| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.
Status:
|
Posted: Post subject: |
|
|
|
|
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu Mar 27, 2008 6:26 pm Post subject: |
|
|
Hanush: Dua gol me Teutėn
27 Mars Dinamovitėve, nė ndeshjen me Teutėn, duket se do tu kthehen dhe tė dėmtuarit, tė cilėt kanė munguar nė transfertėn lezhjane. Fjala ėshtė pėr kroatin Dario Bodrusiē dhe argjentinansin Favio Mauricio Hanush, qė do tė jetė pėrkrah Pemės nė sulm. Madje, nė ndeshjen e kontrollit, kur dihet se Pejiē nuk do tė luajė pėr shkak tė skualifikimit me tre kartona tė verdhė, Daja e ka vendosur skuadrėn e tij me skemėn taktike 3?4?3, duke pasur kėtė formacionin: Kotorri, Pisha, Graniē, Abraham, Vincetiē, Allmuēa, Ishka, Poēi, Kuli, Pema, Hanush. Nė kėto kushte, argjentinasi duket i kėnaqur, ndonėse ende shprehet i pasigurt, nėse do tė jetė titullar i formacionit, apo jo. Hanush kėrkon tė kthehet me gol nė fushėn e lojės, ndonėse e di qė do tė jetė pėrsėri njė ndeshje e vėshtirė pėr Dinamon. Nėse do tė luaj apo jo si titullar i formacionit, ? thotė argjentinasi, ? kėtė e di trajneri Daja. Unė e kam kaluar dėmtimin qė kam patur nė kofshė dhe jam plotėsisht i gatshėm qė tė kontribuoj pėr skuadrėn. Do tė mė pėlqente qė tė kthehesha me gol nė sfidėn me durrsakėt. E kam tė qartė qė kundėrshtari nuk do tė jetė i lehtė pėr tu kaluar. Por nė kategorinė superiore tė Shqipėrisė, tė paktėn me ēfarė kam vėnė re, nuk ėshtė se ka ekipe tė lehta. Edhe me Skėnderbeun e vendit tė fundit hoqėm pak keq pėr tė fituar. Gjithsesi, do ta kalojmė kėtė sfidė.
Besim te forca e grupit
Argjentinasi, ashtu si e gjithė skuadra blu, beson te forca e grupit. Sipas tij, kampionati ka ardhur nė njė pikė shumė tė vėshtirė. Jemi tė ndėrgjegjshėm ? shpjegon argjentinasi, ? qė kemi bėrė njė hap fals nė Lezhė. Por do ta rekuperojmė shpejt, sepse Dinamo i ka forcat. Jemi aktualisht nė krye tė renditjes, me pikė tė barabarta me Partizanin. Megjithatė, unė kam bindjen se nė fund tė sezonit, pavarėsisht kėsaj situate tė vėshtirė qė po kalojmė pėr momentin, trofeun e kampionit do ta ngremė ne.
Dinamovitėt, me Teutėn tė dielėn
Blutė, pėrmes administratorit tė klubit, Ismet Saliaj, kanė lajmėruar se ndeshjen e radhės me Teutėn do ta luajnė tė dielėn, nė Selman Stėrmasi. Ngarkesa e madhe nė atė stadium, por nė tėrėsi nė kryeqytet pėr javėn e 25?tė tė kategorisė superiore, teksa tė tri skuadrat janė pritėse, e bėjnė tė domosdoshme kėtė lėvizje. Nė kėto kushte, Daja ka ndryshuar dhe programin, kur sot dinamovitėt do tė jenė dy her- nė fushėn e stėrvitjes, paradite dhe pasdite. Madje, seanca e paradites varet dhe nga kushtet atmosferike: nėse do tė bjerė shi, blutė do tė jenė nė sallėn e klubit pėr tė bėrė analizėn e ndeshjes me Besėlidhjen, duke e riparė dhe njė herė atė pėrmes kasetės. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 01, 2008 6:14 pm Post subject: |
|
|
Daja: Tė lėshonim? Nuk e konceptoj dot
1 Prill
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, kur i thua qė skuadra e tij po lėshonte pėr tė ndihmuar Teutėn nė ndeshjen e sė dielės, jo vetėm qė nuk e pranon, por thotė se nuk mund ta konceptojė kėtė, kur ajo kryeson nė renditje dhe ka si objektiv titullin kampion. Megjithatė, Daja kėrkon nga skuadra e tij qė tė jetė mė luftarake, kur e parashikon tė vėshtirė edhe sfidėn me Kastriotin.
? Dinamo me dy fytyra...?
? Kemi patur njė pjesė tė parė shumė tė mirė, kur loja jonė i ka patur tė gjithė komponentėt e njė skuadre kryesuese. Kemi patur mangėsi nė shfrytėzimin e rasteve pėr shėnim, sepse ndeshjen duhet ta kishim mbyllur qė nė pjesėn e parė. Por nė tė dytėn nuk mė pėlqeu aspak qė lojtarėt u pėrgjumėn. Njė skuadėr qė synon titullin, duhet tė veēohet pėr mentalitetin e fitueses nė ēdo ndeshje.
? Nė momentin qė Teuta barazoi, nga tribunat ka patur reagime, sikur Dinamo po lėshonte...
? Pėrderisa ne fituam nė sekondat e fundit tė ndeshjes, u vėrtetua qė nuk lėshuam. Ndoshta na ndihmoi dhe fati, por unė nuk mund ta konceptoj dot se si njė skuadėr kryesuese e qė pretendon titullin tė lėshojė. Kjo ėshtė jashtė ēdo llogjike.
? Atėherė, ēfarė ndodhi me skuadrėn tuaj?
? Kapiteni i skuadrės, Arjan Pisha, nuk ka qenė nė gjendjen e tij optimale, kur qė nė pushimin e ndeshjes ka kėrkuar ndėrrim. Por, duke parė situatat e lojės, Pisha ka sakrifikuar dhe qėndroi edhe pėr disa minuta. Goli i pėsuar solli pėshtjellim psikollogjik te skuadra, e cila duhet tė ishte sjellė ndryshe nė 45 minutat e dyta, sepse ishte nė avantazh. Pati njė disekuilibėr, qė shpresoj tė mos ndodh mė.
? Nė ndeshjet qė luajtėt nė Tiranė, me Shkumbinin, Skėnderbeun e Teutėn, shėnoni ju dhe e kontrollon ndeshjen kundėrshtari...
? Me Skėnderbeun, ndeshja nuk kishte mė histori, qė kur pjesa e parė u mbyll 2?0 pėr ne. Me Shkumbinin, kur skuadra vinte nga njė tronditje psikollogjike, duhej marrė medoemos fitorja, kurse me Teutėn nuk kishim sigurinė e duhur pėr tė shkuar te fitorja. E pėrbashkėta ėshtė se, nė tė tri kėto ndeshje, asnjėherė kontigjenti i futbollistėve nuk ka qenė i plotė.
? Tė shtunėn, pėrballja me Kastriotin...
? Qė tani ne kemi nisur tė mendojmė pėr sfidėn me kėtė skuadėr, tė cilėn e pamė nė pėrballjen me Partizanin, tė shtunėn nė Qemal Stafa. Njė skuadėr, e cila ka luajtur si e barabartė me rivalin tonė tė drejtpėrdrejtė pėr titullin kampion. Duhet marrė nė konsideratė.
? Sė fundi, ndeshja me Teutėn ėshtė ndėr tė rrallat, ku lojtarėt e Dinamos nuk ndėshkohen me kartona. E ndieni peshėn e tyre?
? E vėrteta ėshtė se kemi marrė mjaft kartona, mė tė shumtėt pėr probleme disiplinore e shumė pak pėr ndėrhyrje taktike apo luftė tė fortė sportive. Klubi duhet tė ishte treguar mė i ashpėr nė gjoba, sepse vetėm kėshtu lojtarėt bėhen mė tė ndjeshėm ndaj skuadrės. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Fri Apr 04, 2008 8:22 pm Post subject: |
|
|
Daja: Me Kastriotin, pėr tė ruajtur kreun
4 Prill Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka shprehur shqetėsimin sepse ende nuk e di se ku do tė luhet ndeshja me Kastriotin. Krutanėt janė pritės dhe e zgjedhin ata fushėn, ēka deri dje ende nuk e kishin bėrė. Do tė ishte e mira ? thotė njėsh i pankinės blu ? qė ta dinim qė nė ditėn e parė tė javės, kur dhe kemi nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen me Kastriotin. Sepse, pas seancės sė fundit stėrvitore, nuk do tė di se ku duhet ta grumbulloj skuadrėn. Fjalė kam dėgjuar shumė, sa pėr nė Shijak, aq dhe pėr Kavajė e Lushnjė, por dhe pėr nė Laē. Ndoshta fusha kurbinase mund tė jetė dhe varianti mė i mundshėm, por nuk ėshtė normale qė ne nuk e dimė ende se ku do tė luajmė, ka nėnvizuar tekniku i bluve. Duke u kthyer te gjendja e ekipit tė tij, Daja ka shpjeguar se tė gjithė janė tė gatshėm pėr lojė. Kėtu ? shprehet njėshi i pankinės blu, ? pėrfshij edhe Pishėn, i cili, edhe pse ėshtė stėrvitur nė mėnyrė tė diferencuar, do tė jetė i gatshėm pėr ndeshje. Shpresojmė qė tė bėjmė njė lojė si ajo e pjesės sė parė me Teutėn. Pėrderisa jemi pėr titullin kampion, nuk duhet tė pėrsėrisim gabimet e 45 minutave tė dyta me durrsakėt. Qė nga ndeshja me Kastriotin e deri nė fund tė kampionatit, tė gjitha ndeshjet pėr ne janė finale. Ndeshja me Kastrioti duhet fituar pėr tė ruajtur kryesimin.
Daja, respekt pėr krutanėt
Njėshi i pankinės dinamovite, pasi ka parė edhe ndeshjen e sė shtunės tė kaluar, Partizani?Kastrioti, vėren se do tė jetė njė pėrballje e vėshtirė ajo me krutanėt. Kastrioti u shfaq si i barabartė me rivalin tonė tė drejtpėrdrejtė pėr titullin kampion, duke bėrė njė lojė cilėsore. Njė skuadėr e vėshtirė qė, edhe pse luan pėr mbijetesėn nė kategorinė superiore, duhet respektuar. Aq mė tepėr qė ka dhe njė grup futbollistėsh me pėrvojė nė kategorinė superiore thotė tekniku i bluve. Daja nuk ėshtė i mendimit qė duket tė ketė turn?over pėr titullarė tė formacionit tė tij. Nuk kemi kohė tani pėr turn?over tė lojtarėve, apo rotacion tė tyre, sepse tė gjitha ndeshjet e kampionatit janė tė rėndėsishme pėr ne. Mundet qė kjo gjė tė bėhet nė ndeshjen e parė tė Kupės sė Shqipėrisė, me Vllazninė. Por pa kaluar Kastriotin nuk mund tė mendojmė pėr ndeshjen e parė tė Kupės, sepse mė pas do ti prishnim punės vetes. Duhet tia bėjmė hyzmetin deri nė fund kėsaj ndeshjeje, nė mėnyrė qė tė marrim atė qė kėrkojmė, ka nėnvizuar Daja.
Tė bėjmė detyrėn tonė
Pyetjes sonė, se ēfarė presin prej Flamurtarit nė ndeshjen ndaj tė kuqve, trajneri i bluve i ėshtė pėrgjigjur: Duhet tė bėjmė mirė detyrėn tonė, pastaj tė presim nga tė tjerėt. Nėse nuk realizojmė atė qė kemi objektiv, ēkuptim do tė ketė tė presim kėtė, apo atė nga Flamurtari. Shohim punėn tonė dhe synimi ėshtė kalimi me suses i sfidės me Kastriotin, ka pėrfunduar Daja. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Sat Apr 05, 2008 2:05 pm Post subject: |
|
|
Senegalezi Diob: Kujdes me krutanėt
5 Prill Nė formacionin e Dinamos, nė ndeshjen ndaj Kastriotit, nė rolin e titullarit do tė kthehet senegalezi Diob. Edhe nė transfertėn lezhjane, Diob ka qenė nė fushė titullar, kur ka luajtur nė vend tė kroatit Bodrusiē, nė krahun e djathtė tė mbrojtjes. Sipas senegalezit, ndeshja me Kastriotin ėshtė e vėshtirė, sepse luhet pėrballė njė skuadre, qė edhe ajo lufton pėr mbijetesė nė kategorinė superiore. Ne e pamė atė dhe tė shtunėn e kaluar ? tregon Diob ? kur u pėrball me rivalin tonė tė drejtpėrdrejtė, Partizanin. Skuadra krutane la pėrshtypje shumė tė mira, sepse ka njė grup lojtarėsh cilėsorė, tė cilėn tė hapin probleme. Jo vetėm kaq, por edhe duke qenė se rrezikojnė mbijetesėn nė kategorinė superiore, ata do tė jenė tė vėshtirė pėr ne. Nė kėto kushte, na del pėr detyrė qė tė tregohemi tė kujdesshėm e tė mos nėvlerėsojmė. Sipas Diob, krutanėt, pavarėsisht se nuk luajnė nė shtėpinė e tyre, do ta kenė pėrkrahjen e fansave tė zjarrtė. Megjithatė, duke qenė se jemi pretendentėt kryesorė pėr titullin kampion, nuk na lejohen hapa fals. Duhet tė luajmė duke paraqitur fytyrėn e vėrtetė tė Dinamos. Fitorja ėshtė e vetmja rrugė pėr tė ruajtur kryesimin, sepse ēdo rezultat tjetėr do tė jetė nė disfavorin tonė. Shpresojmė tė bėhet mė e mira, ndonėse e dimė qė do tė jetė e vėshtirė. Por nuk kemi rrugė tjetėr, vetėm tė fitojmė pėr tė mbajtur kryesimin nė renditje, ka pėrfunduar senegalezi i Dinamos, Pape Diob _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
K.F. LAĒI Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008 Posts: 127
Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA
|
Posted: Mon Apr 07, 2008 1:35 pm Post subject: |
|
|
Dinamo, humbjet nuk justifikohen me fjalė
Skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja ka pėsuar humbjen e saj tė 5-tė nė kampionat ditėn e shtunė pėrballė Kastriotit, nė fushėn asnjanėse tė Laēit. Humbja ndaj Besėlidhjes ėshtė dukur njė rastėsi, pasi Dinamo ka zhvilluar njė ndeshje tė mirė edhe ndaj lezhjanėve javė mė parė, edhe pse nė fund ka dalur e humbur nga kjo sfidė, por tashmė qė historia pėrsėritet me njė humbje me tė njėjtin rezultat (0-1), sigurisht stafi dinamovit duhet tė analizojė me kujdes ecurinė, duke vendosur pikat mbi "i". Njė skuadėr qė vjen deri te porta dhe nuk di tė shėnojė, e thėnė ndryshe, "shkon deri te burimi dhe nuk di tė pi ujė", sigurisht qė nuk mund tė ecė nė hapa tė sigurt, kur mbeten edhe 7 javė deri nė pėrfundim tė kampionatit. Sigurisht, humbjet nuk justifikohen me fjalė, por me njė pėrgjigje tepėr konkrete nė fushėn e lojės. Dhe kėtė gjė duhet ta bėjnė mjaft mirė futbollistėt dinamovitė dhe stafi teknik. 5 humbje nė kampionat, kundrejt 3 tė Partizanit tė vendit tė dytė janė shifra kontradiktore kundrejt ndjekėsit mė tė afėrt nė tabelėn e superiores. Ndėrkohė, i kontaktuar nga gazeta "Sporti shqiptar", trajneri i Dinamos ėshtė prononcuar si mė poshtė: "Kemi hedhur njė tjetėr hap fals nė Laē pėrballė njė kundėrshtari serioz si Kastrioti. Por skuadra ka kryer njė 90-minutėsh tepėr tė mirė, madje duke e krahasuar nga humbja ndaj Besėlidhjes, kemi krijuar mė shumė raste dhe lojė, por nė fund rezultati nuk na buzėqeshi. Sigurisht, na mungonte agresiviteti sportiv dhe forca e duhur goditėse pėrballė portės kundėrshtare. Kemi prodhuar lojė tė mirė falė kushteve tė mrekullueshme tė fushės nė Laē, e cila edhe pse shiu nuk pushoi pėr 30 minuta, ishte nė gjendje shumė tė mirė. Krijuam dhe kishim mundėsi tė shėnonim me njė lojė kombinative. Sigurisht, humbja nuk ka elemente justifikuese dhe me analizėn time nuk kėrkoj tė justifikoj asgjė me fjalė, pasi pesha kryesore rėndon kryesisht mbi ne si staf. Por njė trajner ėshtė i detyruar tė analizojė me kujdes si kur skuadra fiton, ashtu dhe atėherė kur humbet. Nė kėtė takim kemi pasur gjatė gjithė pjesės sė dytė mungesėn e njė portieri kualitativ si Kotorri, i cili u dėmtua. Elvisi ėshtė njė nga portierėt mė tė mirė tė superligės dhe kėtė e ka treguar me performancat e tij nė tė gjitha takimet, por kėtė humbje nuk mund t'ia faturojmė "gardianit" tonė Hoxha, pasi normalisht goli nuk erdhi nga njė faj i tij. Skuadra duhet tė shprehė nė fushėn e blertė atė qė ne bėjmė gjatė javės nė stėrvitje. Pėr kėtė arsye, ne duhet tė punojmė akoma mė shumė gjatė seancave tona stėrvitore,"- ka deklaruar trajneri i Dinamos, Ilir Daja.
Sporti Shqiptar _________________ Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!! |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 8:54 am Post subject: |
|
|
Allmuēa: Kampionati, pastaj vjen kupa...
8 Prill Megjithatė, ne do tia bėjmė hyzmetin gjysmėfinales sė Kupės tė Shqipėrisė, duke kėrkuar tė marrim nė Shkodėr njė rezultat shpresėdhėnės pėr kalimin nė finale
Dinamovitėt kanė nisur pėrgatitjet pėr ndeshjen e parė tė turit gjysmėfinal tė Kupės sė Shqipėrisė, me Vllazninė nė Loro Boriēi. Por mendja ėshtė e dyzuar, sepse, sipas mesfushorit Igli Allmuēa, dinamovitėve, tė paktėn nė kėtė moment, mė tepėr se kupa u intereson kampionati. Ne e kemi vlerėsuar ndeshjen e parė tė gjysmėfinales sė Kupės tė Shqipėrisė me Vllazninė. Por mendjen e kemi te pėrballja me Flamurtarin, edhe sepse, nė kėtė pikė qė ka mbėrritur kampionati, na duhet medoemos fitorja mevlonjatėt. Gjithsesi, kjo nuk do tė thotė qė nė Shkodėr do tė shkojmė pėr ekskursion, por do tė bėjmė mė tė mirėn e mundshme. E dimė qė na pret njė skuadėr, e cila e do kėtė trofe. Por do tė luajmė si kryesues, ka theksuar Allmuēa, i cili pranon se skuadra e tij ėshtė e aftė pėr ti marrė tė dy trofetė. Unė besoj se Dinamo i ka kėto mundėsi. Megjithatė, po tė mė pyesnin, asnjėherė nuk do ta ndėrroja kampionatin me kupėn. Kėshtu qė nuk duhet ta ēojmė dėm tė gjithė mundin e njė sezoni, por duhet ta marrim titullin e kampionit, ka mendimin Allmuēa.
Bluve u mungojnė rezultatet
Mesfushori mendon se skuadra ka vetėm njė krizė rezultatesh, e cila vjen nga mosshfrytėzimi si duhet i rasteve pėr shėnim. Ne nuk ėshtė se sprodhojmė lojė, ēka e vėrtetuam edhe pėrballė Kastriotit, pavarėsisht se u mundėm. Nėse do tė jemi mė efikasė nė shfrytėzimin e rasteve pėr shėnim, atėherė do tė jemi nė gjendje tė marrim atė qė kėrkojmė, jo vetėm nė ndeshjen me Vllazninė, por dhe nė tė tjerat qė vijnė mė pas, ka pohuar Allmuēa. Kėtė sezon futbollistik, dinamovitėt kanė qenė tė suksesshėm nė Loro Boriēi, kur kanė fituar 1?0 nė javėn e dytė tė kampionatit, pas golit tė Diobit nė tė 54'. Mua do tė mė pėlqente edhe fitorja nė Shkodėr, sepse i kemi mundėsitė. Por edhe njė barazim nuk do tė ishte i keq, duke menduar qė Kupa ka specifikė tjetėr nga kampionati dhe pas dy javėsh ne do tė luajmė ndeshjen e kthimit nė Tiranė. Por, e theksoj, pėrballė Vllaznisė, tė etur pėr tė marrė Kupėn e Shqipėrisė, do tė mundohemi tė bėjmė mė tė mirėn, ka pėrfunduar Allmuēa.
Gjergj Vyshka
Pisha e Kotorri, nė infermieri
Edhe dje, si kapiteni Pisha, ashtu dhe portieri i bluve, Kotorri, nuk janė stėrvitur normalisht me skuadrėn. Tė dy lojtarėt, pasi kanė vrapuar individualisht rreth fushės sė stėrvitjes tė klubit Dinamo, kanė vazhduar terapinė pėr rekuperimin e tyre nė infermieri, nėn mbikqyrjen e rreptė tė fizioterapistit Ylli Mihali. Njė gjė ėshtė e qartė, se si Pisha, ashtu dhe Kotorri, pak kanė shanse pėr tė qenė pjesė e Dinamos nė ndeshjen e parė tė turit gjysmėfinal tė Kupės sė Shqipėrisė, ndaj Vllaznisė nė Loro Boriēi. Ashtu sikurse do tė mungojė dhe Kuli, i cili ėshtė i skualifikuar me tre kartona tė verdhė pėr ndeshjen e parė gjysmėfinale tė Kupės sė Shqipėrisė. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 09, 2008 1:40 pm Post subject: |
|
|
Daja: Dua kampionatin, bėj rotacion
9 Prill
Dinamovitėt tashmė e kanė ndarė mendjen. Nė Shkodėr, sot pėrballė Vllaznisė, nė ndeshjen e parė tė turit gjysmėfinal tė Kupės sė Shqipėrisė do tė paraqiten me njė formacion, qė pėrqindjen mė tė madhe e ka me lojtarėt rezervė. Nė fakt, trajneri Daja, fill pas humbjes me Kastriotin, nė Laē, e pat deklaruar njė rotacion tė tillė tė futbollistėve tė tij, tė cilėn ia kushtėzon momenti qė poi kalohet nė kampionat. Madje Daja e thotė dhe vetė se, nėse Dinamo do tė ishte e pakta gjashtė pikė pėrpara Partizanit nė kėtė kampionat, atėhėrė sot pėrballė Vllaznisė do tė mund tė paraqitej me formacion mė tė plotė. Por, pėrtej kėtij fakti, dėmtimi i portierit Kotorri dhe i kapiteni Pisha, shto kėtu dhe skualifikimin pėr shkak tė kartonave nė Kupėn e Shqipėrisė tė Kulit, apo dhe disa dėmtime tė lehta te titullarė tė tjerė, e detyrojnė Dajėn qė tė bėjė mė tė mirėn. Sipas njėshit tė pankinės dinamovite, tashmė nuk janė mė tė njėjtat situata si nė javėn e dytė tė kampionatit, atėherė kur Dinamo pat fituar falė golit tė Diobit, nė tė 54'. Por, gjithnjė sipas kryepankinės dinamovite, kjo nuk do tė thotė qė nuk mund tė besohet te fitorja, ashtu siē do tė kėrkohet njė rezultat qė tė garantojė kalimin e bluve nė finale. Nė fund tė fundit, nesėr mund tė jetė dhe prova e Dinamos tė sė ardhmes.
? Duke e patur mendjen tė dyzuar, sa te kampionati, aq dhe te Kupa, a ėshtė gati Dinamo pėr ndeshjen e parė tė turit gjysmėfinal me Vllazninė nė Kupėn e Shqipėrisė?
? Ne jemi plotėsisht gati, varet se nė ēfarė pėrqindje duhet marrė parasysh dyzimi pėr tė cilin ju thoni, por qė nuk e pėrjashtoj. Ne do tė shkojmė nė Skodėr, pėrballė Vllaznisė, pėr tė marrė njė rezultat qė tė jetė garant pėr kalimin tonė nė finalen e Kupės sė Shqipėrisė. Kemi deklaruar kohė mė parė qė do tė bėjmė rotacion tė lojtarėve pėr kėtė ndeshje dhe jemi tė detyruar ta bėjmė. Sepse jemi tė kushtėzuar dhe nga momenti qė po kalojmė nė kampionat. Sikur ta kishim thelluar diferencėn e pikėve me rivalin tonė tė drejtėpėrdrejtė nė kampionat, Partizanin, apo tė ishim tė paktėn gjashtė pikė, atėherė rotacion nuk do tė kishte. Por kemi dhe mungesa, kur Pisha e Kotorri janė tė dėmtuar, ndėrsa Kuli i skualifikuar pėr shkat tė tre kartonave tė verdhė. Plus qė kemi dhe trauma tė tjera, qė do tė thotė se jemi tė detyruar tė bėjmė njė rotacion tė plotė tė formacionit tonė. Por e theksoj edhe njė herė, nė Shkodėr shkohet pėr tė marrė njė rezultat sa mė tė mirė.
? Nė fakt, gjatė kėtyre ditėve ka patur hamėndesime tė shumta se Dinamo pėr hir tė kampionatit dhe mund tė lėshojė ndaj Vllaznisė. A ėshtė kėshtu?
? Aspak. Ne do tė luftojmė deri nė fund pėr marrjen e objektivit qė kemi e njė gjė mund tė garantoj qė, nga ana jonė, do tė luhet futboll i pastėr me lojtarėt tė cilėt do tė hedhim nė fushė. Sa e realizojmė pastaj do ta tregojė fusha. Por nuk ka kohė pėr hamėndesime, sepse nuk mund tė bėjmė lojėra.
? Me ēfarė do tė ishit tė kėnaqur nė ndeshjen e parė, qė tė siguronit nė njė farė mėnyre kualifikimin?
? Unė nuk e pėrjashtoj dhe fitoren e ndeshjes. Por dhe barazimi do tė mė kėnaqte, ashtu sikurse njė humbje, te e cila ne tė arrijmė tė shėnojmė njė gol. Kjo ėshtė e gjitha.
? Nė kampionat, nė javėn e dytė, ju keni fituar falė golit tė Diobit nė tė 54'. Do tė jetė kėshtu dhe nesėr?
? Nga java e dytė e deri mė sot, jo vetėm qė ka kaluar shumė kohė, por dhe kanė ndryshuar shumė gjėra. Pėr mė tepėr qė janė ndeshje kupe dhe duke patur specifikėn qė luhet me vajtje?ardhje nuk mund tė thuhet ēdo gjė me saktėsi. Megjithatė, siē thash dhe mė lart, nuk e pėrjashtojmė mundėsinė e fitores.
? Sė fundi, Vllaznia nė vėmėndjen tuaj si kundėrshtar?
? Ne nuk patėm ndonjė preferencė pėr kundėrshtarin, sepse e dinim se kushdo tė na binte nė short do tė ishte e vėshtirė. Vllaznia ėshtė ndėr ato skuadra qė e ka si objektiv Kupėn e Shqipėrisė dhe, si e tillė, kur ka hequr dorė nga kampionati, luan vetėm pėr atė trofe. Gjithsesi kam pohuar qė kualifikimi do tė arrihet pas 180 minutash e kėshtu ka pėr tė ndodhur. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Mon Apr 14, 2008 8:41 pm Post subject: |
|
|
Pema ēelet me dopietė: Duhet tė gjej vetveten
14 Prill Ndeshja me Flamurtarin, tė shtunėn nė Selman Stėrmasi, ka pėrfunduar me fitoren e bluve, qė kanė ruajtur kreun e renditjes po me dy pikė diferencė nga tė kuqtė, por ajo ka qenė e veēantė pėr rezultatin e thellė me tė cilėn ka pėrfunduar. Nė gjashtė golat e shėnuar nga kryesuesit e renditjes, dy i takojnė sulmuesit dinamovit Eleandro Pema, qė nė kėtė ndeshje ėshtė ēelur, duke e ngritur nė tre numrin e golave tė realizuar prej tij nė kampionat. I ardhur gjatė merkatos sė verės nga bardheblutė, sė bashku me Abrahamin, Allmuēėn dhe Plakun, nuk ėshtė se ka bėrė njė sezon shumė tė mirė me Dinamon. E ka nisur si titullar, por njė karton i kuq nė Shkodėr, nė javėn e dytė tė kampionatit, ka mjaftuar qė, pas skualifikimit, nė ndeshjen e katėrt tė ulej nė stolin e rezervave dhe mė tej do tė hynte nė lojė si zėvendėsues. Ndėrsa dyshja Plaku?Pejiē rritej, Pema nuk jepte asnjė shenjė se ishte plotėsisht i gatshėm pėr lojė. Pat humbur njė shans pėr veten e tij, por dhe pėr Dinamon, nė ndeshjen e barazuar me Besėn, nė stadiumin kombėtar Qemal Stafa, qė sot blutė mund ti mbante dhe katėr pikė diferencė me Partizanin. Pastaj vijnė dėmtimi dhe operimi nė dorė, qė vazhdon ta shqetėsojė Pemėn. Vetė sulmuesi ėshtė i kėnaqur pėr golat e shėnuar, kurse, sipas tij, i ka si nxitje pėr ta gjetur sa mė shpejt vetveten. Pėr ne ? thotė Pema, ? ishte shumė e rėndėsishme qė ta fitonim kėtė ndeshje me Flamurtarin. Sigurisht, as nuk na shkonte nė mendje qė ndeshja, nė fund tė 90 minutave, tė kishte ato shifra tenistike, siē thoni ju gazetarėt. Nė tė vėrtetė, ne pritnim njė tjetėr Flamurtar nė fushė, sepse njė javė mė parė kishte mundur rivalin tonė tė drejtpėrdrejtė pėr titullin kampion, Partizanin. Por realisht, na zhgėnjeu. Mua mė kėnaqėn golat e shėnuar, por duhet tė them qė, pėr shkak tė problemeve me dorėn, ende nuk jam nė qindpėrqindėshin tim. Tani jam duke u pėrpjekur tė gjej vetveten dhe them se ende nuk kam arritur plotėsisht nė gjendje pėr tė luajtur nė formacion si titullar. Mė duhet dhe pak kohė. Nga ana tjetėr, Pema pranon qė sezoni nuk ka qenė i mirė pėr tė me fanellėn blu, kur ka luajtur gjithsej nė 15 ndeshje, nė 9 prej tė cilave si zėvendėsues. Sikur tė mos kishte qenė dėmtimi i dorės dhe operacioni, tė jeni i sigurt se do tė shihnit ndryshe dhe do tė kisha shėnuar edhe gola tė tjerė, gjithnjė nė shėrbim tė Dinamos. Mė vjen keq shumė qė ky sezon nuk shkoi ashtu siē desha unė, por ka dhe tė tilla arsye, qė nuk mund tė parashikohen e tė pengojnė tė ecėsh pėrpara, ka pranuar Pema.
Fundi i kampionatit, i lodhshėm
Pema ėshtė i vetėdijshėm, se fundi i kėtij kampionati do tė jetė shumė ilodhshėm pėr ta. Nis gjithēka tė shtunėn, nė fushėn e vėshtirė tė Peqinit, pėr tė vazhduar me sfidat e tjera, duke llogaritur dhe dy derbit, me Tiranėn e Partizanin. Tė gjitha ndeshjet janė tė vėshtira, por duke i marrė njė e nga njė, atėherė puna jonė do tė bėhet mė e lehtė. Vetėm pėr njė muaj, Pema ka qenė kontigjent i Shkumbinit tė Peqinit, nė sezonin 2005?2006. Por talenti i tij pat rėnė nė syrin e kroatit Luka Bonaēiē, i cili e thirri te Dinamo. Sipas Pemės, fusha e Peqinit njihet pėr vėshtirėsitė e saj. Por, duke qenė se ne luajmė pėr titullin kampion, i vetmi rezultat qė mund tė na kėnaqė ėshtė fitorja. E respektojmė Shkumbinin, sepse ka njė grup tė mirė lojtarėsh dhe, mbi tė gjitha, edhe mbėshtetjen e njė tifozerie tė zjarrtė. Megjithatė, ne duhet ta marrim fitoren, ka pėrfunduar Pema. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Tue Apr 15, 2008 8:12 pm Post subject: |
|
|
Pollozhani, golat i shėnon me dedikim
15 Prill Artim Pollozhani, shqiptari nga Maqedonia, i ardhur gjatė merkatos sė dimrit te Dinamo me huazim nga gjermanėt e TUZ Koblencit, tė shtunėn ka realizuar golat e parė nė kampionatin shqiptar, pėrmes dopietės nė portėn vlonjate. Pas golit tė parė, Pollozhani ka vrapuar drejt kameras sė Televizionit Publik Shqiptar, e cila ndodhej nė pistėn e stadiumit Selman Stėrmasi. Eshtė afruar dhe ka drejtuar njė puthje, tė cilėn dje e ka shpjeguar dhe pėr gazetėn Sport Ekspres, duke u shprehur se golat e tij e kanė njė dedikim. Para ndeshjes ? thotė Pollozhani, ? mė ka telefonuar vėllai nga Maqedonia, i cili e parandjente qė unė do tė shėnoja. Nė fakt, ndeshjet e kampionatit shqiptar shihen pėrmes transmetimeve tė RTSH nė valė satelitore. Dhe, duke qenė se vėllai kishte 22?vjetorin e lindjes, golin tim tė parė ia dedikova atij. Por Pollozhani tregon edhe pėr golin e dytė, tė shėnuar pas kombinimi nė njė goditje dėnimi, prej rreth 25 metra, tė cilėn disa herė e ka aplikuar edhe nė stėrvitje. Tė them tė drejtėn ? shpjegon mesfushori ? po lėvizi muri mbrojtės i kundėrshtarit, ėshtė gol i sigurt. Qe fati im, por njė goditje tė tillė e kam bėrė dhe nė njė ndeshjen me Izraelin, kur luaja me kombėtaren e Maqedonisė. Por atėherė ma pat pritur portieri i Izraelit, qė luan aktualisht pėr Deportivo La Koruna. Kur e pyet Pollozhanin, nėse ndeshja me Flamurtarin ishte mė e mira e tij nė kėtė periudhė me Dinamon, mesfushori thotė: Nė Shqipėri duhet ti pėrshtatesh mentalitetit, se po bėre gola je mė i miri. Kjo bėn dhe diferencėn, sepse unė kam luajtur dhe herė tė tjera mirė, por loja ime nuk ka rėnė nė sy. Goli tė nderon dhe, meqė na doli shpejt, hapi rrugėn qė tė administronim situatat mė vonė. Por duhet pranuar se Flamurtari, pavarėsisht se u mund me ato shifra, nuk ėshtė se luajti keq.
I vetėdijshėm pėr vėshtirėsinė me Shkumbinin
Pollozhani ka luajtur dy herė nė fushėn sportive tė Peqinit ndaj Shkumbinit: me Apoloninė dhe me Dinamon. E njeh si fushė tė vėshtirė dhe tė tillė e parashikon dhe ndeshjen e sė shtunės. Shkumbinin unė e pashė edhe me Partizanin, kur, pavarėsisht se u mund, ka luajtur mirė. Ka njė grup futbollistėsh cilėsorė, tė cilėt duhen patur kujdes nga ana jonė. Ndėrsa tifozeria vendase e mbėshtet fort. Ndeshja ėshtė e vėshtirė, por duke qenė se jemi pretendentė kryesor pėr titullin kampion, duhet tė marrim rezultatin pozitiv.
Planet e Pollozhanit
rtim Pollozhani duket se nuk ka ndėrmend tė vazhdojė me Dinamon pas mbarimit tė kėtij sezoni. Qėllimi kryesor ėshtė rikthimi pranė skuadrės gjermane dhe vazhdimi i kontratės me tė. Por, nėse do tė mė thėrrasė trajneri Katanec nė dy ndeshjet miqėsore tė Maqedonisė, me Poloninė e Turqinė, atėherė gjėrat mund tė ndryshojnė, sepse janė dhe alternativa tė tjera. Sa pėr ndeshjet nė Kupat e Evropės, ajo mbetet qė tė diskutohet mes drejtuesve tė klubit Dinamo dhe gjermanėve, ka pėrfunduar Pollozhani.
Pisha, stėrvitje inviduale
Dinamovitėt kanė nisur javėn anti?Shkumbini me stėrvitjen dje pasdite nė klub. Vetėm kapiteni Arian Pisha ėshtė stėrvitur pėrsėri individualisht, duke vrapuar rreth fushės. Sot, ashtu siē ēdo tė martė, dinamovitėt do tė stėrviten dy herė, paradite pėr pėrgatitjen fizike dhe pasdite nė punėn me topin. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Wed Apr 16, 2008 3:54 pm Post subject: |
|
|
Nė Peqin do jetė vėshtirė
16 Prill Kuli, ish?lojtari i Shkumbinit analizon Dinamon para takimit
Trajneri ynė ka tė drejtė tė kėrkojė gjyqtarė tė huaj, pėrderisa presidenti i Shkumbinit, Ismaili, deklaron se nė Peqin, edhe Brazili tė vijė, nuk fiton njeri...
Bekim Kuli, mesfushori kavajas i Dinamos, e parashikon tė vėshtirė sfidėn me Shkumbinin, edhe sepse pranon qė atmosfera ėshtė tensionuar nga deklaratat e presidentit tė Shkumbinit, Xhavit Ismaili. Madje Kuli e mbėshtet dhe idenė e trajnerit Daja, qė kėrkon gjyqtarė tė huaj, tė cilėn ne nuk mund ta bėjmė edhe duke qenė se jemi tė pezulluar nė FIFA dhe nė UEFA. Ka tė drejtė ? thotė Kuli ? qė trajneri Daja tė kėrkojė gjyqtarė tė huaj, sepse janė vetė peqinasit, me presidentin e tyre Ismaili, qė e kanė tensionuar situatėn. Deklaratat e tij se nė Peqin nuk fiton as Brazili nuk bėjnė gjė tjetėr veēse e ndezin dhe e elektrizojnė mė tepėr se ēduhet atmosferėn. Por Kuli shpjegon se, edhe duke qenė Dinamo kryesuese, ndeshja mund tė jetė e tensionuar nisur nga fakti se peqinasit e duan njė fitore me pretendentėn kryesore pėr titull kampion. Eshtė ky njė fakt plus, qė e rėndon situatėn pėrpara ndeshjes. Pėr mė tepėr qė ata kanė dhe njė tifozeri tė zjarrtė, e cila i mbėshtet nga minuta e parė deri nė tė fundit dhe i motivon peqinasit pėr tė kėrkuar atė qė duan, ka thėnė Kuli. Pyetjes se, ēfarė duhet tė ndryshojė Dinamo nė krahasim me ndeshjen e fazės sė parė, kur u barazua nė Peqin, Kuli do ti pėrgjigjej: Nė atė ndeshjen, tė vetme gjė qė nuk bėmė ishte mos shfrytėzimi i rasteve pėr shėnim qė na u paraqitėn pėrpara portės. Tani duhet tė jemi mė efikas, edhe sepse tashmė bėhen tė tjera llogari, kur kėrkohen pikėt maksimale.
Kuli flet si ish: Ti ruhemi vrullit tė fillimit - Bekim Kuli, dikur ka qenė edhe pjesė e skuadrės sė Shkumbinit, kur e njeh mirė ambjentin, tifozerinė dhe ekipin peqinas. Janė dy gjėra themelorė, tė cilės duhet ti ruhet Dinamo. Sė pari, atmosferės sė nxehtė ? shpjegon Kuli ? qė mund tė jetė nė Peqin dhe sė dyti vrullit tė fillimit tė skuadrės peqinase. Po iu ruajtėm kėsaj stuhie tė minutave tė para, atėherė e kemi davanė tė marrė. Pastaj duhet tė bėjmė dhe lojėn tonė, pėr tė cilėn kam mendimin se gjithēka do tė shkojė mirė. Ne duhet tė marrim pikėt tona dhe tė ruajmė kreun nė renditje.
Kuli, zanatali pėr pnalltitė - Kavajasi me fanellėn e Dinamos ka realizuar katėr gola, tė fundit tė shtunėn e kaluar nė portėn vlonjate, kur realizoi nga pika e bardhė e penalltisė nė tė 27'. Madje Kuli e pranon se ia ka marrė dorėn penalltive, tė cilėt i ka perfeksionuar nė Durrės, kur duket se ia ka marrė stilin Mancakut. Tė them tė drejtėn ? shpjegon Kuli ? nga Mancaku kam mėsuar se si gjuhet penalltia dhe gjithnjė jam rezultativ. Nuk them se ėshtė zanat, por ia kam marrė dorėn. A mund tė shėnonte mė tepėr Kuli? Jam shumė larg sulmit, kėshtu qė dhe kaq sa kam bėrė jam mirė. Sigurisht nuk jam i kėnaqur, por shpresoj qė nė ndeshjet nė vazhdim tė kem dhe gola tė tjerė, pse jo dhe nė Peqin, ka pėrfunduar Kuli.
Dinamovitėt me veshėt nė Elbasan
Java e 28?tė tė kategorisė superiore ka dy ndeshje kryesore, tė cilat luhen nė prefekturėn e Elbasanit. Nė fushėn sportive tė Peqinit, Shkumbini vendas do tė presė Dinamon, kurse nė Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit, verdheblutė do tė presin Partizanin. Sipas Kulit, Elbasani, edhe duke kėrkuar vendin e tretė nė renditje, qė do tė mund ti ēojė verdheblutė nė Europė, nuk ka pse tė lėshojė pėrballė skuadrės sė kuqe. Elbasanllinjtė ? thotė Kuli ? kanė objektivat e veta, qė nuk besoj se mund tė lėshojnė pėrballė Partizanit. Nėse kanė tė tjera ambicje pastaj, atėherė dhe mund tė ketė lojėra. Por unė besoj nė pastėrtinė e Elbasanit dhe nė luajtjen drejt tė asaj ndeshje. Mė pas ne tė shohim punėn tonė dhe tė marrim pikėt qė na duhen pėr tė ruajtur kreun e renditjes.
Stėrvitja, nuk i ndal as shiu
Blutė, ashtu si ēdo tė martė, dje janė stėrvitur dy herė; paradite kanė punuar nė palestėr nėn drejtimin e pėrgatitėsit atletik, Vaso Selenica, i cili ėshtė i kėnaqur me gjėndjen fizike tė dinamovitėve. Kurse pasdite me trajnerin Daja, kur nuk janė ndalur nga stuhia qė ka zgjatur pėr rreth 30 minuta, nga ora 17:00 deri nė 17:30. Kanė bėrė gjithēka qė lidhet me sistemin e tė luajturit ndaj Shkumbinit, kurse pėr sot kanė ndryshuar programin. Do tė jenė paradite nė fushėn e stėrvitjes, rreth orės 11:00, kur dhe do tė bėjnė ndeshjen e kontrollit, kurse pasdite do tė jenė pushim.
_________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|