Futbolli Shqiptar :: Index
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

Faqet
Fillimi
Forum
Kombetarja
Lojtaret Shqiptare
Vidjo Shqiptare
Albumi
Kontakt
Shqiperia
Superliga
Kategoria e Pare
Kategoria e Dyte
Kupa e Shqiperise
Mini-Futbolli
Kosova
Superliga
Liga e Pare
Kupa e Kosoves
Lidhje
Partizani
Albania Sport
Sporti Sot
Apolonia
Dinamo
Flamurtari
Shkumbini
Lushnja
Besa
Trajneri i kombetares
“Ju tregoj Ari Hanin dhe Shqipėrinė e tij”
16 Janar   Trajneri i pėrfaqėsueses nė njė rrėfim tė detajuar pėr veten dhe filozofinė e tij tė drejtimit

Pse pranoi tė drejtonte kuqezinjtė, basti me presidentin Duka dhe ambicia pėr tė “mundur” Bariēin



E di mirė se nė fund tė dy ose katėr viteve drjetimi do tė largohet si njė ndėr trajnerėt e radhės qė vunė “gurin e radhės”. “Kjo ėshtė mė e rėndėsishme, fat do tė ketė njė trajner pas meje, qė ndoshta do ta dėrgojė Shqipėrinė nė Botėror, ose Europian”.



Pra unė mendoj qė, nė arenėn ndėrkombėtare ėshtė gjithnjė e vėshtirė tė punosh me njė skuadėr tė huaj. Kėshtu qė mendoj se Shqipėria nuk ėshtė njė skuadėr e dobėt. Pėrkudrazi, tani qė jam trajner i Shqipėrisė, them se ėshtė njė skuadėr e mirė”.



Nė vend tė hyrjes

Krahasimi ėshtė gjithnjė barometri mė i mirė pėr tė gjykuar dikė dhe diēka. Ari Han vėrtet nuk ėshtė aq karizamtik sa Oto Bariē nė ato qė thotė, por ėshtė shumė mė i ndjeshėm dhe elastik kundrejt raportit me median. Prania e gazetarėve nėpėr kėmbė nė hotel “Limra” tė Kemerit nuk e shqetėson; pėrkundrazi, shfaq interes dhe kėrkon vetė i pari pėr tė folur me ta. Kėtė radhė, me kostum tutash “ALBANIA”, kėrkon nga gazetarėt ndihmėn e tyre. “Unė kam nevojė tė informohem”, tė thotė gjithė pasion, “Shqipėria ime ėshtė e tėra pėr t’u eksploruar”.

Dita e Hanit nė Turqi ėshtė shumė e qetė. Duket qė ka njė ekseperiencė tė konsiderueshme, pasi nuk zihet kurrė nė panik. Edhe nė ndonjė rast, kur stėrvitjet shtyhen ose afrohen humori i tij nuk bie. E di mirė se ky zbor ėshtė mė shumė njohje. Pėr tė dhe stafin e federatės. Me kėta tė fundit ka njė marrėdhėnie super; konsumon biseda nėpėr tavolina nė mbrėmje edhe ėshtė pėrgjithėsisht i qeshur. Deri sa tė zbresė nė fushė. Atėherė do tė shihet vėrtet nėse ky njeri “di tė ngrejė zėrin”.



***

Njeriu qė do tė drejtojė Shqipėrinė nė dy vitet e ardhshėm, nuk ka as pamjen e egėr tė Brigelit, dhe as atė dinake tė Oto Bariēit. Sytė i kanė parė aq shumė sa nuk e impresionon pothuaj asgjė. Pėrgjithėsisht e ka gjithnjė njė pėrgjigje gati. Edhe kur nuk e ka, mjaftohet me faktin qė ka vetėm disa ditė nė krye tė njė skuadre qė, pėr hir tė sė vėrtetės, ka njė tė shkuar sa tė habitshme, aq edhe pak rezultative. Ari Han nuk bėn as heroin dhe as shpėtimtarin. E di mirė se nė fund tė dy ose katėr viteve drjetimi do tė largohet si njė ndėr trajnerėt e radhės qė vunė “gurin e radhės”. “Kjo ėshtė mė e rėndėsishme, fat do tė ketė njė trajner pas meje, qė ndoshta do ta dėrgojė Shqipėrinė nė Botėror, ose Europian”.





Holanda. “Gjithmonė njė histori e 40 viteve mė parė tregohet e ritregohet duke i shtuar diēka. Ajo Holandė ka qėnė e bukur, por jo dhe aq perfekte, sepse, nėse do tė ishte kėshtu, do tė kishte fituar Kupėn e Botės”, ndalet pak..., “ēfarė them unė, edhe ajo ka qenė njė skuadėr e shkėkqyer”. SiAjaksi? “Ajaksi ishte tjetėr gjė. Dominues nė tė gjitha drejtimet, pėr 4 vite me radhė. Edhe tani ka skuadra shumė tė mira, si Manēester, Inter, apo Barcelona e Milan, por cilėsi si Ajaksi nuk vjen mė”. Megjithatė, “i pėrket sė shkuarės”.



Tirana. Nė Tiranė ka mbėrritur pėr herė tė parė nė vitin 1970. “Sapo kishim filluar tė realizonim Ajaksin e madh. A e besoni qė nga ndeshja nė fushė nuk mbaj mend asgjė? Di qė dolėm barazim. Ishte emocionuese pjesa jashtė fushe. Qėndronim nė hotel dhe ishim tė rrethuar me policė. Kishte shumė tifozė qė donin tė na takonin tė na takonin, por nuk kishin mundėsi. Ushqimi ishte i tmerrshėm, mė besoni. Pas ndeshjes nuk donim mė tė qėndronim. Tė kuptohemi drejt, ne ishim Ajaksi i madh. Aeroporti i Tiranės nuk funksionte pas orės 2, dhe u desh ndėrhyrja e Qeverisė Shqiptare qė tė mos flinim atė natė nė Tiranė. Erdhi e na mori njė avion special”.

Rikthimi. Me presidentin Duka ėshtė takuar nė Vienė. “Meqenėse bėmė biznes, mė duhet tė them qė ishte i prerė pėr tė bėrė biznes. Unė kam pasur njė ofertė shumė tė rėndėsishme nga Kina pėrpara se tė merrja pėrfaqėsuesen shqiptare. Por, Duka mė bindi. M’u deshėn vetėm dy orė pėr t’i vėnė qėllim vetes: Po, ėshtė Shqipėria. Dhe i telefonova Dukės, duke i thėnė: Mė nxirr njė kontratė pėrpara. Nuk e harroj krurė atė qė mė tha: “Kujdes, parardhėsi yt ka qenė i shkėlqyer”. U interesova pėr Tiranėn te gazetarėt holandezė tė cilėt kishin qenė aty dhe mė thanė qė nuk ėshtė Tirana e vitit 1970. E konstatova vetė. Infrastrukturė e rregulluar dhe njė ushqim perfekt. Ushqimi ėshtė gjithnjė i rėndėsishėm pėr t’u ndierė komod, apo jo?! Mė kanė thėnė qė tifozėria ėshtė fanatike. Unė shpresoj qė tė jetė e njėjtė me atė tė Paok?ut nė Greqi. Ka qenė vėrtet fantstike, njė gjysėm goli e kishim gjithnjė nė xhep prej tifozėveö.



Pse Shqipėria. Ari Han nuk e konsideron Shqipėrinė njė ulje nė karrierė. Pėrkundrazi: “Mė thoni, si mundet njė i huaj tė drejtojė pėrfaqėsuesen italiane, gjermane, norvegjeze, skoceze? Edhe Portugalia ka marrė Skolarin, por ai ėshtė njė brazilian, janė shumė tė afėrt. Anglezėt nuk e suportojnė dot njė tė huaj, pavarėsisht se kanė marrė njė trajner tė madh, si Kapelo. Franca merr gjithnjė francez. Pra unė mendoj qė, nė arenėn ndėrkombėtare ėshtė gjithnjė e vėshtirė tė punosh me njė skuadėr kombėtare tė huaj. Ke kufizim, kėshtu qė mendoj se Shqipėria nuk ėshtė njė skuadėr e dobėt. Pėrkudrazi, tani qė jam trajner i Shqipėrisė, them se ėshtė njė skuadėr e mirė”.



Kombėtarja. Ai thotė se nuk njeh asnjė lojtar, megjithatė mė shumė duket si taktikė. Madje pretendon se nuk i di rezultatet e Bariēit dhe habitet kur i mėson. “Ashtu si paska thėnė Duka, duhet edhe unė tė marr 4 pikė si Bariē me Bullgarinė dhe Slloveninė... lojtarėt nuk i njoh por nuk mendoj se ky ėshtė njė problem. Do t’i njoh nė tė ardhmen. Kėtu nė Kemer jemi mbi tė gjitha pėr tė parė se mund tė punojmė. Unė, federata, lojtarėt e grumbulluar, ambienti. Ėshtė ende shpejt, megjithatė unė kam njė ndjenjė tė mirė. Me zboret qė do tė bėjmė, do t’i shoh tė gjithė lojtarėt. E rėndėsishme ėshtė qė nė listė janė rreth 40?50 lojtarė, nga tė cilėt ne duhet tė zgjedhim”. Asnjė emėr i pėrveēėm.

Objektivat. “Besoj se tė gjithė shqiptarėt janė tė kėnaqr nga programi i ndeshjeve. Unė dhe Duka punuam fort qė dy dneshjet e para t’i kishim nė Tiranė”. Han di ta shesė veten mirė. Megjithatė hutohet kur i pėrmendet fakti qė ndeshja mė e vėshtirė ėshtė ajo kundėr Maltės. Nė Tiranė. “Ashtu? E po, atėherė qenka e bukur ta fitosh, sidomos kur katėr ditė mė parė ke mundur Suedinė!”. Nuk do pak... 6 pikė nė katėr ditė. Kujdes, me kėtė ritėm, do t’i kėrkojnė vėrtet Kupėn e Botės.



Jashtė fushe. Nė internet qarkullojnė nga tė gjitha pėr tė shkuarėn e Hanit. Mbi tė gjitha, pėr faktin qė ai ka pasur probleme jashtė fushe. Tė njėjtėn akuzė ia ka bėrė edhe Adrian Aliaj, kur Han drejtonte Standartin. “Tė them tė drejtėn, Aliajn s’e mbaj mend, por ėshtė e vėrtetė qė nė Liezh kam pasur probleme. Unė jam njė trajner ambicioz, futbolli im ėshtė praktik, skuadra duhet tė fitojė gjithēka qė ka mundėsi. Ndėrsa klubi mendonte dhe gjėra tė tjera. Ne kishim lojtarė shumė tė mirė nė skuadėr, por klubi tentonte gjithnjė t’i shiste. Si mund tė fitosh kur shet gjithnjė lojtarėt mė tė mirė dhe stimulon vetėm tė rinjtė? Ata donin tė fitonin para, unė trofe. Edhe nė Kamerun kam pasur probleme, ėshtė e vėrtetė, por nė fund isha unė ai qė thashė stop”.

Kina. Kina ėshtė, mbi tė gjitha, prova e tij e vėrtetė si njė trajner i njė skuadre pėrfaqėsuese. “Shqipėria duhet tė niset nga ajo qė ka bėrė Kina. Me mua nė bord, sigurisht. Nė Kinė, futbolli ishte i vogėl, megjithėse ishte njė vend i madh. Unė arrita ta ngrija shumė lart. Ka qenė njė periudhė e bukur, dy vite pėrgjithėsisht tė arrirė si nė planin njerėzor, ashtu dhe atė sportiv. Nuk kam ēfarė kėrkoj mė shumė nga vetja nė Tiranė, mjaft tė bėj atė qė bėra nė Kinė”.





Rastėsia e njohu me Ismailin

Ari Han e ka njohur Shaban Ismailin pėrpara se tė merrte detyrėn e trajnerit kuqezi. “Isha duke ndjekur para dy muajsh njė stėrvitje tė Shtutgartit dhe shoh qė ishte njė lojtar shumė i mirė. Pyes dhe mė thonė qė ėshtė shqiptar. Ok, nuk mė bėri shumė pėrshtypje kombėsia. Kur firmosa pėr Shqipėrinė, u kujtova: Ismaili, po, ky na duhet. Mendoj se do tė jetė njė konkurrent i fortė pėr lojtarėt e tjerė nė sulm. Luan sulmues i majtė”.



4?3?3, por duhet tė jesh dominues

Skemat nuk e impresionojnė. “Vėrtet 4?3?3?shi i famshėm holandez ėshtė njė skemė e pėrsosur, por duhet tė kesh njė skuadėr mė tė mirė se kundėrshtari. Bie fjala, me Maltėn edhe mund ta aplikojmė, por nė raste tė tjera ėshtė e vėshtirė. Mendoj se unė di tė pėrdor tė gjitha skemat dhe jo vetėm 4?3?3. Dhe ky ėshtė njė avantazh”.



Kombėtarja gjatė paradites

Futbollsitėt shqiptarė gjatė paradites kanė pushuar, pasi seanca stėrvitore ka qenė rreth orės 14:00. Nė pėrgjithsi kanė preferuar tė eksplorojnė zonat e resortit, ndėrkohė qė njė pjesė e tyre kanė konsumuar kafe me lojtarėt e Tiranės.



Stafi kokė mė kokė

Han, sė bashku me ndihmėsit e tij dhe tė dėrguarin e FSHF?sė, Ēela, kanė qėndruar gjatė paradites pėr tė vendosur piketat pėr kėtė grumbullim dhe pėr grumbullimet, apo ndeshjet miqėsore qė mund tė reliazohen. Po dje janė bėrė tratativa tė vijueshme pėr tė organizuar ditėn e premte njė ndehsje miqėsore me skuadrėn e Krivbasit, e cila gjendet nė njė reziencė 90 minuta larg pėrfaqėsueses kuqezi. I vemti problem pėr tė luajtur kundėr ekipit tė Hidit, Bulkut, Bylykbashit dhe Ndrekės ėshtė fakti qė ukrainasit kėrkojnė qė ndeshja tė luhet nė rezidencėn e tyre, ndėrkohė qė vetė Han do qė tė luhet nė Limra.



Stėrvitja e parė, 50 minuta agresive

Gjithnjė ėshtė njėsoj. Pėr ēdo lojtar. Edhe pėr atė mė indiferentin. Kur vjen njė trajner i ri, duhet tė luftosh me tė gjitha mėnyrat pėr tė krijuar njė impresion tė mirė. Dhe kur “lufta” bėhet nė bllok, seanca del njė gjė e bukur pėr t’u parė. Ari Han, nė 50 minutat e para nė fushėn e lojės me skuadrėn e improvizuar kuqezi ia del tė marrė njė sinjal. Qė ky grup, megjithėse nuk ėshtė kurrsesi skuadra A, ka dėshirėn pėr tė qenė pjesėn e parė.

Stėrvitja e parė u zhvillua dje drekė rreth orės 14.00, nė njė shi tė imėt, qė kurrsesi nuk pengonte asnjėrin tė jepte mė tė mirėn. Filloi me ritme holandeze: pak vrapim e mė shumė aksione me top, pėr t’u mbyllur me njė ndeshje brenda grupit. Tė gjithė japin shenja pozitive. Nga portierėt e deri tek sulmuesit. Agolli dhe Memelli janė nė formė: i pari luan shkėlqyeshėm nė fazėn mbrojtėse, ndėrkohė qė i dyti ėshtė njė panik i vazhdueshėm. Mbi tė gjithė, spikat njė emėr, Muzaka. Nė njė formė tė nivele tė larta, merr edhe miratimet me kokė tė trajnerit. Lojtarėt e Tiranės mungojnė, megjithatė kjo pjesė e kampionatit dėshmon se nuk ėshtė zgjedhur rastėsisht. Kuli ėshtė mė agresiv se tė gjihė; kėrkon me ēdo mėnyrė tė fitojė njė vend titullari dhe nė gati njė orė stėrvitje jep shpirtin nė fushėn e lojės. Han nuk ka shumė punė: sheh nga larg dhe jep orientimet e rastit. Pėrgjithėsisht ėshtė i kėnaqur nga grinta dhe mėnyra e lojės. Si holandez i vėrtetė, kėrkon ēdo moment veritikalizimin dhe topin nė tokė. Tė gjithė i binden. Sukaj, nė ndonjė moment, e tepron duke kėrkuar medoemos njė top nė portė, megjithatė shpesh ėshtė rrezik me goditjet e forta. Shkėmbi nė mesfushė ėshtė kudo, duke hedhur poshtė tė gjitha dyshimet rreth tij se nė kampionat nuk ėshtė nė formėn e duhur. Sikur Lika ta kishte parė, do kishte ndėrruar mendje. Bakaj dhe Ilion Lika nuk bėnė asgjė mė shumė, veē demonstruan qė janė gjithnjė pėr t’u marrė nė konsideratė, ndėrkohė Lila bind me thjeshtėsinė. Pėr njė moment duket si skaudra A. Nuk janė, megjithatė konkurrenca nuk i bėn keq askujt.



Tekniku: Jam i habitur

Ari Han kishte krijuar ndoshta njė pėrshtypje tjetėr. “Duke qenė se nuk janė lojtarėt e skuadrės sė parė e duke qenė se nė tilla zbore pėrgjithėsisht impenjimi mungon, mendova se do ishte njė seancė mė shkrythėse, por tė them tė vėrtetėn jam habitur, si nga cilėsia e mbi tė gjitha nga impenjimi. Kisha nė fushė njė skuadėr shumė korrekte, tė gjallė dhe me kualitet. Shpresoj qė nė raport impenjimi, edhe lojtarėt e skuadrės A tė jenė po kaq, ndėrkohė qė duhet medoemos tė jenė nga ana cilėsore mė lart”.



“Puma”, tratativa tė reja me FSHF?nė

Firma e njohur e prodhimit tė veshjeve sportive, “Puma”, ka shfaqur interes pėr tė qenė sėrish furnizues zyrtar i ekipeve kombėtare shqiptare. Nė Tiranė ka mbėrritur pėrfaqėsuesi i kėsaj firme, Eric Epple, i cili do tė zhvillojė takime me pėrfaqėsues tė lartė tė Federatės Shqiptare tė Futbollit. Nė qendėr tė bisedimeve do tė jetė ferta qė firma e njohur do t’i bėjė FSHF?sė pėr edicionin e ardhshėm eliminator. “Puma” ka qenė furnizuesja e ekipeve shqiptare, pėr njė periudhė 8 vjeēare, nga viti 1996 deri nė 2004. Mė pas, FSHF ka kontraktuar me firmėn “Umbro”, kontratė e cila pėrfundon nė maj tė kėtij viti. Pėrveē firmės “Puma”, me FSHF?nė kanė kontakuar edhe firma tė njohura tė prodhimit tė veshjeve sportive si, “Diadora”, madje edhe gjigantė tė tillė si “Adidas” dhe “Nike”.



Me Arabinė Saudite mė 19 mars

Ari Han ka arritur tė sigurojė njė ndeshje miqėsore jo zyrtare, nė Arabinė Saudite me pėrfaqėsuesen e kėtij vendi nė datėn 19 mars. “Po flas me federatėn tonė qė tė bėjė pushim nė kampionat gjatė kėsaj periudhe. Nė kėtė mėnyrė ne jemi tė sigurt qė do luajmė nė Arabi. E di qė ndoshta disa lojtarė nuk do t’i kem, sepse do jenė me klubet e tyre nė Europė, por pėr datėn 26 po punojmė pėr njė miqėsore tjetėr, kėshtu qė kemi mundėsi t’i provojmė edhe lojtarėt e tjerė. Ideja ėshtė qė nė atė kohė tė bėjmė njė dyjavėsh grumbullim, dy ndeshje dhe tė shohim shumė lojtarė”.



Skela programon takimin

Ervin Skela, i cili gjendet nė afėrsi tė rezidencės kuqezi, sė bashku me skuadrėn e tij, Energie Kotbus, ka planifikuar njė takim me trajnerin Han ditėt e ardhshme. Dita do tė varet nga pushimi qė do tė ketė Kotubs kėtė javė.
Trajneri i kombetares
nė Europė, Han nxjerr “lupėn”
21 Janar   Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare do tė shikojė nga afėr tė gjithė futbollistėt e Kombėtares nė skuadrat ku ata luajnė, deri nė fund tė kėtij edicioni. “Eshtė hartuar njė plan pune qė pritet tė miratohet nga drejtuesit e FSHF-sė. Nė tė kėrkohet qė trajneri tė shohė sė paku njė herė ēdo futbollist tė pėrfaqėsueses shqiptare qė luan nė ligat e huaja. Ai ka paraqitur njė program tė ndeshjeve dhe njė kombinim tė udhėtimeve qė mund tė bėjė”. Ndėrkohė, pėrsa i pėrket kampioanatit shqiptar: “Zv/trajneri do tė mėbrrijė nė 2 shkurt dhe do tė shohė dy javė kampionat. Mė pas do tė vijė vetė trajneri pėr tė parė dy ndeshje tė tjera. Por, nė datėn 6 shkurt, trajneri do tė gjendet nė njė nga kampionatet e Europės pėr tė ndjekur ndonjė ndeshje ku luajnė shqiptarėt”.

Skela e salihi, vizita e munguar

As skela e as Salihi nuk kanė pasur mundėsi tė shkėputen nga kampingjet e tyre pėr tė mbėrritur nė hotelin e pėrfaqėsueses dhe pėr t’i vizituar tanėt. Lojtarėt, qė kanė komunikuar me dy futbollistėt, kanė thėnė qė largėsia e ka bėrė tė pamundur kėtė vizitė. Gjithashtu, pėr tė njėjtėn arsye, skuadrėn nuk e ka vizituar as katėrshja shqiptare e Krivbasit qė gjendet nė Belek pėr fazė pėrgatitore.

Batuta, Han: E bėj unė pėrkthyesin

Trajneri Ari Han ka preferuar tė bėjė pėrkthyesin me gazetarėt. Kur kėta tė fundit i janė drejtuar pėr njė intervistė trajnerit tė portierėve, Han, aty pėr aty, ka ndėrhyrė: “Me kėtė e keni tė vėshtirė, sepse ky nuk di anglisht, por nesėr do tė bėjmė intervistė me tė dhe unė do tė jem pėrkthyesi!”.
Trajneri i kombetares
Shqiperi-Malte, ne Vlore”
26 Shkurt   Pak dite me pare, trajneri holandez i kombetares kuqezi, Ari Han, pasi ndoqi ndeshjen Flamurtari?Vllaznia, ne stadiumin e Vlores, doli ne nje konference per shtyp, ku nder te tjera tha: “Me pelqeu shume Vlora me bukurite e saj, me pelqeu edhe stadiumi, i cili me pak me shume pune mund te kthehet ne nje arene edhe per ndeshje nderkombetare. Une kam shume besim se ne kete qytet dhe stadium do te kthehem perseri brenda ketij viti, por ndryshe”. Kane mjaftuar keto fjale te trajnerit te kombetares, qe drejtuesit e klubit Flamurtari te fillojne te “perkthejne” ato cka desh te thoshte ai. Shefi i klubit, Geri Cipi, eshte shprehur: “Ne bisedat qe Han ka zhvilluar ate dite me kryebashkiakun Gjika, ka shfaqur interes per te zhvilluar ne stadiumin “Flamurtari” ndeshjen Shqiperi?Malte”. Eshte kjo shtysa qe vlonjate te vihen ne levizje. Ne Vlore e kane enderr nje ndeshje te kombetares, qe per here te fundit ka luajtur ne kete stadium me 28 tetor te vitit 1987, ne perballjen me Rumanine. Megjithate, me pare se perballja me Malten, drejtuesit e futbollit vlonjat dhe tifozeria duhet te kalojne me sukses provimin e 26 marsit, kur ne stadiumin “Flamurtari” do te zhvillohet ndeshja mes perfaqesueseve U?21 te Shqiperise e Greqise, per kualifikueset ne grup te Europianit 2009.

Han ka qene i pranishem ne kete stadium per te ndjekur me vemendje sfiden ndermjet Flamurtarit dhe Vllaznise, te perfunduar 2?2. Tajneri holandez, i cili, nje dite me pare ka pare derbin Tirana?Dinamo, ne “Selman Stermasi”, eshte dukur me shume i kenaqur pasi ka pare ndeshjen e se dieles. Ai eshte shprehur i kenaqur, qofte per mikpritjen, ashtu edhe per lojtaret e Flamurtarit, por edhe ata te Vllaznise, ku me i dalluari ishte portieri Shpetim Mocka. Nese do te realizohej, ndeshja nderkombetare, Shqiperi?Malte qe do te ishte edhe e dyta e ketij niveli nderkombetar, qe do te zhvilluar ne stadiumin “Flamurtari”, atehere me te vertete qe Vlora do te qe me shume se krenare.

Pershtypjet “greke”

Trajneri i kombetares Shqiptare, Ari Han, e ka perfunduar me sukses aventuren njejavore ne Selanik te Greqise ku ka zhvilluar kontakte me futbollistet shqiptare qe luajne ne ate zone. Trajneri holandez e filloi viziten e tij te punes me lojtarin e Aris te Selanikut Kristi Vangjelin te cilin e ndoqi, si ne stervitje, ashtu edhe ne takimin e fundjaves ndaj Verias. Pasi ndoqi pjeserisht takimin Veria?Aris, u largua drejt Selanikut ku ndoqi kryendeshjen e dites se shtune, PAOK – Olimpiakos, e cila perfundoi ne barazim 1?1. “Une kam shume miq ne Selanik dhe shpeshhere vij per pushime me familjen. Me pelqen dhe me qeteson ambjeti ketu”, u shpreh Han ekskluzivisht per Albaniasocer.com. “Ndoqa nga afer Vangjelin ne stervitje dhe ne ndeshjen ndaj Verias. Pata nje bisede te gjate me te dhe u takuam disa here, si perpara ndeshjes, ashtu edhe pas saj. Fola me trajnerin e tij. Gjithashtu ndoqa edhe nje stervitje te Iraklis, per Koliqin. Ndersa, Alban Bushi nuk ndodhej ne Selanik, kur isha une”,ka perfunduar Han fjalen e tij dhe viziten greke.
Trajneri i kombetares
Han e nis me polemika, nė sulm ka habi
6 Mars   Trjaneri i pėrfaqėsueses Ari Han ende nuk e ka kuptuar qė nė momentin qė do tė shkelė tokėn shqiptare, njė mori diktofonėsh do t’i drejtohen me tė njėjtėn pyetje: Ku ėshtė Salihi?. Holandezi I cili ka marrė ta nxjerrė Shqipėrinė nė vendin e katėrt tė eliminatoreve tė ardhshme ka hartuar jo zyrtarisht dy lista pėrfaqėsuese pėr ndeshjet kundėr Arabisė dhe Moldavisė, megjithatė njė sėrė dyshimesh ka nė tė dyja kėto lista. Arabia – Kėtu ka pak pėr tė thėnė. Memelli ka shpresuar deri nė minutėn e fundit pėr njė afrim nė pėrfaqėsuese, por Han nuk ia ka dhėnė kėtė mundėsi. Nė kėtė ndeshje, pėrvec Koliqit, tė gjithė tė tjerėt do tė jenė nga kampionati shqiptar. Dikton Partizani me pesė futbollistė nė kėtė skuadėr. Ndeshja luhet nė 21 mars. Moldavia – Megjithėse largimet e Bushit, Haxhit dhe Dedes janė njė proces deri diku natyral qė ishte edhe nė kokėn e Baricit, Han duhet tė shpjegojė fort se si ka mundėsi qė nė sulm nuk do tė jetė Salihi. Ka shėnuar 11 gola nė kampioant dhe ėshtė I vetmi sulmues shqiptar nė Evropė qė luan rergullisht. Austria ėvrtet nuk ėshtė Italia dhe Gjermania, por mbetet njė kampionat cilėsor. Ende asgjė nuk ėshtė zyrtare dhe ka tė dhėna qė ndoshta Salihi edhe mund tė jetė nė listė nė minutėn e fundit, por ajo qė tė habit ėshtė fakti qė edhe dy dyshimet pėr tė plotėsuar 20 emrat nuk vijnė nga ai, por ka dy lojtarė tė tjerė.
Trajneri i kombetares
Nuk e di ne e ka ne dore me verte Hani listen apo ja jep Duka direkt sipas interesave te veta. Megjithate deri tani mua Hani nuk me pelqen fare. Kushedi si kane qene prapaskenat qe e mori kete Duka. Cuditrisht ky e uli fare pazarin nga fundi. Ka mundesi e merr nje pjese te rroges  krimineli DUka
Trajneri i kombetares
Han zgjedh njė tė lehtė: ėshtė edhe Lihteshtejn
5 Prill   Trajneri i pėrfaqėsueses shqiptare, Ari Han, kėrkon tė rekuperojė “kohėn e humbur” kuqezi, teksa po planifikon miqėsore pėr tė vėrtetuar formėn sportive tė futbollistėve, gjatė grumbullimit tė majit. Pavarėsisht faktit qė Shqipėriaėshtė ende nėn pezullim, bindja se palėt do tė arrijnė kompromisin dhe situata do tė normalizohet deri nė fillim tė muajit maj, e ka bėrė teknikun kuqezi qė tė mendojė seriozisht pėr pėrgatitje te edicionit tė ardhshėm kualifikues.

Grumbullimi – “Grumbullimi i pėrfaqėsueses fillon nė datėn 20 maj nė Gjermani – tha dje pėr gazetėn zyra pėr shtyp e FSHF?sė ? lista ende nuk ėshtė bėrė gati, por mendohet qė tė jenė sė paku rreth 22 lojtarė qė do tė kenė mundėsi tė ndiqen nga trajneri. Njė miks i listės sė Arabisė dhe asaj tė Moldavisė qė ishin planikifuar tė luheshin nė fund tė muajit mars”.

Ndeshjet – 14 ditė nuk do tė jenė vetėn stėrvitje. Gjatė kėsaj kohe pėrfaqėsuesja do tė ketė mundėsi tė luajė sė paku tre ndeshje miqėsore. “Nuk janė ndeshje miqėsore zyrtare, kėshtu qė s’ndikojnė nė renditjen e pėrgjithshme tė FIFA?s –, tha zyra pėr shtyp e FSHF?sė ?, megjithatė kjo gjė ka pak rėndėsi pėrpara faktit qė skuadra mund tė testojė veten. Kemi bindur federatėn polake qė Shqiėpria nuk do tė jetė e pezulluar mė 27 maj kėshtu qė ndeshja me finalistėt e kampionatit evropian do tė luhet sipas tė gjitha gjasave. Gjithashtu nė 1 qershor Han vetė po bėn pėrpjekje pėr tė siguruar njė miqėsore me njė klub gjerman. Nga ana tjetėr trajneri na ka kėrkuar qė tė sigurojmė njė ndeshje miqėsore me Lihtenshtejnin nė Gjermani. Kemi nisur njė faks nė Federatėn pėraktėse dhe presim njė pėrgjigje pozitive”.
Trajneri i kombetares
Han pėr Pushime Nė Kinė
10 Prill   Trajneri i pėrfaqėsueses Ari Han ėshtė gjendur gjatė kėtyre ditėve nė Kinė, teksa ka vizituar miqtė e tij nė vendin aziatik me tė cilėt ka punuar gjatė kohės qė ka stėrvitur pėrfaqėsuesen e kėtij vendi. Sė bashku me tė janė edhe familjarė tė trajnerit, gruaja dhe fėmijėt tė cilėt e kanė shoqėruar nė kėtė udhėtim. “Trajneri ka njė muaj qė e ka planifikuar kėtė udhėtim dhe kėtu nuk flitet pėr asnjė kontakt pune apo pėr ndonjė ofertė qė ka marrė nga ndonjė skuadėr kieneze”, sqaruan dje burime zyrtare nė FSHF. “Le tė themi qė trajneri ka nostalgji pėr atė vend sepse ka kaluar momente shumė tė mira me pėrfaqėsuesen dhe prej njė muajsh kishte planifikuar njė takim me miqtė sė bashku me familjen. Javėn e ardhshme mund tė jetė nė Ukrainė pėr tė takuar kuqezinjtė qė luajnė aty”.
Trajneri i kombetares
Partizani_One wrote:
Han pėr Pushime Nė Kinė
10 Prill   Trajneri i pėrfaqėsueses Ari Han ėshtė gjendur gjatė kėtyre ditėve nė Kinė, teksa ka vizituar miqtė e tij nė vendin aziatik me tė cilėt ka punuar gjatė kohės qė ka stėrvitur pėrfaqėsuesen e kėtij vendi. Sė bashku me tė janė edhe familjarė tė trajnerit, gruaja dhe fėmijėt tė cilėt e kanė shoqėruar nė kėtė udhėtim. “Trajneri ka njė muaj qė e ka planifikuar kėtė udhėtim dhe kėtu nuk flitet pėr asnjė kontakt pune apo pėr ndonjė ofertė qė ka marrė nga ndonjė skuadėr kieneze”, sqaruan dje burime zyrtare nė FSHF. “Le tė themi qė trajneri ka nostalgji pėr atė vend sepse ka kaluar momente shumė tė mira me pėrfaqėsuesen dhe prej njė muajsh kishte planifikuar njė takim me miqtė sė bashku me familjen. Javėn e ardhshme mund tė jetė nė Ukrainė pėr tė takuar kuqezinjtė qė luajnė aty”.


Ishalla po bon hajer ky. Se mu sma mush menjen kerkun.
Trajneri i kombetares
ka rrezik iken fare ky
Trajneri i kombetares
Han: “Ėndrra ime, 10 vite kuqezi”
27 Prill  

Trajneri i pėrfaqėsueses, Ari Han pretendon se tani ka njė ide mė tė qartė pėr futbollin shqiptar dhe pėr lojtarėt e pėrfaqėsueses. “Megjithėse nuk kemi luajtur asnjė ndeshje nė kėto muaj, mendoj se i kam ndjekur tė gjithė. Vetėm Bogdanin e Beqajn, jo, por ata janė futbollistė titullarė, nuk pėrbėn problem”.

Pezullimi – “Mendoj se pezullimi nuk ėshtė ndonjė gjė kaq tragjike dhe nuk mund tė ndryshonte rrjedhėn e karrierės sime dhe lidhjen me Shqipėrinė – tha trajneri nė Ora Sport – unė mendoj se gjėra tė kėsaj natyre kanė kaluar edhe pėrfaqėsuese tė tjera. Gjatė kėsaj kohe kam parė shumė dhe kam studiuar lojtarėt. Nėse pezullimi do pėrfshinte dhe muajin gusht atėherė po mund tė ikja”.

Lojtarėt – “Nė fillim nuk ishin nė listė Salihi dhe Bylykbashi sepse nuk i kisha parė. Tani them se do tė jenė pjesė e pėrfaqėsueses. Por gjėrat do tė ndryshojnė kur tė fillojnė ndeshjet. Sigurisht qė njė stėrvitje nuk ėshtė njėsoj me njė takim. Unė them qė lojtarėt janė sjellė shumė mirė gjatė kėsaj kohe dhe sidomos nga ata qė kam parė jashtė Shqipėrisė kam mbetur i kėnaqur. Udhėtimi nė Ukrainė ishte shumė i kėndshėm”.

Sistemi ? “Unė mund tė luaj me ēfarėdo lloj moduli qė duhet, por do tė pėrpiqem qė Shqipėria tė luajė njė futboll tė bukur. Nuk mund tė arrish rezultate pa futboll. i kam ndjekur ndeshjet e Shqipėrisė dhe mendoj se ka probleme. Pėr shembull, lihet njė hapėsirė boshe mes sulmit kundėr dhe mbrojtjes sonė nė momentin qė humbasim topin. Ne duhet tė jemi aty, tė bėjmė presion nė mesfushėn e kundėrshtarit. Pėr t’ia dalė kėsaj na duhet lojtarė universalė. Pastaj shoh qė nė futbollin shqiptar krahėt luajnė shumė larg. Kėtė mendėsi duhet patjetėr ta korrigjojmė nė pėrfaqėsuese”.

Federata ? “Kam raporte shumė tė mira me federatėn dhe them se nga ana organizative janė shumė mirė. Ēdo lojtar qė kėrkoj e servirin dhe mė japin informacionin e duhur. Unė po punoj pėr tė gjetur lojtarė por shpesh ata dalin vetėm me paraqitjet e tyre. Unė dua tė luajmė 3 ndeshje miqėsore me skuadra tė mėdha. Nuk kam shumė vlerė nėse luajmė me skuadra tė vogla. Nėse luajmė me Poloninė ose me Turqinė kemi se ēfarė tė mėsojmė, pavarėsisht rezultatit. Kemi gjithė kohėm e majftueshme nė dispozicion dhe mendoj se do tė bėjmė edhe njė ndeshje miqėsore nė Tiranė nė gusht. Unė mendoj se nuk duhet tė kemi frikė nga asgjė”.

Lojtarėt ? Cana ka pasur probleme me trajnerin Bariē nė tė shkuarėn. “Canėn e takova personalisht. Sigurisht qė ėshtė lojtar ekstra, mbi nvielin e futbollit shqiptar nė pėrgjithėsi. i shpjegova se lojtarėt nė Kombėtare nuk duhet tė vijnė pėr relaks, dhe jam i bindur nė kontributin e tij. Tė gjithė duhet tė kuptojnė qė nė kombėtare lodhesh mė shumė se nė klub”.

Objektivat ? “Nė Federatė mė thonė qė duhet tė arrijmė vendin e katėrt, por unė nuk jam i kėnaqur nga ky objektiv. Ne duhet tė dalim nė njė vend tė mirė duke i krijuar mundėsinė vetes qė edicionin pasardhės tė synojmė edhe mė shumė. Besoj se kjo do tė ndihmojė tė qėndroj10 vite nė kėtė skuadėr dhe tė fitoj gjithēkaqesh Nė Kinė pėrshembull luanin me sistemin tim dhe arritėn 40 vende mė sipėr nė FIFA, sapo ika unė, ata u kthyen vetė nė mėnyrėn e tė luajturit futboll dhe humbėn shumė”.

Kundėrshtarėt – “Vėrtet ne do tė luajmė nė vijueshmėri tė kundėrshtarit, por ama duhet tė kemi gjithnjė njė stil. Nėse luajmė gjithnjė nė mbrojtje dhe hedhim tre katėr topa atje pėrpara nuk shkon. Skuadrat e mia kurrsesi nuk mund tė luajnė nė kėtė mėnyrė, skuadrat e mia luajnė njė futboll burrėror dhe sigurisht qė kėshtu do tė ndodhė edhe me Shqipėrinė”.

Ofertat – Si ēdo trajner edhe Han mund tė ketė pasur oferta tė tjera. “Skuadra kampione e Kinės mė ka thėnė pėrpara se tė firmosja pėr Shqipėrinė: Eja te ne. Mora Dukėn nė telefon dhe i thashė. Unė jam i Shqipėrisė. Ai mė tha pa problem nuk kemi firmosur ende dhe mund tė ndėrrosh vendim. Unė i thashė jo dhe kėshtu nuk kam ndėrmend t’i them po askujt tjetėr. Unė kam ardhur pėr tė bėrė njė punė tė mirė dhe pėr tė qėndruar sa mė shumė”. Megjithatė ka pasur zėra se njė udhėtim nė Kinė ėshtė shfrytėzuar jo vetėm pėr turizėm. “Po e di ka ndodhur para njė muaji, unė isha nė Kinė pėr arsye personale. Menjėherė peyta pėr lojtarin shqiptar Dede dhe mėsova qė ishte i dėmtuar. Nuk e pashė ndeshjen e tij, por s’do tė thotė qė kam hequr dorė nga Shqipėria”.
Page 1, 2  Next
Page 1 of 2
Custom Search
Superliga - Java 7
19 Tetor - 16:00
Elbasani - Teuta 0:1
Lushnja - Besa 0:1
Vllaznia - Shkumbini 2:2
Tirana - Dinamo 2:1
Partizani - Bylis 1:1
Apollonia - Flamurtari 1:1
Superliga KS - Java 10
Drenica - Hysi 4:0
Istogu - Gjilani 2:2
Prishtina - Trepēa 2:1
Ferizaj - 2 Korriku 3:2
Vllaznimi - Ulpiana 0:2
Drita - Besa 2:2
Trepēa'89 - Besiana 2:0
Kosova V - Flamurtari 1:1

Shiko Vidjot
Vizitorė nė linjė
In total there are 3 users online :: 0 Registered, 0 Hidden and 3 Guests  
Registered Users: None
Log in
   Username:
   Password:
   Log me on automatically each visit
  
Foto e fundit
Create your own free forum | Buy a domain to use with your forum