| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 18, 2008 4:37 pm Post subject: |
|
|
Bariē I ofron Hykėn Dinamos
18 Prill Ish trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, Oto Bariē ka vijuar sė insistojė se nėse Dinamo e Zagrebit dėshiron tė blejė njė lojtar tė sė ardhmes ky ėshtė shqiptari Hyka. Me sa jam nė dijeni lojtari nuk ka probleme me kontratėn dhe gjatė kėsaj vere ai mund tė merret me parametra zero tha Bariē dje nė njė media kroate sigurisht qė ai nuk ėshtė ende si Modriē, por ka njė talent tė padiskutueshėm dhe me njė trajnim tė mirė do tė bėhej njė futbollist shumė cilėsor. Unė prej kohėsh ia kam sugjeruar kėtė futbollist drejtuesve tė Dinamos, por ende nuk e di se ēfarė kanė vendosur ata.Oto Bariē qė kur la punėn e trajnerit tė Shqipėrisė ka filluar tė merret si kėshilltar pranė klubit mė tė madh kroat. Bariē ka deklaruar nuk dėshiron mė tė kthehet e tė punojė si trajner, pasi edhe mosha nuk ia lė mė kėtė mundėsi. Gjithėsesi ai po provon eksperienca interesante gjatė kėsaj periudhe. Brenda disa ditėsh do tė luhet njė ndeshje yjesh mes Brazilit dhe Austrisė, me pėrbėrė nga futbollistė tė viteve _90 dhe pritet qė trajneri tė jetė nė stolin austriak. Gjithashtu nė kampionatin e ardhshme evropian qė do zhvillohet gjatė kėsaj vere nė austri dhe nė zvicėr do tė jetė komentator i pėrhershėm nė njė studio televizive. Nė njė njėjtin kanal do tė jetė edhe futbollisti Italian Franēesko Toti. Bariē do tė mbahet mend si njė ndėr trajnerėt qė bėri revolucion nė futbollin shqiptar, por fati i keq nė dy humbjet e fundit e detyruan atė tė mos punojė mė me Shqipėrinė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 22, 2008 3:07 pm Post subject: |
|
|
Kur titulli luhet nė njė bar
22 Prill
Ngjarjet zhvillohen pėrgjithėsisht paradite. Dhe sidomos tė shtunėn nė mbrėmje. Nė tė njėjtin vend. Sapo merr kthesėn nė rrugicėn e parė tė ish bllokut nė njė prej bareve mė tė kėndshme tė kryeqytetit. Ka njė verandė prej druri pėrjashta, ndėrkohė qė brenda nė formėn e njė korridori mirėpret pak nga rinia trendy e kryeqytetit. Mes tyre, nė njė nuėmr tė konsiderueshėm gjenden dhe aktorėt e vėrtetė tė futbollit. Shqiptar. Nė mėngjes, mes kapuēinove dhe gazetave, ndėrsa nė mbrėmje me ndonjė Amaro, Corona, apo, pse jo edhe Vodka. Gjithnjė pas ndeshjes. Tė festosh para saj ėshtė e ndaluar.
Gjithēka varet nga stėrvitja e mėngjesit. Nėse ekziston, atėherė frekuentimi sportiv rifillon e merr jetė pėrreth orės 11:00. i pari zakonisht ėshtė Shkėmbi. Gjithnjė nė praninė e dy celularėve, i njohur nė ambjent dhe gjithnjė gazmor me kamarierėt porosit tė zakonshem, ndėrkohė qė pas tij mbijnė me radhė Devolli dhe Osmani. Ky i dyti ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė diēkaje pėr tė ngrėnė, ndėrsa mesfushori ka filluar tė shqetėsohet pėr shėndetin. Qė kur mė kanė pezulluar mė ėshtė bėrė fobi dhe mė duket sikur jam shėndoshur. Nė fakt nuk kam shtuar asnjė kile, por darkėn nuk e konsumoj mė. Duket se ka shtuar cigaret. Pa to nuk rri dot, e ka thėnė e stėrthėnė, nuk ėshtė mė njė risi.
Bari fillon e mbushet me personazhe tė tjerė. Erion Rizvanolli,q ėshtė kthyer nė shpėtimtarin e skuadrave tė vogla. Shfaqet me njė nga gazetarėt e tij tė preferuar dhe ulet nė njė tryezė tjetėr. E marr gjithnjė pėr kafe ditėn e premte sepse e kam shans, justifikohet, pasi ata tė Partizanit e kanė ngacmuar se ka filluar tė manipulojė mediat. Njė pėrshėndetje me tė kuqtė dhe radhėn e ka Daniel Xhafaj. Zė vend pėrkrah Devollit dhe Shkėmbit dhe kujtojnė e rikujtojnė histori durrsake. Na akuzonin se i blenim tė gjitha ndeshjet thotė Shkėmbi por pėr hir tė sė vėrtetės dinim tė fitonim vetė. Madje e bėnim shuėm mirė. Devolli ėshtė mė i drejtpėrdrejtė: Partizani vjet thonte qė bėmė sistem. Po ne e mundėm Partizanin si pėr Kupė ashtu edhe pėr kampionat, eliminuam Tiranėn dhe barazuam nė Shkodėr. Ku ėshtė sistemi kėtu. Me kujdes tani janė lojtarė tė kuq dhe tė thuash qė nuk ka sistem duket e vėshtirė. Osmanit nuk i rri goja asnjėherė. Nė analizė i thashė presidentit Xhani, kot na bie neve nė qafė, nėse do tė fitosh tund xhixhat me gjyqtarėt. Shkėmbi qė e konsideron gjithnjė Tefikun si nj- nga ata qė nuk e vret shumė mendjen i kthehet aty pėr aty. E sheh ty tė dėgjoi Xhani dhe menjėheė e tha kėtė gjė pėr gazetė.
Daniel Xhafaj ėshtė gjithnjė nė siklet. Te Tirana nuk po i ecėn ashtu si duhet, ndėrkohė qė treshja e tavolinė si bėn presion psikologjik. Tė thamė eja te Partizani, me shokė do ishe, gola do shėnoje. Ti zgjodhe Tiranėn. Xhafaj e ka mendjen tjetėrkund. Nė janar kisha njė mundėsi tė mirė tė shkoja nė Rusi, ndoshta duhet tė kisha shkuar. E pastaj e kap me ambjentin te Tirana. Unė nuk u bėra ēun i keq pėr disa muaj, tė gjithė mė njohin se kush jam.
Shkėmbi ia vė pak veshin. Njė ditė pėrpara ndeshjes sė Dinamos me Vlorėn, presidenti Xhani e ka ngarkuar me njė mision tė rėndėsishėm. Tė kuptojė nėse vlonjatėt do lėshojnė. Kėta premtojnė pėr futboll i thotė Osmanit duke iu referuar kroatėve tė Vlorės kam folur tre herė deri tani. Osmani ėshtė mė indiferent: tė bėjnė ētė duan. Shkėmbi u kthehet tė gjithėve: Po na e shpifin futbollin, spo merret mė vesh gjė se ēfarė po bėhet.
Devolli shpreson te njė falje. Ah sikur tė isha nė fund nė skuadėr me Partizanin kundėr Dinamos. Njė gol tjetėr do desha, vetėm njė. Tė tre bashkė bien nė njė mendje, qė me ta Partizani ėshtė mė i fortė: Tė kishim edhe Danielin qeshin do ishim patjetėr nė krye. Xhafaj nga ana tjetėr nuk premton asnjė lėshim: Kėto punė nuk bėhen me miqėsi, do luajmė fort kundėr jush.
Nė tryezėn e parė tė lokalit janė ulur me njėri?tjetrin dy kapitenė. Ėshtė Pisha dhe Muka. Tė dy bashkė flasin pak pėr futbollin, ose edhe nėse flasin e bėjnė vetėm pėr Tiranėn: Kėta tė Tiranės janė tė gjithė pėr ti pasur frikė thotė tryeza e kuqe nuk dorėzohen asnjėherė. Mė pas biseda bėhet mė miqėsore. Osmani dhe Shkėmbi bėjnė shaka gjithnjė me njėri?tjetrin, ndėrkohė qė Devolli ėshtė nė stres tė vazhdueshėm. Tė mos luash ėshtė e vėshtirė. Pas disa batutave nė lidhje me grintėn e Likės i kthehen diskutimeve teknike: Ai Dashi ėshtė njė sulmues shumė i mirė ? tė thotė Devolli tani qė luajmė bashkė nė ekipin e dytė e kuptoj qė do bėhet njė lojtar i aftė. Shkėmbi vijon me teorinė e tij qė futbolli nė Shqipėri me gjithė kėto prapaskena po bėhet i mėrzitshėm, ndėrsa Osmani mendon vetėm pėr tė ngrėnė.
Tė mendosh se futbollistėt luftojnė njėsoj si nė fushė edhe jashtė saj ėshtė njė ēmenduri. Kur i shikon tė shtunave nė mrėmbje bindesh edhe mė shumė. Sepse gjen kombinime lojtarėsh qė frekuetojnė njėri?tjetrin, qė nė fushė do ishin therur. Por sipas tyre: Ne jemi tė gjithė miq, lojtarė dhe tė gjithė kemi dėshirė tė rrimė bashkė. Kemi shokė kudo, te Tirana e Dinamo. Nė fund ama, njė derbi mund tė degjenerojė edhe me sherr. Ky ėshtė futbolli
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|