tė pjesės sė dytė shkaktoi sot humbjen tonė.
Nuk mund tė them se kjo ndeshje na e rrezikon titullin pasi qė Vėllaznimi ka mė shumė ndeshje jashtė. Por, edhe kur kemi qenė nė epėrsi prej 10 pikėve ndaj tyre unė kam theksuar se nuk ka marrė fund lufta pėr titull tė kampionit sidomos duke i ditur rrethanat se ndaj skuadrės sė Prishtinės ėshtė njė urrejtje e madhe. Derisa Prishtina luan vetėm futboll dhe nė asnjė mėnyrė nuk dėshiron ta blejė, por dėshiron ta fitoj atė. Ndėrsa kush dėshiron ta blejė le tė vazhdon. Ne dėshirojmė qė vetėm nėpėrmjet lojės dhe futbollit ta fitojmė titullin dhe mos ta blejmė nė asnjė mėnyrė.

Hysni Maxhuni, trajner i Hysit:

Ishte njė dėshirė e madhe e jona pėr ta fituar lojėn, kjo u shpreh edhe nė kėtė ndeshje nga ndeshjet tjera. Ėshtė ky pėrparim i madh pėr skuadrėn time. Nuk e respektuam fort skuadrėn e Prishtinės e cila ka ekip me kualitet shumė mė tė lartė dhe tė cilėt me meritė gjenden nė vendin e parė. Me njė lojė kolektive me realizimin e detyrave tė dhėna nė nivelin mė tė lartė arritėm qė me meritė ta fitojmė kėtė lojė.
Back to top
View user's profile Send private message
SPORTI_DARDAN
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 14 Mar 2008
Posts: 133


Status:

PostPosted: Wed Apr 23, 2008 11:02 pm    Post subject: DY TRAJNERĖ TĖ SHF-sė VIZITĖ NĖ FC KOLN Reply with quote

Nga data 23 prill deri mė 30 prill, mysafirė tė skuadrės sė mirėnjohur gjermane, FC Koln, do tė jenė drejtori i shkollės ė futbollit tė FC Prishtina, Besnik Kollari dhe trajneri i kategorive tė reja (U-13), Gazmend Haliti. Nė kėtė vizitė njėjavore, nė skuadrėn e Bundesligės sė dytė gjermane, dhe ish-kampionin e Gjermanisė, dy trajnerėt prishtinas janė tė ftuar nga udhėheqėsi zyrtar i akademisė sė futbollit tė FC Koln, Christof Henkel. Z. Henkel edhe mė herėt ka qenė nė kontakt me trajnerėt tanė sikurse nė seminarin e organizuar nė Barcelonė nė vitin e kaluar kur atje gjendeshin trajnerėt, Ramiz Krasniqi dhe Gazmend Haliti.

“Pėrfitimi jonė me kėtė rast do tė jetė se do tė njoftohemi deri nė detale se si ėshtė e organizuar njė akademi e mirėfilltė e futbollit. Skuadra e Kolnit hyn nė rangun e skuadrave tė mėdha dhe nė gjirin e saj ka akademi profesionale pėr shkollimin dhe krijimin e futbollistėve tė rinj” theksoi para nisjes, trajneri Gazmend Haliti.

Dy trajnerėt, Kollari dhe Haliti gjatė kėsaj vizite, nėn shoqėrimin e ekspertit, Henkel, nga afėr do tė pėrcjellin, ndėr tė tjera ndeshje, pesė prej tyre qė kategoritė e reja tė FC Koln nė fushėn e vet do ti presin skuadrat e njohura gjermane si, Bohum, Schallke ’04, Bayer Leverkusen, Borussia Dortmund dhe Borussia Mönchengladbach.

Pėrveē ndjekjes, analizimit tė ndeshjeve tė kėtyre kategorive, dy trajnerėt tanė pėr sė afėrmi do tė shohin se si punohet qė nga mosha 7 vjeēare (U-7) deri te ajo 23 vjeēare (U-23).
Nga kjo vizitė dhe pas bisedave qė dy pėrfaqėsuesit tanė do tė kenė atje do tė shihet mundėsia e bashkėpunimit mė tė ngushtė ndėrmjet dy organizmave tė kategorive tė reja dhe pse jo dhe tė ndonjė ndihme konkrete nė rrafshin sportiv.

“Nga kjo vizitė do tė mėsojmė mė shumė rreth strukturės organizative tė njė akademie tė futbollit siē ėshtė ajo e FC Koln. Do tė shkėmbejmė pėrvojat nė punėt tona, do tė shohim se me ēfarė pėrvojash pėrballen, administrata se si funksionon, etj. Ne e dimė pėrafėrsisht se ēfarė kushtesh kanė ata, por ne do tė njoftohemi edhe pėr nga afėr me rrethanat e tyre. Do tė shohim se ēka kemi tė pėrbashkėt dhe nėse neve nė tė ardhmen na krijohen kushtet edhe ne tė tentojmė ta krijojmė akademinė tonė dhe tė shohim se ēka krejt kėrkohet pėr njė nivel tė tillė tė organizimit, sidomos atė tė infrastrukturės. Ne deri tani nuk kemi pasur rastin qė nga afėr tė shohim struktura tė tilla organizative dhe besoj shumė se nga kjo vizitė do tė pėrfitojmė maksimalisht dhe kėtė pėrvojė ta pėrcjellim mė saktėsisht nė terren – tek fėmijėt e shkollės tonė”- theksoi me rastin e kėtij udhėtimi, drejtori Besnik Kollari.
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Sat Apr 26, 2008 2:01 am    Post subject: Prishtina – Flamurtari E diel, ora 16.00 Reply with quote

ALTERNATIVA E VETME - FITORJA

Dy skuadrat mė tė mėdha dhe kryesore tė kryeqendrės, tė dielėn do tė takohen pėr herė tė njėmbėdhjetė pas luftės nė stadiumin e qytetit me Prishtinėn nikoqire.
Rolet dhe ambiciet para takimit janė tė ndryshme, bardhekaltrit synojnė titullin dhe pas humbjes sė pėsuar kundėr Hysit domosdoshėm kėrkojnė tri pikė dhe tė paktėn tė mbajnė distancėn pesė pikėshe me ndjekėsen e parė nė tabelėn e klasifikimit. Ndėrsa, kuqezinjtė deri sa nė stinorin vjeshtor gjendeshin po thuajse nė fund tė tabelės, nė stinorin pranveror janė paraqitur me mjaftė sukses duke mos pėsuar asnjė humbje dhe nga tetė takimet e zhvilluara kanė arritur katėr fitore dhe katėr barazime duke tubuar 16 pikė dhe tani mbajnė pozitė solide duke u renditur nė vendin e shtatė tabelore. Por, Flamurtari ka mbrojtjen e tretė mė tė dobėt nė ligė duke pėsuar 40 gola ose 25 gola mė shumė se sa lideri, Prishtina. Kanė shėnuar vetėm 35 gola, 17 mė pak se sa Prishtina dhe dallimi mes pikėve tė tubuara ndėrmjet dy skuadrave ėshtė plot 22 pikė nė tė mirė skuadrės mė tė moēme kryeqytetase, Prishtinės.
Nė radhėt e Flamurtarit janė pesė ish-lojtarė tė saj, qė nė tė kaluarėn kanė veshur petkun e Prishtinės dhe tė dielėn mund ta kenė rastin tė paraqiten, Milaim Humolli, Artan Krasniqi, Valon Bajgora, Lekė Pula, Burim Hashani e ndoshta edhe vėllezėrit Keēi.

Nė skuadrėn e Prishtinės do tė mungojnė vetėm dy mbrojtėsit, ai qendror, Visar Berisha pėrshkak dėnimit prej tri ndeshjeve dhe me kėtė duel i skadon pezullimi, dhe anėsori i djathtė, Shqipron Skeraj. Do tė mungojė edhe sulmuesi, Kushtrim Munishi i cili ka rast vdekjeje nė familje.

Dy skuadrat rivale, nė stadiumin e Prishtinės deri sa kjo e fundit ishte nikoqire, janė takuar plot dhjetė herė qė nga vitit 1999. Prishtina ka fituar 9 takime ndėrsa Flamurtari takimin e vetėm si mysafire e ka fituar nė pranverė tė edicionit 2003/04, dhe kishte fituar me rezultat minimal 0:1, deri sa Prishtina atė vit ishte stolisur me titullin e saj tė gjashtė, kurse Flamurtari nė fund tė kampionatit kishte shpėtuar nga mė e keqja, rėnia nga elita.
Nė kėto dhjetė takime Prishtina ka shėnuar 19 gola dhe ka pėsuar vetėm katėr gola. Nga dhjetė takimet, skuadra mike ia ka dalė tė shėnojė gola nė vetėm katėr takime.

Ndeshjet e ndėrsjella kampionale pas lufte, Prishtina si vendase:

1999/00, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 5:0
2000/01, Vjeshtė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2001/02, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2002/03, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 3:1
2003/04, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 0:1
2004/05, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 3:2
2004/05, play off: Prishtina – Flamurtari 2:0
2005/06, Pranverė: Prishtina – Flamurtari 1:0
2005/06, play off: Prishtina – Flamurtari 2:0
2006/07, Vjeshtė: Prishtina – Flamurtari 1:0
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Sun Apr 27, 2008 11:37 pm    Post subject: Prishtina – Flamurtari 0:0 Reply with quote

RIVALĖT NDAHEN BARAS

E diel, 27/04/08

Shikues: 300

Gjyqtarė: Muhedin Ferati (Burim), Besnik Sejdiu (Mitrovicė), Florim Jakupi (Prizren)

Kartonė tė verdhė: Berisha, Llumnica, Ahmeti – Pula, Isufi

Prishtina (3-5-2): K. Mushica – M. Hoxha, V. Berisha D. Vokshi – M. Idrizi, B. Kaēiu (c), A. Ahmeti, Y. Hoxha (78’ A. Skeraj), I. Llumnica – E. Fetahu, S. Saliagiq (46’ E. Hasan).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Flamurtari: N. Prapashtica – N. Kodraliu, L. Pula, H. Veliu, M. Humolli /c/ (86’ M. Simnica), B. Isufi, V. Bajgora (90+2’ A. Krasniqi), G. Gashi, Q. Sejdiu, F. Zejnullahu, B. Hashani.
Trajner: Agim Hasani

Minutė pėr minutė:

1’ Topin e dėbuar nga mbrojtja vendase nga 25 metra e shqelmon fuqishėm Azem Ahmeti, por mbi portė.

3’ Llumnica depėrton nė krahun e majtė dhe po sa hynė nė zonė gjuan lehtė nga 10 metra, portieri mysafir kap topin.

6’ Aksion i shpejtė i vendasve, Fetahu i vazhdon topin nė krah tė djathtė Llumnicės i cili kroson brenda zonės, Fetahu ndal disi, gjuan por plogėsht dhe topin e ndal Prapashtica, tenton Saliagiq, por mė i shpejtė ishte portieri mysafirė dhe kap topin.

10’ Vokshi nė dyluftim rrėmben topin dhe me diagonale ia vazhdon Y. Hoxhės i cili me vrapim tė shpejtė afrohet zonės dhe gjuan furishėm me tė majtėn nga 20 metra bri-zonės, portieri Prapashtica dėbon, ndėrsa Saliagiq nuk ia doli ta fus kėmbėn nė top i cili largohet nga njė mbrojtės kuqezi.

14’ Nga tollovia e krijuar nė zonėn e Prishtinės pėrfiton B. Isufi i cili me gėrshėrė bukur gjuan nga 5-6 metra, por topi shumė pranė trarit tė epėrm fluturon mbi portė.

23’ V. Berisha gjuan nga goditja e dėnimit nga 22 metra nga kėndi i majtė i zonės, portieri mysafir dėbon nė korner.

63’ Berisha humb topin nė duel me Hashanin i cili furishėm niset nė drejtim tė topit, ndėrkohė Berisha e zė prapė dhe Hashani vendos tė gjuaj nga 15-16 metra, topi furishėm pėrfundon jashtė kėndit tė majtė portės.

77’ Hashani gjuan nga 30 metra, Mushica pret pa problem.

89’ Topi dėbohet nga mbrojtja vendase, kapiteni Kaēiu gjuan nga 20 metra, dukej se topi do tė pėrfundonte nė portė kur njėri nga lojtarėt mysafirė me kokė dėbon nė korner. Kaēiu harkon nga korneri i majtė, Hasan nė shtyllėn e parė gjuan me kokė nga 2-3 metra, topi prek dikė nga mysafirėt dhe sėrish del nė korne.

KOMENTI:

Katėr vite iu desh Flamurtarit qė sėrish kokė lart ta lėshojnė stadiumin e Prishtinės. Ishte ky njė sukses i madh i tyre nė kėtė pėrballje dhe kėshtu vazhduan serinė pa humbje nė stinorin pranveror.
Ndėrsa kjo ėshtė ndeshja e dytė radhazi qė Prishtina nuk shėnon fitore dhe ėshtė barazimi i dytė (pa gola) nė fushėn e saj nė kėtė kampionat.
Kjo pikė Prishtinėn mban nė + 5 pikė nga ndjekėsi, Vėllaznimi. Ndėrsa Prishtina nuk do tė ketė kohė pėr vajtim pasi qė menjėherė tė mėrkurėn e pret takimi shumė i rėndėsishėm i ndeshjes sė parė tė gjysmėfinales sė Kupės sė Kosovės kundėr Trepēės ’89.


DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Ky barazim na i vėshtirėson punėt dhe na detyron qė nė tė gjitha fushat, nė tė gjitha ndeshjet qė na kanė mbetur, tė shtrėngohemi shumė mė fortė, shumė mė seriozisht se sa nė kėtė ndeshje. Normalisht qė pesė plus aq sa janė tė vogla janė edhe tė mėdha, sepse po shihet qė nuk jemi tė pamposhtur, as ne e as Vėllaznimi. Lufta vazhdon tutje, edhe gjashtė javė janė shumė tė nxehta.

Agim Hasani, kryetrajner i Flamurtarit:

Kam thėnė edhe mė herėt se Flamurtari ėshtė ndėr tri skuadrat mė tė mira tė Kosovės, kjo edhe u vėrteta sot. Me gjithė se Prishtina, sidomos nė pjesėn e dytė, e kishte iniciativėn, por ne krijuam disa raste mė tė mira pėr shėnim. Pikėn qė e morėm shumė e merituam dhe i uroj lojtarėt e mi pėr angazhimin qė dhanė.
Back to top
View user's profile Send private message
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Tue Apr 29, 2008 1:20 pm    Post subject: Reply with quote

Prishtina - Flamurtari 0-0



_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Tue Apr 29, 2008 10:53 pm    Post subject: Prishtina – Trepēa ‘89 E mėrkurė, ora 16.00 Reply with quote

SYNOHET REZULTAT SA MĖ I FAVORSHĖM

E marte, 29/04/08

Tė mėrkurėn nga ora 16.00 do tė zhvillohet dueli i parė i gjysmėfinales sė Kupės sė Republikės sė Kosovės ndėrmjet Prishtinės dhe Trepēės ’89 nga Mitrovica.
Prishtina kėtij takimi shumė tė rėndėsishėm do ti hyjė, po thuajse pėr herė tė parė nė stinorin pranveror, me tė gjithė lojtarėt e saj nė dispozicion dhe do tė jenė vetėm vendimi i fundit i shefit tė shtabit teknik, ai qė do tė vendos pėr njėmbėdhjetėshin startues.

Nga pas lufta, Prishtina ka fituar vetėm njė trofe tė Kupės sė Kosovės (2005/06), ndėrsa edhe njė herė tjetėr ėshtė mposhtur nė finale (2002/03). Nė gjashtė sezonet tjera, Prishtina vetėm edhe njė herė ia ka dalė tė kualifikohet pėr ēerekfinale (2003/04), njė herė ėshtė eliminuar qė 1/16-ėn e finales, ndėrsa plot katėr herė tjera ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn e finales.
Por, Prishtina ka edhe dy trofe tjera tė Kupės sė Kosovės nga para lufta. Prishtina trofeun e ēmueshėm e ka fituar dy herė rresht (1993/94 dhe 1994/95). Kurse, nga pesė sezone tė paraluftės qė janė mbajtur gara pėr kupė, Prishtina nga njėherė ėshtė eliminuar nė 1/8-ėn (1996/97), rundin e parė (1992/93) dhe rundin e dytė (1995/96).
Garat e Kupės sė Kosovės janė mbajtur qė nga pas Lufta e dytė Botėrore. Fituesit e kėsaj kupe gjithmonė janė shpėrblyer dhe janė zhvilluar nė praninė e udhėheqėsve dhe zyrtarėve tė lart politik vendor tė asaj kohe. Ndėrsa fituesi gjithmonė ka vazhduar garat, pra ėshtė kualifikuar pėr ndeshjet tjera tė radhės nė kuadėr tė Kupės sė Marshallit, apo pėrndryshe Kupės sė shtetit qė nuk ekziston mė.

Prishtina dhe Trepēa ’89 asnjėherė nuk janė takuar ndonjėherė mė parė nė ndeshje pėr kupė. Mitrovicasit po ashtu asnjėherė nuk kanė fituar trofe tė kupės dhe nuk kanė luajtur ndonjėherė nė finale.

Dy pėrballjet e fundit kampionale i ka fituar secila skuadėr nė fushėn e vet, Prishtina nė vjeshtė 4:1, pasi qė pjesa e parė ishte nė tė mirė tė mysafirėve 0:1, ndėrsa nė Mitrovicė, para jo shumė jave, fituan mitrovicasit me rezultat minimal 2:1, por edhe nė kėtė ndeshje pjesa e parė ishte mbyllur nė tė mirė tė mysafirėve, 0:1.

DEKLARUAN:

Afrin Tovėrlani, kryetrajner:

E dimė se kemi tė bėjmė me njė skuadėr tė mirė, por megjithatė nė lojė do tė hymė pėr ta krijuar njė rezultat tė favorshėm pėr ndeshjen e kthimit nė Mitrovicė dhe jam optimist se do tė kualifikohemi pėr nė finale.


Enis Fetahu, sulmues:

Na pret njė lojė e fort dhe neve na duhet pėrqendrim maksimal. Nė kėtė muaj kemi pasur dhe akoma kemi disa ndeshje tė forta dhe neve na duhet ta kthejmė vetėbesimin dhe pėrqendrimin, sepse pa kėto dy komponentė dhe pa angazhim maksimal nuk ka fitore.

Humbja nė Mitrovicė ka qenė rastėsi ku ne vetvetes ia kemi sjellė humbjen. Neve nuk na konvenojnė ndeshjet ku provokohemi, sepse gjysma e skuadrės tonė janė tė rinj dhe nuk po munden ti bėjnė ballė kėtyre provokimeve. Jemi tė edukuar tė shfaqim vetėm futboll dhe vetėm atėherė loja e Prishtinės vije nė shprehje.

Ėshtė e vėrtetė qė reparti i sulmit nuk ka qenė aq frytdhėnės pasi qė Suadi ka qenė i lėnduar dhe pastaj e humbi kontinuitetin. Edhe unė nė disa ndeshje fillova tė ndjej lodhje pėrshkak pėrballjeve nė duele tė shumta dhe pėrshkak ndoshta sepse shpesh pėrgjegjėsia binte mbi mua. Por, as reparti i sulmit nuk mund tė jetė aq efikas kur mesi i fushės nuk funksionon apo edhe kur tenton qė neve sulmuesve tė na gjen me topa tė lartė, pasi qė, e pėrsėris neve nuk na konvenon loja me topa tė lartė.
Ne presim qė tė kthjellemi sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur dhe me lojėra tė mira tė sjellim trofetė nė klub.


Bardhyl Kaēiu, zėvendėskapiten, mesfushor:

Pres njė ndeshje tė fortė dhe lojė burrash dhe rivali i jonė i nesėrm nuk do ta ketė aspak lehtė sepse qė nga fillimi i ndeshjes ne do tė vėrsulemi pėrpara me tė gjitha forcat qė kemi dhe kėso lojė tė forta tash e tutje do ti pretė tė gjitha skuadrat qė do tė na gostitin nė fushėn tonė.

Deri mė tani ne nė fushėn tonė jemi paraqitur shumė butė, derisa nga kemi udhėtuar me plot kuptimin e fjalės na kanė bėrė me gjak. Kėshtu qė tani e tutje mė asnjė skuadėr nuk do tė dalė aq lehtė pa u djersitur mirė nga fusha jonė.

Ne jo vetėm nė kėtė takim, por edhe atė kthyes nė Mitrovicė, nė fushė do tė hyjmė ta fitojmė ndeshjen. Humbja me ta ishte krejtėsisht e rastėsishme, sepse ne atė lojė po thuajse e kishim falur me gabimet tona qė i kishim bėrė nė atė ndeshje. Por, ato gabime mė nuk do ti pėrsėrisim dhe ka ardhur koha t’ju tregojmė tė gjithė njerėzve se kush ėshtė Prishtina. Lėshime mė nė asnjė mėnyrė nuk do tė tolerojmė.
Back to top
View user's profile Send private message
SPORTI_DARDAN
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 14 Mar 2008
Posts: 133


Status:

PostPosted: Wed Apr 30, 2008 9:45 pm    Post subject: Prishtina – Trepēa ’89 2:2 (0:2) Reply with quote

NĖ NDESHJĖN E DYTĖ
   VENDOSET PĖR FINALISTIN

E mėrkurė, 30/04/08

Golashėnues: E. Fetahu 48’, A. Ahmeti 75’ – E. Osmani 28’, V. Shkupolli 35’

Shikues: 400

Gjyqtarė: Perparim Hasani (Prishtinė), Zekė Miranaj (Burim), Kemajl Bunjaku (Gjilan)

Kartonė tė verdhė: Humolli, Ahmeti, Llumnica, E. Fetahu, A. Skeraj – Ibrahimi, Sh. Fetahu, S. Sahiti

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – Sh. Skeraj (38’ M. Idrizi), M. Hoxha, V. Berisha, F. Humolli (c) – I. Llumnica, A. Ahmeti, B. Kaēiu, Y. Hoxha – E. Fetahu, S. Saliagiq (52’ A. Skeraj).
Trajner: Afrim Tovėrlani

Trepēa ’89: E. Manxholli – F. Ibrahimi, Sh. Idrizi, Sh. Fetahu (85’ F. Muharremi), L. Misini, Y. Duraku, I. Peci, S. Sahiti, V. Shkupolli (67’ K. Haxha), S. Onbashi (62’ V. Shabani), E. Osmani (c).
Trajner: Fahrudin Duraku

Minutė pėr minutė:

5’ Berisha nga thellėsia nėpėr krah tė majtė gjen Fetahun i cili depėrton dhe gjuan pak nga e majta nga 14 metra mbi portė.

15’ Sh. Skeraj rivėnė topin nga auti i djathtė te Llumnica i cili nga krahu i djathtė nga 14 metra gjuan lehtė, pret portieri.

26’ Kaēiu krosim nga krahu i majtė, me kokė tenton M. Hoxha, pret portieri mysafir.

28’ Portieri Manxholli degazhon larg topin, Shkupolli me kokė ia pason pėrpara E. Osmanit i cili i ikėn mbrojtjes vendase qė flinte dhe nė pėrballje me Mushicėn i vetmuar nga 15-16 metra, Osmani gjen kėndin e majtė tė portės vendase – 0:1.

30’ Ahmeti harkon nga goditja e dėnimit, nė anėn e majtė nga 7-8 metra tenton M. Hoxha me kokė, sėrish top i lehtė pėr Manxhollin.

34’ F. Ibrahimi furishėm gjuan ulėt nga 40 metra, Mushica pas intervenimit tė dytė kap topin.

36’ Pasim i thellė i topit nga mbrojtja mysafire, topi vije deri te Shkupolli qė i pason nė krah tė djathtė Osmanit i cili edhe njė herė i ikėn mbrojtjes prishtinase, nė pėrballje me Mushicėn Osmani bukur lėshon topin para portės ku mė i shpejtė ishte Shkupolli se sa kapiteni Humolli dhe nga afėrsia fut topin nė rrjetė – 0:2.

37’ Tentim i A. Ahmetit nga 30 metra, jashtė pingules.

40’ Humolli gjen mirė Saliagiqin i cili me kthim me gjuajtje tė ulėt tenton nga 15-16 metra, por plogėsht, portieri nė vend.

42’ Y. Hoxha kroson nga korneri i djathtė, dikush nga mysafirėt prek topin me dorė, vendasit kėrkojnė penallti, gjyqtari Hasani hesht.

45’ Idrizi nga auti i majtė deri te Llumnica i cili me kokė gjuan nga 7-8 metra, jo furishėm, nė vend portieri.

49’ Visar Berisha gjuan nga mė se 3 metra nga goditja e dėnimit, Manxholli ndal kėtė gjuajte, topin e kthyer tenton ta plasojė nė rrjetė Fetahu, sėrish Manxholli pret, tani gjuan pak ana e majtė Saliagiq dhe qėllon pingules e djathtė, topin e kthyer kėsaj here me saktėsi Enis Fetahu nga afėrsia vendos nė kėndin e majtė tė portės – 1:2.

51 Idrizi nė stilin e tij karakteristik tė rivėnies sė topit nga auti i djathtė gjen Kaēiun nė krah, ky kroson, topin e kthen mbrapa Feahu, por Llumnica vonohet tė gjuaj nė portė.

54’ Idrizi edhe njė herė nga auti te Llumnica, bukur manovron para zonės, gjuan, topin e prek dikush nga mysafirėt dhe parabolėn portėn dhe del nė korner.

59’ Berisha gjuan nga 25 metra, topi prek nė kokė njė mbrojtės dhe kalon fare pran mbi portė, korner.

63’ Idrizi nga auti, Fetahu brenda zonės nga 7-8 metra provon, topi prek kėmbėt e njėrit prej lojtarėve mysafirė, korner.

73’ E. Fetahu gjuan nga goditja e dėnimit, nga ana e djathtė, portieri mysafirė me grushtim dėbon nė korner.

75’ Kaēiu harkon nga korneri i majtė, topi dėbohet nga mbrojtja vendase, Azem Ahmeti nga 15 metra me menēuri gjuan dhe nė mesin e shumė futbollistėve vendos topin nė kėndin e majtė tė portės – 2:2.

78’ Visar Berisha gjuan furishėm nga goditja e dėnimit prej 25 metrave, topi fluturon fare pranė kėndit tė majtė tė kuadratit.

84’ Humolli gjen A. Skerajn i cili pasi qė ndal topin me gjoks, gjuan nė rrėzim e sipėr nga 15 metra, gjuajtjen jo aq tė fortė e ndal Manxholli.

88’ Kaēiu nga goditja e dėnimit prej krahut tė majtė harkon nė shtyllėn e dytė, M. Hoxha kthen me kokė topin para zonės, Fetahu para portierit shėnon gol, por gjyqtari Hasani anulon golin dhe ndėshkon Fetahun me kartuē tė verdhė pasi qė ky shėnoi gol me dorė.

45+3’ Gjuajtjen e Agron Skerajt nga largėsia e dėbon nė korner Manxholli.

KOMENTI:

Ndeshja e parė gjysmėfinale e Kupės sė Republikės sė Kosovės pati dy pasqyre, atė nė pjesėn e parė kur mysafirėt udhėhoqėn me dy gola epėrsi dhe pjesa e dytė e lojės kur prishtinasit jo vetėm qė barazuan rezultatin, por mysafirėt herė fati e herė portieri Manxholli i shpėtoi nga disfata.
Prishtinės assesi nuk i konvenon ky rezultat, por Prishtina ka kapacitet dhe ka aftėsi qė nga Mitrovica tė kthehet me fitore dhe tė plasohet nė finalen e shumė kėrkuar.

DEKLARUAN:

Azem Ahmeti, mesfushor i Prishtinės:

Ne i hymė ndeshjen me motiv tė madh dhe deshėm qė sa mė parė tė shėnonim golin e epėrsisė, por Trepēa ’89 me anė tė kundėrsulmit ia doli qė dy herė tė na befasojė.
Ndėrsa nė pjesėn e dytė, me sugjerimet e trajnerit dhe me njė angazhim maksimal tė tė gjithė lojtarėve, arritėm ta barazojmė rezultatin. Unė shpresojė shumė se me lojė tė ngjashme sikurse nė pjesėn e dytė, nga Mitrovica do tė arrijmė tė kthehemi me fitore dhe tė plasohemi nė finale.

Fahredin Duraku, trajner i Trepēa ’89:

Ne sot kemi ardhur pėr rezultat pozitiv, e arritėm qėllimin edhe pse ne kemi mundur tė dalim fitues nga kjo ndeshje, por unė prapė se prapė jam i kėnaqur edhe me kėtė barazim. Ju uroj djelmoshave tė mi pėr angazhimin maksimal gjatė 90 minutave ku nė fund edhe iu shpėrblye me rezultat pozitiv pėr ne. Unė besoj se ky rezultat ėshtė shumė i favorshėm pėr ne para ndeshjes kthyese nė Mitrovicė. Ndėrsa Prishtinėn e uroj pėr lojė korrekte dhe iu dėshiroj suksese nė tė ardhmen.
Back to top
View user's profile Send private message
SPORTI_DARDAN
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 14 Mar 2008
Posts: 133


Status:

PostPosted: Wed Apr 30, 2008 9:47 pm    Post subject: Reply with quote

Prishtina zhgenjeu tifozet e vet
me lojra te dobeta por qe dyshohen
si me qen lojra tesuse eksperimentale
Back to top
View user's profile Send private message
SPORTI_DARDAN
Pak Aktiv
Pak Aktiv


Joined: 14 Mar 2008
Posts: 133


Status:

PostPosted: Wed Apr 30, 2008 9:49 pm    Post subject: Reply with quote

KS.PRISHTINA prita qe mos po e publikon kete lajm e pasi qe
e pash se nuk ishte publikua e publikova une.


Back to top
View user's profile Send private message
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga All times are GMT + 1 Hour
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
Page 3 of 5

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum