Prishtina shpallet kampione e Kosoves per sezonin 2007/08
Click to see full size image Click to see full size image Click to see full size image Click to see full size image Click to see full size image Click to see full size image _________________ FutbolliShqiptar.net
Posted: Sat Jun 07, 2008 5:04 pm Post subject: PRISHTINA NDERON ISTOGUN
Tė dielėn, me 8 qershor, nga ora 16:00, nė stadiumin e qytetit nė Istog, do tė takohen Istogu Prishtina. Kjo ndeshje do tė zhvillohet pėr nder tė skuadėr vendase tė Istogut e cila sivjet ka arritur suksesin mė tė madh nė historinė e saj me inkuadrimin e skuadrės nė Superligėn e Kosovės. Me kėtė rast do tė takohen dy kampionėt e dy Ligave tė para, dhe kampioni Superligės, Prishtina, me kėtė ndeshje do ta nderojė tėrė rajonin e Istogut pėr kėtė triumf historik tė tyre.
Nė skuadrėn e Prishtinės, qė nga afati kalimtar i dimrit, luan edhe ish-lojtari, atėherė golgeteri i skuadėr sė Istogut, Suad Saliagiq.
Posted: Tue Aug 12, 2008 11:14 pm Post subject: 120.000 EURO PESHON TRANSFERI I SHQIPRON SKERAJT
120.000 EURO PESHON TRANSFERI I SHQIPRON SKERAJT
U bė edhe zyrtare kalimi i Shqipron Skerajt nė skuadrėn gjermane tė Bundesliga 2, SpVgg Greuther Fürth. Nėnshkrimin e kontratės transferuese, i rėndė 120.000 euro nė dobi tė FC Prishtinės, e bėnė Kryetari i Bordit tė FC Prishtina, Remzi Ejupi, lojtari, Shqipron Skeraj dhe menaxheri i skuadrės gjermane, njėherit edhe menaxher i vetė Skerajt, Diter Marquadtt.
Kontrata do ti mundėsojė skuadrės sė Prishtinės, pėrveē 120.000 eurove edhe 20 % tė shumės sė pėrgjithshme tė kalimit tė Skerajt nė ndonjė skuadėr tjetėr nga Greuther Fürth.
Ndėrsa vetė Shqipron Skeraj bėri tė ditur se ka nėnshkruar kontratė tre vjeēare me skuadrėn e tij tė re, Greuther Fürth. Por, nuk deshi tė shpalos se sa do tė pėrfitoj apo sa do tė jetė paga e tij mujore, duke bėrė tė ditur vetėm se me kėtė kontratė ėshtė jashtėzakonisht i kėnaqur. _________________ Jam Shqiptar
Jo Kosovar se populli Kosovar kur ska ekzistu kjo eshte genjeshter dhe Kosova eshte Shqiperi
Posted: Thu Aug 14, 2008 8:28 pm Post subject: KOSOVA (V) PRISHTINA 2:1
FC Prishtina sot ka zhvilluar takimin e katėrt pėrgatitor miqėsor para sezonit tė ri futbollistik, 2008/09. Prishtina ishte mysafire e skuadrės sė Kosovės nga Vushtrria, Vushtrriasit mbyllėn takimin nė tė mirė tė tyre, 2:1. Golin e vetėm pėr Prishtinėn shėnoi sulmuesi, Suad Saliagiq. Ndėrsa, mesfushori, Isuf Llumnica nuk u paraqit nė kėtė ndeshje pasi qė nė dy ditėt e fundit ka qenė i sėmurė.
Pas ndeshjes sė zhvilluar nė Vushtrri, Afrim Tovėrlani, shef i shtabit tė Prishtinės, theksoi:
Ne edhe pse humbėm takimin, megjithatė kishim disa raste shumė tė mira shėnimi. Me formacionin e parė i cili luajti vetėm nė pjesėn e parė tė ndeshjes jam i kėnaqur vetėm pjesėrisht. Ka ende punė pėr tu bėrė edhe pse kėto ditė lojtarėt janė tė lodhur, por gjithsesi na duhen akoma pėrmirėsime.
Ndėrsa, nė pjesėn e dytė zėvendėsova shumicėn e lojtarėve, por disa prej lojtarėve qė kanė hyrė nė pjesėn e dytė, me qasjen dhe angazhimin e tyre, zor se do tė mund ta largojnė dikė nga pėrbėrja e parė e ekipit.
Prishtina nė pjesėn e parė u paraqit me kėtė pėrbėrje:
F. Statovci - M. Idrizi, V. Berisha, D. Vokshi, Sh. Alili A. Kozhani, A. Azemi, B. Maliqi, Y. Hoxha E. Fetahu, S. Saliagiq
Posted: Wed Aug 27, 2008 2:14 am Post subject: SYNOHET SUPERKUPA E GJASHTĖ
Nesėr, tė mėrkurėn me 27 gusht, zhvillohet ndeshja e vlefshme pėr Superkupnė e Kosovės ndėrmjet Prishtinės kampione e Kosovės dhe Vėllaznimit fituese e Kupės sė Kosovės. Takimi do tė zhvillohet nė stadiumin e qytetit nė Prishtinė dhe do tė luhet nėn ndriēimin e reflektorėve nga ora 20:00. Kjo ndeshje pėrndryshe do tė jetė hapėse e edicionit tė ri, 2008/09 i cili do tė nisė nė kėtė fundjavė.
SHANSET E BARABARTA
Para takimit tė nesėrm, shefi i shtabit teknik, Afrim Tovėrlani, theksoi:
Pėr kėtė takim tė vlefshėm jemi tė pėrgatitur aq sa duhet tė jemi pėr kėtė ndeshje dhe pėr kėtė moment. E njohim mirė Vėllaznimin sikurse qė edhe ata na njohin mirė neve. Nuk kemi fshehtėsi asnjėra skuadėr edhe pse tė dy skuadrat kanė pėsuar ndryshime nė formacionet e tyre gjatė kėsaj vere. Pres njė lojė tė vėshtirė, sepse e respektoj dhe Vėllaznimi pa dyshim ėshtė njė skuadėr shumė e mirė. Megjithatė do tė hymė pėr fitore me njė lojė tė hapur dhe shpresoj qė do ti pėrsėrisim ndeshjet, si ne si Vėllaznimi tė edicionit tė kaluar, sikurse nė Gjakovė dhe Prishtinė. As mangėsi, as dobėsi e as pėrparėsi nuk kemi para kėsaj ndeshje. Jemi tė barabartė dhe 50 me 50, gjasat e barabarta i kemi pėr fitore.
DO TĖ TREGOJMĖ EDHE NJĖ HERĖ SE JEMI MĖ TĖ MIRĖ
Ndėrsa, kapiteni i skuadrės, sulmuesi, Enis Fetahu tha:
Kjo ndeshje tani mė dihet qė ėshtė ndeshje-derbi. Vėllaznimit do ti tregojmė edhe njė herė se ne jemi Prishtina dhe sa herė na ėshtė dashur i kemi mposhtur, si nė Gjakovė po ashtu edhe nė Prishtinė dhe edhe kėsaj here, shpresoj dhe besoj se do tė ndodh e njėjta gjė. Besoj se tė gjithė bashkėlojtarėt e mi do ta kenė ditėn e tyre dhe nuk besoj se do tė kemi ndonjė problem aq tė madh drejt fitimit edhe tė njė trofeu.
Pres nga publiku ynė qė tė na pėrkrah 95 minuta, sepse futbollit nuk i dihet dhe si mund tė ndodh qė ndeshjen ta fitojmė nė minutat e parė tė ndeshjes, po ashtu mund tė ndodh qė ta zgjidhim edhe nė minutat shtesė tė takimit.
Mendoj qė pėrparėsitė nė ēdo aspekt janė nė anėn tonė, ndėrsa mangėsi e rivalit tonė do tė jetė shkuarja e shumė e lojtarėve gjatė verės, kurse edhe kur kanė pretenduar tė jenė shumė tė fortė ne iu kemi treguar qė jemi mė tė mirė se ata, e ashtu do tju tregojmė edhe kėsaj radhe.
PESĖ SUPERKUPA TĖ FITUARA
Prishtina para kėsaj pėrballje ka edhe pesė trofe tjerė tė Superkupės sė Kosovės, rekordere absolute e kėtij trofeu tė ēmuar. Para luftės ka fituar dy herė radhazi, 1994/95 (fituese e Kupės sė Kosovės) dhe 1995/96 (Kampione e Kosovės). Ndėrsa ndeshja e edicionit 1996/97 nuk ishte zhvilluar me skuadrėn e 2 Korrikut tė Prishtinės e cila atėherė kishte fituar Kupėn e Kosovės. Pas luftės Prishtina ka fituar edhe tri herė tjera kėtė trofe. Fituese ishte nė vitet, 2000/01 (Kampione e Kosovės), 2003/04 (Kampione e Kosovės) dhe 2005/06 (fituese e Kupės sė Kosovės). Edhe dy herė tjera skuadra nuk ia kishte dalė ta fitoj kėtė trofe, njė herė para luftės, 1993/94 (fituese e Kupės sė Kosovės) dhe nė edicionin e parė pas luftės, 1999/00 (Kampion i Kosovės).
All times are GMT + 1 Hour Page Previous1, 2, 3, 4, 5
Page 5 of 5
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum