|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Mar 25, 2008 6:47 pm Post subject: |
|
|
Admir Teli: Kaluam provėn e vėshtirė
25 Mars Njė fitore e vėshtirė ėshtė quajtur ajo e sė dielės, qė realizoi Vllaznia pėrballė Kastriotit, nė fushėn e stadiumit Besa tė Kavajės. Sipas shtatlartit tė mbrojtjes shkodrane, Admir Teli, transferta e kėsaj radhe ka qenė jo pak e lehtė. Sė pari, pa shkuar deri te ndeshja, skuadra ka kaluar pėrmes njė situate aspak normale. Edhe pse, nė njė farė mėnyre, situata konfliktuale e futbollit shqiptar ka qenė prezente nė opinion publik, deri nė ditėn e fundit tė javės, kur po pėrgatiteshim pėr tu nisur drejt Kavajės, ajo nuk ėshtė ndjerė edhe fort nga ne, thotė mbrojtėsi Teli. Por futbollistėve u ka krijuar shqetėsim jo tė vogėl momenti, kur nisėn tė qarkullonin fjalėt, herė se do tė luhej e herė jo. Sipas Telit, njė situatė e tillė e nderė ka ndikuar jo pak nė anėn emocionale tė skuadrės, qė gjithsesi ėshtė munduar tė bėjė mė tė mirėn.
Kėnaqėsia e trepikėshit
Kuqeblutė janė gėzuar, kur vėrshėllima pėrfundimtare e gjyqtarit i ka gjetur ata tė fituar ndaj skuadrės krutane. Ata e kanė vlerėsuar fitoren, sepse i ka mbajtur nė pretendimet pėr tė lapur njė vend nė Europė edhe pėrmes kampionatit, ndėrkohė qė e synojnė kėtė edhe nė Kupė. Tė kesh nė skuadėr njė lojtar si Sinani, do tė thotė ta fillosh lojėn me gol, thotė Teli, duke vlerėsuar sulmuesin, qė i dha trepikėshin Vllaznisė. Ne jemi tė ndėrgjegjėshėm se nuk kemi bėrė mė tė mirėn nė fushėn e lojės, pasi mundėsitė tona janė pėr mė tepėr, megjithatė, dolėm tė kėnaqur nga fusha me trepikėshin e ēmuar vijon Teli prononcimin e tij pėr Sport Ekspres.
Nuk ishte Bici, fituam mė lehtė!
Ka qenė interesant edhe njė pohim i mbrojtėsit Admir Teli, i cili vazhdimisht shquhet mes grupit kuqeblu pėr humorin e tij. Nuk ishte Bici, prandaj fituam disi mė lehtė, ka qenė thėnia e radhės e Telit, e cila, e pėrfshirė me njė notė humori, kishte brenda edhe njė tė vėrtetė. Tju them tė drejtėn, sa herė jemi ndeshur me skuadra, qė ka drejtuar trajneri Vasil Bici, e kemi pasur gjithnjė shumė tė vėshtirė. Kėshtu ka ndodhur kur ai ka drejtuar Shkumbinin, Dinamon, Besėn, por edhe Kastriotin, ballafaqimet me tė cilat i kemi humbur, thekson Teli, duke kujtuar atė tė fundit, nė fillimin e shkurtit, kur u mundėn nė Shijak nga Kastrioti, qė kishte nė pankinė Bicin. Dhe duke vazhduar me pak humor, por jo krejt, fitoren ndaj Kastriotit, tė dielėn e kaluar, ia faturoi nė njė farė mase edhe mungesės sė Bicit nė pankinė.
Sot, anti?Flamurtari
Sipas kalendarit, Vllaznia do tė presė nė Loro BoriēiFlamurtarin. Njė tjetėr ndeshje e vėshtirė, pranon Teli, i cili vlerėson pėrvojėn e skuadrės vlonjate, qė sidomos nė Loro Boriēi ka luajtur vazhdimisht mirė, siē ka ndodhur edhe nė ndeshjet e kėtij sezoni, tė cilat janė zhvilluar nė barazpeshė. Ndėrkohė, pėr Telin, njė fakt, qė duhet patur nė konsideratė, ėshtė ulja nė pankinėn e Flamurtari tė kroatit Kovaēiē, vlerat e tė cilit dihen, aq mė tepėr kur tė dielėn ka marrė urimet e para pėr fitoren bindėse ndaj skuadrės kavajase. Teli nuk anashkalon edhe faktin se nė formacionin e Flamurtarit bėjnė pjesė djem tė rinj tė talentuar, pėrfshi dhe shkodranin teknik Nevian Cani. Pėr Flamurtarin do tė fillojmė tė mendojmė qė nesėr (sot), thotė Teli. Seanca e parė stėrvitore e kuqebluve do tė jetė sot nė orėn, 14:00. G.M _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Mar 27, 2008 6:29 pm Post subject: |
|
|
Deda, skaner kuqeblu: Lojtarėt, tė lodhur
27 Mars I ėshtė gėzuar marrjes sė trepikėshit ndaj Kastriotit, por nė krahun tjetėr, trajneri Dervish Haxhiosmanoviē ėshtė parė tė jetė shumė i mėrzitur pėr atė qė skuadra e tij dha nė fushėn e lojės. Pakėnaqėsinė pėr lojėn e Vllaznisė ai e ka shfaqur nė pankinė gjatė ndeshjes, por edhe nė konferencėn e shtypit menjėherė pas pėrfundimit tė saj. Gjithēka ka qėnė e lidhur me mėnyrėn se si e ka interpretuar skuadra e tij ndeshjen nė transfertė me krutanėt, nė stadiumin e Kavajės. Njė lojė monotone, e cila, nėse nuk do tė kishte patur golin e shėnuar nga njė sulmues i spikatur si Sinani, mund tė ishte mbyllur me tjetėr rezultat. Pakėnaqėsinė pėr lojėn e tė tijve Deda e ka shprehur edhe tė martėn, nė seancėn e parė stėrvitore tė kėsaj jave, pasi kuqeblutė kishin pushuar tė hėnėn. Nė njė farė mėnyre, ai e kishte paralajmėruar njė qėndrim tė tillė, kur menjėherė pas ndeshjes nė Kavajė pati thėnė se kur tė kthehemi nė shtėpi do ta analizojmė kėtė ndeshje me njė sy shumė krititk.
Meraku, pėrgatitja fizike
Ajo, ēka duket se e shqetėson mė tepėr Dedėn, ėshtė ana fizike, qė sipas tij ka qenė nga dobėsitė mė tė spikatura tė skuadrės nė ndeshjen e fundit. Futbollistėt mu dukėn shumė tė lodhur, ēka patjetėr ndikon nė lėvizshmėrinė e pakėt nė fushė dhe nė mungesėn e frekisė nė zbatimin e detyrave tė dhėna nga stafi teknik ėshtė shprehur Deda pas seancės stėrvitore tė ditės sė djeshme, gjė qė ua kishte thėnė edhe futbollistėve mė parė. Edhe pse teknikut nuk i pėlqejnė shumė analizat, kėtė herė e ka ndierė tė domosdoshme qė pėr disa minuta ti ngacmojė futbollistėt e tij sidomos nė kėtė pikė. Deda ka pasur edhe kritika tė tjera nė adresė tė futbollistėve tė veēantė, por gjendja fizike nė tėrėsi e skuadrės ka qenė preokupimi kryesor i tij. Trajneri u ka kėrkuar futbollistėve qė, krahas pėrgatitjes tekniko?taktike, ti kushtojnė mė tepėr vėmendje gjėndjes sė tyre, duke u pėrpjekur tė pėrfitojnė gjatė seancave stėrvitore tė kėsaj jave. Nėse nuk ndryshojmė edhe nė kėtė aspekt, krahas mėnyrės sė tė luajturit, ne nuk do tė jemi tė aftė tė pretendojmė pėr vend nderi nė kampionat dhe as pėr fitimin e kupės sė Shqipėrisė, ėshtė shprehur Deda, krejt i pakėnaqur nga loja e skuadrės sė tij nė ndeshjen e fundit, ndaj Kastriotit.
Flamurtari? Fitorja e tretė radhazi!
Trajneri i Vllaznisė dallohet pėr optimizmin dhe entuziazmin e tij nė prag tė ēdo ndeshjeje, duke e karikuar skuadrėn e tij pėr njė rezultat pozitiv, pavarėsisht se ndaj cili kundėrshtar luan. Nė prag tė pėrballjes me Flamurtarin, Haxhiosmanoviē ka njė arsye mė tepėr tė besojė nė suksesin, sepse deri tani, nė dy ndeshje qė ka drejtuar Vllazninė, ajo ka fituar: nė fillim ndaj Besės, pėr ēerekfinalen e dytė tė kupės, duke u kualifikuar pėr nė turin tjetėr, pastaj tė shtunėn e kaluar, ndaj Kastriotit. Kampionati do tė bėhet edhe mė i vėshtirė nė fundin e tij. Kemi pėrballė njė Flamurtar tė fortė, qė mundi Besėn nė javėn e kaluar, por do tė bėjmė gjithēka qė ta fitojmė edhe kėtė ndeshje, pėr tiu bashkuar dy tė parave, ka thėnė Haxhiosmanoviē. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Mon Mar 31, 2008 7:56 pm Post subject: |
|
|
Deda: Tė tretin? Nuk duhet ta lėshojmė mė!
31 Mars Tri ndeshje, po aq fitore, nuk janė pak pėr njė trajner. Njė bilanc tė tillė do ta dėshironte kushdo, qė ėshtė nė krye tė njė skuadre tė superiores. Suksesi bėhet edhe mė i dukshėm, kur dihet qė ky ėshtė edhe starti i teknikut malazias tė pankinės shkodrane, Dervish Haxhiosmanoviē, nė rikthimin e tij tė katėrt nė krye tė Vllaznisė. Megjithatė, teksa bisedon me tė 24 orė pas pėrfundimit tė ndeshjes tė sė shtunės tė kaluar, e treta e tij nė krye tė Vllaznisė, Deda, si e thėrrasin shkodranėt, tregohet modest. Nė prononcimin e tij pėr Sport Ekspresö, Haxhiosmanoviē, edhe pse merr njė lum me urime nga drejtuesit e klubit dhe pėrfaqėsues tė tifozerisė shkodrane, pėrpiqet tė tregohet paksa diplomat nė qėndrimin e tij. Ndoshta kishim edhe pak fat nė kėto tri ndeshje qė fituam, thotė Deda, qė pėrveē pėrgėzimit dhe evidentimit tė vlerave tė paraqitura nga skuadra e tij, nuk nguron tė nxjerrė nė pah edhe ndonjė tė metė qė shfaqi Vllaznia nė kėtė ndeshje. Megjithatė, pavarėsisht nga kritikat qė mund tė ketė, sipas Dedės skuadra e tij po paraqet njė rritje nė drejtim tė nivelit tė lojės. E kamė thėnė edhe mė parė, se ajo qė mė ka shqetėsuar mė tepėr ka qenė pėrgatitja fizike, por nė kėtė ndeshje ky element ka patur njė farė pėrmirėsimi. Kjo tregon se te fubollistėt mund tė ketė ndikuar edhe ngarkesa e madhe qė ata kanė patur, duke zhvilluar nga dy ndeshje nė javė, thotė Haxhiosmanovi, i cili nė kėtė mes fut edhe oshilacionet jo tė vogėla qė pati skuadra nė ditėt e konfuzionit prej bojkotit.
Vendi i tretė? Nuk duhet ta lėshojmė
Fitorja ndaj Flamurtarit e ka rikthyer Vllazninė nė vendin e tretė tė tabelės sė renditjes. Njė pozicion, qė edhe pse nė fakt fillimisht nuk ka qenė i preferuar, sepse kėrkohej i dyti e lart, pėr si erdhėn punėt, nėse mbahet deri nė fund do ti kėnaqte shkodranėt. Nuk duhet ta lėshojmė mė, shprehet Deda, duke patur besim te skuadra e tij se do tė arrijė ta mbajė. Teksa llogarit se pėr kėtė vend janė nė luftė edhe disa skuadra tė tjera, Haxhiosmanoviē, duke e llogaritur Vllazninė si favorite kryesore, shton: E di se do tė jetė e vėshtirė jo pak pėr ta mbajtur kėtė vend, sepse pėrpara na presin edhe shumė ndeshje tė tjera, ndoshta dhe mė tė forta, por mendoj se kur e ke nė dorė, ėshtė mė lehtė qė ta mbashė atė, se sa kur duhet tia marrėsh dikujt tjetėr. Duke mos iu ndarė njė llogjike tė tillė opimiste pėr tė dhe skuadrėn e tij, Deda vijon duke u angazhuar se tashmė, qė e kemi nė dorė vendin e tretė, do ta mbajmė, sepse kjo varet varet prej nesh.
Shqetėsimi pėrkartonin e Kaēit
Edhe pse nga stafi teknik nuk dihet me siguri, nėse i ka plotėsuar apo jo tre kartonat e verdhė, qė e skualifikojnė pėr ndeshjen e radhės, e cila do tė luhet tė shtunėn nė stadiumin e Peqinit kundėr Shkumbinit, tekniku shpreh shqetėsimin pėr kartonin e marrė nga Albert Kaēi nė pėrballjen e fundit. Ai po depėrtonte nė zonė dhe nė pėrpalsje me mbrojtėsit u pengua, por arbitri e ndėshkoi me tė verdhėö, thotė Deda, i shqetėsuar pėr gatishmėrinė e arbitrit pėr ta ndėshkuar si njė simulim, qė pėr tė nuk ishte i tillė. Nuk e dha faull, nuk ka problem, po pėrse ta dėnojė aq rreptė me karton, sepse edhe futbollisti ynė nuk ėshtė se reagoi duke kėrkuar penallti patjetėr thotė Deda, qė nuk harron tė nėnvizojė faktin se, nėse ky ėshtė kartoni i tretė, do ta dėmtojė jo pak skuadrėn nė Peqin. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 01, 2008 6:15 pm Post subject: |
|
|
Sinani: Nuk i kam harxhuar ende golat
1 Prill
Dopieta, e realizuar tė shtunėn e kaluar, e ka ngritur Vioresin Sinanin nė kuotėn e 17 golave, duke qenė i vetėm nė krye tė golashėnuesve tė kampionatit tė Superiores. Kur kanė mbetur edhe tetė ndeshje deri nė fund tė kampionati, ai ka besim se do tė shėnojė edhe gola tė tjerė. Gjatė bisedės qė patėm me tė mbrėmė, menjėherė pas seancės stėrvitore, ai shprehet mjaft i kėnaqur me kaq sa ka arritur, sidomos pėr tre golat e shėnuar nė dy ndeshjet e fundit, tė cilėt i dhanė Vllaznisė gjashtė pikė dhe frymėmarrjen nė pretendimet pėr tė kapur treshen e katit tė parė tė tabelės sė renditjes.
? Viori, sė pari e fillojmė me skuadrėn: u rikthye nė vend tė tretė...
? Nė fakt, nė fillim tė sezonit, edhe pse kemi deklaruar se do tė jemi nė tri skuadrat mė tė mira, kishim parashikuar qė tė jemi mė lart, pra, tė kapnim tė paktėn vendin e dytė. Megjithatė, edhe vendi i tretė nuk ėshtė i keq, i cili tė krijon mundėsitė tė ballafaqohesh nė kompeticionet europiane. Megjithatė, duhet pranuar se nuk do tė jetė e lehtė pėr ta mbajtur, sepse njėherėsh po e synojnė edhe skuadra tė tjera. Rivaliteti do tė jetė i madh, megjithatė kemi besim se nuk do tė zbresim mė poshtė.
? Po kupa, ēfarė vendi zė nė objektivat e Vllaznisė?
? Pa diskutim, synojmė ta fitojmė atė. Ky objektiv bėhet edhe mė emergjent, kur nė kampionat duket se nuk do tė shkojmė mė tepėr se vendi i tretė. Dinamo, Tirana e Elbasani janė tre gjysmėfinaliste tė forta dhe pėr asnjėrėn prej tyre nuk kam ndonjė preferencė pėr shortin. Detyra ime ėshtė ti shėrbej Vllaznisė, qė ajo tė zotėrojė trofeun.
? Tre golat nė dy ndeshjet e fundit ju kanė ngritur nė kuotėn 17, ndėrsa nė total, nė karrierėn tuaj keni shėnuar 173 rrjeta. Deri ku synoni tė mbėrrini?
? Nuk kam bėrė ndonjė pėrllogaritje, por qė do tė shėnoj sėrish nė tetė javėt e mbetura tė kampionatit kjo as qė diskutohet. Edhe shifra totale do tė rritet, sepse shpresoj tė luaj sa mė gjatė.
? Tri ndeshje, po aq fitore me Dedėn; dikush, por edhe trajneri e kanė quajtur fat...
? Nuk besoj se ėshtė krejt fat, sepse skuadra ka luajtur me pėrkushtim nė tė tri ndeshjet. Edhe pse ka patur ndonjė oshilacion, ajo ka prodhuar lojė, e cila besoj se nė vazhdim do tė jetė edhe mė e mirė. Kėtė ua garantoj edhe sportdashėsve tanė, qė pėr momentin janė ftohur pak, por me siguri nė ndeshjet vendimtare tė mbetura do tė na mbėshtesin pėrsėri.
? Ndėrrimi i trajnerėve, si ėshtė pėrjetuar nga Sinani?
? Nė pėrgjithėsi, unė kam pasur marrėdhėnie shumė tė mira me tė gjithė trajner`t, kjo edhe pėr faktin se jam pėrpjekur tė bėj punėn nė mėnyrėn mė korrekte. Ndaj, nuk e kam shumė pėr qejf tė jap komente tė tilla. Di tė them vetėm se Mirel Josėn e respektoj pėr punėn qė ka bėrė tek Vllaznia. Nė tė njėjtėn kohė, edhe me Dedėn kam njohje tė vjetėr, qė po pėrforcohet tani, aq mė tepėr qė puna po na ecėn pėr sė mbari.
? Kėpuca e Artė ėshtė afruar shumė; a do ta fitoni?
? Nė njė prononcim tė mėparshėm pėr Sport Ekspres, juve u kam thėnė se tė gjithė duhet ta dinė qė unė jam kandidat serioz pėr ta fituar atė. Dhe, pėrderisa e kam fituar dy herė, pėrse tė mos e marr prapė. Do tė ishte njė tjetėr kėnaqėsi nė karrierėn time sportive.
? Nė fundjavė, mysafirė nė Peqin; ndeshje e vėshtirė?
? Pa diskutim. Megjithatė, ne po pėrgatitemi seriozisht pėr tė mos u kthyer pa pikė nga kjo ndeshje.
? Do tė mungojė Kaēi, me tre kartona tė verdhė...
? Pėr mendimin tim, Kaēi ka treguar njė formė shumė tė mirė sportive nė kėtė kampionat. Pa dyshim qė mungesa e tij do tė ndihet, por shpresoj qė stafi tė bėjė zgjedhjen e duhur nė ndėrtimin e formacionit. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 02, 2008 8:23 pm Post subject: |
|
|
Sasha Delain: Unė, truproja e Grimės
2 Prill Ndodh edhe kėshtu. Kongolezi me pasaportė gjermane, Sasha Delain, nė fundin e vitit tė kaluar ishte ndėr ata qė duhej tė largoheshin nga Vllaznia, pėrfshirė edhe dy tė huajt e tjerė Leandro dhe Simo, si dhe tė ndonjė tjetri mė vonė, siē ishte dyshja Ahi?Kraja. Madje, njė gjė tė tillė ai e kishte nuhatur fort mirė, dhe pėr kėtė arsye kishte filluar tė bėnte planet e kalimit tek ndonjė skuadėr tjetėr e kampionatit shqiptar, apo edhe jashtė. Interesante ishte fakti, qė ndėr ato skuadra qė ai mendonte tė transferohej ishte edhe ish?skuadra e tij, Flamurtari, edhe pse ndarja me tė nuk kishte qenė e kėndshme.
Kthesa...
Ishin dy ndeshjet e fundit tė vitit 2007, ato qė tjetėrsuan gjithēka nė situatėn e Sasha Delainit. Njė dėmtim i veteranit Lici, mungesa e tė cilit shkatoi alarm tek kuqeblutė, e detyroi stafin teknik tė atėhershėm me krye tiranasin Josa ti besonte atij vendin e titullarit. Njė aventurė e guximshme, qė edhe mund tė sillte dėshtim tė tijin, dhe mė keq, tė Vllaznisė, qė ishte nė pikėn mė kritike tė saj. Por, Sasha e justifikoi plotėsisht atė qė iu besua. Si njė profesionist i vertetė e kuptoi se ky ishte momenti i tij. Dhe e ka shfrytėzuar nė mėnyrėn mė tė mirė, sidomos nė 90 minutėshin e fundit pėrballė bardhebluve tė Tiranės kur tėrhoqi vėmendjen e tė gjithėve. Por, sėrish krrak. Nė pushimet e ndėrrimit tė viteve, Sasha udhėtoi nė Gjermani pranė familjes. Nisur edhe nga njė vonesė dy ditėshe nė kthim, pati interpretime se po i kthehej zakonit tė vjetėr, siē kishte bėrė edhe nė Vlorė. Pėrkundrazi, jo vetėm qė u kthye, duke u bashkuar nė kohė me skuadrėn nė pėrgatitoren e Ulqinit, por nė sajė tė njė stėrvitjeje korrekte arriti qė, atė formė tė mirė qė shpalosi nė fundin e vitit tė kaluar, ta prezantonte sėrishmi, madje edhe me nota mė tė larta vlerėsuese. Thuajse nė ēdo ndeshje tė Vllaznisė, emri i tij nuk ka munguar tė radhitet ndėr mė tė dalluarit. i tillė ka qenė edhe nė ndeshjen e fundit, atė pėrballė Flamurtarit, tė luajtur tė shtunėn e kaluar nė Loro Boriēi. Krahas Sinanit, merita e tė cilit qėndron nė pėrcjelljen dy herė tė topit nė rrjetėn Moēkės, Delain ka qėnė pa dyshim mė i spikaturi nė fushėn e lojės. Specialistėt e pranishėm, shumė tė kėnaqur nga loja e tij, theksuan se nuk ka gabuar as edhe njė herė, duke qenė i saktė dhe vendimtar nė ndalimin e sulmuesve vlonjatė e duke shpėtuar kėsisoj ekipin e tij nga disa raste shėnimi nė portėn e Grimės.
Befasohet Gjika, kryebashkiaku vlonjat
Njė lojė, por edhe njė pėrshtypje shumė e mirė nė lidhje me krrektesėn e marrėdhėnieve me klubin, sidomos pas dhjetorit ka befasuar jo pak edhe kryebashkiakun vlonjat Shpėtim Gjika. Nisur nga prapėsirat qė Sasha kishte bėrė nė Vlorė, Gjika e pati konsideruar si tė pandreqshėm. Tė gjitha kėto kanė bėrė qė Sasha ta ndiejė veten mirė nė qytetin verior, aq sa ka filluar tė mendojė qė tani pėr vijueshmėrinė e bashkėjetesės me Vllazninė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 04, 2008 8:25 pm Post subject: |
|
|
Mariglen Kapaj: Jo si nė fazėn e dytė!
4 Prill Kuqeblutė janė nė mbyllje tė pėrgatitjeve pėr ndeshjen ndaj Shkumbinit, kur sot paradite do tė zhvillojnė seancėn e fundit stėrvitore ndėrsa pasdite do ta lėnė Shkodrėn, pėr ta kaluar natėn nė njė nga hotelet e plazhit tė Durrėsit. Pas stėrvitjes sė djeshme, i kemi kėrkuar njė prononcim tiranasit Mareglen Kapaj pėr ndeshjen e nesėrme nė Peqin. Edhe pse Haxhiosmanoviē akoma nuk e ka deklaruar zyrtarisht formacionin, gjasat janė qė Kapaj tė jetė nė fushėn e lojės si titullar, madje nė njė rol tė ri, atė tė mesfushorit tė qendrės, ku mendohet tė luajė me Nallbanin e Hotin. Njė lėvizje e tillė bėhet edhe pėr faktin se Vllaznisė, pėrveē Kaēit tė pezulluar me tre kartona tė verdhė, do ti mungojė edhe Lika, me njė tėrheqje muskulare. Po, ėshtė e vėrtetė qė do tė jem nė formacion, thotė Kapaj, i cili pranon tė ketė marrė edhe konfirmimin e Dedės pėr kėtė, duke u rikthyer si titullar. Nė fakt, Kapaj ka qenė ka qenė ndėr titullarėt mė tė besuar tė Vllaznisė nė kėtė sezon, por pas mbėrritjes nė pankinė tė teknikut malazias ai mbeti jashtė, qoftė dhe pėr momentin. Nė prononcimin e tij pėr Sport Ekspres Kapaj tregon se nesėr do tė jetė nė fushė dhe do tė bėjė mė tė mirėn, duke u vlerėsuar njėlloj si edhe mė parė, pra, pėr tė qenė titullar nė formacion.
Besim tek fitorja
Gjatė bisedės, Kapaj tregohet optimist pėr njė rezultat pozitiv nė transfertėn me Shkumbinin. Madje, pėrtej barazimit, Kapaj kėrkon edhe trepikėshin, kur thotė se vetėm ky rezultat na bėn qė tė jemi tė qetė nė objektivin pėr tė marrė vendin e tretė. Duke iu referuar skuadrės kundėrshtare, por edhe mjedisit ku do tė luhet, Kapaj nuk nguron tė pėrcjellė vlerėsimet e tij. Peqini ka ndryshuar tėrėsisht, jo vetėm si skuadėr, por edhe si qytet. Nė pėrbėrje tė skuadrės janė lojtarė cilėsorė e me pėrvojė. Kam bindjen se edhe atmosfera nė stadiumin e Peqinit tashmė ėshtė krejt tjetėr, ēka ėshtė parė edhe nė ndeshjet e kėtij kampionati, thotė Kapaj, i cili e parashikon ndeshjen shumė tė hapur nga tė dyja skuadrat dhe mė i fituari do tė jetė publiku. Kapaj e ka kėtė bindje, sepse Vllaznia e ka ndėrtuar lojėn me theks sulmues, nė kėrkim tė golit sa mė tė shpejtė, pėr tė mos u pėrsėritur ndeshja e fazės sė dytė, e cila u humb thellė. Megjithatė, tiranasi kėrkon tė mos marrė pėrgjegjėsitė e asaj humbjeje, pasi ka qenė i skualifikuar pas tre kartonave tė verdhė. Ndėrsa tani, qė ėshtė nė formacion, beson se do tė bėjė mė tė mirėn pėr skuadrėn, nė mėnyrė qė ajo tė dalė me sukses.
Lika, nė Podgoricė pėr kurim
Gilman Lika, pasi ka pėrfunduar seancėn e djeshme stėrvitore, menjėherė ėshtė nisur drejt Podgoricės pėr tu mjekuar. I pyetur nga Sport Ekspres, ai ka pranuar tė jetė i dėmtuar, por jo nė atė masė sa pėr tė mos luajtur fare. Do tė bėj tė gjitha pėrpjekjet pėr tu riaftėsuar pėr lojė, ka thėnė Lika, por, nė krahun tjetėr, mjeku sportiv Ēoba, pasi ėshtė konsultuar edhe me teknikun Haxhiosmanoviē, ka pohuar se futbollisti me 99 pėr qind nuk do tė jetė pjesė e skuadrės nė Peqin. Stafi ka lėnė tė kuptohet se u interson mė tepėr ta kenė tė gatshėm tė mėrkurėn e ardhshme, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė, me Dinamon, qė do tė luhet nė Loro Boriēi _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 05, 2008 2:02 pm Post subject: |
|
|
Kuqeblutė nė alarm, por Deda sdorėzohet
5 Prill Mungojnė katėr titullarė, Kaēi, Lika, Teli e Sukaj, megjithatė nė Peqin do tė kėrkohet tė mos dalin pa pikė
Kaēi, Lika, Teli e Sukaj janė katėr lojtarėt, qė nuk do tė jenė sot nė transfertėn e vėshtirė tė Vllaznisė nė fushėn e Peqinit. Nuk mjaftuan problemet e Kaēit, i deklaruar qė nuk do tė ishte i gatshėm menjėherė pas ndeshjes me Flamurtarin, javėn e kaluar, kur kartoni i idhėt qė mori ishte i treti dhe e la pushim pėr kėtė javė. Mė pas, nė mesjavė, telashet vazhduan me Gilman Likėn, i cili pėsoi njė tėrheqje muskulare, ndėrsa numri i mungesave ėshtė shtuar, duke e bėrė situatėn shumė alarmante. Admir Teli ishte dhembja e kokės e radhės pėr shkodranėt nė fillimin e seancės stėrvitore tė djeshme, qė u zhvillua paradite nė stadiumin Loro Boriēi, ndėrsa aty nga fundi i saj vjen edhe goditja tjetėr po aq e rėndė, kur dėmtohet Xhevahir Sukaj. Shtatlarti Teli, edhe pse ishte stėrvitur rregullisht gjatė ditėve tė javės, dje nuk ėshtė paraqitur fare nė stėrvitje. Stafi teknik ėshtė vėnė nė dijeni pėr gjendjen aspak tė mirė shėndetėsore tė mbrojtėsit shkodran, pėr tė cilin thuhet se po kalon njė grip tė rėndė, ndėrkohė qė ka dhe njė shqetėsim jo tė vogėl me njė dhėmballė, qė ia ka enjtur nofullėn. Sapo ėshtė informuar pėr gjendjen, mjeku Ēoba ka nxituar menjėherė tek banesa e Telit, nė pėrpjekje pėr tė dhėnė ndihmėn nė mundėsinė e riaftėsimit. E, ndėrsa ėshtė kthyer nė stadium, Ēoba ėshtė ballafaquar me dėmtimin e Xhevahir Sukajt, qė e ka rėnduar sė tepėrmi situatėn nė kampin kuqeblu.
Karikimi i skuadrės
Nė tė tilla kushte, kur problemet shfaqeshin zinxhir njėra pas tjetrės, trajneri Haxhiosmanoviē ėshtė pėrpjekur tė marrė frenat e situatės nė dorė. Kėsisoj, pasi ka mbledhur skuadrėn nė pėrfundim tė seancės, Deda u ka folur jo pak futbollistėve pėr rėndėsinė qė ka kjo ndeshje pėr Vllazninė, sepse njė rezultat pozitiv u jep kuqebluve njė garanci mė tepėr, pėr tė vijuar tė komandojnė vendin e tretė. Nė rast tė kundėrt, nėse ata humbasin dhe rivalėt i kapėrcejnė nė tabelė, atėherė vėshtirėsitė e realizimit tė objektivit shtohen sė tepėrmi. Ndaj, Deda i ka kėrkuar skuadrės tė mobilizohet maksimalisht pėr kėtė ndeshje e ta kalojnė atė me sukses. Edhe pse nė tė tilla kushte, malaziasi i pankinės shkodrane nuk dorėzohet, kur thotė se do tė luftojmė fort pėr tė marrė njė fitore, por, edhe nėse ndeshja pėrfundon nė barazim, sėrish duhet tė jemi tė kėnaqur, nisur nga situatat me tė cilat po pėrballet skuadra. Dhe, mesa thuhet nga burime brenda skuadrės, Deda ka marrė nga futbollistėt premtimin se do tė japin gjithēka nė fushėn e lojės, pėr ta kapėrcyer me sukses kėtė ndeshje delikate.
Nė mes dy zjarreve
Fati qė tė mėrkurėn e ardhshme Vllaznisė do ti duhet tė luajė ndoshta njė nga ndeshjet mė vendimtare tė kėtij sezoni, atė me Dinamon nė Loro Boriēi, nė kuadrin e gjysmėfinales sė parė tė Kupės sė Shqipėrisė, i ka vėnė kuqeblutė nėn njė trysni tė madhe. Pikėt duhen nė Peqin pėr tė mbajtur vendin e tretė, por nė krahun tjetėr, 90?minutėshi i sė mėrkurės ėshtė tejet ngacmues pėr ta. Burimet nga brenda klubit shkodran bėjnė tė ditur se, nė raport me dėmtimet dhe gjendjen aktuale tė skuadrės, projektet pėr lojtarėt, qė do tė dalin nė fushė nga minuta e parė, janė duke u analizuar me tepėr seriozitet dhe profesionalizėm. Gjithsesi, synohet qė tė krijohet njė situatė sa mė normale nė ballafaqimin e sotėm, ndėrkohė qė informacionet janė qė vemendja dhe pėrqendrimi kryesor do tė jenė patjetėr te krijimi i klimės sa mė tė shėndoshė pėr ndeshjen e sė mėrkurės nė kupė, aty ku Vllaznia duhet tė jetė mė e kompletuar se kurrė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 8:54 am Post subject: |
|
|
Sukaj: Do tė sakrifikoj
8 Prill Sot do tė bėjė njė vizitė te specialisti nė Podgoricė, me dėshirėn qė tė luajė, pasi kupėn e quan si shansin e vetėm pėr biletėn europiane
Kuqeblutė kanė lėnė mėnjanė ndeshjen e humbur tė shtunėn, ndaj Shkumbinit, dhe totalisht janė pėrqendruar te gjysmėfinalja e kupės sė Shqipėrisė. Nesėr, nė Loro Boriēi, shorti ka vendosur qė Vllaznia tė presė Dinamon, skuadrėn kryesuese tė kampionatit, ēka ka bėrė qė interesimi tė jetė kulmet e tij. Emocionet e njė ndeshjeje luksi ndihen nė stėrvitjet e skuadrės, por edhe te fansat shkodranė, qė pritet tė mbushin tribunat e sdtadiumit.
Infermieria, sėrish probleme
E, megjithatė, ndonėse nė kampin shkodran ka ditė qė janė fokusuar te kjo ndeshje, shqetėsimi pėr gjendjen shėndetėsore tė futbollistėve del nė plan tė parė, me dėshirėn qė tė gjithė tė jenė nė dispozicion tė Dedės. Infermieria nė prag tė ndeshjes me Shkumbinin kishte qenė jo pak e mbushur. Seanca e djeshme stėrvitore, e zhvilluar nė fushėn sportive tė Shtojit, ėshtė ndjekur me shumė kujdes nga mjeku sportiv Ēoba, i cili nė drejtim tė gjendjes shėndetėsore tė mbrojtėsit Teli ka folur me optimizėm, madje ka garantuar se deri ditėn e ndeshjes ai do tė jetė i gatshėm pėr ti shėrbyer skuadrės nė fushėn e lojės. Po kėshtu, pėrmirėsime tė ndjeshme janė vėnė re edhe te Lika e Sukaj, qė tė dy me probleme tė dėmtimit tė kaviljeve, tė pėsuara nė pragndeshjen e javės sė kaluar me Shkumbinin. Megjithatė, pėr aktivizimin e tyre nė pėrballjen e nesėrme me Dinamon nuk ka asnjė garanci. Madje, edhe gjatė seancės sė djeshme stervitore, qė tė dy, si Lika edhe Sukaj kanė punuar nė mėnyrė individuale jashtė grupit, duke kryer mė tepėr vrapime rrethė fushės. Por, nė krahun tjetėr, infermierisė i ėshtė shtuar edhe njė emėr tjetėr, tiranasi Marenglen Kapaj, i cili nė dy ditėt e fundit ėshtė pėrfshirė nga njė gjendje e rėnduar gripale. Sipas mjekut shkodran, nėse gjendja e tij nuk ndryshon pėr mirė nė dy ditėt nė vazhdim, ai do ta ketė krejt tė pamundur tė aktivizohet.
Optimizmi i Xhevahir Sukajt
Nė tė vėrtetė gjendja e tij nuk ėshtė normalizuar akoma, por, teksa bisedon me tė pėr ndeshjen e nesėrme, ai shfaq dėshirėn e madhe tė tij pėr tė qenė nė fushėn e lojės. Jam i dėmtuar nė pjesėn e poshtme tė kaviljes sė kėmbės tė djathtė, ku kam njė zgjatje ligamentesh, e cila vazhdon tė mė shqetėsojė akoma. Megjithatė, unė do tė bėj tė pamundurėn pėr tė qėnė pjesė e skuadrs sime nė kėtė ndeshje, thotė Sukaj pėr Sport Ekspres. Nė vazhdim, Sukaj e gjykon se do tė jetė jo pak e lehtė pėr tė pėr tė sfiduar dėmtimin, por sidoqoftė, ai ėshtė i gatshėm edhe tė sakrifikojė pėr tė qenė nė kėtė ndeshje. Nuk kemi se ēfarė tė presim mė, kjo ėshtė finalja pėr ne, sepse duhet tė eliminojnė patjetėr Dinamon, pėr tė menduar mė pas pėr trofeun. Kjo ėshtė e vetmja mundėsi qė kemi nė dorė pėr tė marrė njė biletė europiane, ndaj duhet ta shfrytėzojmė nė maksimum atė, thotė Sukaj. Ndėrsa nė lidhje me rezultatin, Sukaj pranon se pėrballė kanė skuadrėn mė tė fortė tė kampionatit, qė me meritė ėshtė nė krye tė klasifikimit, megjithatė, ai ėshtė optimist se nė kėtė ndeshje kuqeblutė tė jenė fitues. Duke shpresuar nė njė mbėshtetje maksimale, qė do tė na japė publiku ynė i zjarrtė, kam besim se do tė dalim fitues ndaj Dinamos, duke hedhur njė hap drejt kualifikimit nė finale, qė sigurisht do tė vendoset nė ndeshjen e kthimit. Prandaj kėrkohet qė nė shtėpi tė arrijmė njė rezultat premtues, thotė Sukaj, i cili rithekson dėshirėn e tij pėr tė qenė nė fushėn e lojės, me angazhimin se do tė japė gjithēka pėr tė kontribuar nė suksesin e skuadrės. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 1:40 pm Post subject: |
|
|
Sinani: Njė gol nė Kupė vlen mė shumė
9 Prill Tė gjithė i kanė sytė tek Sinani. Nga sulmuesi shkodran pritet shėnimi i golit, qė nė fakt nė kėto javėt e fundit nuk ka munguar. Madje, ka ardhur mė shumė se asnjėherė trjetėr. Por, a do tė shėnojė sėrish Sinani nė kėtė ndeshje? Pyetjes, ai iu pėrgjigj me shumė qetėsi, por edhe me modesti. Shpresoj qė goli tė mos ndalet edhe nė kėtė ndeshje, dhe kėtė nė fakt e dėshiroj shumė edhe unė, sepse njė gol nė ndeshje kupe vlen shumė mė tepėr se nė kampionat, thotė Sinani. Ndėrsa, nė pėrgjithėsi pėr ndeshjen, ai thekson se, skuadra ėshtė shumė e mobilizuar, pasi e dimė shumė mirė se ēfarė kemi pėrballė, ndaj edhe pėrgatitjet tona kanė qėnė tepėr serioze kėto ditė. Edhe pse problemet nė lidhje me dėmtimet janė tė shumta, goleadori shkodran ka besim se kjo sfidė, do tė kalohet me sukses. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1870
Status:
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 5:51 pm Post subject: |
|
|
Vllaznia - Elbasani 0-0 ( 12 Prill 2008 )

_________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|