Futbolli Shqiptar :: KF Vllaznia Shkoder
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

KF Vllaznia Shkoder
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 15, 2008 8:11 pm    Post subject: Reply with quote

Fushaj kėrcėnon kuqeblutė: Kupėn ose vendin e tretė
15 Prill   Pėr hirė tė sė vėrtetės, duhet pranuar se, pas ndeshjes sė barazuar me Elbasanin, tė luajtur nė stadiumin “Loro Boriēi”, presidenti i Vllaznisė, Valter Fushaj, ėshtė parė shumė i shqetėsuar. Ai, sikurse edhe sportdashėsit shkodranė, ishte pėrgatitur tė shijonte fitoren, e cila automatikisht do ta ngrinte skuadrėn e tij nė vendin e tretė nė klasifikim. Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj dhe mėrzitja ishte e dukshme. Megjithatė, pas ndeshjes nuk foli, duke e mbajtur gjithēka pėrbrenda. I ka hipur makinės sė tij dhe ėshtė larguar nga stadiumi. Ndėrsa dje, gjatė njė bisede qė patėm me tė lidhur me ndeshjen e kaluar, por edhe pėr ato qė do tė vijnė mė pas, Fushaj bėri tė ditur njė vendim, qė kishte marrė pas paraqitjes sė dobėt tė skuadrės ndaj Elbasanit. “30 pėr qind tė kontratės vjetore, qė ka tė lidhur secili futbollist me klubin Vllaznia, do t’i zbriten nė rast se, nė pėrfundim tė sezonit, skuadra nuk do tė realizojė njėrin nga objektivat: fitoren e kupės sė Shqipėrisė, ose vendin e tretė nė kampionat”, ka thėnė ai nė prezencė tė dejtorit ekzekutiv Ardian Zaganjori, duke u shprehur se kjo ėshtė masa mė e lehtė qė ėshtė duke marrė, nė rast se nuk realizohen objektivat. Paralajmėrimi i dhėnė nga Fushaj ka lidhje me financat qė ai ka vėnė nė dispozicion tė skuadrės nė kėtė sezon, qė janė nė parametrat e njė ekipi qė pretendohet tė marrė pjesė nė kompeticionet europiane.

Mbledhja me skuadrėn

Deklaratat e mėsipėrme Fushaj i ka dhėnė paradite, ndėrkohė qė pasdite ka kėrkuar njė takim me skuadrėn, qė ėshtė realizuar nė mjediset e stadiumit “Loro Boriēi”. Tė pranishėm kanė qėnė tė gjithė futbollistėt dhe stafi teknik, tė cilėt u pėrballėn me kritika tė shumta, qė presidenti Fushaj ka lėshuar nė adresė tė tyre. “Nuk jam aspak i kėnaqur nga loja qė keni bėrė me Elbasanin. Me humbjen e atyre dy pikėve keni vėnė nė diskutim objektivat tona nė kampionat, prandaj, nėse nuk doni tė ndėshkoheni me sanksione, duhet tė lėvizni seriozisht nga vendi” i ėshtė drejtuar Fushaj skuadrės. Presidenti ka kėrkuar rezultate mė tė mira, duke filluar qė nga ndeshja e radhės me Tiranėn, nė kryeqytet. I rreptė dhe aspak toleruses ėshtė treguar ai ndaj tė dėmtuarve, pėr tė cilėt ka pranuar se njė gjė e tillė ėshtė pjesė e lojės, apo edhe e stėrvitjes, por nė tė njėjtėn kohė ka tėrhequr vemendjen qė ata duhet tė jenė mė tė kujdesshėm, pėr tė mos mbėrritur nė pikėn ekstreme, duke mos qenė fare tė gatshėm pėr skuadrėn. Kėsaj kategorie, Fushaj u ka kėrkuar qė nė ditėt nė vazhdim, sidomos nė finalen e kupės sė Shqipėrisė, pasi gjysėmfinalen e dytė me Dinamon e quan punė tė kryer, tė jenė patjetėr tė gjithė tė gatshėm pėr skuadrėn Kapaj, vazhdojnė problemet shėndetėsore

Seanca e djeshme stėrvitore, e zhvilluar nė stadiumin “Loro Boriēi”, ka ekspozuar edhe emrat e atyre, qė janė ende jo nė gjendjen e duhur fizike e shėndetėsore, problemi numėr njė shqetėsues i Vllaznisė nė ditėt e fundi, kur nė listė kanė qenė disa futbollistė, si Kapaj, Lici, LIka, Sukaj, Grima, etj. Ndėrsa seanca e djeshme, nga gjithė kėto emra ka paraqitur vetėm njėrin prej tyre, tiranasin Marenglen Kapaj, gjendja e tė cilit duket mė shqetėsuese se e tė tjerėve. Dje, ai ėshtė parė tė jetė mė nė fund nė stervitje, por duke bėrė vetėm disa vrapimė rreth fushės. Mė pas ai ėshtė veshur, sepse gjendja e tij nuk pėrballonte mė tepėr ngarkesėr. “Do ta provoj edhe tė martėn (sot), ? tha Kapaj pėr “Sport Ekspres” sepse dėshira ėshtė mjaft e madhe qė unė tė rikuperohem pėr kėtė javė, aq mė tepėr kur pėrballė do tė kemi bardheblutė e Tiranės. Eshtė njė preferencė e kahershme e imja pėr tė luajtur kundėr tyre”.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 16, 2008 3:58 pm    Post subject: Reply with quote

Deda “lėviz gurėt”
16 Prill   Pėrballė Tiranės, tekniku malazias ka ndėrmend tė spostojė mjaft titullarė nė rolet e tyre. Njė Vllazni fituese? Kjo nuk ėshtė e sigurt, por qė do tė jetė njė Vllazni tjetėr, ėshtė e prekshme



Kėrkesa ultimative pėr Europėn, dhėnė nga presidenti Valter Fushaj, ka “shkundur” kuqeblutė, tė cilėt menjėherė kanė filluar nga puna pėr ndryshimin e situatės. Pėrveē njė ndryshimi tė dukshėm nė mobilizimin e tė gjithėve pėr tė kryer nė masėn mė tė mirė detyrat e dhėna nga stafi teknik, ajo qė vihet re ėshtė tendenca e malaziasit tė pankinės shkodrane pėr tė lėvizur diēka edhe nė aspektin taktik, si dhe tė vendosjes sė lojtarėve nė fushėn e lojės. Seanca e djeshme ka zbuluar disa prej projekteve qė Deda ka menduar t’i zbatojė nė ditėt nė vazhdim. Tekniku ka eksperimentuar nė njė minutazh tė shkurtėr, pėrmes ballafaqimit tė tė dy formacioneve nė fushė. Pavarėsisht se nuk ka ndryshim nė emra, spostimet nė role janė tė prekshme. Kėshtu, Lici, nga e majta e mesfushės, ka kaluar nė anėn tjetėr, nė tė djathtė, edhe pse nė fakt shquhet si mėngjėrash. Nė vend tė tij mendohet tė luajė Kotrri, qė do tė ketė mė prapa Elvin Beqirin. Ndėrkohė, veterani Osja, pasi ka kaluar eksperimentimin nė disa ndeshje radhazi nė krahun e djathtė, tani i ėshtė rikthyer pozicionit tė tij dikurshėm nė qėndėr tė mesfushės, zonė tė cilėn do ta administrojė sė bashku me Hotin djathtas dhe Kapajn majtas. Ky i fundit, befasisht dje, i ėshtė rikthyer normalitetit, duke kryer nj- seancė tė plotė me grupin. Vija e parė nuk duket tė jetė prekur nga projekti i ri i Haxhiosmanoviēit: nė tė janė parė Sinani?Kaēi.

Nga e gjithė kjo, Deda kėrkon qė nė kryeqytet, pėrballė bardhebluve tė Tiranės, tė prezantohet ndryshe, pse jo tė marrė rezultatin e dėshiruar nė kampionat. Njėherėsh t’i japė njė “mesazh tė drejtpėrdrejtė” kėsaj skuadre, qė nė pėrqindjen mė tė madhe pritet tė jetė pėrballė saj nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė.

Edhe pse njė vendosje e tillė ėshtė eksperimentuar me tepėr seriozitet nė njė tip ndeshjeje kontrolli, qė Deda e ka pėr zakon ta zhvillojė shpesh nė pjesėn e fundit tė seancės, ajo nuk mund tė merret krejt e mirėqenė, pasi deri nė ditėn e pėrballjes tė sė shtunės, mund tė ketė edhe surpriza tė tjera. Eksperimenti sapo ka filluar.



Lika ? Sukaj, dyshja qė s’premton tė jetė



Pritej qė edhe dje shqetėsimi kryesor tė ishte tiranasi Kapaj, por krejt papritur Marengleni ka lėnė krevatin dhe ka marrė pėrsipėr tė jetė “i barabartė” me tė tjerėt nė fushėn e stervitjes. Madje, jo vetėm aq, por duke e bindur Haxhiosmanoviēin ta projektojė nė njėmbėdhjetėshen e parė, gjė e cila, edhe kur ka qenė nė rregull me shėndetin i ka munguar nė periudhėn e ardhjes sė Dedės nė krye tė skuadrės. Por, shqetėsimi ka dalė diku tjetėr: dyshja Lika?Sukaj i rikthehet problemeve qė kishin shfaqur edhe njė javė mė parė. Pėr t’u theksuar ėshtė fakti se qė tė dy kanė qėnė prezent nė ditėn e parė stėrvitore tė javės, ndėrkohė qė dje janė evidentuar si tė pa gatshėm pėr transfertėn e kėsaj jave me bardheblutė kryeqytetas. Lika, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar ngarkesėn e grupit, ka kėrkuar mirėkuptimin e stafit teknik pėr tė qenė i veēuar, duke kryer vetėm vrapime tė lehta rreth fushės sė stėrvitjes. Ndėrsa Sukaj nuk ėshtė paraqitur fare nė stėrvitje. Madje, u tha se mund tė ketė udhėtuar drejt Podgoricės pėr t’i bėrė njė kontroll kaviljes sė dėmtuar ditė mė parė. Nė tė tilla situata, Deda duket se ia ka vėnė “vizėn” qė tė dyve (tė paktėn pėr momentin) pėr t’i pasur nė dispozicion tė ballafaqimit tė fundjavės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu Apr 17, 2008 5:11 pm    Post subject: Reply with quote

Suad Lici: Bardheblu, tani ėshtė radha jonė
17 Prill   Futbollisti universal i kuqebluve ka besim se pėr skuadrėn e tij ka ardhur momenti i suksesit, jo vetėm pėr tė marrė vendin e tretė nė kampionat, por edhe pėr tė kthyer Kupėn e Shqipėrisė nė Shkodėr, pas 21 vite pritjeje



Sfida Tirana?Vllaznia ka nisur tė futet nė njė rrugė interesante. Dy pėrballjet mes tyre, nė harkun e njė muaji, po komentohen gjatė nė opinionin publik, sidomos nga tifozeritė pėrkatėse. Pjesė e kėsaj atmosfere tė ndezur janė patjetėr edhe protagonistėt e fushės, tė cilėt kanė filluar tė ngacmohen nga emocionet e kėtij fundsezoni. Njėri prej tyre ėshtė edhe veterani i skuadrės, Suad Lici, i cili vazhdon tė pėrligjė epitetin “universal”, pasi ėshtė aktivizuar nė role e reparte tė ndryshme, nga njėri nė krah nė tjetrin, shumė herė edhe nė qendėr, ndėrkohė qė pėr ndeshjen e fundjavės, ndaj bardhebluve nė kryeqytet, pritet tė kalojė nga e majta e mesfushės nė tė djathtėn.



Mesazhi drejtuar bardhebluve

Nė karrierėn e tij tė pasur sportive, Suad Lici ka njė pjesė edhe me “aromė Tirane”. Me bardheblutė ai ka kujtime mjaft tė kėndshme, si planin e marrėdhėnieve njerėzore e deri te kėnaqėsia e fitimit tė dy titujve kampionė dhe e dy superkupave. Megjithatė, gjithēka i takon sė kaluarės dhe aktualisht Lici mban tė veshur fanellėn e skuadrės sė qytetit tė tij, sė cilės i shėrben me mė tė mirėn e mundėsive, ēka do tė vazhdojė ta bėjė deri nė fund, pėr tė arritur qė Vllaznia tė marrė pjesė nė njė kompeticion europian. “Nuk kam pse ta mohoj, ? thotė Lici pėr gazetėn tonė, ? se kujtimet eperiudhės kur luaja pėr Tiranėn janė tė mrekullueshme. Megjithatė, tani qė jam pėrballė bardhebluve, do t’u pėrcjell njė mesazh: E kemi radhėn ne!”. Mesazhi, sipas Licit, ėshtė jo vetėm pėr ndeshjen e kėsaj fundjave, ku do tė kėrkojnė vendin e tretė nė kampionat, por mė sė shumti edhe pėr atė mė tė rėndėsishmen, qė do tė luhet mė 7 maj, pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė. “Natyrisht, kujdesi ynė do tė jetė i madh edhe nė ndeshjen e kėsaj fundjave, por ajo e 7 majit ka angazhimin tonė mė tė madh. 21 vjet pa kupė nė Shkodėr janė shumė, prandaj kemi marrė angazhim qė t’ia sjellim tifozerisė trofeun nė mbrėmjen e 7 majit”, ėshtė shprehur Lici, me njė optimizėm pėr ta pasur zili.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 18, 2008 4:38 pm    Post subject: Reply with quote

Kapiteni Grima: Do tė luhet pėr fitore
18 Prill   Kuqeblutė do tė udhėtojnė nė kryeqytet pėr tė marrė rezultatin maksimal, njė objektiv i deklaruar qė nė fillim tė javės, edhe pse pėrballė do tė jetė njė skuadėr si Tirana. Nė fakt, kėtė sezon Vllaznia ka qenė autoritare karshi bardhebluve, kur nė dy ndeshje tė kėtij kampionati ka fituar thellėsisht njėrėn, nė “Loro Boriēi”, e tjetrėn e ka barazuar nė transfertė. Ndoshta janė kėto rezultate, qė e bėjnė Vllazninė sėrish optimiste edhe nė kėtė pėrballje tė tretė, qė do tė luajė jo pak rol nė pozicionimin e skuadrave nė renditje. “Nė skuadėr prej ditėsh kemi patur probleme me dėmtimet, megjithatė tė gjithė janė tė mobilizuar pėr ndeshjen me bardheblutė” thotė portieri Grima, i cili nė cilėsinė e kapitenit pėrcjell edhe mendimin e grupit, lidhur me objektivin pėr tė fituar trepikėshin. Sipas kapitenit shkodran, fitorja ėshtė alternativa e vetme, qė mund tė krijojė premisat pėr tė rimarrė vendin e tretė, tė cilin e patėn nė dorė, por qė e lėshuan pas humbjes nė Peqin.

Vlerėsimi pėr kudėrshtarin

Edhe pse pėrcjell njė frymė optimiste, qė vazhdon tė shfaqet nė radhėt e kuqebluve nė lidhje me fitoren e pretenduar nė kėtė ndeshje, kapiteni shkodran ndalet jo pak edhe te kundėrshtari. “Tirana ėshtė Tiranė dhe gjithmonė ka vlerat e saja. Edhe kėtė radhė ajo e tillė do tė pėrpiqet tė paraqitet”, thotė Grima, i cili pėrfiton nga rasti qė tė paralajmėrojė shokėt e skuadrės pėr kujdesin, qė duhet treguar ndaj bardhebluve, pasi nė gjirin e tyre ka individialitete tė spikatura, qė nuk tė falin po iu dha rati. Pėr kėtė, Grima kujton ndeshjen e disa ditėve mė parė, kur Tirana shpartalloi Elbasanin, njė skuadėr pretendente sidomos pėr kupėn. Gjithsesi, Grima mendon se e fituar nė kėtė rast do tė jetė edhe tifozeria, e cila pritet tė jetė e madhe nė numėr nė kėtė ndeshje, duke patur rastin tė shijojė njė nivel tė pėlqyeshėm loje. GASPER MARKU

Kampionati e Kupa, dy tė ndryshme

Duke komentuar faktin se, brenda harkut kohor tė mė pak se njė muaji, kėto dy skuadra do tė ndeshen dy herė me njėra?tjetrėn, nesėr pėr kampionat dhe me 7 maj (gjithnjė nėse tė dyja do ta kalojnė me sukses turin gjysmėfinal) nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė, kapiteni shkodran i ndan tė dy pėrballjet. “E pėrbashkėta ėshtė se nė tė dyja ne do tė luftojmė maksimalisht pėr tė marrė fitoren, por e veēanta ėshtė ndeshja e kupės, pasi aty do tė pėrqendrohet i tėrė potenciali i Vllaznisė, me synimin pėr ta zotėruar trofeun”, thotė Grima. Sipas kėsaj llogjike, Grima kėrkon tė thotė qė, edhe nėse nėse dėshtohet nė kampionat, kur fjala ėshtė pėr vendin e tretė, por fitohet kupa, objektivi ėshtė i realizuar plotėsisht.

Mungesat, sėrish problem

Nuk ka patur ndonjė tė veēantė pėr situatėn e “infermierisė”, kur lojtarėt e dėmtuar vazhdojnė tė jenė nė tė njėjtat pozita. Shqetėsuese paraqitet situata pėr dyshen Lika?Sukaj, tė cilėt nuk po bėjnė hapa pėrpara nė drejtim tė rikuperimit. Kujdesi ndaj tyre vazhdon tė jetė maksimal, ēka ėshtė parė edhe dje, kur menjėherė pas pėrfundimit tė seancės stėrvitore tė pasdites, e cila ėshtė zhvilluar nė stadiumin “Loro Boriēi”, janė nisur pėrsėri pėr nė Podgoricė, ku janė duke bėrė terapinė rikuperuese. Me sa shikohet, tekniku haxhiosamnoviē nuk e ka asnjėrin prej tyre nė planet e aktivizimit nė kėtė ndeshje. Por pėrveē tyre do tė mungojė edhe kosovari Ilir Nallbami, i skualifikuar me tre kartona tė verdhė, ndėrkohė qė probleme dėmtimi ka edhe Uliks Kotrri, ndonėse gjendja e tij mund ta lejojė tė luajė nė ndeshjen e nesėrme nė kryeqytet, ndaj Tiranės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Mon Apr 21, 2008 1:59 pm    Post subject: Reply with quote

Kuqeblutė, lamtumirė vendit tė tretė!
21 Prill  

Sikurse ndodh rėndom nė rastet e paraqitjeve zhgėnjyese, qė nė fakt nė kėtė sezon nuk kanė qenė tė pakta pėr Vllazninė, opinioni sportiv shkodran ka reaguar me shqetėsim. Njė pjesė e tifozėve e kanė ndjekur ndeshjen “live”, disa tė tjerė pėrmes ekranit tė televizorit apo transmetimit nė radio, ndėrsa nė pėrfundim tė saj e gjatė ditės sė djeshme kanė diskutuar jo thjesht pėr humbjen aq tė thellė, e cila automatikisht i ka larguar nga pretendimet pėr vendin e tretė nė kampionat, por me frikėn edhe pėr finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Eshtė trofeu, qė shpėton njė sezon tė tėrė, por edhe i siguron Vllaznisė “biletėn europiane”.

Kontaktet, krejt e pamundur ? Pėr tė mėsuar diēka mė konkrete, rreth asaj paraqitje tė Vllaznisė nbė ndeshjen e humbur tė shtunėn ndaj Tiranės, deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme jemi pėrpjekur tė kontaktonim me ndonjė nga pjesėtarėt e stafit teknik, apo edhe nga futbollistėt, por ka qenė krejt e pamundur. Pas rezultateteve tė tilla zhgėnjyese, futbollistėt, sidomos ata titullarė, nuk bėhen “tė gjallė” nė qytet, duke evituar ēdo mundėsi kontakti me publikun, por edhe me pėrfaqėsuesit e medias. Sidoqoftė, pėrmes telefonit, edhe pse ndonjėri prej tyre jep ndonjė sqarim me detaje pėr ndeshjen, apo dhe probleme nė radhėt e formacionit, nuk vonon tė thotė: “Tė lutem, nuk mund tė flas mė gjatė, mė mirė merrni kontakt me drejtuesit e skuadrės apo tė klubit, tė cilėt e njohin mė mirė se ne situatėn”.

Pakėnaqėsia e presidentit

Duke e parė skuadrėn e tij tė luante aq dobėt gjatė pjesės sė parė, mėsohet se presidenti i Vllaznisė ka lėnė tribunėn VIP tė “Selman Stermasit” dhe ka zbritur nė dhomėn e zhveshjes tė kuqebluve. Pasi u ka tėrhequr vėmendjen pėr paraqitjen e dobėt, ai u ėshtė drejtuar me tone kritike me emėr edhe lojtarėve tė veēantė, duke i ngarkuar me pėrgjegjėsi. Madje, Fushaj nuk ka lėnė pa prekur edhe stafin teknik, tė cilėve u ka tėrhequr seriozisht “veshin”. E gjitha kjo nuk ka kaluar pa ndonjė replikė nė radhėt e grupit, megjithatė asnjė nga tė besuarit e formacionit nuk ėshtė lėvizur. Megjithatė, edhe zėvendėsimet pas pushimit, jo vetėm qė nuk dhanė ndonjė ndryshim pėr mirė nė lojėn e kuqebluve, pėrkundrazi, golat nė portėn e Grimės ranė si breshėr. Madje, po tė kishte akoma lojė, kėmbėt Duros me shokė do t’i ndėshkonin edhe me mė tpėr se pesė gola. Gjithsesi, edhe pse thuhet se Tirana i ktheu “reston” Vllaznisė, pas atij shkatėrrimi nė fundvitin e kaluar, duhet pranuar se skuadrės shkodrane i janė shuajtur shpresat pėr vendin e tretė, pėr tė mos thėnė qė mund tė shkojė edhe mė keq. Shkodranėve u “djeg” mė tepėr nė kėtė mes atmosfera nė prag tė finales sė Kupės tė Shqipėrisė, pasi kanė marrė njė goditje psikollogjike nga bardheblutė. Tifozeria shkodrane mund tė “pajtohet” me skuadrėn e saj, vetėm atėherė, nėse ajo arrin tė bėhet fituese e Kupės.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Tue Apr 22, 2008 3:10 pm    Post subject: Reply with quote

Xhevahir Sukaj: Finalja? Le t’i marrim me radhė!
22 Prill  

Humbja e thellė nė transfertėn ndaj Tiranės, tė shtunėn e kaluar, ka krijuar njė klimė aspak tė mirė nė mjedisin sportiv tė qytetit verior. E njėjta situatė shfaqet edhe nė kampin kuqeblu, si nė skuadėr, ashtu dhe te drejtuesit e klubit Vllaznia, tė cilėve mesa duket akoma nuk u ka kaluar goditja e rėndė, qė morėn nga Tirana. Edhe nė seancėn e djeshme stėrvitore ėshtė ndjerė jo pak pesha e humbjes, kur futbollistėt janė rreshtuar tė zymtė pėrpara stafit teknik, nė fushėn sportive tė Shtojit. Siē ndodh zakonisht nė tė tilla raste, asnjėri nuk e ka pėr qejf tė flasė me gazetarėt, megjithatė kemi mundur tė shkėpusim njė prononcim prej sulmuesit Xhehahir Sukaj.

“Ishte njė turp!”

Xhevoja ėshtė futur drejtpėrdrejt e nė temė, duke bėrė njė analizė tė asaj, qė skuadra shkodrane paraqiti nė pėrballjen me Tiranėn. “Nuk di ē’tė them, vetėm se ishte njė turp pėr tė gjithė ne, qė ishim nė fushėn e lojės”, thotė Sukaj, duke pėrfshirė edhe veten, megjithėse ai ishte autor i tė vetmit gol, qė shėnoi Vllaznia nė kėtė ndeshje. Sipas sulmuesit shkodran, i cili nė fakt ka sakrifikuar jo pak pėr tė qenė pjesėtar i formacionit nė kėtė ndeshje, pasi ishte i dėmtuar nė kavilje, lojtarėt titullarė ishin jashtė forme dhe gjatė ndeshjes nuk bėnė asnjė gjė tė mirė pėr skuadrėn. “Nė kėto kushte, Tirana pėrfitoi dhe dominoi nė tė gjitha drejtimet, pasi ne ishim nė ditė tė zezė”. Pa dashur t’i japė shumė vend, sepse sipas tij kjo humbje nuk ka asnjė justifikim, Sukaj thotė se edhe fati, nė njė farė mėnyre, nuk ka qenė me Vllazninė. Sipas tij, nėse do tė ishin realizuar rastet dhe topi do tė kishte pėrfunduar gol, kur ėshtė goditur shtylla, ndėrsa Tirana udhėhiqte vetėm me njė gol, rezultati mund tė barazohej dhe Vllaznia nuk do tė ishte aq konfuze nė fushėn e lojės. “Megjithatė, futbolli i njeh edhe kėto rezultate”, thotė Sukaj, i cili kujton se njė fat i tillė i ndoqi tiranasit tre muaj mė parė nė Shkodėr, kur Vllaznia fitoi thellėsisht 4?1.

Vendi i tretė, pėrsėri nė fuqi

Xhevahir Sukaj, 21?vjeēari i cilėsuar si njė ndėr lojtarėt mė tė rėndėsiėshėm tė formacionit kuqeblu, shprehet optimist pėr vendin e tretė. Edhe pse raportet nė renditje kanė ndryshuar nė disfavor tė Vllaznisė, pėr Sukajn asgjė nuk ka mbaruar nė lidhje me pretendimet pėr tė marrė vendin e tretė nė kampionat. “Mos harroni se kemi dy ndeshje radhazi brenda, njėra me rivalen direkte, Besėn, dhe tjetrėn me Skenderbeun modest, nė tė cilat ne do tė pėrpiqemi tė marrim gjashtė pikė, qė mund tė na ngrejnė sėrish nė atė pozicion”, thotė Sukaj.

Dinamo, vlerėsim maksimal

Pėr Sukajn, por edhe pėr tė gjithė skuadrėn, ndeshja e nesėrme pėrballė Dinamos, nė gjysmėfinalen e kupės, nuk do tė jetė thjesht njė shėtitje. Nė vazhdim tė prononcimit tė tij pėr “Sport Ekspres”, sulmuesi shkodran thekson seriozitetin qė do tė tregojė Vllaznia nė kėtė ndeshje. “Pavarėsisht se ēfarė planesh do tė ketė Dinamo, skuadra e jonė e ka vlerėsuar edhe kėtė ndeshje, qė duhet kaluar me sukses. Kemi fituar thellėsisht (4?0) nė ndeshjen e parė dhe normalisht qė duhet tė jemi mė tė qetė pėr kalimin nė finale. Megjithatė, futbollit nuk i dihet, mjafton tė kujtojmė humbjen tonė tė fundit me Tiranėn. Pasi ta kalojmė kėtė ndeshje e tė sigurojmė kualifikimin, atėherė do tė mendojmė pėr finalen, qė do tė kėrkojė njė trajtim krejt tjetėr nė tė gjitha drejtimet. Finalja luhet vetėm me njė ndeshje dhe ajo ka sekretet e veta nė fushėn e lojės”, ka pėrfunduar prononcimin Sukaj.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Apr 23, 2008 1:16 pm    Post subject: Reply with quote

Vllaznia: “Penalitetet janė ende nė fuqi”
23 Prill   Dėshtimet, si ai me Tiranėn, zakonisht janė shoqėruar me masa tė rrepta nga ana e drejtuesve tė klubit. Por, kėtė radhė nuk ėshtė ndierė njė gjė e tillė, aq sa njė pjesė e opinionit e mori kėtė si njė lėshim qė presidenti shkodran po i bėnte skuadrės sė tij. Nuk ėshtė krejt ashtu: “Mesa di unė, javėn e kaluar e kam theksuar veēanėrisht pėr gazetėn tuaj se, nga ana e kryesisė sė klubit Vllaznia ėshtė marrė njė vendim, qė u ėshtė komunikuar futbollistėve. Ky vendim shpreh qartė nė detaje gjithēka ne u kemi pėrcjellė atyre: nėse nuk bėjnė realitet fitoren e kupės sė Shqipėrisė, ose vendin e tretė nė kampionat, do t’u ndalen nga shifrat e kontratės vjetore shuma prej 20?30 pėrqind. Kėsisoj, nuk kemi pėrse tė mblidhemi mė pėr kėtė punė; ata e dinė mjaft mirė dhe janė tė qartė nė kėtė drejtim. Po pres fundin e sezonit pėr tė parė se si duhet vepruar”, thotė zoti Fushaj, qė duket se nuk parapėlqen tė bėjė “xhelatin”: “Kam qenė jashtėzakonisht korrekt, duke ua plotėsuar njė pėr njė tė gjithė detyrimet e mia, gjė pėr tė cilėn janė tė gjithė koshient. Paratė qė u kam premtuar nuk kam dėshirė aspak t’ua mbaj, por ata duhet tė bėjnė realitet njėrin prej objektivave”, vijon Fushaj, me bindjen se, pėrveē Kupės sė Shqipėrisė, matematikisht “ėshtė nė lojė” edhe pėr vendin e tretė nė kampionat, tė cilit do t’i bėjnė shėrbimin deri nė fund.



“Paratė janė, duhet t’i fitoni me Kupėn!”

E kishte menduar krejt ndryshe, por si po vijnė punėt, pritet tė ketė njė mbyllje jo shumė miqėsore tė njėshit tė kuqebluve me skuadrėn e tij. Pa llogaritur disa oshilacione nė periudha tė ndryshme tė sezonit, ajo qė e ka mėrzitur mė shumė se tė gjithė ka qėnė humbja e thellė e pėsuar nė kryeqytet me Tiranėn, qė ka bėrė tė ndihet tė keq, pėr vetė shifrat e thella tė regjistrura.

Ka qenė kjo arsyeja qė prej ditės sė shtunė, ai nuk ka patur dėshirė tė komunikojė me shtypin, edhe pse nė publik qarkullonin opinione pėr ashpėrsimin e marrėdhėnieve tė tij me skuadrėn nė tėrėsi.

Megjithatė, pasi kanė kaluar ditė nga zhgėnjimi qė mori nė “Selman Stermasi”, presidenti Fushaj pranon tė flasė pėr “Sport Ekspres”. Gjithsesi, nuk duket se thotė ndonjė gjė tė re. “Humbja edhe mund tė pėsohet, sepse ajo ėshtė pjesė e lojės, por t’ju them tė drejtėn k?__zultat nuk e kisha menduar nė asnjė mėnyrė”, thotė Fushaj qė mė sė shumti ia vė fajin mungesės sė pėrgjegjėsisė sė shfaqur nė fushė. Sipas tij, pėrveē problemeve tė tjera teknike e taktike qė ka pasur skuadra nė pėrbėrje tė saj, si dhe disa oshilacioneve me traumat e disa titullarėve, mė tepėr se gjithēka ishte mosvlerėsimi i bėnė Tiranės, duke e matur atė me rezultatin e fazės sė dytė kur Vllaznia e mundi po thellė nė “Loro Boriēi”.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Fri Apr 25, 2008 6:32 pm    Post subject: Reply with quote

Lika: Kupa dhe vend nderi nė kampionat
25 Prill  

Ashtu sikurse ishte parashikuar, edhe ndeshja e kthimit gjysmėfinale e kupės sė Shqipėrisė ka kaluar pa asnjė problem pėr kuqeblutė. Duke i fituar tė dy ndeshjet ndaj Dinamos, me bilancin 7?0, Vllaznia ėshtė finaliste dhe mė 7 maj do tė pėrballet me Tiranėn. Gilman Lika, njėri prej titullarėve tė formacionit kuqeblu, qė luajti pėrballė Dinamos tė mėrkurėn e kaluar, thotė se “pavarėsisht avantazhit tė thellė nė ndeshjen e parė, skuadra jonė ishte orientuar nga stafi teknik pėr tė luajtur me disiplinė taktike e tė mos toleronte pėr asnjė moment, jo vetėm pėr tė mos vėnė nė diskutim kualifikimin nė finale, por kryesisht pėr t’i shėrbyer harmonizimit tė skuadrės pėr pjesėn e mbetur tė kampionatit dhe sidomos pėr finalen e madhe tė 7 majit”.

Angazhimi, nė dy fronte

Duke folur pėr javėt e mbetura tė sezonit, Lika thotė se Vllaznia vazhdon tė jetė e angazhuar nė dy fronte, pėr kupė dhe kampionat. “Nė fakt, 90 pėr qind e pėrqendrimit tonė ėshtė te finalja e kupės, pasi fitorja e trofeut na shpėton sezonin dhe na garanton pjesėmarrjen nė Kupėn UEFA e Europės. Megjithatė, edhe pse kemi lėshuar jo pak nė kampionat, njė sy e kemi edhe aty, duke synuar vendin e tretė”, thotė Lika. Futbollisti nuk e quan krejt tė pamundur arritjen e objektivit tė kampionatit, kur nė vazhdim kanė dy ndeshje nė “shtėpi”: “Po kaluam me sukses Besėn kėtė tė shtunė, ēka nuk e vėmė nė dyshim, atėherė do tė flasim ndryshe, sepse edhe rivalėt tanė pėr vendin e tretė mund tė lėnė pikė”. Lika flet edhe pėr seancėn e djeshme stėrvitore, tė zhvilluar nė fushėn sportive tė Shtojit, e cila sipas tij ka kaluar normalisht, pėrveē faktit tė shqetėsimeve qė kanė ndjerė titullarėt Sukaj e Kaēi, tė cilėt nuk janė nė gjendjen mė tė mirė. Ndėrsa nė lidhje me gjendjen e tij, Lika thotė se duket qė e ka kaluar dėmtimin. “Kanė qenė 20 ditė tė mundimshme, qė mė kanė penguar nė angazhimin tim nė procesin stėrvitor, por fatmirėsisht tani kam lėnė gjithēka prapa, ēka e provova edhe me gjendjen e mirė qė pata nė ndeshjen e sė mėrkurės pėrballė Dinamos. Megjithatė, pėr tė ardhur aty ku isha, duhet tė shtoj pėrpjekjet nė procesin stėrvitor, pėr tė kompensuar deficitin e krijuar gjatė periudhės qė isha i dėmtuar. Sidoqoftė, finalja e 7 majit do tė mė gjejė “top”, pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr skuadrėn time, nė kėrkim tė fitores sė kėtij trofeu kaq tė rėndėsishėm pėr ne”, ka pėrfunduar Gilman Lika.

Rraboshta, talenti i radhės

Siguria, qė i ofronte ndeshje e sė mėrkurės me Dinamon, kur kualifikimi nė finalen e kupės ishte thuajse i garantuar, ėshtė shfrytėzur nga trajneri Haxhiosmanoviē pėr tė testuar ndonjė nga futbollistėt e pankinės, sidomos ata tė rinj, vlerat e tė cilėve janė evidentuar edhe nga specialistėt shkodranė. Tė tillė kanė qenė Hasani nė mesfushė, i cili ishte provuar edhe mė parė, por sidomos shtatlarti Rraboshta, tė cilit iu besua tė jetė nė lojė gjatė 90 minutave. Pėr 16?vjeēarin Jasmin Rraboshta kjo ishte ndeshja premierė me fanellėn kuqeblu tė Vllaznisė. I riu ėshtė “prodhim” nga ekipet zinxhir me trajner Ferit Borshin, mė pas te Akademia e Futbollit e tė rinjve tė Sabah Bizit, pėr tė mbėrritur nė ekipin e parė kuqeblu. Opinioni i pėrgjithshėm, edhe pas ndeshjes nė Shijak, ėshtė pėr njė tė ardhme shumė premtuese, falė tė dhėnave qė ai disponon. G.M

VLLAZNIA ? BESA

Bilanci ndėrmjet tyre: 126 ndeshje; 56 fitore Vllaznia (e fundit 25.11.2006 1?0), 34 barazime (i fundit 10.11.2007 1?1), 36 fitore Besa (e fundit 01.03.2008 1?0), gol. 183?122 (f.e)

(Tė shtunėn, ora 16:30, nė stadiumin “Loro Boriēi”)
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Sat Apr 26, 2008 1:49 pm    Post subject: Reply with quote

Sinani: fitorja na fut nė valle pėr tė tretin
26 Prill  

Pas “pushimit” nė ndeshjen pėr kupė me Dinamon, goleadori rikthehet nė majė tė sulmit kuqeblu



Vllaznia ka sot njė shans jo tė vogėl qė, duke fituar trepikėshin ndaj Besės dhe duke pėrfituar nga “karambolet” e kundėrshtarėve, tė mund tė jetė e treta nė klasifikim nė mbyllje tė kampionatit. Madje, sipas pėrllogaritjeve qė bėhen nė kampin shkodran, ky ėshtė shansi i fundit matematikor pėr ta arritur kėtė objketiv. Njė gjė tė tillė e pohon edhe Vioresin Sinani, goleadori kuqeblu, qė njėkohėsisht ėshtė dhe nė garėn pėr trofeun “Kėpuca e Artė”. “Ky diskutim ka ditė qė bėhet nė grupin e skuadrės. Pėr gjithsecilin ėshtė e qartė qė asnjė rezultat tjetėr, pėrveē fitores ndaj Besės, nuk do tė na e jepte mundėsinė e pretendimit pėr mė tej, ndaj tė gjithė janė tė mobilizuar pėr tė bėrė mė tė mirėn nė kėtė ndeshje” thotė Viori.



Mė parė Besa, pastaj kupa

Duke bėrė tė ditur angazhimin e tij maksimal pėr kėtė ndeshje, ndonėse nuk e ka pėr zakon tė deklarojė garancinė e tė shėnuarit, duket se shėnjestra kėtė radhė ėshtė kolauduar qė topi tė shkojė nė rrjetė nga kėmbėt e tij. “E rėndėsishmė ėshtė qė tė fitojmė dhe pėr kėtė do tė bėjmė tė gjitha pėrpjekjet tona, edhe pse pėrballė kemi njė kundėrshtar qė mund tė jetė mė i motivuar se ne, ngaqė tė gjitha bateritė do t’i lėshojė pėr tė mbajtur vendin e tretė, qė i jep mundėsinė tė luajė nė Europės”, nėnvizon Sinani. Ndėrsa pyetjes sė bėrė, rreth finales sė kupės sė Shqipėrisė, Viori i pėrgjigjet shkurt: “Ajo pa diskutim ėshtė ndeshja mė e rėndėsishme e kėtij sezoni, megjithatė, pėr atė mund tė flasim nga java tjetėr, kur tė kemi siguruar trepikėshin ndaj Besės”.

Gaper Marku



Mungon Osja

E reja mė e fundit, kur deri dje asnjė nuk e kishte bėrė tė ditur kėtė fakt, ėshtė se skuadrės do t’i mungojė Safet Osja, i pezulluar pas plotėsimit tė numrit tė tre kartonave tė verdhė. Mungesa e veteranit mund tė krijojė probleme nė mesfushėn e kuqebluve, edhe pse nė pankinė “Deda” ka lojtarė tė aftė. Situatėn e teknikut mund ta vėshtirėsojė edhe gjendja e Kaēit. Nėse ky i fundit mund tė bėhet pėr lojė, atėherė gjėrat do tė jenė mė tė lehta. Gjithsesi, deri dje Haxhiosmanoviē akoma nuk kishte vendosur se me kė do ta zėvendėsonte
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Thu May 01, 2008 6:20 pm    Post subject: Reply with quote

Dede mendjen te Kupa, por pa lėshuar me korēarėt
1 Maj   Skuadra shkodrane ėshtė “zhytur” nė pėrgatitjet pėr ndeshjen finale tė kupės sė Shqipėrisė, e cila, ashtu si edhe pėr finalisten tjetėr, Tiranėn, ėshtė shansi pėr tė shpėtuar njė sezon tė tėrė nga dėshtimi. Kėtė e dinė mirė tė dy kampet rivale, ndaj edhe pėrgjegjėsitė pėr njė ndeshje tė tillė janė mjaft tė mėdha, ndėrsa po merren tė gjitha masat, qė nė atė sfidė tė jenė nė fushė formacionet mė tė mira. Kjo duket qartė nė skuadrėn shkodrane, e cila, edhe pse nė fakt mendjen te kjo finale e ka pasur prej shumė javės, realisht ka filluar tė preokupohet qė prej ditės sė parė tė kėsaj jave, kur edhe vetė stafi teknik e deklaroi njė gjė tė tillė. Tekniku Haxhiosmanoviē, edhe gjatė ditės sė djeshme, ėshtė parė tė merret nė pjesėn mė tė madhe tė seancės stėrvitore me kontigjentin e lojtarėve, qė do tė jenė nė fushė nga minuta e parė nė ndeshjen kundėr Tiranės, tė cilėt, pėr aq sa duket, ai tashmė i ka tė fiksuar. Ndėrkohė, ndihmėsi i tij, Cungu, ka qenė i angazhuar me pjesėn tjetėr tė skuadrės. Megjithatė, tė gjithėve u ėshtė dhėnė mundėsia tė paraqesin vlerat e tyre nė fushė, falė minutave tė bollshme qė Deda rezervon thuajse ēdo ditė pėr lojė me dy porta. Megjithatė, edhe pse gjithēka ėshtė fokusuar tek e mėrkura e ardhshme, kuqeblutė nuk do ta anashkalojnė pėrballjen e kėsaj fundjave pėr kampionat, me Skėnderbeun. Kėtė e ka pohuar dje edhe tekniku Haxhiosmanoviē, kur ka thėnė: “Nė asnjė mėnyrė nuk do lėshojmė. Edhe ndeshja me Skėnderbeun ka rėndėsinė e vet. Ne duhet tė marrim patjetėr tri pikėt nė kėtė ndeshje, pasi, nėse nuk e bėjmė kėtė pėrballė njė skuadre modeste dhe pa motive, atėherė kur do t’i marrim ato tė plota? Tri ndeshjet e tjera tė fundit tė kampionatit janė mjaft tė vėshtira, pasi Partizani, Dinamo e Besėlidhja, me tė cilėt do tė ndeshemi, janė nė kulmin e motivimit pėr tė marrė pikėt e nevojshme, qoftė pėr katin e sipėrm tė tabelės ashtu dhe pėr atė tė fundit”. Sidoqoftė, edhe pse rezultati ėshtė shumė i nevojshėm, sipas Dedės, nga minuta e parė nė fushė pritet tė dalė njė Vllazni e re, ndėrsa shumė titullarė tė formacionit pritet tė lihen pushim, pėr sfidėn e sė mėrkurės me Tiranėn. Me kėtė rast, stafi teknik i kuqebluve ka rastin t’u krijojė hapėsirė “tė pakėnaqurve” tė pankinės, tė cilėt, pėr njė arsye apo tjetėr, kanė qėndruar nė hije gjatė ndeshjeve tė kėtij kampionati. Janė lojtarė si Arsen Beqiri, Edmond Doēi, kosovari Alban Jusufi, Ilir Dibra, por edhe Elvin Beqiri, i cili ėshtė aktivizuar jo si titullar nga minuta e parė, por vėetėm si zėvendėsues. Kėtyre u shtohen edhe tė rinjtė Hasani, Goca, Bala e Rraboshta, tė cilėt vlerėsohen si lojtarė tė perspektivės. Nė njė farė mėnyre, i gjithė ky grup lojtarėsh mund tė paraqesė tė shtunėn nė fushė, pėrballė Skėnderbeut, Vllazninė B, jo larg nė nivel me njėmbėdhjetėshin e parė, duke patur rastin mė tė mirė pėr tė treguar secili vlerat reale. Pėr ta ėshtė njė shans i mirė, qė stafi teknik dhe drejtuesit e klubit kuqeblu t’i kenė nė vėmendje nė vazhdimėsi.



_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Superliga All times are GMT + 1 Hour
Page Previous  1, 2, 3, 4, 5, 6  Next
Page 5 of 6

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum