|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 02, 2008 8:25 pm Post subject: |
|
|
Vlonjatėt, java non stop
2 Prill
E gjithė java do tė jetė nė funksion tė pėrgatitjeve pėr ballafaqimin e ditės shtunė me Partizanin. Nuk dėshiroj qė askush tė justifikohet pėr paraqitjen qė ka bėrė skuadra nė ndeshjen me Vllazninė. Asnjė nuk mund fshihet pas njė gjuajtje qė ka bėrė nė portė. Nė fushėn e lojės kam parė atė skuadėr qė shumė pak e kisha menduar. Defektet riparohen vetėm me punė dhe stėrvitje, ndaj sdo tė ketė pushim, mėsohet tu ketė thėnė trajneri Kovaēiē futbollistėve tė tij nė analizėn e kėsaj humbjeje.
Tė ashpėr dhe aspak pajtues me kėtė ndeshje tė humbur janė shfaqur dhe ndihmėsat e Kovės, Behari dhe Birēe, tė cilėt, nė akord njėri me tjetrin, kanė patur tė gatshme faturėn saj, kur thonė: Kemi luajtur njė ndeshje qė ishte e kundėrta e asaj tė zhvilluar njė javė mė parė. Njė paqėndrueshmėri e pajustifikueshme nė lojė, qė na detyron ta pranojmė humbjen ashtu siē ėshtė. Na duhet ta harrojmė atė ndeshje tė shėmtuar, sepse prej saj nuk kemi ēfarė themi se e kemi bėrė mirė.
Ndaj, harrojeni pushimin! Nė fakt, kėshtu ka ndodhur. Futbollistėt, pa bėrė as mė voglin kundėrshtim, kanė ulur kokėn dhe i janė pėrveshur punės, edhe me dy seanca nė ditė. Nė dy javėt e para tė punės mendova qė futbollistėt e kishin kuptuar mirė pozicionin qė kishte skuadra nė klasifikim, ndaj stėrvitjen e kisha organizuar mė tė larmishme. Por, kur mungon rezultati i punės, siē ndodhi javėn e kaluar, pėrse tė kėrkojmė tė pushojmė? Jo njė ditė, por asnjė minutė!, ėshtė shprehur pėrpara skuadrės Kova.
Mirė qė ska pushim, por kanė filluar tė mungojnė dhe fjalėt. Reflektim pėr ndeshjen e humbur nė Shkodėr, apo pasiguri pėr atė tė radhės Partizanin, vėshtirė ta gjesh. Sidoqoftė, Kova, pas seancės sė djeshme tė stėrvitjes ka preferuar tė zbutet pak. Kroati ka marrė pjesė nė bisedat e lira me futbollistėt. Tė ulur nė tapetin e fushės ? dukej njė kuvend labē ? skuadra dhe trajneri kanė folur pėr shumė gjėra, pa pėrjashtuar dhe zgjidhjet qė duhen bėrė pėr ditėn e shtunė me Partizanin. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 04, 2008 8:21 pm Post subject: |
|
|
Elbasani, pa motiv ndaj Besės
4 Prill Megjithės ndeshja me Besėn ėshtė nė prag, ende trajneri verdhebluve Krenar Alimehmeti nuk ka vendosur plotėsist se cilėt futbollistė do tė pėrbėjnė formacionin kreysor tė skuadrės sė tij. Problemi kryesor, thotė ai, ėshtė nė sulm, ndonėse Xhafa ėshtė stėrvitur sė bashku me grupin gjatė kėsaj jave, jam akoma nė mėdyshje pėr ta aktivizuar qė nė fillim tė lojės. Loja ka situata tė papritura nga tė cilat futbollisti qė ka probleme dėmtimi tė parikuperuara mund ta pėsojė edhe mė keq. E provoi njėherė vetė Xhafa, i cili u aktivizua nė ndeshjen me Shkumbinin pėr kampionat dhe u dėmtua akoma mė rėndė se mė parė. Po kėshtu, vazhdon shpjegimin e tij trajneri Alimehmeti, ėshtė dhe puna me Bejzaden. Sot ai u ingranua mirė nė strėrvitjen me grupin e futbollistėve, por pėr aktivizimin e tij nė ndeshjen me Besėn, mbase do tė vendos pak para rifillimit tė saj, pasi do tė shoh reagimin e tij dhe nė seancėn e fundit sot pasdite. Tekniku i verdhebluve ndonėse nuk u shpreh hapur, gjasat janė qė ta ketė mė shumė mendjen te ndeshja e sė mėrkurės pėr kupė ndaj nuk kėrkon me ngulm qė futbollistėt qė janė me probleme dėmtimi ti aktivizojė nė sfidėn ndaj kavajasve tė shtunėn
Duke i kėrkuar Alimehmetit nėse ka ndonjė informacion tė freskėt pėr Besėn dhe taktikėn e pėrgjithshme qė do tė pėrdorė ai nė kėtė ballafaqim, tekniku detyrohet tė pranojė se motivimi pėr kėtė ndeshje nuk ėshtė nė shkallėn mė tė lartė. U thashė futbollistėve tė mi qė para ndeshjes me Tiranėn qė do tė luanim tė premten e kaluar se nėse do ta fitonim atė do tė ishim nė gjendje tė sulmonim me kurajo vendin e dytė nė kampionat. Kėtė bindje e patė se kam vėrejtur se dhe skuadra e kreut tė tabelės ka njė rėnie nė ritmin e tyre dhe ne mund tė pėrfitonim nė kėtė situatė. Tiranėn e pamė vetė nė ndeshjen qė fitoi aq papritur me ne, ndėrsa dhe Dinamo dhe Patizani fituan pikė javėn e kaluar, vetėm nga emrat qė kanė jo nga loja qė zhvilluan me skuadrat qė luftojnė pėr mbijetesė. Ndėrsa tani qė ngjarjet rodhėn kėshtu, them se si ne, ashtu dhe Besa jemi nė tė njėjtat nivele morali pėr kampionat. Megjithatė, ne do tė pėrpiqemi tė marrim tre pikėt, pasi nuk mund tė veprojmė ndryshe para sportdashėsve tanė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 05, 2008 2:01 pm Post subject: |
|
|
Arian Sheta: Fitore morali
5 Prill
Futbollistėt elbasanas janė njohur me opinionet apo vlerėsimet, qė jepen nga media dhe specialistė tė ndryshėm mbi gjendjen psikollogjike qė po kalon skuadra e tyre, nė prag tė ndeshjes me Besėn, qė do ta luajnė nė Ruzhdi Bizhuta. Sipas kėtyre opinioneve, Elbasani nuk e ka gjendjen e duhur tė moralit tė pėrgjithshėm pėr ndeshjen e radhės pėr kampionat, pasi ėshtė i pėrqendruar krejt te gjysmėfinalja e Kupės. Nga ky kėndvėshtrim, nuk ėshtė ndonjė gabim i madh qė gjykohet kėshtu, pasi kjo tregon dhe vlerėsimin e situatės nė pėrputhje me interesat imediate tė skuadrės. Megjithatė, vetė protagonistėt e skuadrės sė Alimehmetit janė tė mendimit se tė tilla konsiderata, qė jepen pėr ndeshjen me Besė, nuk janė si tė prera me thikė. Ne, ? prononcohet njėri prej tyre, qendėrmbrojtėsi Arian Sheta ? vėrtet i kemi mė shumė sytė nga ndeshjet pėr kupėn, por kjo nuk do tė thotė qė do tė lėshojmė nė kampionat. Madje, unė mendoj se do tė jemi mė tė qetė nga ana psikollogjike nė ndeshjen me Besėn, sepse nuk kemi shumė ngarkesė emocoionale si nė pėrballjet e tjera. Na humbi njė shans i mirė pėr tė pretenduar mė tepėr, kur humbėm nė atė mėnyrė me Tiranėn javėn e kaluar, por e ndiejmė se jemi mė tė lirshėm tani dhe kjo mund tė na ndihmojė qė tė nxjerrim njė lojė mė tė mirė, tė shoqėruar me fitore.
Gol? Pse jo!
Arian Sheta, qė ka luajtur mė parė dhe me Besėn, ka shėnuar njė gol nė kėtė kampionat me fanellėn verdheblu, madje pikėrisht nė portėn kavajase, nė ndeshjen e fazės sė dytė midis kėtyre skuadrave, tė luajtur nė Ruzhdi Bizhuta. Ai gol i tij i hapi rrugė fitores sė elbasanase nė atė ndeshje (2?0 ), kur mė pas shėnoi dhe Ardian Nuhiji. Kur e ngacmon tiranasin e verdhebluve, nėse janė mundėsitė qė tė pėrsėriten ngjarjet e asaj ndeshjeje, Sheta e ka mė tė lehtė tė parashikojė fitore e skuadrės sė tij, sesa autorėsinė e ndonjė goli. Ne mbrojtėsit nuk mund tė marrim zotime tė tilla, qė kanė tė bėjnė me shėnim golash, nisur nga vetė detyra qė kemi nė taktikėn e lojės. Por, nėse mė krijohet mundėsia tė shėnoj pėrsėri nė portėn e Besės, pėrse tė mos e bėj? Kėnaqėsia ime do tė ishte dyfish, nėse fiton edhe skuadra, ashtu si ndodhi nė atė ndeshje qė fituam 2?0.
Test pėr tė mėrkurėn
Kjo ndeshje na duhet e fituar dhe pėr njė arsye tjetėr ? ka vazhduar Sheta, ? pasi do tė na shėrbejė dhe pėr rritjen e moralit pėr sfidėn qė kemi me Tiranėn, tė mėrkurėn e ardhshme, pėr gjysmėfinalen e parė tė kupės sė Shqipėrisė. Pra, sido qė tė interpretohet nga jashtė mjedisit tė skuadrės, pa asnjė mėdyshje ne do ta vlerėsojmė kėtė ndeshje njėsoj si tė tjerat ka pėrfunduar Sheta _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 8:53 am Post subject: |
|
|
Elbasani, Xhafa: Ndeshja jonė e sezonit
8 Prill
Kam shumė besim se do tė dalim me sukses dhe kėtė e shoh edhe te shokėt e tjerė tė skuadrės
Pas fitores bindėse ndaj Besės, tė shtunėn nė Ruzhdi Bizhuta, verdheblutė e kanė kthyer kursin te ndeshja e parė gjysmėfinale e kupės, kur tė mėrkurėn do tė presin nė shtėpi Tiranėn. Pasi pushuan tė dielėn, futbollistėt e Elbasanit kanė pėrveshur mėngėt pėr tu pėrgatitur seriozisht pėr pėrballjen e nesėrme. Ndonėse nė kampin verdheblu, pėr efekt taktik, mundohen qė kėsaj sfide me Tiranėn ti japin ngjyrat e njė ndeshjeje tė zakonshme, nė tė vėrtetė kazani zien nga brenda. Nė Elbasan tė gjithė e dinė mirė se dy ndeshjet me bardheblutė kanė nė dorė ndoshta gjithė sezonin e skuadrės sė Alimehmetit. Njė eleminim nga gjysmėfinalja do tė thotė dėshtim i plotė nė objektivat, qė janė vėnė nga drejtuesit qė nė fillim tė sezonit. Ndėrsa njė vend nė finale i jep mundėsi skuadrės elbasanase qė tė synojė pjesmarrjen nė kupėn Uefa edhe nėse nuk e fiton atė, por me kushtin qė Dinamo tė shpallet fituese e titullit kampion dhe tė jetė njėkohėsisht finaliste pėrballė saj. Nė tė vėrtetė, kėto llogari me qitje tė largėt bėhen mė shumė nė mjedisin e sportdashėsve elbasanas, ndėrsa vetė protagonistėt janė tė pėrqendruar pėr ndeshjen e nesėrme me Tiranėn.
Tė gjithė tė gatshėm
Kėtė herė i kemi tė gjithė futbollistėt nė dispozicion dhe kjo ėshtė njė shenjė e mirė pėr ne, u shpreh ndihmėstrajneri i Elbasanit, Ilirian File, pas pėrfundimit tė seancės sė djeshme stėrvitore. Ky ? vazhdoi File ? ėshtė njė nga rastet e rralla, kur nuk kemi mungesa tė futbollistėve, si pėr arsye dėmtimi ashtu dhe pėr skualifikime nga kartonat. Kemi patur shumė probleme tė tilla gjatė kėsaj periudhe qė nga janari, por tė paktėn pėr kėtė ndeshje do tė kemi mundėsi tė nxjerrim njė formacion sa mė tė pėrshtatshėm, pėr tė synuar njė rezultat tė kėnaqshėm pėr ne. Gjithsesi, nuk duhet tė harrojmė se kjo ndeshje ėshtė vetėm hapi i parė, qė gjithsesi duhet ta hedhim mirė, sepse gjithēka vendoset nė kthim. Nė fakt, stafi teknik i skuadrės verdheblu i ka filluar me kohė pėrgatitjet. Trajneri Alimehmeti ka rrezikuar nė ndeshjen e fundit tė kampionatit, duke mos aktivizuar disa nga titullarėt, me synimin qė ata tė jenė tė gatshėm pėr kėtė sfidė tepėr tė rėndėsishme. Njėri prej kėtyre futbollistėve, sulmuesi vlonjat Fjodor Xhafa, ka gjasa qė ta pėrfundojė karantinėn, qė e ka mbatur pėr katėr?pesė javė jashtė fushės sė lojės, dhe tė luajė nesėr nė Ruzhdi Bizhuta. Vlonjati, i njohur pėr realizmin e tij nė prononcimet nė media, thotė pėr gazetėn tonė se ndihet mjaft mirė dhe i gatshėm pėr tė kontribuar pėr skuadrėn. Unė e konsideroj kėtė pėrballje me Tiranėn si ndeshjen e sezonit, ? ėshtė shprehur Xhafa. ? Kėtė nuk e them pėr ta rritur shumė se ēduhet rėndėsinė e saj, por sepse kėshtu ėshtė nė tė vėrtetė. Jemi mjaft tė mobilizuar pėr tė bėrė maksimumin e mundshėm nė tė dyja ndeshjet, sepse e dimė mirė sa vlen pėr ne njė vend nė finalen e Kupės. Megjithatė, duhet pranuar se Tirana ėshtė gjithnjė Tiranė dhe kjo sfidė ruan brenda edhe enigmat e saj. Me kėtė dua tė them se kėrkohet tė bėjmė shumė kujdes, sepse ndeshjet me eliminim kanė dhe rrezikun brenda, pasi gabimet mund tė tė ndėshkojnė rėndė dhe tė shkon kot e gjithė puna e bėrė. Xhafa dhe Bejzade nuk janė aktivizuar nga trajneri Alimehmeti tė shtunėn e kaluar, kur Elbasani fitoi me Besėn, edhe pse tė dy sulmuesit ishin nė gjendje tė mirė pėr tė luajtur. Xhafa e ndien pėrgjegjėsinė e besimit qė kanė pėr tė si dhe shpresat qė mbėshtesin fansat elbasanas nė lojėn e tij. Jam stėrivitur rregullisht dhe ndihem mirė, ndaj do tė bėj tė gjitha pėrpjekjet e mia pėr tė dhėnė maksimumin nė kėtė ndeshje. Kam shumė besim se do tė dalim me sukses dhe kėtė e shoh edhe te shokėt e tjerė tė skuadrės ka pėrfunduar Xhafa. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 1:38 pm Post subject: |
|
|
Alimehmeti: Unė nuk bėj luftė, por hakmerrem
9 Prill
? Si e pėrjetuat dramėn e humbjes sė ndeshjes me Tiranėn pėr kampionat ?
? Tashmė, atė ndeshje e quaj si diēka qė i pėrket tė kaluarės. Por pėr ti qėndruar besnik etikės them se ėshtė njė eveniment qė nuk tė hiqet kollaj nga mendja. Askush nga trajnerėt nuk ndihet mirė kur skuadra e tij pėson nė atė mėnyrė, siē e pėsuam ne. Kėto janė vėrtetė raste tė rralla, por qė nga ana tjetėr kanė dhe tė mirėn e vet sepse tregojnė dhe bukurinė e garės sė futbollit.
? Keni dashur Tiranėn si kundėrshtar nė gjysmėfinale: mos ėshtė pak e tepruar pėr njė nga emblemat e futbollit tiranas, siē jeni ju?
? Jo nuk do ta konsideroja kėshtu dėshirėn time. Jam shprehur kėshtu pas ndeshjes qė humbėm nė Tiranė pėr kampionat duke vlerėsuar forcėn momentale tė Tiranės. Unė jam trajneri i Elbasanit dhe kam tė drejtėn time pėr tė gjykuar sipas interesave tė skuadrės qė unė drejtoj, por kjo nuk do tė thotė aspak se kundėrshtarėt tanė nė kupė janė mė tė dobėt se tė tjerėt. Unė kam vlerėsuar dhe faktorė tė tjerė qė shpreha atė dėshirė.
? Kjo sfidė kupe po vlerėsohet dhe si njė hakmarrje pėr humbjen e pėsuar para dhjetė ditėve...
? Jo, jo. Nuk i kemi udhėzuar nė asnjė mėnyrė lojtarėt tanė pėr tu hakmarrė. Nuk ditėn tė pėrfitonin nė atė ndeshje dhe kėtu mbaron historia e saj. Tani duam tė realizojmė synimet tona nė kupė dhe pėr kėtė po luftojmė. Janė dy ndeshje pėr tu luajtur, pasi nuk mbaron gjithēka sot.
? Ka tension skuadra juaj?
? Nuk e mohoj qė ka, por kėtė tenson e vlerėsoj brenda normave tė garės. Pra nuk ėshtė frenues dhe kjo mė bėn optimist se futbollistėt tanė do tė interpretojnė njė ndeshje dinjtoze.
? Ku i keni dilemat mė tė shumta nė formacion?
? Nė ndonjė individ tė veēantė, por jo nė reparte.
? Pa Xhafėn dhe Bejzaden, Elbasani shėnoi tre gola nė ndeshjen me Besėn: mund tė merret kjo si sfidė ndaj dy sulmuesve kryesorė?
? Unė do ta quaja thjesht si forcė e grupit, asgjė mė shumė.
? Ēdo tė thotė njė kualifikim i mundshėm pėr nė finale?
? Njė hap i madhe drejt realizimit tė objektivit tonė..., por tė kalojmė me sukses 90 minutat e para. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 1:39 pm Post subject: |
|
|
Bejzade do Nallbanin nė portė
9 Prill
Shėnuesi mė i mirė i verdhebluve, Skerdi Bejzade, pėrveē tė tjerave ka njė dėshirė origjinale: tė shėtisė dhe njė herė tjetėr nė Elbasan me entuziazmin verdheblu, kur tė fitojė Kupėn e Shqipėrisė, ashtu siē bėri me rastin e fitimit tė titulit kampion nė maj 2006. Duke u kthyer me kėmbė nė tokė, arusha shpreson se nuk mund tė dėnohet pėrsėri skuadra e tij, pasi ka besim te forca dhe aftėsia e saj, tė cilėn e ka treguar shpesh nė ndeshjet nė Elbasan.
? Si ndiheni pas dėmtimit?
? Nuk mund tė them se jam plotėsisht i gatshėm pėr tė luatjur. Kam luajtur dhe nė disa ndeshje tė tjera duke sakrifikuar dhe mendoj se ia vlen qė pėr kėtė ndeshje tė sakrifikoj pėrsėri. Pastaj, kam dhe njė merak personal. Nuk e shoh dot ashtu tė braktisur nė meshirė tė fatit autobuzin verdheblu te fusha e vjetėr, me tė cilin shėtitėm nėpėr Elbasan kur fituam kampionatin para dy vjetėsh. Dua ti hip dhe njė herė tjetėr, por kėtė herė me Kupėn e Shqipėrisė
? Keni shėnuar golin e vetėm nė ndeshjen e humbur me Tiranėn (1?2), njė gol qė nuk ishte trepikėsh...
? Kur dola nga loja e lashė rezultatin 1?0 pėr ne, ndėrsa Tiranėn me 9 lojtarė. Nuk mund tė imagjinohej qė do tė humbisnim atė ndeshje. Dua tė shtoj se me Tiranėn mė ka ecur pėr gol. Gjatė gjithė ndeshjeve qė kam luajtur kundėr kėsaj skuadre mund tė ketė vetėm 3?4 qė nuk i kam shėnuar gol nė gjithė karrierėn time.
? Trajneri Alimehmeti nuk e vlerėson si hakmarrje ndeshjen e sotme pėr humbjen e ēuditshme qė pėsuat pėr kampionat; po ju?
? Tashmė jemi mėsuar me tė tilla ndeshje rivalėsh. Unė do tė dėshiroja shumė qė, fatin qė pati Tirana nė ndeshjen e kaluar, tan kemi ne.
? Fitorja e sė shtunės me Besėn ka ndikuar nė rritjen e moralit tė skuadrės...
? Sigurisht. Skuadra jonė ka luajtur mjaft mirė atė ndeshje. Dhe unė qė nuk luaja, u kėnaqa kur shikoja aksionet e rrjedhshme tė shokėve tė mi. Me thėnė tė drejtėn, po vloja me vete nė ato momente: po tė kisha luajtur, patjetėr qė do tė kisha shėnuar dhe do tė rrisja numrin e golave personalė.
? Keni presion psikologjik nė ndeshje tė tilla tė rėndėsishme, kur nga ju pritet shumė nė Elbasan ?
? Do tė thoja se mė shumė nxitem nė tė tilla sfida, se sa frenohem psikologjikisht. Pėrvoja bėn tė vetėn...
? Kė do tė preferonit tė ruante portėn e Tiranės: Nallbanin, apo Osmanin?
? Osmanin nuk e njoh mirė, ndėrsa me Nallbanin ndryshon puna. Me tė kemi luajtur bashkė dhe te Partizani. E kam shqepur nė gola kur stėrviteshim!
? Domethėnė ....
? Nallbanin, pra! _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 11, 2008 3:13 pm Post subject: |
|
|
Alimehmeti kthehet brenda 24 orėve
11 Prill
Pas ndeshjes sė humbur tė mėrkurėn me Tiranėn, nė ndeshjen e parė gjysmėfinale tė kupės sė Shqipėrisė, Alimehmeti u nis drejt kryeqytetit i dorėzuar. Ka parė gjithnjė njė skuadėr aty pranė trofeve, por kundėr Tiranės e ka kuptuar qė sezoni nuk ka mė asnjė shans. Me presidentin Laze e ka pasur tė pamundur tė komunikonte dhe ia ka transmetuar vendimin e tij sekretarit tė klubit, Artim Kovaēi. Alimehmeti u zgjua dje si njė trajner i dorėhequr, por pa e ditur se atje, nė qytetin e Shqipėrisė sė Mesme, e kėrkojnė me ngulm pėr tė vijuar njė punė serioze tė lėnė nė mes. Kryesia e klubit ėshtė mbledhur dhe pa asnjė kundėrshti ka vendosur: tė kthehet Alimehmeti. Presidenti Laze ka telefonuar tė preferuarin e tij dhe sot pritet qė sėrish tė dalė nė stėrvitje.Nė Elbasan, ndėrkohė, i kishin marrė parasyshė tė gjitha: nė vend tė Alimehmetit, nėse ky nuk bindej pėr tu rikthyer, do tė drejtonte ndihmėsi Ilirjan File. Madje, dje pasdite ai ka drejtuar seancėn stėrvitore 60?minutėshe tė verdhebluve, sė bashku me ndihmėsin Gogunja. Vitin e shkuar, pikėrisht mė 7 prill, File mori deri nė fund tė kampionatit drejtimin e skuadrės, pas shkarkimit tė Edmond Gėzdarit. Historia nuk u pėrsėrit.Pėr objektiva sportivė ėshtė pak e vėshtirė tė flitet. Ky Elbasan, gjithsesi, nuk ka bėrė nė kėtė edicion asgjė mė pak nga mundėsitė qė ka realisht. Ndoshta shpreson te njė Tiranė qė fiton Kupėn e shqipėrisė dhe kėshtu i hapet rrugė njė vendi nė Intertoto. Ne asnjėherė nuk kemi menduar se e keqja e skuadrės sonė ishte Alimehmeti ? tha Kovaēi pėr gazetėn tonė, ? pėrkundrazi, e kemi vlerėsuar se ėshtė njė trajner shumė serioz, i cili gjithnjė ka menduar vetėm pozitivsht pėr Elbasanin. Tė jemi tė ndėrgjegjshėm se nuk mund tė bėhej mė shumė me kėtė grup lojtarėsh dhe, nė pėrgjithėsi, kemi bėrė njė kampionat dinjitoz.Fundi i kampionatit duket intrigues. Ne do tė vijojmė tė bėjmė punėn, sepse jemi ende nė zonėn europiane, duke pėrfshirė kėtu edhe Intertoton, tha Kovaēi, duke lėnė tė kuptohet se kėshtu ndoshta shpėtohet edhe sezoni. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 8:43 pm Post subject: |
|
|
Alimehmeti: Barazimi, rezultati mė i drejtė
14 Prill Rezultati i barabartė pa gola, qė verdheblutė arritėn nė Shkodėr ndaj Vllaznisė, konsiderohet pozitiv edhe pėr faktin se humbja do ta kishte zhytur akoma mė thellė moralin e skuadrės sė Elbasanit. Trajneri Alimehmeti e ka quajtur tė turpshme humbjen 0?3, nė ndeshjen e Kupės ndaj Tiranės, ndaj dhe vendosi qė tė largohej nga skuadra. Ndaj, ēdo rezultat tjetėr nė Loro Boriēi, pėrveē humbjes, do tė ishte i mirė si pėr teknikun e skuadrės elbasanase, ashtu dhe pėr futbollistėt, qė tė mblidhnin veten pas disfatės me bardheblutė .
Synohet vendi i tretė ? Loja e Elbasanit, tė shtunėn e kaluar, ishte pėrgjithėsisht e mirė dhe e organizuar. Mbrojta e pėrqendruar, pavarėsisht ndonjė rasti shėnimi qė patėn vendasit, dhe kompaktėsia e mesfushorėve i dhanė frymėmarrje lojės sė verdhebluve, duke iu pėrgjigjur me tė njėjtin impenjim kundėrshtarėve pėr tė shėnuar gol. Kemi patur mundėsi tė shėnonim ndonjė gol nė portėn e Vllaznisė ? tha Alimehmeti ? dhe, nėse do ta kishim bėrė kėtė me anėn e Bejzades apo Ardian Nuhijit, atėherė do tė ktheheshim nga Shkodra me tri pikėt nė xhep. Megjithatė, duke gjykuar se edhe Vlaznia ka patur raste qė mund tė na ndėshkonte, mendoj se duhet tė jemi tė kėnaqur me barazimin. Ky ishte dhe rezultati mė i drejtė, pėr nga mėnyra se si luajtėn tė dyja skuadrat. Edhe mė parė, nė njė nga prononcimet e tij pėr gazetėn tonė Alimehmeti kishte parashikuar se katėr skuadrat, qė e ndjekin pas dyshen kryesuese Dinamo e Partizani, do tė ndėrrojnė vendet midis tyre nga java nė javė. Kėshtu ndodhi dhe kėtė herė, kur Besa, Elbasani, Tirana dhe Vllaznia janė ngjeshur fort pas njėra?tjetrės. Ne do tė vazhdojnė tė synojmė vendin e tretė dhe shpresojmė qė nė fund tė kampionatit ta bėjmė tonin ka pėrfunduar trajneri.
Rikthehet dyshja Xhafa?Bejzade ? Dy sulmuesit e Elbasanit, Bejzade dhe Xhafa, i kanė munguar formacionit tė skuadrės qė nga 24 shkurti. Ka qenė ndeshja Shkumbini? Elbasani, e luajtur nė Peqin pėr javė e 21?tė tė kampionatit, kur pas 20 minutash lojė Xhafa ka dalė nga fusha i dėmtuar. Mė pas, edhe Bejzade nuk ka zhvilluar tė plota disa nga ndeshjet, sepse pėsoi tėrheqje muskulare. Dhe vetėm tė shtunėn, nė Loro Boriēi, dyshja e sulmuesve ka qenė pėrsėri pjesė e formacionit kryesor tė skuadrės verdhblu. Tė dy sulmuesit deri tani kanė shėnuar 14 gola sė bashku (11 Bejzade dhe 3 Xhafa) nga 28 qė ka realizuar gjithsej skuadra _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 15, 2008 8:12 pm Post subject: |
|
|
Elbasani Ne nė Intertoto? Jo, faleminderit
15 Prill Ndonėse synimi pėr zėnien e vendit tė tretė nė kampionat ? i cili mė shumė ka vlera honorifike dhe statistikore ? ėshtė shpallur te verdheblutė sapo ata pėsuan disfatėn nė ndeshjen e kupės me Tiranėn, askush nė Elbasan nuk e ka zėnė nė gojė pjesėmarrjen nė kupėn Intertoto. Gjasat janė qė, nėse Elbasani do tė arrijė kėtė objektiv tė ri, pra tė renditet i treti nė kėtė kupė evropiane mund tė shkojė njė skuadėr tjetėr e kampionatit tonė, gjithmonė nėse do tė kalohet pengesa e pezullimit tonė ndėrkombėtar. Kėto vitet e fundit Elbasani ka pasur nė pėrbėrjen e tij futbollistė me shumicė nga klubet e tjera, me tė cilat janė lidhur kontrata 1 vjeēare. Pas pėrfundimit tė sezonit drejtuesve tė klubit verdheblu u ėshtė dashur qė tė bėjnė pėrpjekje tė mėdha pėr tė riformuar njė skuadėr tė re nė pėrbėrje pėr tė pėrballuar sezonin pasardhės. Nė rastin e problemit tė pjesėmarrjes nė kupėn Intertoto ata duhet tė zgjidhin pėrsėri qesen pėr tė mbajtur me sforcim futbollistėt, tė cilėt u pėrfundon kontrata menjėherė pas pėrfundimit tė kampionatit. Nėse do tė bėhej fjalė pėr njė pjesėmarrje nė ligėn e kampioneve, apo kupėn UEFA, qė ka ndodhur me Elbasanin dy vjet tė shkuara, ia vlen tė sakrifikosh financiarisht, pasi ajo ka dhe shpėrblimin nga ana e organizmit Evropian pas pėrfundimit tė kėtyre veprimtarive. Ndėrsa pėr njė Intertoto, nė tė cilėn duhet tė pėrballojė veten nė tė gjitha shpenzimet, as qė ia vlen barra qeranė. Ndaj, drejtuesit e futbollit elbasanas nuk e kanė pėrmendur ndonjėherė si nxitje morale pėr skuadrėn e tyre faktin se kanė njė kupė Intertoto qė duhet marrė pjesė, por janė mjaftuar vetėm se do tė luftohet pėr vendin e tretė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Apr 17, 2008 5:12 pm Post subject: |
|
|
Verdheblutė nuk lėshojnė: Eshtė ndeshje e vėrtetė
17 Prill Moti me reshje tė vazhdueshme tė kėtyre ditėve tė fundit i ka detyruar futbollistėt elbasanas ta ndėrrojnė shpesh terrenin stėrvitor, duke iu shmangur fushės sė stadiumit. Edhe dje pasdite, ditė nė tė cilėn trajneri Alimehmeti planifikon si zakonsisht ndeshje kontrolli, elbasanasit i janė drejtuar fushės sė kalēetos, edhe pse ata i pret tė shtunėn njė pėrballje e vėshtirė me Partizanin. Drejtuesit e skuadrės, si trajneri Alimehmeti, ashtu edhe dy ndihmėsit e tij, File dhe Gogunja, shprehin habi se si ka disa njerėz qė e paragjykojnė ndeshjen me Partizanin, duke aluduar pėr mosipenjim serioz tė Elbasanit. Njėzėri ata kėrkojnė qė ti hedhin poshtė kėto insinuata qė dėmtojnė garėn e ndershme sportive, pasi nuk ka asnjė arsye pėr ta bėrė kėtė. Nė fakt nuk mbahet mend ndonjėherė qė Elbasani dhe Partizani tė kenė bėrė ndonjė aleancė ose marrėveshje gjatė gjithė historisė sė pėrballjeve midis tyre. Nuk kanė pse ta bėjnė kėtė gjė dhe tė shtunėn pasi Elbasani tė paktėn nuk ka siguruar veten e tij dhe kėrkon me ngulm tė kapė njė vend sa mė tė mirė nė kampionat pas aventurės pothuaj tė dėshtuar tė kupės. Nga ana tjetėr gjykohet se nuk ka arsye qė tė fitojnė njė miqėsi me Partizanin dhe tė humbin njė tjetėr me Dinamon, nėse lėshojnė dhe nė fund tifozėria elbasanase e ka inatin me skuadrėn e saj qė nga e mėrkura e javės sė kaluar kur ajo u mund thellė 0?3 nga Tirana dhe njė mendjelehtėsi tjetėr e verdhebluve do tė krijonte njė hendek tė thellė me fansat e tyre qė presin tė tjera gjėra nga futbollistėt
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|