Surpriza e kėtij sezoni nė Ligėn e Kampionėve, Anorthosis, nga Qipro, sot do tė pėrballet me Interin, kampione e Italisė, nė stadiumin "Xhuzepe Meaca". Kjo ėshtė sfida e tretė nė Grupin B, qė kryesohet nga zikaltėrit e Murinjos dhe kampionėt qipriot, me 4 pikė tė grumbulluara pas dy ndeshjeve tė para. Portieri i Kombėtares shqiptare, Arian Beqaj, e cilėson si tejet tė vėshtirė kėtė pėrballje, por shpreson se skuadra e tij do tė arrijė tė marrė njė rezultat pozitiv pėrballė yjeve tė drejtuar nga trajneri Hoze Murinjo. "Tė gjithė e njohin Interin dhe se ēfarė skuadre janė ata. Ky klub ėshtė favoriti kryesor jo vetėm nė kėtė ndeshje dhe nė grup, por ata janė mes kandidatėve pėr fitimin e trofeut. Sidoqoftė, ne do tė luftojmė dhe do tė japim mė tė mirėn nė fushėn e lojės", deklaroi, Beqaj pėr kosovaren "Express".
Kjo ndeshje do tė vejė sėrish pėrballė "gardianit" kuqezi, lojtarin mė tė mirė tė Interit, suedezin Zlatan Ibrahimoviē. Gjatė muajit tė kaluar, ata kishin luajtur kundėr njėri-tjetrit nė "Qemal Stafa", nė Shqipėri-Suedi, tė mbyllur nė barazim pa gola, sfidė e vlefshme pėr eliminatoret e Botėrorit 2010. "Ibrahimoviē ėshtė njė sulmues i madh, i vlerėsuar nė tė gjithė botėn, si njė prej lojtarėve mė tė mirė tė momentit, megjithatė do tė mundohem qė sėrish mos tė pėsoj gol", shtoi portieri, i cili po kalon momentin mė tė mirė tė karrierės si profesionist.
Pas dy ndeshjeve tė para, Anorthosis Famagusta, ende nuk e ka njohur humbjen nė aktivitetin mė prestigjioz pėr klube nė kontinent. Ndėrsa Beqaj, nė 180 minuta tė luajtura ka pėsuar vetėm njė gol, duke u shndėrruar nė heroin e padiskutueshėm tė klubit modest. Nė takimin e parė, qipriotėt barazuan 0-0 nė mėnyrė surprizė nė fushėn e Verder Bremenit, ndėrsa mė pas ata fituan 3-1 nė shtėpi, pėrballė grekėve tė Panathinaikosit.
Bazel - Sot nė fushėn e lojės, pėrveē Arjan Beqajt dhe Lorik Canės do tė jenė edhe tre futbollistė tė tjerė shqiptarė. Jurgen Gjasula, Beg Fehrati dhe Orhan Mustafi, tė cilėt aktivizohen me Bazelin, kampione tė Zvicrės. Klubi helvetik do tė pėrballet me gjigantin spanjoll, Barcelona, e cila ėshtė njė prej skuadrave mė nė formė pėr momentin nė Evropė. Nė kėtė sfidė, ekipi i drejtuar nga trajneri Pep Guardiola synon tė arrijė fitoren e tretė radhazi nė Champions, qė do ti siguronte vazhdim e qetė tė garės. Ndėrsa nė krahun tjetėr, nga kjo pėrballje skuadra e treshes shqiptare do tė kėrkoj me ēdo kusht tė marrė njė rezultat pozitiv. Nė fakt, Bazeli renditet nė vendin e fundit nė Grupin C, me 0 pikė pas dy takimeve tė para dhe humbja mund tė pėrkthehet si lamtumirė nga Liga e Kampionėve, por edhe nga gara pėr tė qenė tė paktėn nė Kupėn UEFA (ku do tė luajnė skuadrat, tė cilat renditen nė vendin e tretė nė grupe).