Futbolli Shqiptar :: LAJME NGA KF.PRISHINA
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

LAJME NGA KF.PRISHINA
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Thu May 01, 2008 1:47 pm    Post subject: Reply with quote

SPORTI_DARDAN wrote:
KS.PRISHTINA prita qe mos po e publikon kete lajm e pasi qe
e pash se nuk ishte publikua e publikova une.


Une e botova nje lajm te shkurter qe ne diten e ndeshjes  Very Happy
_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Sat May 03, 2008 12:18 am    Post subject: Kosova (Vushtrri) - Prishtina e Dielle ora 16:00 Reply with quote

PIKĖT E DOMOSDOSHME

E premte 02/05/08

Duke parė makinacionet e ndryshme qė po bėhen dhe po tentohen tė bėhen nė dėm tė Prishtinės, bardhekaltrit nuk do tė kenė luks tė madh pėrveē se nė ndeshjen e javės sė XXV-tė nė Vushtrri tė udhėtojnė pėr gjah tė plotė. Kjo s’do tė jetė aspak e lehtė pėr shkak gjendjes tabelore tė vendasve qė me ēdo kusht janė duke luftuar qė tė mbesin nė elitė, por edhe tu e marrė parasysh formėn jo tė mirė tė ekipit nė tri ndeshjet e fundit. Tė gjitha kėto, lojtarėt e Prishtinės duhet ti harrojnė, ti vejnė me njė anė dhe publikut fanatik vushtrrias ti tregojnė se Prishtina ėshtė skuadra mė cilėsore vendore dhe se di dhe mund tė nxjerr rezultat tė favorshėm edhe atė kur ėshtė mė sė vėshtiri.
Kryetrajneri Tovėrlani, pritet qė nė dispozicion ti ketė tė gjithė lojtarėt dhe do tė jetė ai i cili do tė vendos pėr njėmbėdhjetėshin e parė qė do tė nis ndeshjen.


TRADITA NĖ ANĖN E PRISHTINĖS

Nga gjashtė takimet e zhvilluara pas luftės nė Vushtrri, vendasit ia kanė dalė ta fitojnė vetėm njė takim, tė barazojnė dy herė dhe i kanė tė shėnuara tri humbje nė pėrballje me kryeqytetasit. Goldallimi ėshtė nė tė mirė tė Prishtinės 4:8. Nga gjashtė takimet, Kosova vetėm dy herė nuk ka shėnuar gol, ndėrsa nė katėr takimet tjera ka shėnuar vetėm nga njė gol. Ndėrsa Prishtina nga gjashtė takimet vetėm njė herė nuk ka shėnuar gol.
Nga kthimi i Kosovės nė Superligė nė vitin 2006-tė, janė zhvilluar tri takime, ku dy prej tyre tė fundit nė fushėn e saj Prishtina ka fituar me rezultat 2:0 (pranverė 2007) dhe 2:1 (vjeshtė 2007).

Ndeshjet e ndėrsjella kampionale pas lufte nė Vushtrri:

Pranverė, 2000: Kosova (V) – Prishtina 1:1
Vjeshtė, 2000: Kosova (V) – Prishtina 0:1
Vjeshtė, 2001: Kosova (V) – Prishtina 1:0
Vjeshtė, 2002: Kosova (V) – Prishtina 0:3
Pranverė, 2004: Kosova (V) – Prishtina 1:2
Vjeshtė, 2006: Kosova (V) – Prishtina 1:1
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Mon May 05, 2008 2:19 am    Post subject: Tė Gjithė Kundėr–prishtina 1:0 Reply with quote

Golashėnues: M. Dragusha 82’ (penallti)

Shikues: mbi 3.000

Gjyqtarė: Albert Kastrati (Gjilan), Ali Peshteri e Ahmet Gashi (Pejė)

Kartonėt e verdhė: Vilanci, Mehmeti, Izmaku, Zeneli, Zabėrxha – Idrizi, Vokshi, Shabani, Fetahu

Kartonėt e kuq: Xh. Mehmeti (90+5’ pas dy tė verdhėve)

Kosova: B. Sadiku – Xh. Mehmeti, B. Vilanci, B. Berisha, I. Izmaku, M. Maxhuni (c), F. Zeneli, M. Dragusha, B. Zyēaku (68’ I. Hasani), A. Zabėrxha (90+4’ B. Kera), L. Osmani (90+6’ M. Gėrxhaliu)
Trajner: Isa Sadriu

Prishtina (4-4-3): K. Mushica – M. Idrizi, M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – B. Kaēiu (c), B. Shabani, Y. Hoxha – T. Ademi (46’ A. Ahmeti), A. Skeraj, S. Saliagiq (46’ E. Fetahu)
KOMENTI:

Skuadra e Prishtinės sot pėrjetoi edhe njė gjė qė nė traditėn e saj shumė vjeēare nė shumė nivele rangjesh nuk e kishte pėrjetuar mė parė. Nė hyrje tė Vushtrrisė, ishte mbledhur masė e madhe, me gjasė e huliganėve vendas, dhe ekspedita e Prishtinės tė pėrcjellė nga automjeti i policisė, iu desh tė kthehet mbrapa, tė dal nė magjistrale dhe tė vendoset nė katėr automjete tė policisė pėr tė shkuar deri nė stadiumin e qytetit. Kjo ndodhi klubit nė historinė e gjatė nuk i kishte ndodhur ndonjė herė mė parė.
Ndėrsa, ndeshja filloi si ishte mė sė miri dhe deri diku pjesa e parė e saj kaloi nė mėnyrė korrekte, pjesa e dytė ishte kapitull nė vete.
Qė nga fishkėllima e parė, gjyqtari kryesor i takimit, Albert Kastrati filloi tė gjykoj ndeshjen me tendencė tė qėllimtė qė nė ēdo moment dhe nė ēdo rast ti dėmtojė mysafirėt.
Kulmi ishte referimi i penalltisė sė paqenė dhe ishte ky rast mė se i pritur qė ky gjyqtar i paskrupullt tė dalė nė skenė.
Mė herėt, nė shumė raste, ky i ashtuquajtur gjyqtar futbolli, referon mbi 10 faulle nė dobi tė vendasve pėrreth zonės mysafire. Prishtinasit mė s’kishin gjasa ta kalon as gjysmėn. Sulmuesi i saj, Enis Fetahu grushtohet nė disa raste, ky bije pėr tokė, ndėrsa jo qė nuk mbrohet, nuk i referohen faullimet, nuk qortohen tė paktėn mbrojtėsit vendas pėr lojė brutale tė qėllimshme, por Fetahu edhe ndėshkohet me kartuē tė verdhė kinse pėr simulim. Rasti tjetėr bizar ishte, kur mesfushori Agron Skeraj, goditet me bėrryl para syve tė gjyqtarit anėsor, Peshteri, dhe ky i fundit jep faull pėr vendas!
Lojtarėt e Prishtinės grushtoheshin e qėlloheshin pa top, sikur tė ndodhte kjo larg syve tė gjyqtarėve, por s’kishte nevojė pėr njė gjė tė tillė pėrball tre kėmishėzinjve tė tillė.
Pas shėnimit tė golit, mė nuk kishte lojė as futboll, tani kishte (tragjedi)komedi. Lojtarėt vendas rrėzoheshin pėr tokė si pa kokė duke simuluar para gjyqtarėve, nė fushė futeshin nga tre topa, nxirreshin jashtė dhe sėrish kjo pėrsėritej posa “fillonte” ndeshja.
Nė fund, ekspedita prishtinase pyeste me vete (duke mos patė kė ta pyeste tjetėr !?), se ēka do tė ndodhte sikurse Prishtina tė fitonte njė pikė, apo mos e bjer Zot ta fitonte ndeshjen !?
Pas ndeshjes mė nuk kishte ndonjė incident, edhe pse nga masa e grumbulluar e tifozėve vendas qė kishin vėrshuar fushėn shanin dhe fyenin prishtinasit. Ndėrsa, sėrish nga stadiumi lojtarėt dhe zyrtarėt e Prishtinės dolėn nė automjetet e policisė pėr tu kthyer nė Prishtinė tė revoltuar dhe tė deprimuar nga krejt kjo ēka ėshtė ka ndodh ndaj djersės sė tyre, duke pyetur sėrish vetveten, se deri kur mė kėshtu, se a ja vlen e gjithė kjo !?...
Minutė pėr minutė:

9’ A. Zabėrxha gjuan nga goditja e dėnimit prej 25 metrave, jashtė pingules sė djathtė.

18’ Y. Hoxha depėrton nėpėr krah tė majtė, mbi shpinėn e Saliagiq njė lojtar vendas dėbon topin tutje i cili shkon deri te A. Skeraj dhe godet furishėm nga 18 metra, fare pranė pingules sė djathtė.

21’ Y. Hoxha gjuan nga pozita ballore prej 28 metrave, topin prek njė mbrojtės dhe pėrfundon nė korner pranė pingules sė djathtė.

38’ F. Zeneli provon nga 30 metra, shumė lartė portės.

42’ M. Dragusha, gjuan nga goditja e dėnimit nga anash, krahu i djathtė, Mushica grushton topin nė korner.

43’ Kaēiu nga mesi i fushės bukur gjen A. Skerajn e liruar nga krahu i majtė i cili me shpejtėsi depėrton brenda zonės dhe nga 10 metra as nuk gjuan saktė e as nuk tenton tė kthej topin mbrapa te Ademi apo Saliagiq, por pėrfundon jashtė pingules sė majtė.

45+2’ Dragusha para zonės mysafire ndal njė top tė devijuar me dorė, kėtė nuk e shohin gjyqtarėt, ia vazhdon topin nė tė djathtė Zenelit i cili afėr vijės fundore tenton tė krosoj apo tė gjuaj nė portė, por Mushica i vėmendshėm.

50’ Nga njė top i gjatė i dėrguar nė zonė, Mushica nuk merret vesh me mbrojtėsit, e kalon topi, por Idrizi i vėmendshėm para Osmanit largon topin nė korner.

54’ Idrizi kroson nga krahu, brenda zonės me dy duart shtyhet A. Skeraj nga pėrcjellėsi i tij, por i ashtuquajturi ndarėsi i drejtėsisė nuk e sheh as kėtė moment.

62’ Dragusha edhe njė herė nga goditja e dėnimit prej 25 metrave gjuan mbi kėndin e majtė tė portės.

69’ Idrizi gjuan topin nga auti i djathtė brenda zonės te Fetahu tė cilin gjithmonė e ka njė lojtar mbi shpinė dhe si gjithnjė kėtė gjyqtarėt nuk e shohin, topi disi devijohet deri te Y. Hoxha i cili nga 5-6 metra gjuan lehtė me kokė nė kėndin e djathtė, por portieri vendas syēelė.

70’ Dragusha, nga goditja e dėnimit anash nga ana e majtė jashtė zone, gjuan, Mushica nuk e kishte perceptuar topin si duhet dhe qėllohet pjesa e epėrme e pingules sė majtė.

73’ Y. Hoxha me shpejtėsi depėrton nga krahu i majtė dhe gjuan ulėt nga 20 metra, topi shkon pėrskaj pingules sė majtė.

79’ Dragusha harkon nga goditja e dėnimit, tani nga krahu i djathtė, nė shtyllėn e djathtė nga afėrsia gjuan Vilanci jashtė portės.

82’ Zeneli gjendet brenda zonės, i ikėn topi, pranė tij gjendej Y. Hoxha i cili as qė e prek e Zeneli rrėzohet dhe tani gjyqtari Kastrati merr frymė lehtė, mezi s’kishte pritur kėtė moment, akordon penallti pėr vendas. Pasojnė reagimet e kota tė prishtinasve.

82’ Dragusha nga pika e 11-metrave gjuan ulėt nė kėndin e majtė me gjithė tentimin e Mushicės topi pėrplaset nė rrjetė – 1:0.

82’ Nga kjo minutė e deri te pėrfundimi i ndeshjes nė minutėn e gjashtė shtesė, me gjithė se gjyqtari Kastrati kishte vazhduar vetėm 4 minuta, por s’kishte kohė ta pėrfundonte nga hedhja e topave nga tribunat, nga kujdestarėt pėrreth fushės, bankina vendase, pastaj zhagitjet disa minutėshe tė lojtarėve vendas deri sa ky gjyqtar u detyrua nė sekondat e fundit ta s’kuq Mehmetin pėr simulim duke tentuar ta lajė fytyrėn e tij nė fund tė ndeshjes.

45+2’ Tentimi i fundit i mysafirėve. Fetahu nga goditja e dėnimit prej krahut tė djathtė, qė mezi e kishte referuar mė nė fund njė tė tillė gjyqtari, harkon brenda zonės, topi devijohet, Vokshi gjuan nga 10 metra me tė majtėn mbi portė. Lexoni tani se ēka ndodh nė kėtė ēast: Njė lojtar vendas rrėzohet nė zonė tė tij, ndėrsa nga tribunat jo njė top, por dy topa tjerė pėrfundojnė nė fushė duke harruar se s’kishe nevojė pėr kėtė bizaritet kur topi i parė vetėm gjendej jashtė fushės.

90+6’ Pėrfundon takimi, lojtarėt e Prishtinės, disa tė pėrlotur, kėrkojnė sqarim nga treshja e kėmishėzinjve, por e tėra ēka mund tė bėnin ishte qė kokė ulur tė drejtuar nga shefi i shtabit Tovėrlani ti drejtoheshin teshatoreve.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, trajner i Prishtinės:

Marre, marre, marre! Nuk ka futboll nė Kosovė dhe tė gjithė ata ēka mendojnė kėshtu vetėm e rrejnė veten.

Isa Sadriu, trajner i Kosovės:

Sa i pėrket penalltisė, unė isha shumė larg me pamje, gjyqtari ishte mė sė afėrmi, dhe ėshtė ai i cili e vlerėson dhe e gjykon se ēka duhet tė bėjė. Pėr tė tjerat nuk dua tė komentojė, nuk jam kompetent, por nuk ma merr menja qė ka ndikuar diēka tjetėr, sepse e kemi dashur mė shumė fitoren dhe ia arritėm ti shkėpusim tri pikė tė rėndėsishme nga njė ekip qė ėshtė lider gjatė tėrė kampionatit. Kjo u pa edhe me angazhimin e lojtarėve tė mi, edhe me dominimin gjatė gjithė ndeshjes, kėshtu qė ai mund dhe ai angazhim i lojtarėve tė mi ia arriti qė ti fitoj tri pikė shumė tė vlefshme pėr mbijetesė nė Superligė. I falėnderoj tė gjithė pjesėmarrėsit dhe akterėt e kėtij takimi tė cilėt ia dhanė ngjyrėn fitores sonė.
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Tue May 06, 2008 1:19 am    Post subject: Me 17 Maj FC Schaffhausen – FC Prishtina Reply with quote

Me 17 Maj
FC Schaffhausen – FC Prishtina

Skuadra bardhekaltėr e Prishtinės do tė rifillojė aventurėn tjetėr tė rradhės pėr tu ndeshur nė takime miqėsore me skuadra evropiane.
Pas takimit nė Gjermani dhe Zvicėr dhe fitoreve tė arritura kundėr FC Offenbach Kickers dhe Winterthur, Prishtina takimin e tretė miqėsor ndėrkombėtar do ta ketė kundėr skuadrės tjetėr zvicerane, FC Schaffhausen.
FC Schaffhausen – FC Prishtina, do tė zhvillohet me 17 maj dhe do tė fillojė nga ora 20:00. Kėshtu edhe njė herė adhuruesit e shumtė tė klubit mė tė madh kosovar do tė kenė rastin ta shohin skuadrėn e tyre tė zemrės dhe tė jenė afėr saj nė njė takim me njė skuadre tė njohur zvicerane.
Skuadra e Schaffhausen luan nė Swiss Challenge League, pėrndryshe kategoria e dytė e futbollit zviceran. Skuadra momentalisht gjendet nė vendin e 7-tė tabelės ku dy javė para pėrfundimit tė kampionatit ka tubuar 44 pikė, 23 pikė mė pak se sa vendi i parė dhe 28 mė shumė se sa vendi i fundit nė tabelė. Kjo skuadėr edhe nė vitin e ardhshėm do tė garoj nė ligėn e dytė tė futbollit zviceran.
Nikoqirja e Prishtinės, skuadra e FC Schaffhausen, para tri viteve nė fund tė sezonit 2003/04 ishte ngjitur nė rang mė tė lart garash, nė kategorinė e parė apo Superligėn zvicerane. Nė fund tė kampionatit tė tyre nė elitė, kishin pėrfunduar tė parafundit nė tabelė dhe vetėm pas ndeshjes barazh kishin mbetur sėrish nė ligė. Nė sezonin tjetėr, 2005/06 kishin qenė mė tė suksesshėm dhe kishin qėndruar sėrish nė kėtė rang garash pėr tė rėnė pėrfundimisht nė fund tė sezonit 2006/07.
Skuadra ka katėr shqiptar nė radhėt e saj, njėri prej tyre ka edhe shtetėsi shqiptare, mesfushori Shkelzen Gashi (13 ndeshje), ndėrsa tre lojtarėt tjerė shqiptarė janė edhe dy mesfushorėt tjerė, Allmir Ademi (29 ndeshje, 3 gola) e Genc Mehmeti (9 ndeshje 1 gol) dhe lojtari i katėrt, sulmuesi Gezim Sadiku (10 ndeshje).
Klubi FC Schaffhausen ėshtė formuar nė vitin e largėt, 1896. Stadiumi i saj “Breite” ka kapacitet prej 7.300 vendeve, ndėrsa ngjyrat e klubin janė verdhė e zi.
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Tue May 13, 2008 2:53 pm    Post subject: PRISHTINA IU KTHEHET FITOREVE Reply with quote

Golashėnues: Isuf Llumnica 19', Kushtrim Munishi 25
Shikues: 1.000
Gjyqtarė: Pėrparim Hasani e Bejtė Fejzullahu (Prishtinė), Zekė Miranaj (Pejė)
Kartona tė verdhė: Llumnica, Hasan – Shabanaj, Bajraktari

Prishtina (4-4-2): F. Statovci – M. Idrizi, V. Berisha, M. Hoxha (58' B. Shabani), D. Vokshi – I. Llumnica (73' A. Kozhani), A. Ahmeti, B. Kaēiu (c), Y. Hoxha – K. Munishi (61' A. Skeraj), E. Hasan.
Trajner: Afrim Tovėrlani

Besa: S. Bandiq – G. Shabanaj, A. Cacaj, B. Morina (66' D. Molliqaj) , R. Duraku, B. Bajraktari, F. Krusha, R. Mullallari, B. Hysenlekaj, H. Zeka /c/ (46' A. Ahmeti), F. Haliti.
Trajner: Valdet Shoshi
Minutė pėr minutė:


7' Haxhi Zeka pas tentimit tė dytė nga goditja e dėnimit nga 20 metra gjuan mbi portė.

9' Llumnica nga goditja e dėnimit

16' A. Ahmeti harkon nga gjysmėkrahu i djathtė, Hasan me kokė nga 5-6 metra qėllon kėndin e djathtė tė kuadratit tė portės mysafire.

18' Llumnica suksesshėm depėrton nėpėr krahun e majtė dhe afėr vija fundore kroson nė qendėr, Ertan Hasan me gjoks nga 2-3 metra ia ndėrron kahun topit i cili qėllon pingules e djathtė, ishte kjo shtylla e dytė e qėlluar e Hasan pėr pak minuta.

19' Idrizi bukur me njė top tė lart nga jashtė zona fut nė zjarr Llumnicėn i cili nė mesin e disa futbollistėve mysafirė depėrton dhe nga ana e djathtė prej 4-5 metrave parabolėn portierin Bandiq dhe vendos topin nė pjesėn e ulėt tė kėndit tė djathtė tė portės – 1:0.

25' Visar Berisha po thuajse nga mesi i fushės, ndoshta edhe mė larg, me top tė gjatė pėrtokė gjen Kushtrim Munishin i cili i ikėn kurthit tė ofsajdit dhe vijės mbrojtėse dhe nga ana e majtė nga 14-15 metra gjuan saktė, ulėt dhe vendos topin nė kėndin e majtė tė portės – 2:0.

35' Topi kthehet nga mbrojtja vendase, Kaēiu e godet furishėm nga 20 metra i cili sė pari prek njė mbrojtės, merr kahun e harkut dhe pėr pak sa shkon lart mbi trarin e epėrm.

35' Nga korneri i djathtė shkurt Y. Hoxha topin ia pason Llumnicės i cili pak anash nga ana e djathtė nga 13-14 metra gjuan pėrskaj pingules sė majtė.

45+2' A. Ahmeti nga goditja e dėnimit nga krahu i majtė harkon nė shtyllėn e dytė, M. Hoxha me kokė dėrgon topin tek shtylla e djathtė tė cilin me kokė Berisha e fut nė rrjetė, por gjyqtari Hasani anulon golin, M. Hoxha kishte shkaktuar faull.

54' R. Mullalari gjuan nga 16 metra drejt nė duart e portierit Statovci i cili grushton. Ishte gjuajtja e parė dhe e fundit e skuadrės pejane nė drejtim tė portierit, sot tė papunė, Feim Statovci.

75' Tek vija anėsore nė krahun e djathtė mirė bashkėveprojnė A. Skeraj dhe Kozhani, ky i fundit edhe mė bukur fort kroson nė zonė, E. Hasan nga 5-6 metra gjuan me kokė, ndal portieri Bandiq.

84' Bajraktari gabon nė pranimin e topit para zonės sė tij, aty pranė ishte A. Ahmeti i cili pėrfiton, niset nė drejtim tė portės dhe pak anash nga e djathta nga 14-15 metra gjuan furishėm ulėt shumė pranė pingules sė djathtė.

85' A. Ahmeti nė dyluftim ia merr topin Bajraktarit tek vija anėsore e majtė dhe harkon tek sulmuesi Hasan i cili nė duel me mbrojtėsin mysafirė bukur ndal topin, dhe nė kthim e sipėr me volle goditje edhe mė bukur gjuan nga 15 metra dhe qėllon edhe mė bukur tėrthorėsen. Ishte shtylla e tretė e Hasan nė kėtė takim.

87' A. Ahmeti harkon nga goditja e dėnimit prej krahut tė majtė, tek shtylla e majtė Burim Hashani shėnon gol me kokė nga afėrsia, por anulohet me sinjalizimin anėsorit Bejta, pėr shkak pozitės ēuditėrisht  tė ofsajdit.

45+3' Azem Ahmeti pėr mrekulli ia pason topin pėrpara Y. Hoxhės i cili depėrton me shpejtėsi, del pėrball i vetmuar me portierin Bandiq, dhe nga 7-8 metra gjuan gabimisht pranė pingules sė djathtė.
KOMENTI:

Pas pesė ndeshjeve, tri ndeshjeve kampionale dhe dy pėr kupė, Prishtina sėrish iu kthye fitoreve duke fituar ndaj kampionit aktual Besės sė Pejės. Prishtina me shėnimin e dy golave, riktheu besimin nė vete dhe vazhdon luftėn prej plus 2 pikėve mė shumė se sa ndjekėsi mė i afėrm Vėllaznimit.

Ndėrsa skuadra pejane, tėrėsisht e dorėzuar, nuk kishte fuqi mė shumė se sa tė kėnaqej me pranimin e vetėm dy golave dhe njėkohėsisht vazhdoi agjėrimi i sulmuesve tė saj nė fushėn e Prishtinės. Nga 11 takimet e zhvilluara pas luftės nė ndeshjet kampionale nė Prishtinėn, Besa ka shėnuar vetėm tre gola, ndėrsa ka pranuar 24 gola.

DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner:

Mė nė fund u erdhi fundi i serisė sė dobėt tė Prishtinės. Mendoj se fituam me meritė, shfrytėzuam disa nga rastet e shumta, sidomos nė pjesėn e parė kemi qenė shumė mė agresiv drejt fitores, sepse nė pjesėn e dytė nuk kemi dashur ta rrisim mė tej ritmin duke e ditur qė tė mėrkurėn na pret takimi tjetėr i vlefshėm e Fushė-Kosovėn. E falėnderoj Besėn pėr lojėn korrekte.

Visar Berisha, qendėrmbrojtės i Prishtinės:

Ne gjatė gjithė ndeshjes dominuam, ndėrsa nė pjesėn e dytė ishim shumė mė tė mirė dhe kėmbėngulės ku edhe shėnuam dy golat qė pėrcaktuan fituesin. Nė pjesėn e dytė luajtėm menēur duke menduar edhe pėr ndeshjen me Fushė-Kosovėn. Mė duket se me kėtė ndeshje na ėshtė kthyer forma e dikurshme vjeshtore dhe Prishtina kėshtu do tė shkoj deri nė fund me fitore.

Ertan Hasan, sulmues i Prishtinės:

Besoj ndeshja ishte shumė e mirė, ashtu siē ėshtė njė derbi i vėrtetė. Me angazhimin dhe lojėn e treguar, ne mė shumė e deshėm dhe nė fund me plotė meritė e fituam ndeshjen.

Po, kjo ishte paraqitja mė e mirė e imja nė stinorin pranveror, nuk pata fat, qėllova tre shtylla, por besoj qė nė ndeshjen e radhės do tė jenė tre gola nga ana ime.

Valdet Shoshi, kryetrajner i Besės:

Nė pjesėn e parė, pas minutės sė 15-tė dėshtuam pak pasi qė morėm gol shumė naiv me fajin tonė dhe siē duket nė vazhdimėsi tė takimit kjo ndikoi negativisht tek lojtarėt e mi.

Edhe dalja e Haxhi Zekės nė pjesėn e dytė pėr shkak gripit i cili kishte dėshirė tė luante nga fillimi i ndeshjes, dhe duke e ditur fondin tonė tė lojtarėve, me gjithė se deri diku u konsoliduam, prapė se prapė nuk ia arritėm qė ta zbusim rezultatin. Prishtinės i uroj fitoren e merituar.
Back to top
View user's profile Send private message
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Thu May 15, 2008 12:48 am    Post subject: FFK nukder Prishtines Reply with quote

E KOTĖ, NUK MUNDĖSH KUNDĖR TĖ GJITHĖVE !!!

Superliga e Kosovės
Java XXVII
Fushė–Kosova – Prishtina 2:1 (1:0)

Golashėnues: Q. Kida 41’, M. Hoxha (aut) 89’ – S. Saliagiq 82’
Shikues: rreth 1.500

Gjyqtarė: Zymer Berisha (Ferizaj), Ali Peshteri (Pejė), Nexhmedin Krasniqi (Prizren) Kartona tė verdhė: S. Salihu, Shala, Gjurevci, Krasniqi, Jakupi, Zogiani – Idrizi, Ahmeti, Hasan
Fushė-Kosova: I. Uka – S. Salihu, Q. Kida (c), B. Shala, B. Gjurevci, B. Salihu, I. Krasniqi, N. Dushi, F. Krasniqi (90+1’ Y. Prekopuca), A. Jakupi (52’ V. Bajrami), L. Haliti (85’ V. Zogiani)

Lojtar, trajner: Besim Gjurevci
Prishtina (4-4-2): F. Statovci – M. Idrizi, V. Berisha, M. Hoxha – A. Skeraj, A. Ahmeti (61’ A. Kozhani), B. Kaēiu (c), I. Llumnica, Y. Hoxha – K. Munishi E. Hasan (57’ S. Saliagiq).

Trajner: Afrim Tovėrlan

Minutė pėr minutė:
3’ Dushi vendas nga goditja e dėnimit, prej 16 metrave gjuan mbi portė.

10’ Volle gjuajtje e A. Skerajt nga 20 metra, lehtė pėr portierin vendas.
21’ I. Krasniqi harkon nga goditja e dėnimit nga 16 metra djathtė, Dushi nga 5-6 metra gjuan me kokė jashtė portės.

32’ A. Skeraj harkon nga goditja e kėndit tė djathtė, nė rrėmujėn e krijuar, V. Berisha nga 5-6 metra gjuan me gėrshėrė, portieri vendas mirė intervenon dhe dėbon mbi portė. Tani nga kėndi tjetėr harkon Ahmeti, ndėrsa nė shtyllėn e dytė nga 7-8 metra me kokė ulėt gjuan M. Hoxha, sėrish portieri Uka intervenon dhe dėbon nė korner.
41’ Goditjen e dėnimit nga 25 metra, pozita ballore, suksesshėm e gjuan Q. Kida i cili vendos topin nė kėndin e djathtė tė portierit Statovci – 1:0.

54’ F. Krasniqi bukur fut topin pėrpara pėr L. Halitin, por portieri Statovci ishte mė i shpejtė dhe dėbon tutje.
64’ Visar Berisha gjuan nga goditja e dėnimit prej 25 metrave dhe qėllon kėndin e kuadratit tė portės, topin e dėbuar nga 10-12 metra e fut nė rrjetė sulmuesi Saliagiq dhe po sa pėrplaset topi nė rrjetė tek atėherė i ashtuquajturi ndarės i drejtėsisė, Ali Peshteri qon flamurin lartė nė shenjė ofsajdi. Protesta tė kota tė lojtarėve tė Prishtinės.

72’ Goditjen e dėnimit nga 20 metra e gjuan V. Berisha, topi devijohet dhe tek vija fundore nė krah tė djathtė nė drejtim tė portės nė shtyllėn e parė e kthen Saliagiq, por para sulmuesit Munishi intervenon portieri vendas i cili pas kėtij rasti pėr disa ēaste qėndron i shtrirė kinse ėshtė lėnduar.
78’ Munishi me gėrshėrė brenda zonės nga krahu i majtė dėrgon topin nė qendėr, aty kthen M. Hoxha me kokė dhe sėrish tenton me kokė sulmuesi, Saliagiq nga 4-5 metra, por i lehtė pėr portierin vendas i cili sėrish pas kėtij intervenimi simulon kinse pėsoi lėndim.

82’ Visar Berisha dėrgon top tė gjatė nga fusha e tij, topi vije deri te M. Idrizi nė gjysmėkrahun e djathtė i cili menjėherė e drejton te sulmuesi Saliagiq i cili nuk pret dhe gjuan me tė parėn nga nja 10 metra dhe vendos topin nė kėndin e epėrm tė portės – 1:1.
84’ Y. Hoxha provon gjuajtjen nga 30 metra, afėr pingules sė djathtė.

89’ Gjyqtari Berisha akordon gjuajte dėnimi nė krah tė djathtė. Topin e harkon nė zonė V. Bajrami, nė kėrcim sė larti mbrojtėsi M. Hoxha prek topin i cili shkon drejt e nė kėndin e djathtė tė ulėt tė portierit Statovci qė gabimisht kishte lėshuar dhe perceptuar topin – 2:1.
90+4’ Njė top i gjatė i ardhur nga mbrojtja mysafire vije deri te sulmuesi Munishici i cili depėrton brenda zonės, por qė edhe ishte e mbajtur pėr krahu nga mbrojtėsi vendas, megjithatė ia del tė gjuaj nga nja 11 metra, por portieri Uka prek aq topin sa dėbon mbi portė.
Back to top
View user's profile Send private message
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed May 21, 2008 1:21 pm    Post subject: Reply with quote


_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Wed May 21, 2008 6:50 pm    Post subject: Reply with quote

Schaffhausen - Prishtina 2-2








_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
KS.PRISHTINA
Fillestar
Fillestar


Joined: 19 Mar 2008
Posts: 57


Status:

PostPosted: Mon May 26, 2008 2:49 pm    Post subject: PRISHTINA RIKTHEHET ATY KU EDHE E KA VENDIN – NĖ FRON! Reply with quote

PRISHTINA RIKTHEHET ATY KU EDHE E KA VENDIN – NĖ FRON!

Prishtina nga Drenica kthehet me tri pikė tė mėdha dhe tė barabarta me titullin e kampionit tė cilin Prishtinės i mungon qe tre vite. Skuadra arriti deri te fitorja e artė pas shėnimit tė golit nga sulmuesi Kushtrim Munishi nė minutėn e 16-tė.
Duhet theksuar dhe pėrshėndetur tėrė skuadrėn e Drenicės pėr mikpritjen siē vetėm ata dinė tė bėjnė dhe nė veēanti tė ngrohta ishin thirrjet e publikut drenicas para dhe pas pėrfundimit tė ndeshjes, Prishtina-Prishtina; Kampion-Kampion.
Pas pėrfundimit tė ndeshjes, tė pėrlotur, lojtarėt dhe e tėrė udhėheqėsit e FC Prishtina u gjenden tė pėrqafuar dhe tė gėzuar deri nė dilerium pėr suksesin qė e pret tani e tri vite i tėrė kryeqyteti .
Skuadrėn nė hyrje tė qytetit e pritėn qindra “Plisa” e adhurues tė skuadrės duke ndarė gėzimin sė bashku me lojtarė dhe zyrtarė tė skuadrės.
Megjithatė, festa e madhe do tė jetė pas njė jave, tė dielėn me 1 qershor, pas ndeshjes sė javės sė fundit me KEK-un.

Mė gjerėsisht mė vonė...




Superliga e Kosovės
Java XXVIX
Drenica – Prishtina 0:1 (0:1)

Golashėnues: Kushtrim Munishi 16’

Shikues: rreth 500

Gjyqtarė: Isa Mustafa (Mitrovicė), Zekė Miranaj (Burim), Nexhmedin Mehana (Vushtrri)

Kartonė tė verdhė: F. Lushtaku – I. Llumnica

Drenica: E. Shosholli – A. Lushtaku (46’ L. Dajaku), F. Lushtaku, B. Krasniqi, N. Jashari, F. Koci, S. Geci (c), L. Syla (46’ S. Jashari), B. Bajraktari (73’ A. Syla), P. Demiraj, V. Tahiri.
Trajner: Tahir Lushtaku

Prishtina (4-4-2): K. Mushica – Sh. Skeraj M. Hoxha, V. Berisha, D. Vokshi – M. Idrizi (64’ A, Skeraj), I. Llumnica, A. Kozhani, Y. Hoxha – K. Munishi (90+2’ K. Osmani), S. Saliagiq (90+3’ B. Shabani).
Trajner: Afrim Tovėrlani


Minutė pėr minutė:

6’ F. Koci kroson nga krahu i majtė, P. Demiraj nga shtylla e parė gjuan me kokė shumė afėr pingules sė majtė.

6’ Tentim i Llumnicės nga 16 metra, parabolėn e tij e dėbon portieri vendas mbi portė.

11’ Llumnica nga 12-13 metra gjuan furishėm, por nga porta e zbrazėt largon njėri nga mbrojtėsit me kokė.

16’ Aksion i gjatė dhe i bukur i Prishtinės. Llumnica para zonės gjen Idrizin nė gjysmėkrahun e djathtė i cili bukur gjen Munishin dhe ky nga 3-4 metra plason topin nė rrjetė – 0:1.

22’ Llumnica nga krahu i majtė fut nė zonė Y. Hoxhėn i cili e drejton topin furishėm para portės, por qė Saliagiq me gjithė tentimin e tij nuk ia doli t’ia ndėrrojė kahun topit.

24’ Kozhani gjuan plogėsht nga 20 metra, kap portieri Shosholli.



26’ V. Berisha nga goditja e dėnimit prej 20 metra gjuan mbi portė.

32’ Munishi harkon nga i ashtuquajturi korner i shkurt nga ana e majtė, Saliagiq nė shtyllėn e parė prek pak topin me kokė, Shosholli i vėmendshėm.

39’ Y. Hoxha pas soloaksionit, nga bri-zona e majtė gjuan furishėm mbi kėndin e epėrm tė majtė tė portės vendase.

44’ V. Tahiri harkon nga krahu i majtė, Bajraktari nga afėrsia gjuan me kokė krejt afėr tėrthorėses.

65’ Y. Hoxha nga krahu i majtė gjen nė zonė Saliagiqin i cili me kokė ulė topin te Munishi qė i pėrballur me vetėm portierin Shosholli qėllon pjesėn e jashtme tė portės.

68’ Visar Berisha nga goditja e dėnimit prej 40 metrave furishėm qėllon dhe shkund tėrthorėsen e Shoshollit.

70’ Sh. Skeraj gjuan nga bri-zona e djathtė, e lehtė pėr Shoshollin.

75’ L. Dajaku me tė jashtmen e tė djathtės sė tij provon nga bri-zona e majtė, e lehtė pėr Mushicėn.

85’ Tentim i Jasharit, topi prek njė lojtar tė Prishtinės dhe del jashtė pranė pingules sė djathtė, korner.

86’ F. Lushtaku harkon nga korneri i majtė, L. Dajaku nga afėrsia me kokė gjuan mbi portė.

87’ A. Skeraj harkim i lartė nga krahu i majtė, M. Hoxha nga 11 metra me kokė pėr pak sa nuk fėrfėllon topin nė rrjetė.

90’ Minuta e fundit e takimit. Publiku korrekt vendas fillon tė brohoras, Prishtina-Prishtina. Nuk vonoi shumė, kėsaj brohoritje iu bashkua edhe jehona tjetėr, Prishtina – Kampion!



DEKLARUAN:

Afrim Tovėrlani, kryetrajner i Prishtinės:

Falėnderoj Drenicėn, qė nė stadiumin e saj qė mban emrin e ish-futbollistit tė Prishtinės, Bajram Aliu, lejoi edhe zhvilloi lojė mė se korrekte. Pas gjithė kėtij rrugėtimi, mendoj se megjithatė, nėse e analizojmė rrjedhėn e gjithė kampionatit, Prishtina me meritė rikthen pozitėn e parė. Ne para ndeshjes kemi pasur disa probleme me lėndime dhe kartonė, por megjithatė, ata lojtarė qė sot gėzuan besimin e dhėnė kanė qenė tė vetėdijshėm se ėshtė njė ndeshje vendimtare. Kemi luajtur aq sa na ėshtė dashur ti fitojmė tri pikė, nuk kemi dashur tė rrezikojmė shumė apo ti hymė ndonjė aventure. Kryesorja kanė qenė tri pikėt dhe asgjė tjetėr. Pėr humbjen e Vėllaznimit nė Vushtrri, mund tė them vetėm se edhe Prishtina ka pėsuar atje, nuk mund ta komentojė ndeshjen e zhvilluar atje, sepse se kam parė ndeshjen, megjithatė Vushtrria ka skuadėr tė mirė, ndėrsa i mbetėt Vėllaznimit ta analizojnė humbjen e tyre, unė analizojė vetėm humbjet e mija.




Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicės:

Prishtina ėshtė skuadra qė gjatė dy pjesėve tė kampionatit ka luajtur dhe e ka merituar titullin e kampionit. Ėshtė thjesht skuadra mė e mirė vendore, unė ju uroj titullin e kampionit dhe ju dėshiroj sukses edhe nė tė ardhmen.
Ndėrsa sa i pėrket skuadrės time, unė them se Drenica nė sezonin e ardhshėm do tė reflektojė krejt ndryshe dhe lirisht mund t’ju them se do tė jemi skuadėr qė do tė mėtojmė aty diku vendin e tretė apo tė katėrt.
Back to top
View user's profile Send private message
admin
Administrator
Administrator


Joined: 10 Jan 2008
Posts: 1870


Status:

PostPosted: Thu May 29, 2008 3:11 pm    Post subject: Reply with quote

Drenica – Prishtina 0:1










_________________
FutbolliShqiptar.net
Back to top
View user's profile Send private message Send e-mail
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga All times are GMT + 1 Hour
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
Page 4 of 5

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum