|
| View previous topic :: View next topic |
| Author |
Message |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1691
Status:
|
Posted: Tue May 06, 2008 3:58 pm Post subject: Finalja e Kupės |
|
|
7 Maj - 16:00
"Rruzhdi Bizhuta"
Tirana - Vllaznia 0-2
_________________ FutbolliShqiptar.net
Last edited by admin on Thu May 08, 2008 5:24 pm; edited 1 time in total |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:12 pm Post subject: |
|
|
Kuqeblutė, pas 21 vitesh ēojnė trofeun nė Shkodėr
8 Maj Vllaznia 2
Tirana 0
Shėnues: Lika 2', Sukaj 38'
E mėrkurė, 7 maj 2008, ora 16:00, nė stadiumin Ruzhdi Bizhuta tė Elbasanit
Vllaznia: Grima, Teli, Delain, Kapaj, Osja, I.Nallbani (Hoti 84'), Kotrri, Lici, Kaēi, Lika, Sukaj Tr.D.Haxhiosmanoviē
Tirana: Osmani, Sina (Hajdari 46'), Kēira, Vrapi (Gjorevski 46'), Fagu, Mohelebi, Duro (Arapi 46'), Deliallisi, Hyka, Fortuzi, Xhafaj Tr. S.Mema
Gjyqtarė: Babak Rafati, Carsten Kadach, Mike Pickel (Gjermani)
Vėzhgues: P.Kotherja (Tiranė)
Kartona tė verdhė: Teli, Lici /Hyka, Mohelebi
Karton i kuq: /Mohelebi
Vllaznia ka fituar me meritė tė plotė finalen e Kupės sė Shqipėrisė, ndonėse nė letėr shanset mė tė shumta i kishin tiranasit e Memės. Dyshimi nė suksesin e kuqebluve lidhej me mungesėn e golashėnuesit mė tė mirė tė kampionatit, Vioresin Sinanit, por edhe me lojėn jobindėse tė shkodranėve nė javėt e fundit tė kampionatit. Por nė Ruzhdi Bizhuta kuqeblutė e Haxhiosmanoviēit u treguan ustallarė nė ruajtjen e shifrave 2?0, tė arritura qysh nė pjesėn e parė. Vllaznia u dallua, nė krahasim me Tiranėn, pėr efikasitetin nė sulm, kur nga katėr aksione tė pjesės sė parė arriti tė shėnojnė dy herė. Ndėrsa Tirana, ndonėse nė dukje zhvilloi njė volum mė tė madh loje dhe krijoi epėrsi sulmesh, nuk e ēoi asnjėherė topin pėrtej vijės sė portės tė ruajtur nga kapiteni Grima. Vllaznia duhet lavdėruar pėr prakticitetin e veprimeve tė saj nė pjesėn e parė, ndėrsa nė tė dytėn, kur u hoq dorė nga sulmi frontal, ajo zbatoi taktikėn e orientuar nga stoli.
Pėrballė kėsaj Vllaznie, dje Tirana nuk ishte Tiranė. Pavarėsisht se sulmoi mė shumė se skuadra shkodrane dhe kreu volum mė tė madh nė fushė, loja e saj nuk mund tė sillte pėrmbysjen e rezultatit. Madje, edhe rastin mė tė pastėr pėr gol nė gjithė ndeshjen e pati Vllaznia me anėn e Sukajt, qė duhet tė kishte shėnuar nė tė 12'. Sulmet e bardhebluve ishin ose tė parrezikshme pėr portierin Grima, ose tė karakterit dėshpėrues, sidomos nė dhjetė minutat e fundit. Kėtė herė, te bardheblutė u pa njė mbrojtje krejt difektoze, ndėrsa nė sulm diēka lėvizi mė shumė se tė tjerėt Hyka, por loja e tij pak ndihmoi skuadrėn. Duro ishte krejtėsisht aut kėtė herė, ndoshta pėr probleme shėndetėsore, por gjendja e tij i prishi mjaft punė skuadrės tiranase. Ndėrsa Fortuzi e Xhafaj nė sulm nuk ranė fare nė sy dhe pak rrezikuan para portės sė kuqebluve.Kėshtu, nė njė lojė qė herė?herė i mbeti borxh cilėsisė sė finales, fitoi skuadra qė shfrytėzoi me aftėsi rastet e krijuara. Ndėrsa Haxhiosmanoviē ėshtė mė i lumturi, sepse, pas titullit kampion nė sezonin 2000?2001, e ka ēuar Vllazninė nė njė tjetėr sukses.
Spikati
Xhevahir Sukaj ? Ka qenė tepėr problematik pėr mbrojtjen tiranase, sidomos nė pjesėn e parė, ndėrsa ka bėrė mrrekullinė nė rastin e golit qė shėnoi, qė ishte krejt merita e tij. Sė bashku me Likėn, e shmangėn plotėsisht frikėn e mungesės sė Sinanit, qė zotėronte te shkodranėt para fillimit tė ndeshjes.
Fokus
? Pesė minuta para fillimit tė ndeshjes, nė tribunėn VIP ka zėnė vend presidenti i Republikės, Bamir Topi, i shoqėruar nga presidenti i FSHF?sė, Armando Duka, dhe presidenti i klubit tė Elbasanit, Arben Laze.
? Pas pėrfundimit tė ndeshjes, kreu i shtetit i ka dorėzuar kupėn kapitenit tė Vllaznisė, Armir Grima. Pjesėtarėt e tė dy skuadrave kanė marrė edhe medaljet pėrkatėse, tė cilat janė shpėrndarė nga presidenti i Republikės dhe ai i FSHF?sė.
? Presidenti elbasanas, Arben Laze, u ka dhurar nga njė fanellė verdheblu tė Elbasanit, presidentit tė Republikės, Bamir Topi, atij tė FSHF?sė, Armando Duka, kryebashkiakut tė Elbasanit, Qazim Sejdini, dhe presidentit tė Vllaznisė, Valter Fushaj.
? Stadiumin Ruzhdi Bizhuta e kishin pushtuar fansat shkodranė, tė cilėt, duke qenė dyfishi i atyre tiranas, kanė bėrė ligjin me pėrkrahjen e tyre, ndėrsa, pas ndeshjes ata kanė festuar gjatė nė fushė dhe nėpėr rrugėt e qytetit.
? Para ndeshjes dhe gjatė pushimit midis dy pjesėve tė lojės, atmosfera ėshtė ndezur nga koncerti i grupeve artistike tė Elbasanit.
? Futbollistėt shkodranė S.Osja, A.Kaēi dhe Xh.Sukaj kanė pėrjetuar tė njėjtat momente emocionuese nė Ruzhdi Bizhuta, si dy vjet mė parė, kur kanė fituar titullin kampion me fanellėn e Elbasanit. Kėtė radhė ata kanė qenė nė mes tė tifozerisė sė tyre tė vėrtetė.
? Njė nga tifozėt shkodranė, pas pėrfundimit tė ndeshjes, ka hedhur nė mes tė futbollistėve, qė po festonin nė fushė, njė shumė tė konsiderueshme kartėmonedhash, tė cilat pėrfunduan nė xhepat e fėmijve elbasanas.
? I vetmi incident, nė kėtė ndeshje tepėr korrekte, ishte ai i tė 82'. Shkodranėt kanė kontestuar fort francezin e bardhebluve, Mohelebi, i cili nuk respektoi ferplejin, kur nė fushė mbeti i shtrirė Nallbani i dėmtuar. Si pasojė e kėtij incidenti, Mohelebi mori kartonin e dytė tė verdhė, qė u shoqėruar me tė kuqin, ndėrsa po me tė verdhin u ndėshkua edhe Lici i Vllaznisė.
Opinioni i specialistit
Muharrem Dosti: Nėse do tė flisnim pėr cilėsi loje, do tė thoja se mė pėlqyen ato minuta tė pjesės sė parė, kur tė dyja skuadrat organizuan njė sėrė sulmesh nė portat respektive, duke krijuar edhe raste pėr tė shėnuar. Ndėrsa pjesa tjetėr e lojės nuk ishte nė nivelin qė pritej. Megjithatė, duhet thėnė se kjo u ndikua edhe nga shėnimi i dy golave prej shkodranėve, tė cilėt mė pas u munduan tė ruanin kėtė avantazh. Ia arritėn qėllimit, sepse Tirana, pa Duron, jashtė forme, nuk ishte e rrezikshme, pavarėsisht se ka edhe emra tė tjerė tė njohur. Vllaznia e meritoi tė fitonte, sepse, nė fund tė fundit, shėnoi dy gola. _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
Partizani_One Moderator


Joined: 16 Jan 2008 Posts: 1436
Status:
Location: Italia
|
Posted: Thu May 08, 2008 3:12 pm Post subject: |
|
|
Fushaj nė Delir: Vitin tjetėr dua titullin
8 Maj
Arkitekti i klubit shkodran, njeriu qė ka bėrė tė mundur financiarisht tė ndėrtojė njė Vllazni qė e meritoi Kupėn e Shqipėrisė dhe qė vendosi si premio 80 mijė euro nė rast fitoreje pohoi menjėherė pas fitimit tė Kupės: Ndihem shumė i lumtur, shumė i gėzuar. Ėshtė njė kėnaqėsi shumė e madhe, e ndaj me futbollistėt. Fitimin e Kupės ia dedikoj tifozėve. Tani na ėshtė hapur drita jeshile, pėr tė pretenduar sezonin tjetėr pėr tė qenė kampion. Fushaj menjėherė pas ndeshjes ka rikonfiurmuar faktin qė skudra do tė pėrfitojė nė total njė shifėr tė majme prej 60 mijė eurosh pėr arritjen e njė objektivi tė tillė dhe pritet qė nė ditėt nė vijim kjo shumė tu shpėrndahet lojtarėve. Vllaznia kishte shtatė vite pa fituar trofe
Libri i Artė i Kupės
1938 TIRANA
1948 PARTIZANI
1949 PARTIZANI
1950 DINAMO
1951 DINAMO
1952 DINAMO
1953 DINAMO
1954 DINAMO
1957 PARTIZANI
1958 PARTIZANI
1960 DINAMO
1961 PARTIZANI
1963 17 NENTORI
1964 PARTIZANI
1965 VLLAZNIA
1966 PARTIZANI
1968 PARTIZANI
1970 PARTIZANI
1971 DINAMO
1972 VLLAZNIA
1973 PARTIZANI
1974 DINAMO
1975 LABINOTI
1976 17 NENTORI
1977 17 NENTORI
1978 DINAMO
1979 VLLAZNIA
1980 PARTIZANI
1981 VLLAZNIA
1982 DINAMO
1983 17 NENTORI
1984 17 NENTORI
1985 FLAMURTARI
1986 17 NENTORI
1987 VLLAZNIA
1988 FLAMURTARI
1989 DINAMO
1990 DINAMO
1991 PARTIZANI
1992 ELBASANI
1993 PARTIZANI
1994 TIRANA
1995 TEUTA
1996 TIRANA
1997 PARTIZANI
1998 APOLONIA
1999 TIRANA
2000 TEUTA
2001 TIRANA
2002 TIRANA
2003 DINAMO
2004 PARTIZANI
2005 TEUTA
2006 TIRANA
2007 BESA
2008 VLLAZNIA _________________ Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie |
|
| Back to top |
|
 |
K.F. LAĒI Pak Aktiv


Joined: 27 Feb 2008 Posts: 127
Status:
Location: LAĒ-KURBIN, ALBANIA
|
Posted: Thu May 08, 2008 11:08 pm Post subject: Re: Finalja e Kupės |
|
|
Ha Ha Ha Jan bo helm minjt e Tiranes.  _________________ Oleee Oleee Oleeee Oleee kush esht me Industrialin te vije ketu me ne!!!!!!!! |
|
| Back to top |
|
 |
admin Administrator


Joined: 10 Jan 2008 Posts: 1691
Status:
|
Posted: Fri May 09, 2008 12:46 pm Post subject: |
|
|
sna u afru me kupa tirona
vazhdojm t kryesojm pa probleme _________________ FutbolliShqiptar.net |
|
| Back to top |
|
 |
|
|
You cannot post new topics in this forum You cannot reply to topics in this forum You cannot edit your posts in this forum You cannot delete your posts in this forum You cannot vote in polls in this forum
|
|