Futbolli Shqiptar :: shefi i ri i albitrave
RapturePHP
index.php profile.php?mode=register faq.php memberlist.php search.php  

shefi i ri i albitrave

 
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Futbolli Shqiptar
View previous topic :: View next topic  
Author Message
Please Register and Login to this forum to stop seeing this advertsing.





Status:

Posted:     Post subject:

Back to top
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 30, 2008 9:46 am    Post subject: shefi i ri i albitrave Reply with quote

Plarent Kotherja, shefi i ri i gjyqtarėve



J.MEMO
29-01-2008
Mail   Print  




Pas paralajmėrimeve pėr largim, shefi i gjyqtarėve, Sulejman Mema, nuk do tė jetė mė nė kėtė pozicion
Pas qarkullimit tė zėrave pėr lėvizje nė administratėn e FSHF-sė, ēka ishte parashikuar nga "Sporti shqiptar" kohė mė parė, tashmė duket se ato po zyrtarizohen. Nė valėn e kėtyre ndryshimeve ėshtė pėrfshirė edhe sektori i gjykimit. Burime zyrtare nė institucionin e futbollit bėnė me dije pėr gazetėn se Sulejman Mema ėshtė vetėlarguar nga posti i shefit tė "bluzave tė zeza". Vendin e Memės pritet ta marrė Plarent Kotherja, njė ish-gjyqtar i njohur dhe aktualisht vėzhgues i UEFA-s. Kjo lėvizje ėshtė gati e sigurt dhe pritet tė marrė bekimin e komitetit ekzekutiv, qė do tė mblidhet sė shpejti. Njė largim tė mundshėm nga ky post, Sulejman Mema e ka paralajmėruar vetė, duke deklaruar se nuk ėshtė ndier mirė, nisur edhe nga presioni i klubeve.

Akuzat e kėtyre tė fundit ai i ka quajtur tė qėllimta. Largimi i Memės mėsohet se ėshtė bėrė me mirkuptim, pas njė takimi qė ai ka pasur me drejtuesit e FSHF-sė. Kėta tė fundit ia kanė ofruar kėtė post Plarent Kotherjes, i cili, edhe pse fillimisht ka qenė nė dilemė, duke preferuar tė punojė vetėm part-time nė kėtė detyrė, mė pas ka vendosur ta pranojė. Gjatė kėtyre javėve, Kotherja ka qenė shumė i angazhuar me gjyqtarėt, madje duke zhvilluar edhe seminare me ta. Ndėrkohė, e vetmja gjė e papėrcaktuar mbetet detyra nė vazhdimėsi e Sulejman Memės nė institucionin e futbollit. Pėrflitet se ai mund tė marrė detyrėn e shefit tė ekipeve kombėtare, qė prej muajsh ka mbetur vakant. Por nė kėtė post nuk pėrjashtohet mundėsia e rikthimit tė Besnik Ēelės. Gjithsesi, ngelet pėr t'u parė se si do tė vendosė komiteti ekzekutiv, pėr njė nga detyrat mė tė rėndėsishme, qė ka tė bėjė direkt me kombėtaren.
_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Partizani_One
Moderator
Moderator


Joined: 16 Jan 2008
Posts: 1436


Status:
Location: Italia

PostPosted: Wed Jan 30, 2008 9:49 am    Post subject: Reply with quote

Sulejman Mema heq dorė nga “gjykimi”
29 Janar

Sulejman Mema, ish shefi i Sektorit tė Gjykimit nė Federatėn Shqiptare tė futbollit, prej disa ditėsh i ka thėnė “stop” punės sė tij, duke preferuar tė dorėhiqet nga kjo detyrė. “Presionet e vazhdueshme dhe fakti qė gjithnjė ky sektor akuzohej nga tė gjithė duket se ėshtė njė arsye e rėndėsishme se pėrse Mema mori kėtė vendim”, thanė dje pėr gazetėn burime zyrtare nė FSHF.

Drejtuesit e Federatės e kanė pranuar dorėheqjen e Memės dhe fillimisht ia kanė propozuar vendin e lėnė vakant Plarent Kotherjes, ish gjyqtar nga mė tė mirėnjohurit nė Shqipėri dhe specialist moviole nė njė emision TV. “I vetmi problem me Kotheren, ėshtė qė ai, ėshtė i punėsuar diku tjetėr dhe preferon ta bėjė kėtė punė nė FSHF me shumė dėshirė, vetėm nė kushtet part-time. Njė gjė e tillė duket e vėshtirė”, tha i njėjti burim zyrtar nga FSHF.

Zėrat e fundit nė institucionin e futbollit bėjnė tė ditur se sipas tė gjitha gjasave kandidatura e fundit qė do tė diskutohet nė instancat e larta drejtuese pėr kėtė post do tė jetė e Besnik Ēelės, ish shefit tė skuadrave pėrfaqėsuese dhe tanimė njė nga inspektorėt e sektorit tė licensimit. Ēela pėrpara vitit 2002 ka qenė pėrgjegjės i Sektorit tė Garave dhe ka eksperiencė nė kėtė post drejtues.

Pėrpara Memės, kėtė post e mbulonte Uvil Zajmi. Kontestimet kundrejt gjykimit dhe kundrejt sektorit nė FSHF kanė qenė gjithnjė me intensitet tė madh nga ana e klubeve.

Sektori i skuadrave pėrfaqėsuese

Njė tjetėr sektor nevralgjik i FSHF-sė, i cili ende ėshtė pa njė shef, ėshtė ai i skuadrave pėrfaqėsuese. Zėrat e fundit bėjnė tė ditur, se mund tė ketė njė spostim tė Memės pikėrisht nė kėtė vend. ”Megjithatė nuk pėrjashtohet mundėsia e rikthimit tė Ēelės”, tha njė burim zyrtar, “qė drejtoi aktivitetin e fundit pėrfaqėsuesen nė Turqi”.



_________________
Ngjyr e kuqe ngjyr dashnie e ka frik cdo mi bashkie
Back to top
View user's profile Send private message Visit poster's website Yahoo Messenger MSN Messenger
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    Futbolli Shqiptar Forum Index -> Futbolli Shqiptar All times are GMT + 1 Hour
Page 1 of 1

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum